Kulturë
Bashkim Saliasi: Gojë mjaltë, zemër flori
E shtune, 24.10.2020, 11:48 AM
GOJË MJALTË, ZEMËR FLORI
Nga Bashkim
Saliasi
Të shkruash për kolonel Delo Isufaj (Seraj) që fluturoj
në ditë me diell, shi e hënë në lartësi të stratosferës, mendimet të rrjedhin
vrullshëm si uji i kristaltë i një burimi që buron nga mali dhe i jep jetë
florës dhe faunës në rrjedhën e tij dhe natyra begatohet me shumëllojshmëri
jete.
Në këto ditë vjeshte, në kushte pandemie, kohën e kemi me
tepri. Si një lexues i rregullt këto ditë lexova dhe rilexova librat dhuratë me
poezi nga miku im poeti, avokati dhe piloti - kolonel Delo Isufi në pension.
Miku im Delo Isufi një vit më parë se të dilja në pension
më dhuroj tre botimet e tij të fundit: “Kur lahet hëna”, “Ëndërr e grisur”,
“Tavolina e rezervuar” dhe “Vajza e manaferrave”.
Çdo mëngjes në faqen e facebookut kafenë do e shoqëroj me leximin e poezive të dy
miqve të mij Delo Isufi dhe Përparim Hysi.
Të parin libër lexova “Ëndërra e grisur”, botim i shtëpis
botuese “Uegen” redaktuar nga shkrimtari i mirënjohur Viron Kona me recensent
Ruzhdi Pulaha.
Sa nis të lexosh poezinë e parë “Bukuri e krisur” mendja
të shkon te vlerësimi që i bën autori bukurive të vendit tonë, një vend me katër
stinë të mrekullueshme, ku pas dimrit vjen pranvera dhe manushaqet arrijnë të
rriten dhe të lulëzojnë edhe majë shkëmbit. Autori me vargun e tij të lirë që
të tërheq si me magji i jep rëndësi dashurisë për vendlindjen. Gojë mjaltë e
zemër flori Deloja me vargun e tij të lirë dhe pa shumë komplekse të bënë për
vete sapo nis të lexosh faqen e parë të
librit.
Nga bukuria ndali./Trokun kali hazdisur,/Kokën e përuli
mali,/Prej bukurisë sate të krisur.
Metafora dhe krahsimi i poetit Delo Isufi të bën të
mendosh se ai frymëzimin e gjen te visaret e vendlindjes, bukuritë e natyrës
shqiptare dhe jetën shoqërore.
Miku ynë durrsak Kadri Tarelli e ka etiketuar avokatin
dhe poetin e vargut të lirë “Poet i dashurisë”. Jam i një mendimi me Kadriun
sepse në çdo poezi të Delos ndien dashur, mirëkuptim dhe tolerancë të cilën ai
di ta shpreh kaq bukur në poezitë e tij që pasi njihesh me to të mbeten në
mendje.
I dashuruar me vendlindjen dhe dashurinë për jetën,
shumicën e krijimtaris së tij poeti ia kushton vendlindjes Vlorës së flamurit,
ku u lind, u arsimua dhe hodhi shtat e nga nisi rrugët e jetës si pilot dhe
instruktor në përdorimin e avionve supersonik. Krahas arsimimit për pilot ndjek
studimet e drejtësisë dhe njeh shumë mirë ligjëshmërin e zhvillimit të jetës
shoqërore.
Janë të shumta poezitë që autori ia kushton vendlindjes.
Ai shprehet me dashuri për bukuritë e natyrës shqiptare dhe njerëzit trima dhe
puntorë.
Në vëllimin “Ëndërra e grisura” të gjitha poezitë janë të
bukura dhe të ëmbla plot nektar, por mua më mbetën në mendje dy prej tyre,
Gabriela dhe Lypsarët.
Në poezinë Gabriela tregon për dashurinë dhe mirësinë që
kanë bashkfshatarët e tij për njerëzit e punës dhe të argëtimit. Me një gjuhë
të thjeshtë ai tregon se kur ciganët mbrrijnë në fshat dalin të vegjël dhe të
mëdhenj dhe jo vetëm argëtohen me ta, por edhe krijojnë miqësi.
Pleqtë gajdet bëjnë gati,/Mbushin kacekët me frymë,/Në
lëndinë po zbret fshati,/Të shikojnë arixhinjtë.
Nis mëngjesi me ahenge,/Gajde, dajre dhe daulle,
/Dëgjohet kënga breg më breg,/Melodi e ëmbël e hinduve.
Autori shpreh konsiderata të veçanta për banorët e
krahinës së tij për bashkjetesën dhe mos përbuzjen e racës së arixhinjve. Kënga
bënë fjalë për një shpirt të trazuar që ka braktisur të dashurin e saj dhe
këndohet gjithë pasion nga grupi arxhinjëve dhe ndiqet me lot në sy nga
dëgjuesit e mbledhur rreth çadrave të tyre.
Mesaxhi që jepet në fund të poezisë të bën të mendosh
sesa mirë shkojnë njerëzit midis tyre dhe krijojnë ura lidhëse me dashuri dhe
tolerancë zero pavarësisht se i përkasin racave të ndryshme.
Në mbrëmje e lënë punën,/Karrocat ngarkojnë me
thasë,/Ciganet nisen për udhë,/Qetësinë e duhur lënë pas.
Muzika dëgjohet larg,/Jet’ e tyre plot gëzime,/Kur yjet
shfaqen lart,/Lugina mbetet jetime.
Autori në këtë poezi bën thirrje për bashkjetesë pa
dallim feje e race dhe kjo gjë arrihet më së miri midis njerëzve të punës, ku
secili ka huqet dhe karakterin e vet në mënyrën e jetesës.
Në poezinë “Lypsarët” të mbeten në mendje mesazhet që
Deloja jep në këtë poezi. Nuk jetohet pa punuar dhe duke lypur, por deri sa
Zoti të ka dhënë mendjen, krah e sy njeriu duhet të përpiqet të rrojë me
djersën e ballit, por kur të zë halli dhe shoqëria nuk kujdeset për ty atëherë
jeta të detyron të lypësh dhe të flesh në qell të hapur.
Vargu i tij është perfekt. Midis pyllit edhe lumit,/Ku
qyteti shfaqet larg,/Çdo mbrëmje aty bujtin, Tre lypsar në një barakë.
Nëpërmjet kësaj poezie autori bën i bën thirrje shoqërisë
që të mos braktis fëmijët jetim dhe ata të braktisur nga prindërit dhe të
mbetur pa streh.
Dashuria për njerëzit në poezitë e Delos, është një
ndiesi e veçantë që të rrënqeth kur kujton viktimat e luftës apo dhe ndodhitë
nga fatkeqësit natyrore.
Si një njeri i dashur dhe shpirt mirë Deloja është i
ndjeshëm ndaj braktisjes së njerëzve fatkeq në jetë. Në çdo takim që kam pasur
me poetin Delo Isufi dhe shkrimtarin Viron Kona në bisedat e tyre dëgjoj që
flasin me dashuri dhe respekt të madh për vendlindjen e tyre, Vlorën.
Këtu buron frymëzimi i poetit, i cili me penën e tij
arrin të çimentojë vargje mbresëlënëse, që kanë jetëgjatësi dhe pëlqehen nga
lexuesi. Vargjet e tij janë si një kala e ndërtuar me kollona betonarmeje, ku
nuk i mungon asnjë element, që nga fijet e hekurit të vendosura në vendin e
duhur dhe fijet e telit, që nuk lejojnë hekurin të lëviz gjatë lëkundjeve të
tërmetit të fuqishëm.
Poezitë e Delos i bëjnë ball çdo furtune apo cikloni të
kohës, sepse shkruhen me zemër dhe shpirt atdhetar, ku brenda mbartin mesazhet
e përmendura më lartë, dashurinë, mirësinë dhe tolerancën.
Por, Deloja nuk është vetëm pilot dhe avokat i sukseshëm,
që në karierën e tij arriti deri avokat
i Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, por dhe një poet e përkthyes, që ka
krijuar ura miqësie deri në Indin e largët.
I dashur, i sinqert, zemër flori të pret dhe të përcjell
me fjal të ëmbël dhe me një mirësjellje që e karakterizon njeriun e dashur dhe
poetin e talentuar. Delo Isufit sa herë t`i kërkosh të recitojë një poezi, ai
pa përtuar nis e reciton “Lahutën e Malcisë”, vargje nga Migjeni, Ali Asllani dhe shumë e shumë autor
të huaj e vendas. Me një memorje perfekte, që kush ka fatin të qëndroi qoftë
edhe pak kohë në një tavolinë kafeje me të, do ketë mundësi ta njohi nga afër
dhe besoj se të puqet me mendimin tim human.
Në vëllimin e dytë poetik “Tavolina e rezervuar”, botimet
Ada me redaktor shkrimtarin Viron Kona dhe recensensat nga Halil Xani,
Skënderaj, Sejdi Berisha, Pejë që në hyrje të bie në sy vlerësimi që i bënë
shkrimtari Viron Kona poezive të poetit Delo Isufaj.
Ai shkruan: Talenti i vertetë i
krijuesit ngjason me një ortek që rritet pandërprerë e, teksa krijimtaria
shtohet, teknika dhe mendimi poetik zenë vend, ashtu dhe gurët e themelit në
një ngrehinë të fuqishme e të bukur që shkon drejt përsosjes.
Vargjet e poetit Delo Isufi e marrin frymëzimin në jetën
e përditshme, ku nëpërmjet vargut të tij shpreh impresionet e njerëzve duke na
dhënë botën e brendshme të tij të skalitur si një skluptor i kujdesshëm i
tipeve dhe karaktereve, me plot dashuri dhe mesazhe të ëmbla poetike.
Dashuria për njeriun, respekti dhe dashamirësia për jetën
tingëllojnë ëmbël që në poezinë e parë të titulluar “Lozonjarja”.
Përballë më rri e qeshur,/Me sytë e bukur lozonjarë,/Buza
jote e çelur, e heshtur,/Flet më shumë se mijra fjalë.
Frymëzimi i poetit thur në vargje, dashurinë njerëzore që
e bën lexuesin të mendohet se jeta është e bukur kur jetohet me të mirat dhe të
këqiat e saj.
Në këtë vëllim poetik poezia “Mos e mos”, poeti e merr
frymzimin në vendlindje dhe brenda saj përcjell mesazhe dashurie e dhimbje, por
në fund të fundit ngushullohemi me shprehjen se jeta vazhdon në rrjedhën e saj.
I hodha dorën në qafë,/Ajo heshti, vetëm heshti,/Buk’ e
dhallë më vu në trastë,/Dhe një palë çorape leshi.
Zjarri që ndizet në shpirtin e të rinjve thyen çdo tabu
si në poezinë “Këto vajzat tona”.
Këto vajzat tona,/Porsi lule mali,/Ku shkel këmb’ e
tyr,/Xixa shkrep stralli.
Në poezitë e Delos spikat sinqeriteti dhe çdo poezi
përcjell një mesazh poetik njerëzor.
Në poezinë, “Çika Kosovare” poeti na tregon se e njeh
shumë mirë botën hyjnore të femrës. Ai me një konfiguracion prej artisti na jep
portretin e vajzave dardane.
Sorkadhe, flokët e verdhë,/Krela-krela përmbi supe,/Midis
perlave, një perlë,/Veshur me rroba të kuqe.
Dhe në mbyllje metafora dhe krahasimi që përdor poeti
spikat për kulturën e gjerë të njohjes së letrësisë dhe artit të shkruar dhe
lexuar.
Deti digjej merrte zjarr,/Retë në qiell hidhnin
valle,/Pyeta një nuse pranë,/Tha: - Është çikë kosovare.
Sa bukur është shprehur shkrimtari Viron Kona për
poezinë Nuses sime.
…Ajo i shfaqet përherë në ëndrra e
përfytyrime, i sjellë pranë jetën e vërtetë dhe rininë e zjarrtë e që, sot,
shëndrit në shpirtin e tij përmes dritës dhe shkëlqimit hyjnor.
Të shikoj e bukura ime,/Pranë të kam e pranë më
rri,/Endem larg në kujtime,/Kur ishim të dy të rinj.
Në këtë poezi del në pah besnikëria dhe dashuria e madhe
që kishin në rini, por ajo hera-herës edhe pse ka disa vjet që ka ndërruar jetë
poetit i shfaqet në vegime dhe kjo tregon dashurinë e pastër dhe të sinqertë të
dy të dashuruarve, që nuk shuhet kurrë.
Teksa lexoj këto vargje më buron urimi i sinqertë duke i
uruar poetit jetë të gjatë, t`i rrojnë vajzat, nipërit e mbesat, që i do dhe e
duan aq shumë.
Të lexosh poezitë e Delos do të thotë të mrekullohesh. Ai
shkruan me shpirt njerëzor të pastër dhe të sinqert. Vëllimet poetike të Delos
janë xhevahir i çmuar.
Vëllimi fundit “Vajza e manaferrave” është një perlë që
brenda vetes përmban thesare të vyera. Poeti nga dita në ditë ndeshet me
emocione dhe arrin të reflektojë duke i hedhur ato në letër. Tematka e poezive
në vëllimin “Vajza e manaferrave” është e gjerë dhe shumë dimesionale.
Ai arrin të përjetojë hallet dhe brengat e mbarë
shoqërisë, të cilat i pasqyron mjaftë bukur me penën e tij të artë, pa lënë
pasdore mesazhet e dashurisë për të bukurën, por edhe kritikën që hera herës
del në vargjet e tij.
Krijimet e bukura të poetit Delo Isufi kanë një
përmbajtje dhe lirizëm të ngrohtë, të ngjallin shpresë dhe të bëjnë ta
dashurosh jetën. Në poezitë e tij vlon shpirti i njeriut që e dashuron jetën. Poezia
e tij dallohet për larmin e formës dhe të përmbajtjes e shkruar me një gjuhë të
pasur letraro-artistike. Por nga ana tjetër ajo që të bie në sy dhe të mbetet
në mendja është gjerësia e tematkave që poeti trajton në vargun e tij të lirë.
Poeti Delo Isufi ka cilësinë në zgjedhjen e fjalës për të
shprehur mendimet e tij me dashuri dhe largpamësi për jetën njerëzore duke vënë
në lëvizje mendimin krijues.
Të gjitha krijimet e Delos përshkohen nga ideja e
dashurisë për jetën dhe i japin forcë lexuesit që ta jetoj jetën ashtu sikundër
i vjenë. Ai e dashuron jetën dhe njerëzit që e rrethojnë.
S’ka gjë sesi shkruan, mjafton që shkruan, atë që ndien,
u shpreh në një bisedë miqësore për disa poezi apo tregime që hidhen të pa
redaktuara në faqen e facebookut..
Forma artistike e Delos është në unitet të plot me
përmbajtjen e krijimtarisë së tij artistike. Vargjet e poezis së tij janë të
thjeshta, të kuptueshme me një gjuhë të pasur letrare që buron nga gurra
popullore.
Duke qenë një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja poeti
përdor një folklor të pasur në krijimtarinë e tij artistike. Kjo e ka ndihmuar
atë të krijoj ura lidhëse të miqësisë me poetët indjanë dhe në diasporë. Poezia
“India ime” e krijuar në Indi, kur poeti ynë Isufi ishte i ftuar për të marrë
pjesë në një festival mbarë botëror poetik, siç tregon Deloja, vendasit indianë
dhe pjesëmarrësit e atij festivali, kishin shprehur dëshirën që poeti ynë ta
lexonte poezinë, veç anglishtes, edhe në gjuhën shqipe, shkruan Viron Kona në
parathënien e librit të bënë të mendosh për urtësinë, mençurinë dhe kulturën e
gjerë që zotëron poeti Delo Isufi.
Për botimin e librit “Vajza e manaferrave” nuk po ua
shuaj kureshtjen më shumë sepse më mirë se ç`e ka vlerësuar shkrimtari Viron
Kona në parathënien e librit, unë nuk mud të shprehem më mirë.
I uroj mikut tim nga Vlora, Kolonel, avokat dhe poetit të
fjalës magjike: jetë të gjatë e plot shëndet, krijime sa më të bukura dhe në
botime të tjera. Urime poeti Delo Isufaj!
Libra dhuratë nga poeti Delo Isufi