Kulturë
Nebi Dragoti: Shija e kritikut
E diele, 18.10.2020, 10:53 AM
NEBI DRAGOTI
DY ESSE
SHIJA E KRITIKUT
Esse
Shija
e kritikut është e matur, e përqëndruar, e pagabuar, e sinqertë, universale,
filozofike, e paanshme, pa hatre e hipokrizi, parimisht sociale, se socialja si
problematikë ka jetuar, jeton në përditshmëri vitesh e shekujsh.Azhurnimi me
këtë koncept është frymëmarrja e kritikut.. Tjetër, kur shijon krijimin vazhdon analizën: e
shijon lexuesi, e kupton përmbajtjen, mesazhin, kënaqet siç kënaqet kritiku me
veshjen artistike? Atëherë mirë, shumë mirë. Bukur e meriton krijuesi
vlerësimin dhe bëhet frymëzim që ta arrijnë dhe të tjerët. Vëzhguesi kritik
vëzhgon krijimin me kujdes në shumë drejtime për arritje parametrash të
nevojshëm për njeriun, për rritje standartesh dhe efektiviteti që shoqërisë t’i
shtrohet rruga edhe me artin. Kur kritiku konstaton stonime, drejton majën e
lapsit me qortimet e duhura në adresë të krijuesit. Krijuesi reflekton: fshin,
gris, djeg apo ripunon, (kjo është e drejta e tij), ose hyn në bashkëbisedim me
kritikun. Kritiku dikton vlerën reale, por asnjëherë nuk detyron krijuesin. Pak
a shumë këtu dalin edhe detyrat e krijuesit. Krijuesi ka përballë kritikun e
emancipuar. Mbetet kështu për sot e për nesër krijuesi të reflektojë shijen e
vet të shëndosh, kështu siç bën edhe kritiku. Kritiku ka gamë dhe hapsirë më të
madhe dhe të mos jetë nën nivelin e krijuesit; është i stërvitur për atë që
bën, që secili krijues ta duartrokasi, sepse kështu nxiten dhe rriten vlerat
letrare.
MUZA, IMAGJINATA,
FANTAZIA
Esse
Objektivi
është për të patur qartësi, drejtkuptim dhe përceptim të saktë. Muza,
imagjinata, fantasia janë pjesë të psiqikës njerëzore, stimuj intim nxitës në
mendjen e krijuesit tek çdo lloj arti.Sigurisht, meqë kanë karakter produkt
krijimeh, kështu shihet, në objektivin e progresit njerëzor, sipas mitologjisë
greke, ku nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, përfaqësojnë degët e artit dhe
shkencës, që i duhen jetës. Muza te talenti është burim frymëzimi poetik dhe që
të jetë burim, krijuesi duhet të tregohet aktiv dhe këto burime i përfiton nga
njohja e jetës duke e jetuar atë dhe duke mbajtur qëndrim studiusi ndaj saj,
madje, të tregohet dhe inferior. Pa hapur këto dritare njohjeje, për të parë
larg, muza mbetet në gjumë në mendjen e krijuesit. Imagjinata, gjithashtu
kërkon përvetësim dijesh dhe në bazë të kësaj krijon, kërkon aftësitë e njeriut
për të krijuar, për të ndërtuar në vetëdije figura ose ide të reja, pra, bëhet
pjellë e mendjes në shërbim të jetës dhe prosperitetit. Në vazhdim të këtij prizmi,
gjithashtu, dhe fantazia është sisnonim i fjalës ëndërr, që, kur bëhet me sy
hapur, jep idenë për të krijuar diçka të re. Në këtë tërësi, shkrimit që
shkrova, rezultati i matet me produkt të të qenurit pozitiv (jo negative) për
njeriun dhe jetën njerëzore.
ZËRI I GJINKALLAVE
Fabul
Zëri
i gjinkallave me mençuri:
-Na
keni bërë personazh fabule,
se
e kemi këngën gjithë monotoni
me
zhak-zhak nëpër degë e shkrre
dhe
pse kënga jonë nuk ka djallëzi.
Juve,
juve , njerëz, çfarë po bëni sot?
Llomotitni,
shkruani pa sinqeritet,
propogandoni,
mashtroni fare kot,
ca
ndryshe, të tjerë ndryshe, moj gjyshe,
me
njëqind fytyra nuk u ka as lezet!
Shiko,
ligjërojnë gjinkallat bukur:
-Nga
zhurma jonë nuk keni rrezik,
merruni
me veten, pastroni trutë,
me
njëri-tjetrin e keni të keqen, mik.
Ju
jeni bërë personazh komik.
Gjinkallat
e bashkuan zëri kë herë,
Na
sqaroni: kemi a s’ kemi të drejtë?