Kulturë
Beqir Cikaqi: Selim Musaj, veprimtar i paepur
E diele, 25.10.2020, 09:01 AM
Selim Musaj, veprimtar i paepur në migracionin shqiptar, jo vetëm në Treviso
Ditë ma parë, gjegjësisht me 16 Tetor të këtij
viti(2020), u hap lajmi i frikshëm, që nuk donim ta besonim! Lajmi që mori dhenë
nga Treviso e Italisë, ishte së pushoi së rrahuri zemra e veprimtarit Selim Z. Musaj, dhe se profesor Selimi iku
nga kjo botë, për tu vendosur në amshim përjetësisht. Shkoi pa e marr lejen nga
familjarët e dashur, nga miqtë e respektuar anekënd botës dhe nga
bashkëveprimtarët në migracion. Nuk e kërkoi lejen nga askush sepse e dinte që
kurrë nuk do ta mer aprovimin e Me z. Selim Musaj, në një veprimtari sajë, andaj lajmi u bë i trishtë për secilin
nga ne e ata që e njohën. Kështu janë ligjet e natyrës, njeriu lind, rritet,
zhvillohet dhe më në fund vdes. Por të gjithë njerëzit nuk vdesin, sepse gjatë
jetës së tyre kanë krijuar veprime të dobishme për familjen, shoqërinë, mjedisin, popullin, për kombin, etj. që e
bëjnë të pa vdekshëm. E i tillë është profesori i nderuar me origjinë nga Malësia e Gjakovës, zoti
Selim Musaj. Sepse origjina e tij familjare, veprimtaria e tij atdhetare,
publicistika e tij letrare, e shqelmojnë vdekjen për ta përqafuar përjetësinë.
Kisha nderin dhe kënaqësinë, pse jo edhe privilegjin ta
njohë e të bashkëveprojë me Bacën Selim. Ai edhe pse në moshë dhe me shëndet jo
qëndrueshëm, nuk ndalej merrte pjesë në gjithsecilin aktivitet që zhvillohej në
Treviso, e Veneto, Padova, Milano, Kopër, Villach, Lugano, Milano, Bolonjë, Veronë,
Breshia, etj.
Kujtimet e mia (dhe jo vetëm të miat) për profesor Selimin, do të jen frymëzim i
vazhdueshëm se si duhet të kontribuohet për kombin deri në momentet e fundit të
jetës në këtë botë. Pandemia e këtij viti na privoi nga shumë veprimtari e
aktivitete, sikurse që ma pamundësoi të jem në
Me një veprimtari të UNIKOMB – it lamtumirën e fundit të veprimtarit të paepur,
Bacës Selim. Megjithatë në shenjë nderimi e respekti, përmes opinioneve e
shkrimeve do ta kujtojë në vazhdimësi. Derisa, familjarëve iu shprehi
ngushëllime për shkuarjen në amshim të bashkëshortit, babait, gjyshit, vëllait
e mikut të nderuar, z. Selim Musaj. Mërzinë e dhembjen ta ktheni në forcë e
krenari!I lehtë të qoftë dheu!
Profili i i veprimtarit Selim Musaj
Selim Zenel Musaj, i lindur në shekullin e kaluar,
gjegjësisht me 10 shkurt të vitit 1945, në një familje atdhetare me dëshmorë
kombi brez pas brezi, në Geg-Hysen të Malësisë Gjakovës. Si jurist me studime
pasuniversitare në filozofi ka punuar si drejtues i organizatave të ndryshme në
atdhe. I lindur gjenetikisht me patriotizëm, njohurit për historinë traditën e
popullit shqiptar i ka shtuar në vazhdimësi, andaj është i njohur si studiues
trevave shqiptare sidomos trevës së veriut. Veprimtarin atdhetare e ka filluar
në Selim Musaj, veprimtar atdhe duke e formuar organizatën
DËSHMORËT E ATDHEUT, dega në Tropojë, që drejtoi për disa vite. Për arsye
shëndetësore dhe familjar, migron në Itali, gjegjësisht në provincën e
Trevisos. Edhe në migracion e vazhdoi veprimtarin atdhetare kombëtare, në
fillim të vitit 2011 duke qen bashkë ideator i formimit të Unionit Kombëtar
Shqiptar – UNIKOMB në Migracion me seli
në Treviso, që konsiderohet si lëvizje mbarëkombëtare, ku zgjidhet kryetar,
detyrë që e kreu në vazhdimësi.
Zoti Selim Musaj është marrë edhe me publicistikë, ku ka
publikuar vazhdimisht në organet e shtypit, e së fundit edhe në portale e
rrjete sociale. Ka botuar dy libra: “GJAKU I TYRE NË DAMARËT TON”, libër
enciklopedik kushtuar 6 heronjve dhe 660 dëshmorëve të Malësisë Gjakovës, dhe
“GJAK E JETË I DHAN LIRISË”, libër që i
kushtohet femrës dhe nënave shqiptare në luftë për liri. Përveç këtyre
librave të botuara, ka edhe materiale tjera në dorëshkrim, si të pa botuara
deri tani, për arsye të gjendjes së përkeqësuar
shëndetësore.
Njohja dhe aktivitete e
përbashkëtave
Me profesor Selimin Musaj u njohëm në migracion, gjatë
një veprimtarie festës së flamurit kombëtar, organizuar spontanisht nga një
grup bashkatdhetarësh në Conegliano( lokalitet i Trevisos). Profesori kishte
ardhur në Itali për arsye shëndetësore dhe të bashkimit familjar me vajzat e
veta. Nga ai takim u kuptuam mes vete se kush ishim, sepse kur iu prezantova me
emër e mbiemër, më pyeti për emrin vëllait (atëherë oficer në TMK, tani FSK),
pa e ditur se është Nga
veprimtaria e Shkolla Shqipe e MP në Treviso vëlla i imi, me të
cilin kishte pasur kontakte në Tropojë e Kosovë
gjatë edhe pas luftës së fundit... Në fund janarin e 2011-tës në Marena
të Coneglianos organizohet një aktivitet, ku formohet UNIKOMB në diasporë me
seli në Treviso, ku aty kuptova karakterin atdhetar të profesor Selimit nga
Tropoja. Me gjithë insistimin e tij dhe të tjerëve , unë vullnetarisht mbeta
jashtë organeve drejtuese të UNIKOMBIT, duke e ruajtur profesionin tim pa varur
- të mësuesit. Që atëherë në aktivitete, si pjesëmarrës, herë si organizator e
bashkë ideator Njohja e parë me z. Selim Musaj- Marena ... ishim thuaje çdo herë. Aktiviteti i parë i
përbashkët ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Në fillim të
nëntorit të atij viti(2012) u shtri në spital nga përkeqësimi i zemrës. E
vizitova së bashku me Besnikun(Besim), dhe ashtu i shtrirë, me infuzion e
oksigjeno terapi, u interesua për mbarëvajtjen e përgatitjeve të manifestimit, madje na i dha
edhe ide shumë të rëndësishme, ashtu sikur ishte i shtrirë në spital. Gjithë
herë ishte në manifestimet e shkollës shqipe , në promovimet e librave të mi,
por e librave tjerë. Organizuam së bashku ( Shkolla Shqipe UNIKOMB ) festat për
28 Nëntorin, 17 Shkurtin, Epopeja UÇK-së, mandej organizuam akademi B. Cikaqi, S. Musaj, G. Muçolli përkujtimore për Ali Podrimen, Ukshin Hotin e Tahir Sinanin. Së bashku me profesor Selimin ishte edhe Agim Mulosmani e Mejdi Bislim, kur udhëtonim
edhe jashtë provincës së Trevisos, si në Padova, Bolonje, etj. madje edhe në
Slloveni e Austri. Në pranverën e 2017 botoi libri GJAK E JETË I DHAN
LIRISË, më njoftoi me telefon, ishte
shumë i gëzuar, e kuptova nga emocionet
kur erdhi te shkolla shqipe ku mbaja mësim ,të shtunën në atë ditë qershori e ma dhuroi librin. Kërkoi nga unë që në
promovimin e tij këtu në diasporë pa përgatis
opinionin tim për librin, natyrisht se ishte edhe kënaqësia ime... Ashtu
edhe ndodhi, në mesin e shumë aktivistëve e veprimtarëve jo vetëm të provincës
së Trevisos, por edhe më gjerë, nga Sllovenia, Austria o organizua denjësisht
promovimi librit të sapo botuar nga profesor Selimi. Në shenjë nderimi e
respekti, opinionin tim për Akademia
për Tahir Sinanin atë libër do të e (ri)publikojë...
Të shkruash për veprimtarin e paepur, sikur ishte z: Selim Musaj, është përveç kënaqësi edhe
përgjegjësi. Veprimtaria e tij nuk mund të përmblidhet me një shkrim, sa do i
gjatë që të jetë. Komuniteti shqiptar në përgjithësi, e në veçanti ai në
provincën e Trevisos, kanë për obligim ta
përkujtojnë me nj akademi përkujtimore, ashtu edhe do të duhet të ndodh,
sapo të krijohen kushtet e favorshme pas pandemisë, sepse duhet të jetë sa më e
dinjitetshme.
Qoftë kujtimi i përjetshëm, për veprimtarin e paepur,
Selim Musaj! Nga
Beqir Cikaqi
Gjatë një veprimtarie të FNAI – t në Bolonja të Italisë
Një temë e pa trajtuar deri më tani...! ( Opinion rreth librit që u
promovua )
Të nderuar të
pranishëm,
Është kënaqësi e
veçanet, që ndodhemi në këtë aktivitet, si event i rëndësishëm për nga
përmbajtja, për nga pjesëmarrja, si dhe për nga kualiteti.... me rastin e
promovimit të librit të titulluar: GJAK E JETË I DHANË LIRISË, të autorit Selim
Musaj.
Unë kam vlerësuar se
në këtë ditë korriku freskia më e madhe e imja dhe e të tjerëve pjesëmarrës,
është ky aktivitet, se sa uji i detit që nuk është larg na këtu. Me siguri
pajtoheni Opionisti( B.C.) dhe panelistët e promovimit me këtë konstatim,edhe ju të
nderuar të pranishëm!... E indikator për këtë është veprimtari,
studiuesi, historiani, publicist, krijuesi,... tashmë i dëshmuar jo vetëm në
atdhe por edhe në migracion, profesori i nderuar,zoti Selim Musaj, apo ndryshe siç na pëlqen ta
thërrasim Baca Selim. Duke thirrur kështu na kujton Bacë Bajramin, Mic Sokolin,
Ali Ibrën, etj... të dëshmuar për atdhedashuri me origjinë nga Tropoja dhe
Malësia e Gjakovës nga ka prejardhjen edhe autori i Librit GJAK E JETË I DHANË
LIRISË, që sot po promovohet këtu në Treviso të Italisë. Dhe, përderisa
të përmendurit, atdhedashurinë e kanë shprehur me grykën e pushkës, ky po e
shpreh me majën e penës, për të iu mundësuar brezave të cilët janë e që do të
vijnë, ta njohim drejtë historinë e lavdishme të popullit shqiptar.
Përndryshe,Selim Z.
Musaj, është i lindur në Selimaj të Geg-Hysenit, në një familje me tradita
atdhetare e patriotike, i biri dhe nipi i tre dëshmorëve .Ka studiuar në
Tiranë. Prej vitesh jeton në Itali.
Unë kam pasur fatin
ta njohë këtu në Itali. Shkas i njohjes së ndërsjellë, ishte aktiviteti për
migracionin tonë shqiptar. Në mënyrë që më pas në shumicën e rasteve ishte i
përbashkët dhe i koordinuar, si: për Festat e Flamurit, përkujtimore për Ukshin
Hotin, kolonel Tahir Sinanin, etj...
Mosha (mbi 70
vjeçare) aspak nuk e ka penguar të zhvilloj aktivitet atdhetar... Është shquar
me kontributin e tij sidomos të UNIKOMBI në migracion, ku selinë kryesore e ka
në Treviso. Dhe jo rastësisht Autori
Selim Musaj mes miqëve gjat promovimit
mban titullin
Kryetar nderi i UNIKOMBIT . Zoti Musaj, është i pranishëm në çdo aktivitet që
zhvillon migracioni shqiptar në provincën e Trevisos,... por edhe në Bassano,
Bolonje, Bresha, Milano, etj, madje shpesh edhe jashtë Italisë, si në Kopër të
Sllovenisë, Villah të Austrisë, e deri në Luzano të Zvicrës, etj.
Falë bashkëpunimit
dhe komunikimit të vazhdueshëm me profesorin e nderuar z. Selim Musaj, pata
kënaqësinë - duke u ndier i privilegjuar ta kem ndër të parët këtu në
Itali librin GJAK E JETË I DHANË LIRISË, dhuratë nga vet autori në mbrëmjen e
10 qershorit. Më bëri përshtypje titulli, dhe me padurim pritja ta lexoja. Por
kur morra për obligim ta paraqes një opinion për ditën e promovimit të këtij
libri, krahas privilegjit ndjeva edhe një përgjegjësi, si ndaj autorit
Selim Musaj, po ashtu edhe ndaj personazheve në libër...
Autori është një
studiues i mirë i rrethanave të historisë, sidomos atë të Malsisë Gjakovës,
Rrafshit Dukagjinit, Kosovës Dardane që ndodhen në zemër të trojeve
etnike shqiptare. Ky libër vjen pas dy botimeve tjera tematiko-historike
kushtuar të rënëve për lirin e atdheut.
Me këtë rast autori
ka zgjedh një temë të pa trajtuar deri më tani, siç është roli i femrës për
liri e pavarësi kombëtare.
Që në fillim, më
bënë përshtypje fjalitë motivuese të nënës shqiptare kur e përcjellë djalin në
mbrojtje të vatanit:
“ Lufto birë ti për
Shqipëri
në koftë nevoja po
vij me ty.”
Autori Selim Musaj,
në pamundësi për të trajtuar gjithë kontributin e largët dhe të afërt për rolin
e femrës në përpjekje për ti dal zot vatanit. Është ndalur në ngjarje të
rëndësishme historike dhe kontributin e gruas malësore nga viti 1862, kur
pushtuesit e Anadollit kanë sulmuar me topa Malësinë duke rrethuar Kullat e
Sokol Ramës, e deri në luftën më të re për Çlirimin e Kosovës.
Intelektuali e
veprimtari i çështjes kombëtare – Selim Musaj, krahas veprimtarive të tjera si Krijues
dhe veprimtar gjatë promovimit të librit themelues e drejtues i organizatës së
Dëshmorëve të Atdheut në Tropojë, ku ka botuar edhe librin kushtuar 660
dëshmorëve që ka treva e Tropojës. Vazhdon të merret me shkrime e publicistikë,
duke shkruar për ngjarje historike gjatë shekujve në luftën për liri e
pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar duke nxjerr në pah rolin e
burrave, por pa anashkaluar edhe kontributin dhe rolin e gruas, pasi natyrisht
femra përbën gjysmën e popullsisë...
Kështu, autori me
vërtetësi e përkushtim ka grumbulluar faktografi të ngjarjeve e heroizmave të
nënave, grave e motrave malësore, të cilat u gjetën përkrah vëllezërve e
burrave të tyre në çdo betejë. Në këtë libër përshkruhen shembuj konkret të
periudhave, si Gale Mulosmani – nëna e heroit të popullit Mic Sokoli, Shote
Galicës, Bije Vokshit, 7 Motrave Bejtullahi në Gjakovë, Shkurte Sherbeti në
Valbonë. Apo heroizmin e luftës së UÇK-së, ku trajton me profesionalizëm
luftëtaret Xhevë Ladrovci, Gjyla e Llapit, Myrvete Maksutaj; Hyre Eminit, Yllka
Domi.... Nuk është anashkaluar edhe qëndresa e nënave kosovare, si: Zahide e
Sala Jashari, Aze Brahimaj...
Në libër autori
trajton edhe fenomene të rënda , rrëqethëse të nënave kosovare, si atë të
nënës Trashe Sokoli,- ku bishat serbe
Gjatë një udhëtimi për Bolonjë pushkatojnë tre djemt, nipin dhe mbesën, para
syve të sajë, e ajo duke treguar virtytin e nënës shqiptare nuk nxjerr lot,
madje iu thotë të tjerëve: “ Mos qani, tua bëni qejfin këtyre katilëve”...
Libri është bukur voluminoz, dhe çdo personazh ka historinë e dhembjes e
krenarisë , sikur është fotoja ku paraqet nënë Zoje Prendi, me fotot e 5
djemve të vrarë e të varur në gjoksin e saj.
Të nderuar të
pranishëm, e dimë të gjithë se tani libra botohen më shumë se kurdoherë, derisa
lexues ka më pak si asnjëherë, por mos të harrojmë se autor libri nuk mund të
bëhet gjithkush...! Andaj autorit Selim Musaj, edhe një herë e
falënderojë për këtë libër që na ka dhuruar , me të gjitha të dhënat që na ka
paraqitur. Gjithashtu i uroj shëndet në radhë të parë dhe inspirime për librin
tjetër të radhës. Respekt profesor i nderuar, Selim Musaj.
Përgatiti: Beqir Cikaqi