E hene, 15.04.2024, 04:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Kabili: Merita Halili - Këngëtare emblematike e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme

E merkure, 12.08.2020, 07:40 PM


Merita Halili - Këngëtare emblematike e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme

Nga Ibrahim Kabili

Eshtë obligim, respekt, detyrim moral, por dhe krenari të shkruash disa radhë për këngëtaren e madhe dhe të papërsëritshme, Merita Halili. Personifikimi më i mirë i saj bëhet nëpërmjet këngës "Lule të bukura ka Tirana". E pa asnjë dyshim, Merita është ndër më e mirat lule, të Tiranës. Ajo është një ndër këngëtaret më të mira jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë shqiptarinë. Eshtë këngëtare e një niveli të lartë, shumë e thjeshtê, modeste si njeri, dhe familjare shembullore. Kjo është këngëtarja me të cilën krenohet Tirana, krenohet Shqipëria dhe gjithë shqiptaria. Kjo është Merita që na mungon prej 25 vitesh, por që është prezent me artin e saj në SHBA dhe gjithë vendet ku ka shqiptar. Ajo është bëre një "ambasadore" e këngës, muzikës dhe artit shqiptar në botë. Vjen herë pas here në Tiranë, për koncerte recitale apo veprimtari kulturore  dhe gjithnjë pritet shumë mirë nga publiku, artdashësit dhe dashamirësit e sajë.

Merita Halili lindi në Tiranë më 5 prill 1966. Shkollën fillore dhe atë 8 vjeçare e kreu në qyretin e lindjes Tiranë, me rezultate të shkëlqyera. Prindërit e kishin pikë të dobët dhe bënë shumë sakrifica për shkollimin e saj. Që e vogël ra në sy prirjet e sajë në muzikë. Krahas mësuesisë, aplikoj për konkurs në muzikë në Shkollën Artistike "Jordan Misja". Fitojë  në konkurs dhe vazhdojë Liceun Artistik. Pas mbarimit të shkollës së mesme artistike me nota shumë të mira, vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve për kanto. Veprimtarinë e saj artistike e filloj që fëmijë, si nxënëse në shkollën 8 vjeçare ku spikati fillimisht talenti i saj. E natyrisht një punë të madhe me të, në fillimet e saj, bëri mësuesi i muzikës Nadi Korça. Merita në disa intervista shprehet me fjalët më të mira dhe punën plot kushtim të mësuesit të saj të muzikës, të të ndjerit Korça. Më pas në krijimtarinë e saj ndikojë shumë dhe kompozitori Muharrem Gurra, me krijimet e tijë muzikore në këngët e Shqipërisë së Mesme. Në Pallatin e Pionerëve dhe Lice ajo u ndihmua shumë kompozitori Robert Radoja dhe muzikantëve të tjerë të një niveli shumë të lartë profesional. Këto bënë një punë me shumë pasion e përkushtim. Falë punës në tyre në Lice, dhe përkushtimit të saj, Merita shkëlqeu si nxënëse dhe doli me nota shumë të mira. Gradualisht, me punë, me pasion ajo u formua si këngëtare dhe bëri emër shumë të mirë në interpretimet e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme, por jo vetëm të tyre.

Një moment kthese për këngëtaren e re qe ftesa si soliste në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1983. Atje pati një interpretim të shkëlqyer duke u afirmuar dhe më shumë si këngëtare. Ky eveniment kombëtar qe një fillim mjaft premtuese për të. Fill pas saj, Merita emërohet si soliste profesioniste pranë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve  Popullore. Ishte e re,16 vjeçare dhe filloj të bënte "epokë" me këngët e Shqipërisë së Mesme. Këtu bie në sy talenti i saj në interpretimet e këngëve Tiranse me një zë melodioz, shumë të pastër e tepër qytetar. Ky qe vendi më i përshtatshëm dhe ideal për "promovimin" e këngëve dhe këngëtares së re Halili. Në formimin e mëtejshëm të saj në ASHKVP ka ndikuar shumë kompozitori  Agim Krajka, dhe kolegë të tijë. Këtu ajo shihet si pasuese dinjitoze e këngëtarëve të mirënjohura: Fitnet Rexha, Hafsa Zyberi dhe më pas të brezit tjetër: Naile Hoxha, Zeliha Sina,  Zan Zyberi, Hysni Zela, Irini Qiriako etj. Merita punojë që e re me to, mësojë shumë prej tyre, dhe u bë një këngëtare dinjitoze dhe u afirmua në skenë si e tillë. Me A.SH.K.V.P. Merita bëri shumë turne në Shqipëri pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë, por dhe shumë zona rurale. Po kështu Ansambli ka bërë turne dhe në shumë vende të botës duke promovuar vlerat e artit dhe këngës së mirfilltë popullore shqiptare. Kudo që shkoi Merita u duartrokit, u shoqërua në këngë me ovacione, dhe u rikthye shumë herë nga publiku n? skenë, pasi ajo trokiste dhe fliste me zemrën e tyre. Kështu rritej me kohën nga ana artistike këngëtarja, Halili.

Rezultatet dhe fama e sajë erdhi gjithnjë në rritje. Në vitin 1995 mori pjesë në spektaklin Gala "12 në Hollivud", krahas 90 këngëtarëve nga gjithë trevat shqiptare dhe diaspora. Në këtë spektakël mori Çmimin e Parë. Ky çmim qe një start tjetër për ecur më përpara.

Repertori i këngëve që interpretoj Merita qe i madh e i larmishëm, ndër të tjera mund të përmendim: Lule të bukura ka Tirana, Lujma belin, Endërrat e mija, Ajka e qumështit, Dy lule pas malit, Qamiles, Fërfëlloj thëllënxa n'ujë, Mori vjollca që çel n'saksi, Trandafilin kur ta dhashë, Shoqëria, Hypi djali në mollë, Zare, Gocë Prezjane, Ujë na iku jeta, Ani mori nuse, Shota, Lum Tirana që t'pat djalë, Çështë ky nushullim i madh, Të shtunën të djelën mrama, Ulu mal të dali hana, Sa bukur na ka dalë nusja, Pipzat, Laje laje kryet si rosa, Doli goca n'penxhere, O moj gocë e bukur, O me sabah kam dalë në pazar, Na leu dielli, Jam unë tetëmbëdhjetë je ti çun i vogël,  O iku goca moj lale, Të vogël të desha, Sa m'ka marrë malli, U bubu moj nanë, Gani Beg Toptani, Mëhalla e Daut Beut, Rituali i nuses dhe i dhëndërrit, Moj thëllënxë moj mitare, Derdimen me halle shumë, Një ditë më del, O Tirana jonë, Zoti ty të vraftë, Tuman kuqe, Dy këngë rome, Aty larg unë shkova, M'ka marrë malli për nënën time, Emine, Mu ke çesmja, Ç'na çudite moj Bukuri, Dorë për dorë, Kjo shoqnia, Këndo moj qyqe, Zymbyli i bardhë, Endërrat e mija, Ke selvitë në atë lulishte, Shtatë zymbylat, Jam bandit një trim i fortë, Çohuni djema shaloni atin, Lum e lum se ja mërrini, S'paske pas një pikë mëshirë, Fryni era e u çel taraka, Karafili si saksi, Te çesma e stanit, Kur pata një lule të bukur, Dil të shoh me sy, Vika deti tallaz tallaz, E jotja jam, Ma gëzofsh jelekun prej ari, Te ulliri i kodrës time, Bishtalecat palë palë, Mihanes, Shamija e beqarit, Sillu sillu botë e vjetër, Atje larg moj nanë shkova, Se çmu dogj kjo zemër, Mori vjollca që çel në saksi, Vetë më the të dua, Karafili në bahçe, Dy çunat e Tiranës, Oj unaza rreth fliriri, Mitrovicës, Erdh pranvera,  Kënga e ushtarit, Moj dashnore të gjykoftë perëndia,etj.

Në dekada  krijimtaria artistike e Merita Halilit filloj të rritej nga ana sasiore dhe aq më shumë nga ana cilësore. Gjatë karierës së saj si artiste ajo ka nxjerr e promovuar:  Në vitin 1990 albumi "Këngë popullore të zgjedhura", në vitin 1992 albumi " Merita Halili", në vitin 2000 albumi "Merita Halili 2". Ajo ka nxjerr dhe këto vidioklipe: Në vitin 2009 vidioklipin "Mitrovica", në vitin 2013 vidioklipin " E jotja jam, i imi je", në vitin 2014 vidioklipin "Tirana".

Siç shihet repertori i këngëve të kënduara prej sajë qe i larmishëm. Shumica e këngëve të sajë janë lirike, këngë dashurie, këngë për vendlindjen, këngë që i kushtohen djemëve fisnik (trëndafilave), vajzave të bukura(luleve), dhëndrrit, nuses , dashurisë midis vajzës dhe djalit, prindërve, shoqërisë dhe rolit të sajë, martesës dhe çiftit, pajës së nuses, veshjes së bukur karakteristike e të veçantë të Tiranës, besnikërisë, etj. Këngë të tjera që janë kundër: Tradhëtisë, dashurisë së munguar, prerjes në besë etj. Merita ka kënduar dhe këngë epike që u kushtohen figurave historike etj. Ngjarja më e shënuar në jetën korcertale të Meritës këto 20 vitet e fundit qe recitali që u mbajt me 27-28 shtator 2019 me orkestrën e madhe të Raif Hysenit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Repertori qe me këngët më të mira në vite të Meritës. Orkestra dirigjohej nga i mirënjohuri Edmond Xhani. Çdo gjë qe e organizuar mirë, dhe Merita rishkëlqeu në folenë e saj. Kënga e saj " Lum Tirana që të pati djalë" i ngriti peshë zemrat e spektatorëve Tiranas por dhe jo  vetëm. Kënga i kushtohet Skerdilajd Llagamit, komandant "Shpendit" Ai mori pjesë në tre luftërat të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-re. Në këtë të fundit ra dëshmor, ideali i tij qe: Bashkimi kombëtar! Me këtë këngë të bërë, nga Merita për Skerdin,u përmbush një amanet e dëshirë e baba Bardhylit për të birin! Babai i Skerdit ka dhe një peng e dëshirë tjetër: Vendosjen e një shtatoreje të djalit në qendër të Tiranës! Merita e bëri të vetën! Shpresojmë që dhe Këshilli Bashkiak ta realizojë dëshirën tjetër për Shtatoren!?

Këngët e Meritës, janë në më të shumtën e tyre, këngë tradite, këngë të tabanit popullor  të Shqipërisë së Mesme. Pikërisht ndjenja e bukur e dashurisë, dhimbjes por dhe e trimërisë e kanë shoqëruar këngëtaren në gjithë karierën e saj. Këngën, ajo e këndon me pasion të madh dhe gjithë fuqinë e shpirtit të sajë. Merita nga fillimi dhe në vazhdim qe vetvetja, e thjeshtë, me zemër të madhe, një vajzë e kulturuar që ruan traditën e Tiranës dhe familjes së sajë. Për këngën është mbështetur në traditën popullore, në muzikën tradicionale dhe të pastër shqiptare duke e ruajtur atë, nga ndikimi i muzikës së huaj. Zëri i saj i pastër, intonacioni i duhur, ruajtja e folklorit dhe e këngës burimore, interpretimi me nivel të lartë artistik, e  bëjnë Meritën një këngëtare të madhe dhe shumë të pëlqyer kudo ku ka shqiptar.

Merita ka dhe shumë bashkëpunime artistike me këngëtar të tjerë me emër në fushën e këngës e muzikës. Ndër të tjera përmendim: Me Shkëlzen Jetishin "Kolazh dasme"; me Eli Farën "Bukuri moj bukuri"; me Artiola Toskën dhe Valbona Memën "Potpuri tiranse"; me pleqtë e Krujës "Potpuri"; me Shqipe Kastratin "Vetë më the të dua"; me Parashqevi Simakun; me Irma Libohovën, etj. E natyrisht bashkëpunimin e saj më të madh e ka me instrumentistin virtuoz Raif Hyseni që është dhe bashkëshorti i saj. Ai është djalë Mitrovice, i shkolluar në Akademi për muzikë, me shumë kulturë, është mjeshtër i madhë në violinë, dhe ka një krijimtari të madhe muzikore. Duke pasur një përvojë shumë të madhe në fushën e muzikës ka krijuar dhe një orkestër pranë Qendrës Kulturore Kenedi. Ai ka krijuar këngë të reja dhe muzikë enkas për Meritën duke qenë kështu një suport i madh i krijimtarisë së saj dhe suksesit të sajë.  Raifi së bashku me Meritën, kanë ngritur pranë Montelair State University, në New Jersey ku dhe banojnë, një katedër të degës së muzikës Ballkanike. Këtu i kushtohet një rëndësi të madhe dhe muzikës dhe këngës shqipe. Historia e tyre në SHBA është një histori suksesi. Shpresojmë dhe besojmë se çifti Halili-Hyseni do të jenë të pa ndalshëm në rrugën e tyre artistike. Do jenë ambasadorët më të mirë të artit dhe muzikës shqiptare në SHBA, në trojet shqiptare, në diasporë, dhe kudo botë.

Merita si interpretuese dhe  këngëtare e muzikës popullore ka marrë dhe çmimet:"Mjeshtër i madh", dhe çmimin nga Presidenti i Republikës "Ambasadore e Kombit". Shpërblimi më i madh për të është vlerësimi i publikut. Ai e do, e duartroket dhe e ndjek në çdo skaj të globit ku shkon. Kritika dhe specialistët e fushës e vlerësojnë me epitete të tilla si: "Mbretëreshë" e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, "bilbil" i këngës popullore, "divë" e këngës popullore, "ikonë" e këngës së Tiranës, etj. Ky është vlerësimi më i madh që të motivon për arritje të reja!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora