Kulturë
Skënder Kapiti: UÇK është e të gjithë shqiptarëve
E diele, 25.10.2020, 10:00 AM
UÇK është e të gjithë shqiptarëve
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Jam UÇK,
Jam ushtria gjithshqiptare
Le ta dijë krejt Europa
Edhe e gjithë Bota
Se UÇK i ka dal
për zot
Këtyre trojeve
Dhe po i mbron këto toka,
Le ta mësojë krejt
njerëzia,
Se UÇK,
Është gjithë
Kosova e Shqiptaria
E shqiptarëve është
Kosova
E tyre ka qenë dhe do të
jetë
Gjithmonë, dhe sa
të rrojë Bota.
Jam UÇK,
Jam shqiptaria e historia,
Jam ushtria e lirisë
Me trup prej dheut
të Dardanisë
Jam shpirt,
E jam gjak i
pastër i shqiptarit
Luftojmë për çlirimin e
Kosovës
Prej pushtuesit, prej
serbosllavit
Prej fëlliqsive të barbarit,
Dhe prej tradhtive të tradhtarit
Trimat e UÇK-së luftëtare
Japin jetën
Për Kosovën shqiptare
Për kombin e për atdheun
Për më të shenjtat e
shqiptarëve
Që i kanë trashëgim
Dhe amanet prej të parëve
Këto
vargje vendosa t’i grumbulloj dhe t’i nis për botim, pasi ato i kam thurur qysh gjatë kohës kur Kosova ishte në
Luftë në vitin 1998-99, pra, në kohën kur Kosovës i doli për zot Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e
saj .
Këto
vargje po i botoj sot edhe për faktin se: askush, asnjë individ
kushdoqoftë ai, komandat apo i ashtuquajtur komandant i UÇK-së, ata të cilët kanë manipuluar, mashtruar e
spekuluar dhe që i kanë keqpërdorur e shpërdoruar vlerat e luftës, imazhin dhe
sakrificat e Luftës së Lavdishme të UÇK-së , ata të cilët kanë vjedhur, mashtruar e grabitur
pasuri, troje dhe paranë e taksapaguesve kosovarë, dhe as ata të cilët kanë
bërë pazare e tradhti kombëtare kundër interesave të Kosovës, këta të tillët
dhe prej tyre kurrë nuk mund të njolloset aspak vepra dhe vlera e luftës
heroike të UÇK-së.
Këta të
tillët,këta zullumqarë dhe këto antivlera
do marrin ndëshkimin e merituar
dhe mallkimin më të madh e më të rëndë.
UÇK është
vepra dhe vlera më e madhe kombëtare në historinë e shqiptarëve.
Unë këtë e
kam thënë dhe po e them edhe sot, dhe prandaj dhe pse UÇK është e tillë atë mundohen ta njollosin e
përbaltin, të akuzojnë e të shpifin kundër saj
armiqtë e kombit e të shqiptarisë, mercenarët e tradhtarët, sepse Vepra e UÇK-se është vepra më e madhe jo
vetëm me rëndësi historike kombëtare
shqiptare, por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pasi jo vetëm në Europë, por edhe në të gjitha
kontinentet e Botës vepra e saj e bëri prezent dhe e shtroi për zgjidhje
Çështjen e pazgjidhur akoma në Ballkan, Çështjen shqiptare.
Kurrë dhe
askush tjetër më parë nuk e ka ndërkombëtarizuar aq shumë Çështjen kombëtare
shqiptare se sa UÇK-ja për të cilën brezat dhe kombi do të krenohen gjithmonë.
Lufta e
UÇK-së detyroi dhe bëri të mundur
rrjeshtimin përkrah shqiptarëve për lirinë, pavarësinë dhe për shtetin e
Kosovës të gjithë botën demokratike dhe NATO-n.
Lufta e
UÇK-s është vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, clirimtare
e patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të
shqiptarëve. UÇK-ja e detyroi Europën që të njohë gabimet dhe tragjedinë që ajo
u ka bërë shqiptarëve, dhe po ato shtete u mblodhën në Rambuje ne një
Konferencë Ndërkombëtare për shqiptarët, në një Konferencë ndërkombëtare për
shqiptarët në të cilën për herë të parë
kishim delegacion dhe përfaqësues edhe
shqiptarët.
Pa UÇK-në
Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit serb.
Nga
Skënder Sadri KAPITI, Veteran i UÇK-së