Kulturë
Luan Kalana: Gjurmet e Migjenit
E enjte, 22.10.2020, 08:00 PM
Gjurmet e Migjenit
-Mësuesi
dhe Poeti-në përvjetor të ditëlindjes
“Kafshatë
që s'kapërdihet asht, or vella, mjerimi,
kafshatë
që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi.”-Migjeni
Nga
Luan Kalana
-S’ka
me bukuri jeta,kur dashuron me pasinon profesionin,si i tillë “mësusesia”,puna
me fëmijët, mësimdhënës dhe edukator,nder krenari dhe privilegj. Sa e vështire,me
sakrifica,por ia del mbanë.Në keto ditë tetori ,m’u ringjallen kujtimet
,mbresat e tre dekadave mësuses i gjuhës shqipe e i letërsise në Shqipëri,në
disa shkolla e fshatra,tani në prag të ditëlindjes të ish ”kolegut”
,poetin,idhulin tim “Migjeni”.
Rastësia
,thonë ështe shans në jetë,por ja qe fati ka bere qe te me ndjekë rastesia në
udhën time të dijes dhe konkretisht me emrin e Migjenit.Po rëfej disa shkurt.Në
Konkursin e Fjales Artistike,nxenes në klasën e 3,trete,ne shkollen “11
Janari”ne Pallatet Agimi ku jetonim ne Tirane,sot “Komuna e Parisit”.Mësuesja
me dha për recitim prozën “Luli I Vocerr”te Migjenit,kur te gjitheve i dha
vjersha.Nejse ,fitova,por ajo qe dua te theksoj,eshte se juria me thirri,jo
emrin tim,por emrin Migjeni I “Lulit te Vocër”.
Që
atehere në shoqerine e klasës ma ngjitnë llagapin “Migjeni”,edhe me vinte mirë
por dhe inat,më dukej si ngacmim.
Vazhdoja
shkollën e mesme pedagogjike për Mesuses ,ne Tirane.Aktori rregjizori I teatrit
popullor I paharuari,Lazër Filipi,më përzgjodhi mua ,si aktorin kryesor në
teatrin e shkolles,për komedine e A.Z.Cajupit-“14 vjeç dhender”, pasi me degjoi
recitim e prozes te Migjeni-“Luli I Vocer”,..mos zgjatem se kam shkruar për
ketë.
Emri
I Migjenit vazhdon të më ndjekë në fillimet e profesionit.e të bëhet
pishtar,idhulli im. Orën e parë ,te mesimit eksperimentale,si praktikant
,kandidat per mësues e kam bere ne shkollën fillore“Migjeni”,Tirane ,aty ne mes
te lagjes te Brakës,për nga rruga e trenit.
Rastësia
s’ka fund ,pasi më duket si e stisurper lexuesit dhe e pabesuseshme.Por ,ja..do
të jepja mësim në klasene 3 trete ,Kendim,me teme “Lulin e Vocer”.E kalova me
sukses proven e parae te jetes time,si një shofer qe nget makinën për here të
parë.E lashë librine e Këndimit mbi tavolinë dhe po e recitoja para nxënesvet
“Lulin e Vocerr”.Nxënesit që ndiqnin me gisht leximin e prozës ,ngritën kokat e
o me shikonin,ndërsa Mësuesja metodiste mbeti gojë hapur.Që athere nxënesi e
asaj shkolle më thërrisnin mësuses Migjeni ,ndërsa mësuesja kërkoi qe praktiken
nje javore te mesuesise në shkollen e tyre ,të merja klasën e saj ,ku me lindi
“emri “I ri.
Mos
e zgjat,se duket ekzagjeruar.Praktikën një mujore e bera po në kryeqytet në
shkollën “Luigj Gurakuqi” në një rrugice në krye të ruges të Kavajës.Kur shkova
vjet në Tiranën time,dola nga shkolla “Migjeni” ,nuk ishe më aty,ndërsa “Luigj
Gurakuqi”,nuk kishin levizur, bile bera nje foto ,për kujtim.
Ndrësa
paraktikën pedagogjike me klasa kolektive në fshati Prush,afër
Yzberishtit,ngjitur ne kodër pas ish Kombinatit të tekstileve.Aty pashë e njoha
nga afer vëllezërit “Lulin e Vocer” të Migjenit,fëmijete e Prushit te
Tiranes,në varferi e skamje ekstreme ,nxenësi më vini me oping llastiku e
ndonjë zbathur .Ishin vite ’60 .,Me vjen trup të tregoj M’u kujtua fjalët e
“Luli I Vocer “ I Migjenit
”-Ulet
dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin
çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në
diell, t’i ngrohi kambët..
”Akoma
me keq në varfëri fukarallek të plotë,në fëmijet nxënesit Homezh -Mokër
,Pogradec,ku punova mësuses,pasi dolëm vullnetar,të shkojmë të punojmë atje ku
ka nvojë atdheu.Qesharake për ata që nuk e kanë jetuar,por për ne që
punuam,ishte fatkeqesi, vështiresi e sakrifica te panumurta,megjithese se ecnim
nga 6-8 orë në kembë që nga qyteti I Pogradecit,nuk ndjenim lodhje.
Një
nxenes ne Homezh, thërisja me dhimbje e dashuri “Luli I Vocer”,ishe inteligjent
.E dini qe ai u bë mësuse kur u rrit,e quanin Bashkim Bizgjoni,me erdhi me
takoi ne Korçë.
Dhe
një rastësi ,që mos ju mërzit.Jepja mësim në shkollën Vishocicës.
Më
vjen për kontroll,insepktori I Asimit të rrethit të Korçes,z.Viktor
Dermirazi,që tani ështe miku im, jeton sot ne Tiranë dhe më degjoi disa orë
mesimi.I pelqeu ora e leximit letrar,mbaj mend po I recitoja nxenesve poezine
te Fan Nolit “Anes lumenjeve” atë qe reciton aktori Timo Flloko në filmin
“Lulekuqet mbi mure”. Ai u befasua..më that që të recitoja dhe një tjetër
jashte temës së mesimit para nxënesvet …Recitova “Poemen e Mjerimit” të Migjenit…
Më
thirën në drejtori për konkluzionet e ores të mesimit,Drejtor ishte z.Llambro
Shemko nga Verniku person njeri .Mos mburem e mos e teproj,po të shkruaja
fjalët e tyre ,vleresusese dhe inkurajuese.Dhe sot e kesaj dite Viktori më
thotë:-Të kam thëne që atehere,ti ke qëne mësuses i talentuar,por duhet të ishe
artist ,aktor…”
Se
fundi ,nje lidhje modeste,me emrin pseudonimin e MIGJENIT,Millosh Gjergj
Nikolla,ne rini kur shkruaja e dergoja krijimet e mia,te gjinise te humorit
gazetave e revistave ,satira e fejtone,e vija firmen emerin pseudonimin,pasi qe
bere i modes LUMEKA( Luan Medali Kalana) qe e perdor rralle edhe tani ,apo ne
facebook ne profilin tim ,per nostalgji ,pseudonimon e fut ne mes, si emer mesi
,Luan "Lumeka" Kalana,ndonse nganjehere me ngaterojne me femer
,sidomos Amerikanet.
Ja
kështu me ndoqi në udhën time të ndritur të Mësuseit dje te Letrave ,rastësia
me MIGJENIN,që u bë idhuli im I pavdekshëm,mësuesi e poeti,
“Miigjeni”,jo
vetëm në profesioni por dhe në krijmtarinë time letrare e modeste,burim
frymëzimi për jetën e të ardhmen,me shpirtin e pastër human e të protestës
kundër padrejtësive e mjerimit,vuajtjeve,skamjes e fukarallëkut të vegjëlisë
Luan Kalana,Florida SHBA.
ish Mësuesi I Gjuhës Shqipe dhe i Letërsise.