Mendime
Nue Oroshi: Shtjellimi i shtojzavalleve
E diele, 13.12.2020, 09:26 AM
Shtjellimi i shtojzavalleve, vrapi i atletëve, britma e kukuvajkave si dhe pritjet e hutit në zgur
Nga
Nue Oroshi
Shtojzavallet
gjithmonë kanë hyrë në valle pranë panteonit magjik.Ato kanë kërcyer vallën me
kohë duke lëvizur trekëndëshin e kopshteve magjike që prisnin të ndërtohen hap
pas hapi.Një shtojzavalle që hyn në vallen e sirenave dhe nuk pret që ta dëgjon
dhe sheh lojën pas kryerjes së veprimit, është në një rrugë të një këndveshtrimi të drejt.Ato
nuk e ndegjojnë britmën e kukuvajkave të cilat ndjellin vetëm zi.Edhe në trojet
shqiptare kemi shumë kukuvajka të cilat nuk dijnë të bëjnë punë tjetër vetëm të
kukasin.Kuku…kuku…kuku…
Koret
e kukuvajkave asnjëherë nuk i kanë ngjarë kërcimit të shtojzovalleve dhe as
veprimit të pandalur të idealizmit shqiptar.Idealistët shqiptar gjatë gjithë
historisë e kanë kryer punën e tyre.Ata asnjëherë nuk kanë ndegjuar se çka do të
belbëzojnë kori i kukuvajkave apo humbësit e shkretirës që kanë lëshuar zërat e
tyre gjithmonë pas veprimit.
Ata
madje nuk janë merzitur fare as për ata sharlatan të cilët prisnin se çdo gjë
do të kryej dhe do t´iu servohet e gatshme.Për këtë populli shqiptar e ka një
shprehje shumë të bukur: "Po pret qe ti vije si hutit ne zgur".E
shumë e hutin e zgurës e kishim pasur ne shqiptarët, që kur bashkohen me zërin
e kukuvajkave dhe krrokëritjet e sorrave të zeza thua se në kor ja thonë
vajtimeve.Por këto vajtime pushojnë në momentin që pacërrkat i shpallin luftë
lisave shekullor që nuk kanë ditur asnjëherë të lakohen dhe të dorzohen.
E
puna pacërkes është sezonale.Ajo e ka vetëm një kohë të shkurtër.Se kur bije
dushku i vjeshtës i bijnë fletët edhe pacerkës e cila mbetet e vetmuar për ta
pritur të zotin e shtëpise për ta marrur dhe vendosur në një vend të
caktuar.Kurse deri sa pacërkat vendosen në vendin e caktuar hutat e zgurës,
mbyllën në vetminë e madhe dhe e lëshojnë nga një zë për të njoftuar
krrokëritjet e sorrave të zeza .Edhe sorrat e zeza strehohen në një vend të
caktuar për faktin se ka mbajtur një dimër bukur i ashpër.Në të gjithë këtë
lojë e cila sillët në mes të një kopshti me lule gjatë dritëjetës kemi edhe
plisbardhët e kohërave moderne të cilët nuk e lejojnë poshtërimin as
përqudnimin e kombit shqiptar.
Sa
herë që çështja shqiptare ka qenë në një krizë te thellë gjithmonë kanë dalur
atletët shqiptar që e kanë luajtur lojën e orientimit të duhur ku këta atletë
së bashku me shtojzavallet i kanë dhënë kuptim jetës.E kanë kthyer besën dhe
shpresën tek shqiptarët.E gjithmonë kthimi i kësaj bese,shprese dhe jete tek ne
shqiptarët ka filluar si një shkendi e vogël.Por zjarmi i kësaj shkendije është
përhapur me një rrufe të fuqishme që nuk ka mundur ta ndal askush.
Edhe
zjarri i mbajtur ndezur i idealistëve shqiptar është duke u përhapur me një
shpejtësi të rrufeshme.Edhe gjatë kësaj përhapje dikush është djegur në këtë
zjarr për faktin se nuk i ditën kuptimin e përhapjes së idealizmit.
Dhe
këtë përhapje e kuptuan si sharm se duhet bërë kritika ndaj atyre që punojnë
natë e ditë për të mbajtur të ndezurë këtë zjarrë dhe ngrohur shpirtin, zemrat dhe mendjën e miliona shqiptarëve.
Derisa
shkruaj këto rreshta në mendje me rrinë fjalët dhe lotët e një plaku idealist
nga një fshat kufitar me Shqiperinë i komunës së Gjakovës ku derisa flisja për
bashkimin kombëtar dhe Shqiperinë Etnike ja shihja lotët dhe dënesën.
Te
vetmën brengë e kishte ky idealist se a do të mbërrin bashkimin e trojeve
shqiptare.Atëherë edhe ne vdeksha nuk ka problem thoshte ky plisbardhë që
kishte kaluar disa dekada jetë pranë kufirit shqiptaro-shqiptar pa pasur
mundësinë e kapërcimit të këtij kufiri.Njejtë kishte vepruar edhe një idealist
shqiptar më,28 nëntor 1912 ku nga shtepia e Ekrem Bej Vlorës studiuesja
gjermane Marie Amelie von Godin ia kishte dhënë flamurin shqiptar që të ngrihej
në Vlorë.E tash mbasi e arrita ngritjen e flamurit edhe në vdeksha nuk është
ndonjë problem.
Edhe
për këtë flamur komunistët pansllavist na falsifikuan historinë.Ata si
sorrëzezat dhe kukuvajka e shpikën qëndisjen e këtij flamuri nga Marigona.Të
gjorët harruan se atdhetari Ekrem Bey Vlora këtë flamur e kishte mbajtur dhe
ruajtur me muaj të tërë edhe nëpër beteja te ndryshme.E derisa shkruaj këta
rreshta e kam një dhimbje të madhe për të gjithë ata shqiptar që shpeshherë
bijnë pre e momentit dhe ju bashkohen
edhe pa vetëdije korit të kukuvajkave dhe krrokitjeve të sorrave të zeza
edhe pse i kishin të gjitha mundësitë dhe komoditetët që ti bashkohen lojës së
atleteve dhe vallës se shtojzavalleve.
Të
tillët si duket paskan qenë te fshehur e kanë paralajmëruar se do ti
bashkangjitën lojës se atleteve shqiptar dhe kërcimit të shtojzovallave por që
fatkeqësisht paskan pas qenë kukuvajka dhe sorra të zeza të fshehura që gjatë
gjithë teatrit të absurditetit qenkan munduar ta luajnë lojën e plleshmerisë
por që ishin të pa frytshem.
Të
tillët as mish dhe as peshk janë hijena më të pshtira për faktin se flasin për
perëndimin e punojnë me lindjen.I gjithë
ky tregim përfundoj me një fitore të atleteve idealist dhe shtojzovallave
kërcimtare kurse pacerkat tani janë vendosur në vendin e tyre nga i zoti i
shtëpisë,sorrëzezave ju ka thyer sqepi kurse kukuvajkat kanë mbetur në baltë
për ta pritur hutin e zgurës i cili është përgjumuar dikund në një shkretirë të
vetmuar.