Mendime
Mehmet Musa: Lamtumirë Sazan!
E diele, 13.12.2020, 11:51 AM
LAMTUMIRË SAZAN, BIRI, NIPI, VËLLAI DHE SHOKU YNË I SHTRENJTË!
Shkruan
Mehmet Musa
Sot, në këtë ditë të ftohët dhjetori ju dha lamtumira e fundit birit të atdhetarit
e veprimtarit të hershëm, birit të burgosurit për çështje të kombit, Sabri
Durakut, Sazan Sabri Durakut. Para më shumë se njëmijedyqind pjesëmarrësve që
kishin ardhur nga të katër anët për ta nderuar e hedhur një grusht dhe lulesh
mbi dheun e ngrirë ku qëndronte arkivoli i 25 vjeçarit Sazan Duraku, i mbuluar
me flamurin e kombit.
Sazani
iku në amshim pas një sëmundje të rëndë, duke lënë prapa me lot në sy e helmin
në zemër gjithë familjarëve, të afërmeve, miqëve e shokëve të idealit të Sabri
Durakut që kishin ardhur bashkë me shumë shokë të Sazanit që kishin ecë së
bashku që nga hapat e parë të jetës, si shokë të fëmijërisë, të çerdhes, të
shkollës fillore, të shkollës së mesme e të studimeve të cilët u mblodhën si
thirrje kushtrimi 10 minuta para orës 10:00, në vendin e caktuar të varrezat në
Hilden.
Përjetuam
edhe një ditë të rëndë, ditë pikëllimi e zije, jo vetëm për familjen Duraku që
e rriti dhe e brumosi me ideale kombëtare, por, edhe për gjithë ne që nga afër
ia pamë rritën, që ia njohëm urtësinë, hijeshinë, bukurinë dhe çeljen e lules
së rinisë, që ia deshëm aq shumë atë aromë burrërie të jetës së tij të prerë si
gonxhe në gem kur ne e prisnim të çelte me sythe pranvere. Na fal o Sazan, na
fal për lotët tanë që ta lagëm dheun, ta lagën arkivolin e mbuluar me
shqiponjën dykrenare që të mori në krahët e saj drejtë amshimit.
Çdo
i pranishëm sot ishte me zemër të thyer, por, familjarët e të afërmit mezi që
përmbusheshin e qëndronin në këmbë, për këtë edhe nuk kishin faj, sepse për 25
vite jetë, Sazani kurrë nuk ua kishte helmuar zemrën. As më të voglin gabim apo
sjellje të pahijshme nuk ua solli prindërve, rrethit familjar, shokëve e
shoqeve në çerdhe, shkollën fillore, të mesme e në studime, por që të gjithëve
së bashku na shpoj e helmoj zemrën e shpirtin me 1 dhjetor duke na lënë me lot
në sy gjerë sa edhe neve të ikim të ai.
Në
mesin e të gjithë atyre pjesëmarrësve ku tri të katërtat ishin gjerman e
joshqiptar shokë të Sazanit, ishte edhe më i moçmi pjesëmarrës 79 vjeçar nga
Shqipëria verilindore nga Kërçova, pjesëmarrës në secilin aktivitet kombëtar
nga vitet e 80-ta, Milaim Baftiri, i ligështuar tej mase, me lot përfaqe, që
mëzi qëndronte në këmbë sepse e kishte në zemër e në mendje Sazanin nga mosha
dy vjeç e deri sot që e mbuloj dheu i zi. Po edhe xha Meti, rrëfej bisedën e
fundit me Sazanin, i hodhi duart mbi arkivol thue se është i gjallë Sazani, çou
bre djalë, çou Sazan se xha Meti është pranë teje, atë ditë kurë më lute që të
marim një foto së bashku, të thash jo Sazan mos dil në foto me mua se të
infektoj me virusin e pleqërisë e, mos dil në foto me pleq, e ti këmbëngule dua
patjetër të dal në foto me pleq sepse edhe unë dëshiroj të plakëm... Ahhh
Sazannn breee...
Ajo
që mundë ta çante dhe gurin e jo zemrat e pjesëmarrësve ishin fjalët e dy
motrave të Sazanit;
Baca
Sazan, ty të kemi zemër, të kemi shpirt, të kemi shok, të kemi idol, të kemi
mësues, të kemi udhërrëfyes të kemi bacë e të kemi vëlla, ku po i le dy motrave
të shkreta, dy motra pa vëlla?, o të mjerat ne për ty o vëlla Sazan... kurse në
mesin e të pranishmëve dëgjoheshin vaje e dënesë me zë të prajshëm e dhembje të
prajshme që do u mbetët peng në jetë të jetëve e veçmas shokëve dhe shoqeve të
Sazanit. Aty foli me lot për faqe edhe shoqja e ngushtë e Sazanit; i dashur
Sazan, këtë numër të madh të njerëzve të gjithë me lot në sy, që sot janë
tubuar për të dhënë lamtumirën e fundit e kemi pas vendosë që ti ftojmë në
dasmën tonë, por, këta pjesëmarrës le të mbesin krushqit e dasmës tonë të
ëndrrave rinore që nuk do të realizohen kurrë.
E
së fundi fjalën e mori përgjegjësja e funeraleve e cila tha se kam mbi 30 vite
që punojë në ketë vend, edhe përkundër faktit që jemi në kohë pandemie, nuk kam
parë këtu, e as në jetën time, me shumë pjesëmarrës se sot. Kjo është meritë e
sjelljeve njerëzorë, e karakterit dhe e urtësisë së Sazanit si dhe e edukatës
së prindërve të tij, pra jeta e njeriut nuk mbetet me vite se a jeton shumë apo
pak, por matet me sjellje njerëzore, me edukatën, me karakterin dhe veprën e
njeriut, në këtë rast të Sazanit, prandaj ne gjermanët mburremi me çdo gjë që
na la pas Sazani, sepse ai aq sa i takon popullit shqiptar i takon edhe
popullit gjerman që këtu lindi, u rrit e u edukua me virtytet më të larta
njerëzore.
Erdhi
fundi që tetë shokët e Sazanit të veshur në kostum të zi ta bartin arkivolin e
Sazanit nga salla e deri të varri i hapur i tij, për të hedhur dikush lule e
dikush grusht dheu mbi arkivol. Nga të gjithë ata vetëm xha Meti i Sazanit nuk
hodhi as lule, as dhe e as që u ofrua pran varrit të hapur, sepse tha nuk dua
që ta shoh trupin e tij të ri derisa tretët në varr, e nuk dua të bindëm që ai
nuk është më në mesin tonë por, dua të jetoj me kujtimin e tij prej engjëlli
deri në ditën e fundit të jetës!
Policia
këshillonte që për pos maskave që të gjithë i kishin, të mbahej distanca, por
thirrja e policisë ishte e kotë sepse, që të gjithë kishin një brengë e një
helm në zemër, duke menduar që sa më lehtë ta përballojmë pikëllimin prandaj
shtrëngonin sa më shumë njëri tjetrin.
Lamtumirë
Sazan!
Lamtumirë
biri, nipi dhe vëllai ynë i shtrenjtë!
Do
të jetojmë me shëmbëlltyrën tuaj!
Do
të mbyllim në zemrat tona kujtimet dhe sjelljet tuaja!
Do
të përballojmë bashkërisht dhembjen që na shkaktoj mungesa jote!
Lamtumirë
Yll, lulja e rinisë!
Hilden, 10 dhjetor 2020