Kulturë
Qazim Shehu: As që e kishim menduar pulëbardhën
E enjte, 13.08.2020, 08:44 PM
AS QË E KISHIM MENDUAR PULËBARDHËN
POEZI NGA QAZIM SHEHU
As
që e kishim menduar pulëbardhën
Ajo
klithte mbi det me një skaj intim,
Detit
i shihnim vetëm dallgën
Ç`kënaqësi
jep dallga me gjëmim...
Dikur
letrat e dashurisë i quanim pulëbardha
Veç
me një pullë i nisnim për fluturim,
Ky
zog i bënte me flatra,
Zëri
i tij saj na jepte ngazëllim…
Ka
kohë, i harruam pulëbardhat
Pa
i përshëndetur me dorë,
Se për të tjerë fluturojnë e vijnë kaq afër
Si
shkëndija gëzimi madhështor…
KY MAL
Dashuria
më sjell pranë këtij mali
Në
gji të mbrëmjes pyllin sodit
Kërkoj
me sy një ujëvarë
Që
lumit poshtë i jep shpirt.
Po
këtë mal s`do ta doja aq
Për
një shkas trilli romantik
Sikur
mos ishte poshtë tij një fshat
Dhe
gra që lindin çdo vit…
Sikur
mos ndizeshin dritat mbrëmjeve
Bori
mos binin kthesave
Dhe
hëna me lopatë të saj
Mos
hidhte xhevahire nëpër dhembje…
Këtë
mal nuk do e doja aq
Për
ca përralla-legjenda mitike
Po
të mos nxiteshin fjalët
Nga
të fshehtat që ndrydh një mike…
NDODH
Ndodh
që ne u takuam në rrugë
Njëri-tjetrit
udhë nuk i hapëm
Ndodh
,dy re na duket sikur takohen
E
nga takimi shkrihen, por nuk përplasen…
Sikur
të ishim dy re ,sa mirë,
Duke
u shkrirë me njëri -tjetrin
Do
hidhnim mbi të kaluarën shi
Dhe
së ardhmes do i hapnim diellin…
Po
ne nuk jemi dy re,
Se
fort jemi barrëtuar
Brenga
e mërisë pa fre
Në
shkëmb na ka gurëzuar
VERË
Filloi
dhe vera me vapë të nxehtë
Me
ajër që s`lëviz , i bllokuar,
Aty
këtu, shfaqen të rralla retë
Në
skaje qielli si të hutuara.
Nuk
mund të rrihet jashtë
Ajri
përcëllon ,dielli djeg,
Ditën
e shan, i thua e mbrapshtë
Gjinkallen
merr inat vërtet…
Me
syze dielli kalon një bionde
Më
e verdhë se dielli,si në film,
Asgjë
s`të tërheq vëmendje
Mendimi
thua s`është mendim…
Ç`ndodh
vallë dhe ndihem si guak
Përse
marr inat ajrin e mpirë
E
di,vera asnjë faj s`më ka aspak
Sikur
mos takoja një njeri të vështirë…
STREHIMI
Pashë
një njeri në rrugë
Ishte
ftohtë ,binte shi,
M`u
dhimbs dhe si fugë
Vërtitej
i gjori njeri…
I
lagur i tëri m`u duk
Fërgëllonte
e ligështohej,
Një
zjarr të ndizja apo nuk
Ka
më dashuri njerëzore…
Për
një çast m`u duk si im vëlla
Ai
ishte biond, flokëkaçurrel
Shiu
derdhej në pikla të mëdha
I
egër,mosmirënjohës,rebel…
Iu
afrova,krahun i hodha
Dridhej
i tëri nga rrebeshi,
Më
pa me fytyrë të lodhur
Mezi
buzëqeshi…
Nuk
e pyeta pse rrinte në shi
Mund
të qe udhëtar i vonuar
Ose
i braktisur nga një dashuri
Zemrën
e ndjente të pastrehuar….
VIJAT
Ndriçohet
nata nga dashuria
Me
brengë të poetit,
Nga
vija e pëllëmbëve të mia
Shoh
një udhë anës detit…
Të
sjell sonte në mendje ty
Atë
vragë ku desha të ec,
Natë,
ngrohtë,pak vetmi,
Një
rreze te dritarja ngec.
Kështu
u thye vështrimi jot
Para
çasteve të vështira,
Nga
vijat e duarve të tua
Zgjatet
rruga gjer te kinkaleria…
Çfarë
mund të dhuroja unë ty
Dashuri
e poetit është veç dhuratë
Guxim
i dashurisë së vështirë
S`e
bind dot këtë natë….
PUNËTORI
Mos
e shpërdoro djersën time
Mos
ma përvetëso qesharakërisht
I
thua kohës jetime
Që
ty të lë në bisht…
Hesht
për thashethemen e sëmurë
I
thua pronarit mediokër
Fjala
është fjalë ,në bëhet gur
S`e
bluan dot asnjë mokër…
Kupto
sekretin e dashurisë së madhe
I
thua vajzës së pronarit
Ndershmëria
është lule e livadhit
Ruhet
ajo edhe në pikë të hallit…
Të
ardhmen, vetëm ti e afron
Me
lumin e djersës së madhe
Dje një urë ,sot një stacion
Dhe
nesër një bllok me pallate…
Të
ardhmen veç ti e afron
Pa
ty si mund të jetë pronari,
Por
dreqi atë e ndihmon
Për
të thatin i njomë digjet bari….
RRUGËT E JETËS
Takova
një shok me të cilin dikur
Pata
miqësi të ngushtë…
Ne
rrinim bashkë si dy lule mbi mur
Që
nuk i sheh kush…
Të
dy studionim në një bankë
Ai
nga një fshat, unë nga një fshat
Më
i zgjuar se unë qe në çdo lëndë
Veç
në dashuri nuk pati fat…
Atëherë
shkruaja poezi
Ai
poezinë e kishte inat
Ndoshta
pse me një varg të ri
E
hidhja grepin dhe më jepte fat…
Ikën
vitet dhe më s`u pamë
Koha
na vërtiti skaj në terr
Po
dikur, për të më thanë
Se qe
ngjitur në karrierë…
Më
erdh mirë natyrisht
Mbetur në udhën time të jetës
Dhe
dashurinë e përmenda sigurisht
Si
pjesë të
gënjeshtrës…
TREGTARË HERONJSH
Ata
menduan,bustin e heroit
Mbi
një kodër ta vinin, sipër shpatit
Këtu
dëgjon ligjërimet e kroit
Sheh
yjet këputur monopatit…
Dhe
pyll është aty pranë
Lëndina
me lule përmbi,
Dielli
lind më mirë nga ajo anë
Hëna
po ashtu lind andej…
Është
e natyrshme ,tha drejtori
Busti
të vihet këtu
Natyrë
e bukur, kodra bleroshe
Turistë gjithashtu…
E
të tjera fjalë u thanë
Jo
ra për larvdinë e për këtë pyll
Jo
t`i heqim kapën, se si flakë
E
djeg atë një yll…
Askush
nuk u kujtua për moshën
Për
germat që shkroi me gjak,
Pa
e ditur se për natyrën
Heroi
nuk vritet aspak…
Ai
vritet për lirinë
Për
njeriun i lirë në të…
Më
tepër se piedestali që ngrenë
Jeta
i duhet,të frymojë me zë…
Po
ata nuk mendonin këtë
Nxituan
dhe e shpërndanë një link lirik,
Ish
vendi më i përshtatshëm thanë
Edhe
për atraksion turistik…
KUNDËR VETMISË
Jam
i vetmuar e pres të më vijë dikush
Të
paktën një zog i vogël
Askush
s`vjen ,në muzg
Dielli
rrëshqet pas malit si gogël…
Me
duar në xhepa eci nëpër dhomë
Thërras
në ndihmë dy -tri melodi,
Dritaren hap për pak aromë
Shkopsitur
për pak freski…
S`kuptoj
shkak e pasojë
Nga
vjen shurdhëri e tmerrshme
Dhe
nata nuk kursen asnjë bojë
Mbi
sqepë malesh në heshtje…
Befas
një dritë ndizet në mal
Zë
i një fëmije u ndie,
Diku
thirri ngutshëm një vajzë
Dashuria
zërin e saj bie…
Nga
gjilpëra të padukshme hapësira
Shpohej dhe rroben e vet shpaloste
Nga
aroma zërash të lirë
Pa
rend si drejt një sosje…
I
isha lutur gjithë ditën fantazisë
Të
gjente një shkas,të më lidhte me jetën
A
thua kisha mbaruar prej mërzisë
Mjaftuan
ato zëra që të ndiznin heshtjen…
LIBRAZHDI NATËN
Unë
rri mbi një kodër,dhe Librazhdi mbi një govatë rri.
Lahet
me Shkumbinin tij.
Lumë
që e përvetësojnë disa rrethe
Vetëm
kur kalon në Librazhd ndien më shumë ethe…
S`janë
ethe sëmundjesh,por ethe malli
Pa
të, do kisha mbaruar për së gjalli…
Dhe
të jesh i marrosur kaq shumë për një lumë
Por,në
kurriz të valës së tij, mendjen shëtita unë…
Me
ledhatime, e herë me furi ma mori
Brodhi
gjithandej dhe veten e lodhi
Dhe
erdh e u kthye po te ky Shkumbin
Në
govatë të tij, Librazhdi lahet e i pastër ndrin…
TI MË MËSOVE GJUHËN E
ZOGJVE
Nuk
e dija gjuhën e zogjve
Nuk
e dija që hapi hidhet në tokë më shpejt,
Atëherë
dhe tani nuk e mendoj që në mendje
Më
strehohet ndonjë varg i ardhshëm.
Eca
në rrugë dhe takova një ëndërr
Që
priste të vishej me shpirtin tim
Mos
më braktis, thoshte kodra në të majtë
S`të
lejohet,thoshte pylli në fëshfërimë…
U
nisa të përktheja erën në nota
Më
shumë qiell në dëshirë,
S`ish
faji jot që nuk ishin aq të plota
Gjërat
që nuk mbushen veç me natyrë…
Por,
për të gjitha,në çdo gjë dhe për çdo gjë
Të
falemnderit Kostenjë…
PËR TY QË SONTE NUK JE
Për
ty që sonte nuk je
Pylli
blerimin kthen në qumësht
Nata
kërkon më shpejt të ecë drejt ditës,
Dhe
përroi aty ka mbetur,nanuritës
Ku
vjen ,çepkat e ik zogu më zërin klithës;
Dhe
ti ndihesh i gjithështrirë
Në
kujtesën përvëluese të mallit,
Jeta
që mbushet me dhimbje paprerë
Të
afron më shumë te të gjallët…
Dhe
mali thotë:S`kam qenë më i lartë se ti
Fusha,më
e gjerë se ti, s`kam qenë,
Dhe
gjelat që këndojnë pa gdhirë
Më
herët se ti nuk janë çuar….
Po
edhe vargjet e mia kaq shumë nuk janë barrëtuar
Kaq
të dobët me qenë, si një vishkull i
hollë që trupin e drurit të prerë mba,
Baba…