E hene, 07.10.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Pierre-Pandeli Simsia: Të njohim artistët tanë - Xhema Nova

E shtune, 15.08.2020, 01:40 PM


TË NJOHIM ARTISTËT TANË: XHEMA NOVA

Valltarja beratase, mbi 50-të vjetë në skenë duke interpretuar vallet e ndryshme popullore

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Siç e kam shkruar edhe herë tjetër, në mesin e viteve 80-të jeta kulturore artistike në Berat ishte e larmishme, në kulmin e lulëzimit të saj.

Estrada Profesionise e qytetit, me qendër në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, që për vite e vite me radhë mbante mbi supet e saja përgjegjësinë për t’i dhuruar spektatorit të mrekullueshëm e të kulturuar beratas dhe atij mbarëshqiptar humorin, këngën, folklorin e pasur beratas, me aktorë profesionistë të mirënjohur të talentuar:

Krahas Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" ku interpetonin artistët profesionistë të talentuar, një tjetër qendër e rëndësishme kulturore për kohën ishte edhe Pallati i Kulturës “TEKSTILISTI” i njohur ndryshe Kinoklubi i Kombinatit të Tekstileve.

Pallati i Kulturës "TEKSTILISTI" shumë shpejt që nga krijimi i tij në fundin e viteve 70-të, luajti një rol kryesor në zbulimin e talentëve të rinj për të dhënë më pas kontributin e tyre në aktivitetet e ndryshme kulturore artistike në Berat.

Kryesisht, artistët e Kinoklubit, ishin punonjës në Kombinatin e Tekstileve në Berat që, krahas punës së tyre në kombinat, aktivizoheshin edhe në aktivitetet artistike: muzikantë, këngëtarë, valltarë, aktorë, duke e bërë Kinoklubin të ishte një tjetër qendër arti kulture, jo vetëm për punonjësit e kombinatit të tekstileve, por mbarë qytetarët beratas.

Humori që sillnin aktorët amatorë punëtorë, këngëtarët, valltarët tekstilista, ishte i larmishëm.

Vallet e bukura qytetare beratase, valltarët amatorë të talentuar nën drejtimin e mjeshtrit koreograf Ferbent Shehu, me kostumet karakteristike, me shumllojshmërinë e ngjyrave të tyre, patën jehonë dhe sukses të madh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Një ndër valltaret e talentuara me kontribut të madh mbi 50-të vjeçar në skenat e ndryshme jo vetëm në shfaqjet e Kinoklubit, por në të gjitha aktivitetet e ndryshme kulturore artistike brenda dhe jashtë Beratit, është edhe valltarja Xhemalie Nova, ose siç njihet Xhema Nova.

Siç shprehet edhe vetë artistja që dëshiron të quhet përveç emrit të saj edhe emri i ndritur i babait të saj të nderuar Iljas Nova.

Xhemalie Iljas Nova është lindur, rritur, banuese në lagjen "VAKËF", nji lagje ndër më të vjetrat e qytetit madhështor për nga pamja dhe pozita gjeografike, në qytetin me lindjen  më të bukur dhe rrezëllitës të Diellit dhe çfaqjen më spektakolare të Hënës së Re 15 ditëshe, që me madhështinë e saj nxjerr vetullën sipër malit të Shenjtë të Perëndive mbi TOMOR, në qytetin pellazgjik të bardhë të një mbi një dritareve, në qytetin e rrugicave me kalldrëm ku nuk mungojnë lulet aromëmirë në saksitë e ndryshme, në qytetin e çajmeve, siç i themi ne beratasit pulëbardhave apo mjelmave mbi Lumit Osum, të  të dy "vëllezërve" TOMORRIT dhe SHPIRAGUT dhe bukuroshes, "të dashurës" së tyre KALAJA, sipas legjendës.

Në qytetin e valles së bukur burrërishte "Valle dyshe beratase" të elegancës së valles femërore  interpretuar me mjeshtëri dhe finesë , nga zonjat valltare të qytetit si shtojzavallet sikur ardhur nga antikiteti , porsi Zanat e malit zbritur  nga vrulli i dashurive, në qytetin e këngës më të bukur: "Kur hyj në Mangalem, në zemër më pikon" në Beratin turistik.

Si çdo prind edhe prindërit e artistes Xhema Nova, i rritën të nëntë fëmijët e tyre me të gjitha virtytet e larta njerëzore.

Ata prindër të mirë, punëtorë, të lodhur nga jeta, që punonin sakrifikonin çdo gjë vetëm e vetëm që fëmijët e tyre të shkolloheshin, por, që edhe ata fëmijë ditën t'ua shpërblejnë mundin dhe sakrificën prindërve të tyre, u shkolluan, punuan, kontribuan në sektorë dhe profesione të ndryshme.

Që në fëmijërinë e saj të hershme, prindërit e artistes Xhema Nova dalluan talentin e saj, dashurinë që ajo kishte për të kërcyer, për të vallëzuar, madje, mamaja e saj e ndjera Xhevrie Nova, edhe ajo e talentuar në interpretimin e valleve të ndryshme popullore dhe interpretimin e këngëve të ndryshme e thoshte shpesh, bija ime Xhema ka është lindur duke kërcyer. Që kur Xhema ishte ende foshnje, që në muajt e saj të parë pas lindjes, kur e lante beben e vogël në govatën e drunjtë, si për çudi, foshnja Xhema, bashkë me lëvizjet e trupit të saj, lëvizte edhe gishtat e duarve sikurse bëjnë valltaret gjatë kërcimit.

E tërhiqte shumë muzika bijën time foshnjë Xhema, jo vetëm kur unë e laja në govatën e drunjtë, por edhe kur e shtrija për të fjetur në djepin e drunjtë, sapo radio transmetonte muzikë, Xhema bënte lëvizje të trupit sikur donte të kërcente, thoshte e ndjera, mamaja e Xhemës, Xhevria.

Shikonte grupet e ndryshme artistike të asaj kohe, veshjet e tyre karakteristike popullore që jepnin shfaqje në qytet dhe, dëshironte edhe ajo të ishte si ato vajza, ato gra të bukura me ato veshje popullore, të ngjitej në skenë, të kërcente si flutura, siç i dukeshin asaj në fëmijërinë e saj. Dhe, sapo shkonte në shtëpi, madje edhe kur ishte vetëm, sajonte veshtje të ndryshme, fustane me pala nga mamaja e saj dhe si një flutur e lehtë vallëzonte nëpër shtëpi duke kënduar njëkohësisht.

Një tjetër mësuese e nderuar në Berat, e ndjera Marianthi Vongli, dalloi edhe ajo tek vogëlushja Xhema e bukur, e shkathët, talentin e saj për të vallëzuar...

Dhe, prindërit e saj të mrekullueshëm, nuk mund t'ia ndrydhnin talentin bijës së tyre; e regjistruan në shtëpinë e pionierit të qytetit.

Valltarja e vogël në atë kohë, tërhoqi vëmendjen jo vetëm të mësueseve që po e përgatisnin por edhe të vetë qytetarëve beratas tek e shikonin në koncertet e ndryshme që jepeshin në atë kohë nga grupet artistike të fëmijëve.

Pas mbarimit të shkollës ku u specializua për tekstil, krahas punës në Kombinatin e Tekstileve në Berat, Xhema Nova u aktivizua në Ansamblin Artistik "KINOKLUBI"

Duke parë talentin e saj për vallen e bukur popullore, interpretimin e saj plot finesë dhe elegancë, koreografi i talentuar i ansamblit, i ndjeri Ferbent Shehu, mendoi se valltarja Xhema Nova duhet të ishte valltarja kryesore në çiftet valltarë bashkë me një tjetër valltare të talentuar, Neta Saveta.

Që nga ajo këhë, nga fëmijëria e saj dhe deri në ditët e sotme, artistja Xhema Nova nuk është shkëputur nga profesioni i saj, vallja, që e do kaq shumë, që e interpreton mjeshtërisht.

Një jetë të tërë në skenë duke dhënë kontributin e saj si artiste  jo vetëm në Pallatin e Kulturës së Beratit, jo vetëm në Pallatin e Kulturës "TEKSTILISTI" por edhe me "Grupin Karakteristik të Këngës Qytetare Beratase" duke dhënë koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Artistja Xhema Nova edhe pse mbi supe mban vitet e moshës së saj, ajo vazhdon të jetë aktive në çdo aktivitet që zhvillohet në Berat.

Para pak kohësh, grupi artistik i Beratit, organizoi spektaklin mbresëlënës "DASMA BERATASE" me pjesëmarrjen e qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj që kishin ardhur në Berat.

Edhe në atë spektakël, artistja Xhema Nova mbajti edhe ajo peshën kryesore në atë "dasmë" duke interpretuar mjeshtërisht.

Artistja Xhema Nova mbetet ikona e artit koreografik beratas.

Kontributi i madh që artistja Xhema Nova ka dhënë për vite e vite me radhë, duke shpalosur artin, folklorin e pasur qytetar beratas dhe atë shqiptar nëpërmjet interpretimit të saj koreografik, e vlerësuar edhe si valltarja më e mirë e festivalit, e rendisin në majat e larta të artit, kulturës beratase.

Respekte, vlerësime, mirënjohje artiste e talentuar Xhema Nova.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora