Mendime
Florim Zeqa: Poli(e)tika kosovare, si në kohën e bajraqeve!
E diele, 13.12.2020, 10:05 AM
Poli(e)tika kosovare, si në kohën e bajraqeve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fjala
politikë rrjedhë nga fjala greke "polis" që do të thotë bashkësi e
shumfishtë, është formë e marrëdhënjeve shoqërore mes njerëzve dhe grupeve
shoqërore, e cila për qynim ka dominimin e një grupi ndaj një grupi tjetër që
merrë vendime kolektive në emër të autoritetit të individit brenda grupit të
caktuar.
Politikani i mirë lind,
nuk krijohet
Politika
është një proces shoqërorë, në të cilin grupe njerëzish marrin vendime
kolektive, ndërsa politikani është zbatues i urdhërave të drejtuesit të grupit
shoqërorë (partisë).
Poitikanët
e pasur në shpirtë kënaqen me punën që bëjnë në shërbim të shtetit dhe
qytetarëve, ndërsa politikanët e varfër në shpirtë nuk kënaqen me asgjë, as me
poste dhe as me para, pasi gjithnjë synojnë më më shumë me më lartë.
Poli(e)tikanët
kosovarë janë shumicë në numër, por të varfër në shpirtë. Secili nga
politikanët lufton për karrikë (pushtet) e jo për interesin e qytetarëve,
ndërsa këta të fundit janë shndërruar në robër të politikanëve mashtrues.
Në
Kosovën e pas luftës, për të mos thënë asnjë politikan(e), përkatësisht, asnjë
kryeministër apo ministër, të pakët janë ata deputet që janë ulur në karrikën e
pushtetit për të udhëhequr ndershmërisht dhe për të përmirësuar jetën e
qytetarëve, por, për të përfituar sa më shumë benificione nga shteti, përfitime
financiare personale dhe partiake, për të punësuar familjarë dhe militantë
partiakë nëpër institucione shtetërore.
Poli(e)tika e
bajraktarizmit
Fjala
"bajrak" rrejdhë nga turqishtja, që do të thotë flamur.
"Bajraku" ishte simbol i identifikimit të fisit, fshatit apo
krahinës. Organizimi në "bajraqe" kishte për qëllim administrimin e
territoreve të caktuara nga familjet e mëdha dhe me ndikim të kohës.
Secili
fis e kishte nga prijës, secili fshat nga një kryeprijës, ndërsa secila principatë
(krahinë) e kishte nga një princ që i printe grupimit shoqërorë.
Pas
shkuarjes në amshim të presidentit historik Rugova, është ashpërsuar lufta për
të parin e shtetit dhe është bërë "mollë sherri" për prishjen e
koalicioneve qeverisëvse
Lufta
politike për pushtet në Kosovën e pasluftës, sikur na kujton dhe na kthenë disa
shekuj mbrapa kohën e principatave dhe bajraqeve për dominim të një grupimi
politik kundër tjetrit, pa përfillur rregullat demokratike të qeverisjes,
respektivisht, pa përfillur fuqinë elektorale dhe as aftësitë qeverisëse të
individit.
Pushteti
(bajaraktarizmi) është dhe mbetet korruptuesi më i madh i qenjes njerëzore dhe
armiku më i madh i shqiptarëve në veçanti, të cilët për marrjen e bajrakut
(pushtetit) sakrifikojnë miq dhe shoqëri, familjarë dhe farefis të gjërë.
Këtë
po e vërteton, beteja e fundit politike për marrjen e postit më të lartë
kushtetues në vend, atë të PRESIDENTIT, ku secili grupim shoqërorë, po e thotë
hapur 'presidenti është i yni' (bajraku është i yni), duke shantazhuar dhe
kërcënuar grupimet tjera politike, se nëse kjo nuk ndodhë 'vendi shkon në
zgjedhje'.
Po
në zgjedhje, por cilën nga këto parti politike të dështuara ta votojnë qytearët
dhe kë ta zgjedhin nga këta politikan mashtrues dhe intrigant, abuzues të pushtetit
dhe milionerë, zhvatës të buxhetit dhe hajdut ordinerë!?
Të
eturve për marrjen e bajrakut (pushtetit), aspak nuk ju intereson mirëqenja dhe
shëndeti i qytetarëve, janë në gjendje, që edhe në kohë pandemie të abuzojnë me
jetën e qytetarëve të vendit për arritjen e qëllimeve politike.
Ata
që janë mësuar të marrin gjithçka pa dhënë asgjë nga vetja për shtetin, e
marrin edhe 10 % e kursimeve nga 'Trustit Pensional", përkundër milionave
dhe pasurive enorme të krijuara paligjshëm përgjatë dy dekadave të fundit.
Mos
i vlerësoni politikanët nga fjalët, por nga veprat!