Kulturë
Ndue Ukaj: Energja anti perëndimore!
E enjte, 22.10.2020, 08:36 PM
Ndue Ukaj:
Energja
anti perëndimore që shpërthen herë pas here mes nesh, turfullimet dhe parullat
anti Europë, si dhe heshtja qyqare përballë kësaj energjie, janë dukuri tejet
të rrezikshme për stabilitetin tonë shoqëror.
Në
një plan tjetër, kjo energji anti Europë, çdo ditë e më shumë, po ia mbush
hambarin politik Serbisë dhe po e
armatosë atë me argumente kundër Kosovës.
Ne
- duhet të bëhemi të vërtetë me vetën - e të tjerët, dhe të mos sillemi si
shtiracakë: Të çirremi para dyerve të Europës dhe njëkohësisht t' i pëlqejmë
ata barbarë që me bomba e thika duan t' i rrënojnë këtë dyer e këtë shtëpi
madhështore politike, ku mbizotëron mirëqenia, kultura, dinjiteti i çdo njeriu,
pa kurrfarë dallimi, dhe ku duan të jetojnë e emigrojnë miliona qytetarë nga e
tërë bota. Europa është kontinenti më i
bukur i planetit, i mbrothur, ku mbizotëron liria më shumë se kudo tjetër dhe
aty mbrohet e çmohet dinjiteti i gjithsecilit më shumë se kudo tjetër.
Europën
nuk duhet ta kërkojmë dhe ta duam vetëm kur jemi në ditë të vështira, kur kemi
interesa për viza apo për përfitime ekonomike
Europa
është shtëpia jonë dhe të tilë duhet ta trajtojmë, kurse kultura perëndimore,
me gjitha tipret dalluese e identifikuese është shtëpia ku banon qenia
shqiptare.
Europa
është prirje shpirti, është themeluar si projekt kulturor dhe është i vetmi
kontinent që ka përmbajtje dhe kohezion, thonë të diturit, prandaj edhe vlerat
perëndimore, duhet t' i kuptojmë si sjellje, si stil jete, mentalitet...