Kulturë
Përparim Hysi: Nga dashuria për At Gjergj Fishtën!
E diele, 18.10.2020, 09:54 AM
Nga dashuria për ATË GJERGJ FISHTËN !!!
(rrëfim
që klërkon reflektim)
Nga
Përparim Hysi
ATË
GJERGJ FISHTA, një PERSONALITET në LETËRSINË MBARËKOMBTARE SHQIPTARE, një
ATDHETAR i pashok në ANALET E HISTORISË SHQIPTARE dhe,pa dyshim,BABAI I
FRANCESKANËVE SHQIPTARË, ka qenë jo
vetëm i papranueshëm nga diktatura,por, njëkohësisht, i ndaluar në shkolla dhe
aq i urrejtshëm,sa dhe varrin ia prishën dhe eshtrat ia hodhën në lumë, sado që ATI i SHENJTË kish shkuar në
amshim qysh në 30 dhjetor 1940.
Sado
kjo urrejtje pathologjike ish ngritur dhe sajuar nga hiçi, poshtë në popull
(sidomos në trevat e Veriut) rronte e këndohej qoftë dhe fshehurazi me lahutë.
Nuk dua të parashtroj këtu meritat sipërore të ATË GJERGJ FISHTËS, se
ato,tanimë, janë varur në panelin e KOMBIT; se unë ndoshta jam më liliputi që shkruaj për të dhe, nëse
po rikthehem të flas për ATË GJERGJ
FISHTËN, është gjetkë shkaku.
* *
*
Nëse
unë që jam nga jugu dhe e dua FISHTËN e MADH,
paradoksalisht paksa,po këtë dashuri ma ka ngulur HOXHA i fshatit
tonë,EFENDI YZEIR SALLATA nga MARGLLIÇI i ÇAMËRISË. Efendiu(nuk kish ditë që
shkoja tek shtëpia e tij) nuk qe klerik do si do. Qe me MEDRESE të mbaruar
andej dhe, për çudi, një ditë prej ditësh,mori shkallët dhe u ngjit në tavan.
Kur zbriti, më dha për të lexuar një koleksion të tërë të "Hylli i
dritës". Mandej pasi i shkëmbyem
ca"zaret",kur më pa më dorë librin e SAADIUT"Gjylistani dhe
bostani",u gëzua (në atë kohë qe aty tek 80-tat) siç bëjnë fëmijët kur
shikojnë një kukull të bukur dhe,ngaqë nuk e mbajti gëzimin,shpërtheu:-U dja!
Këtë do ta marrë u! E di,- tha,- e ka përkthyer djali i mikut tim, i biri i
IBRAHIM EFENDIUT, Vexhiu.Qe fjala për VEXHI BUHARANË.
-Efendi,-kërkova
të mbrohesha unë, ta kam sjellë për të lexuar.
-Çish
thuaj,(foli në dialektin e tij), ja prit këtu. Mori shkallët,u ngjit atje tek
"miniera e floririt" (siç e quajta më vonë) dhe,kur zbriti ma zgjati:
qe LAHUTA E MALSISË e ATË GJERGJ FISHTËS.
-Eni,
po tani do t'i bëjmë tramë apo jo?
Tani
gëzimi dhe befasia qe tek unë. U bë trama dhe unë fluturova në shtëpi,se mezi
prisja të lexoja në origjinal atë libër të ndaluar që,po ta zinin,ishte njëlloj
si të kishe një armë që e mbaje fshehur. Më vonë,duke iu referuar këtij
shkëmbimi shkrova esenë "Hoxha Katolik".
Se
sa e dua FISHTËN unë, e kam dhënë me prova: qysh në vitin 1996 kam shkruar një
poezi kushtuar ATË GJERGJ FISHTËS dhe këtë poezi e kam përfshirë në librin tim
të parë.:"REKTIMAT e dashurisë". Jo vetëm kaq për FISHTËN kam shkruar
një ese të gjatë,se sa më shumë lexoja për të,aq më shumë më çudiste. Nuk ishte
fjala për FISHTËN si POET (deri kandidat për Nobël dhe Akademik italian),por si
njeri me bonsens të veçantë. Kur u pushtua SHKODRA,ATË FISHTA urdhëroi të
lidhej me konop kryqi i kishës me minaren
e xhamisë,për t'i thënë pushtuesit
se"mysliman e të krishterë" jemi një.Me sa më kujtohet, fali gjakun e
të vëllait; meshoi së pari (pa patur
moshën e duhur); hapi shkollë ku
mësonin,të pasur e të varfër;Qe drejtor i asaj shkollle, por ziliqarët (pse kot ziliqarëve DANTE ua
qepte sytë me tel!!!),sa ora thirrën kontroll të befasishëm dhe ata vunë
re:-Drejtori nuk kishte ditar!!! Dhe
pikërisht, atë kohë,dëgjohet zani inji prej mëuesëve të shkollës:- Po ne,krejt
mësuesët punojmë me tekstet që ka shkruar drejtori!!! Fisniku nuk të lë kurrë
në baltë.Ai që foli qe i PËRNDERSHMI PATER ANTON HARAPI! Mos flas si tribun në
Parlamentin e kohës që nlsi debatin aq elekuent e mundi një poet si HILË MOSI dhe në shtypin e kohës,u shkrua
në okelio:" S'e ke mirë,HILË!" Dhe mund të vazhdoja dhe më tej, por
unë këtë shkrim e kam sjell enkas dhe u lutem lexuesëve që të ndalen duke dhënë
mendimin e tyre.
* *
*
Për
t'u afruar qëlllimin të shkrimit tim,po sjell një shembull që ngjason me atë që
më ka ndodhur mua. Ma ka treguar gjyshja
dhe është krejt e vërtetë si ngjarje. U kthye burri nga kurbeti i gjatë dhe
nusja,shtrëngonte nga dashuria djalin e saj të vogël,duke i thënë:-Të erdhi yt
atë,o bir! Të erdhi yt atë...dhe shtrëngo e shtrëngo (gjthësesi vetëm nga
dashuria) dhe djalin e vogël e mbyti.
Të
tilla rrëfime ngjajnë si përralla,por,për fatin e keq timin, dhe mua (nga
dashuria për FIISHTËN,domosdo) ma"mbytën" këtë poezinë për FISHTËN. Poezinë e kam
botuar në të përditëshme "online" ka kohë dhe,ç'është e drejta, është
botuar në disa syresh. Kisha menduar që,aty nga fundi i dhjetorit, kur është
80-vjetori që ka shkuar në amshim FISHTA I MADH, ta dërgoja përsëri në ato
organe që nuk ma kanë kursyer botimin. Unë hyj çdo ditë dhe lexoj. Më datën 8
tetor shikoj që, një dashamir imi dhe ca më shumë i FISHTËS,e kish botuar në
emrrin tim poezinë për AT GJERGJ FISHTËN. U gëzova dhe po bëhesha gati që ta
falnderoja "nunin" e poezisë sime. Pastaj,sado që vjershën time gati
e di përmendësh,thashë pa t'i hedh një sy. Kështu bëra. Jo vetëm u
zhgënjeva,por u indinjova. Imi qe veç titulli dhe dashamiri,si punë e asaj
nuses (vetëm nga dashuria për FISHTËN),i paska dhënë karar:- Pse me kaq strofa
këndohet për një POET dhe PERSONALITET sI FISHTA! Ka rrëmbyer penën (e ka të
kultivuar) dhe, në vend t'i vejë vetulla,i ka nxjerrë sytë gjithë poezisë. Nuk
ka vënë dorë (për të më vjedhur pronësinë),emrin tim ka
vënë mbi poezi, por krahasuar me atë ç'ka botuar,është si punë e atij
proverbit:" Dhëntë e dhitë e ZERES/nami i Kapllan Qeres.".Namin unë
dhe poezia,pothuaj,krejt e tija. E imja me 6 strofa,ajo,e botuara në emrin tim,
me 13 strofa. U alarmova dhe i shkrova "dashamirit" që të ndërhynte
për ta hequr atje ku e kishte botuar.
Bëri shurdhin dhe,ngaqë prita 24-orë,i shkrova redakssisë që,në këtë mes,qe
krejt e pafajshme. Redaksia jo vetëm e hoqi,më kërkoi ndjesë,sado që nuk kishi
faj,dhe, veç tjerash,i kishin shkruar "dashamirit" që të lidhej me
mua. Ai,përsërii,bëri shurdhin. Kush të
kërkon, të vjen e të gjen,- thonë në Elbasan. Ia gjeta adresën dhe i shkrova
për "precedentin" që veç nga ai nuk duhet të ndodhte. "Më ke
qujatur fallsifikator dhe e ke mbyllur
shtegun me mue,- thoshte mes tjerash. Natyrshëm,ndjeva zhgënjim. Nëse nuk po e
nxjerrë në mejdan me emër embiemër, e bëj veç nga një fakt:- Është po kaq i
moshuar sa unë dhe qëllimin nuk e ka
patur të keq. Më ka dhënë një leksion mua që"me kaq strofa nuk tregohet
dashuria për një NJERI TË MADH si FISHTA!
Dhe
ja poezitë:
E
imja:
Elegji
për ATË GJERGJ FISHTËN E "dashamirit: Elegji për Atë
GJERGJ FISHTËN
1
1
Po
të falem ATË I SHENJTË
Po të falem Atë i dashur
Po
të bie në gjunjë i ngrati
Që po të shkruaj me pak vonesë
Por të lehtë nuk e kam patur
Që
të thur për ty një vjershë
2
Se
këndove me lahutlë Fundhdjetori
kur dhe frymën
Trimërinë
me dertefrati.
U nise tek"Kulla e ZOTIt"
2
Diktatori hodhi "brymën"
Kush
fytyrën engjëllore
70-vjet e kusur motit.
Maskarisht
ta nëpërkëmbi 3
Kush mbështau mbi veprën tënde I
FRANÇESKUT TË ASIZIT
Sa
dhe varrin ty ta nëmi. Mbi klerikët qe
PRELAT
3
Ti qe TATA i FISIT
Ti,Lahutë
e gjallë ,malësie
Për ATDHENË ke qenë ATË!
Që
lëshove zë kushtirmi 4
Të
vogjlit i thirrshe"çiripupa"
Ti,APOSTUL SHQIPËRIE, Herë i
thirrshe"çikirika"
Humbe
siç shumbet harrimi.
Ti qe i mirë si buka
Ma
i madhi ndër KLERIKA!
5.
4.
ATË për Fe dhe për ATDHE
Ti
e mbrojte SHQIPËRINË
Atë për toskë ,edhe për gegë
Në
New JORK e në EVROPË
Një kushtrim lëshove dhe...
Dhe
shpërblimi qesharak
-Mblidhuni si kokrrat në shegë!
As
për varr, një copë tokë. 6.
5.
Ideali
katolik
E
kërkova varrin tënd
Nuke
gjeta asgjëkund
Dhe ai-franceskan
Ngushëllohesha
kur të gjeja
Kur Atdheu ka rrezik
Në
një këgë me lahutë.
Bashkë kristjanë e mysliman.
6.
Andaj
falem pata teje
7
Tash
që erdh DEMOKRACIA
Lidhe kishë e xhami
APOSTULL
I SHQIPTARIZMIT
Ti
je vet KRENARIA!
Fier,23.04.1996
Bashkë kristjanë e myslimanë
Në
rrezik pra jemi nji
Kumti
i madh si françeskan!
8.
Mu
tek Ura e Rrzhanicës
Luftë
po bën ky.MARASH UCA!
Tek
kalaja e VRANINËS
Djeg
barot ky,OSO KUKA!
9
Dhe
këndove me lahutë
Krejt
në gjuhën popullore
Kënga
hynte urtë e butë
Si
me qenë krejt hyjnore.
10
Kudo
shkeli këmba jote
E
la gjurmën shumë të madhe
Fjala
jote magjiplote
Si
kushtrim e gjuhë kambane!
11.
Kjo
Lahuta e malësisë
Si
ILIADA e HOMERIT
Nuk
të lanë e të bën pis
Ata,
larot e Enverit.
12.
Tek
vërshojnë në Gjuhadol
Erdhën,ta
dhunuan varrin
Ky
regjim më i keq në botë
Nuk
e rrëxoi dot Malin.
13.
Se
si mal u ngrite lart
Rrojte
nëpër këngë lahute
Ndaj
këndoj për ty, o ATË!
Vite
shkojnë dhe ti nuk humbe!
8
tetor 2020
Vini
re! Sa bukur ka kënduar "dashamiri im" dhe krejt punën e tij,ma ka
dhuruar mua. Mirëpo unë kurrë nuk dua të marrë lavdinë e tjetërkujt dhe jam si
një personazh që kam në një nga tregimet emia. Ky thotë:" Me këto buzë që
kemi,do puthemi".
E
"dashamirit" i them:"Unë nuk vras me zemëratë,por me
buzëqeshje". Të të prijë shëndeti dhe të jesh më prudent në mardhënie me
njerëzit për të cilët shkruan.
Tiranë,
15 tetor 2020