Kulturë
Bedri Tahiri: Karantina
E merkure, 21.10.2020, 07:19 PM
Tufë poezish të lindura në kohë të pandemisë
Bedri TAHIRI
KARANTINA
Sigurisht na është
ber ves
Ta harrojmë prore
historinë
Nuk e di kur ishte
kështu
E gjithë bota në
karantinë
Pa betejë, luftë a
përleshje
Përveçse një si
bubuzhel
Si gjyshja kur na
frikësonte
Kur pa dritë,
rrinim në terr
Një armik shumë
misterioz
Mikroskopi nuk e
kap dot
Na bëri të flasim
me vete
U shndërruam në
Donkishot
Sprovë e madhe për
njerëzinë
Për më shumë paqe
e dashuri
Mbase po lind një
epokë e re
Kur ta mundim këtë epidemi
Galicë, 18 mars 2020
VIRUSI
Mbrëmë, seç më iku
i ziu gjumë
Duke medituar për
këtë zezonë
Mbushur plot e
përplot viruse
Pa ditur se si t’i
vë në rabush
Covid-19, i
padukshëm fare
Frikën na e ka
futur në palcë
I dyti, politika jonë mjerane
Për teke e inate
na çoi n’grackë
Populli i ngratë,
mbyllur brenda
Bën sehir dhe rri
ashtu nemitur
Hip se t’vrava,
zbrit se t’vrava
Dreqi na mori disi
papritur
Virus t’mirë kurrë
s’ka pasur
Ai luftohet veç me
(im)unitet
Jo me përçarje e
me babëzitje
Për pasuri, për
karrige, për pushtet
Fare vonë, mu
qetësua mendjeshkreta
Dilemën hamletiane
sikur e godita
Virusin vdekatar,
në rend të dytë
Ia pari,
shkatërruesi ynë- POLITIKA
Galicë, 25 mars 2020
MJEGULLNAJË
Tashmë, ne që
provuam luftën
Përjetuam e çka
nuk përjetuam
Vrasje, djegie,
dhunë, mjerime
Por, ia dolëm, dhe
e mbijetuam
Por, sot, disi
krejt më ndryshe
Gjithë bota në një
katandisje
Mbyllje, izolim,
në karantinë
Rrimë në ethe, pa
shijuar lirinë
Ca thonë grip, ca
virus misterioz
Dikush thumbit,
dikush patkoit
Orë e qaste masa
shtrënguese
Kjo po del luftë e
shkuar lufte
Nuk po e njeh as
qeni të zotin
Herë-herë harrojmë
sëmundjen
Politika veç
rrëmujë e piskamë
Populli përhumbur
n’mjegullnajë
Galicë, 16 prill 2020
MËDYSHJE
Mund të vijë një
ditë, që do të themi:
Ore, si u bë dje,
na mbyllën në shtëpi
E ata
(politikanët), harliseshin lirshëm
Vallë, mos dhe
virusi qenkësh hilegji!
Mëdyshje që
shpijnë deri te Çajupi
Kur Efgjeninë e
humbur vajtonte:
-“Rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rrojë
Se edhe Perëndinë tani s’e besoj”!
Por, jo, jo, ne
s’jemi aspak skeptikë
Përkundrazi,
shpejt kemi me ia dalë
Ama, mos i zbrisni
gjithë nga bishti
Se u katandisët, u
bëtë fare përrallë...
Galicë, 1 Maj 2020
PANDEMIA
(Motërzim)
Sërish për armikun
e ri tekanjoz
Që na bëri të
flasim me vetveten
Mbase edhe të
tallemi keq me të
Pa e kuptuar
asnjëherë të vërteten
Si det i trazuar
përhapet valë-valë
Më rastisi të rri
dhe me të sëmurë
Por kurrë nuk e
mora seriozisht
Mund të më dalë
dardhë me bisht
Nuk po e
mohoj ekzistencën e tij
Por e mbaj vath në
vesh një urti:
Mërzia dhe frika
të rëndojnë kot
Ato nuk të
ndihmojnë në jetë dot!
Viruset politikë
më të bezdisshëm
Me sjelljet e tyre
prej kameleonësh
Më bën që të shkas
deri në blasfemi
Sa të them: Jo,
ore, nuk ka pandemi!
Galicë, më 12 korrik 2020
TJETËRSIMI
Covid-19 papritur
ndryshoi botën
Na vuri maska e na
lëshoi mjekra
Fillikat, kaptuam
male e bjeshkë
Sikurse dikur
eremitët në Mesjetë
S’vëmi të
njëri-tjetri, as për mort
Rrojmë
n’kujtime të së shkuarës
Fare në tymnajë
fati i së ardhmes
Lëvizim
n’shëmbëllim të gaforres
Obobo, sa keq u
katandisëm, ore
Të hutuar ecim,
duke mërmëritur
Në heshtje
shumëçka dhe harruam
Dhe, dalëngadalë
seç u tjetërsuam
Galicë, 25.8.2020