Kerko: a
Përparim Hysi: Dora e gjatë e hakmarrjes
E premte, 15.05.2020, 08:30 AM
Dora e gjatë e
hakmarrjes
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Ngjarjet
në këtë tregim i kam marrë pak si copa-copa. Copa-copa dhe këto"copa"
veç i përafrova,sa doli një "kostum" që i rri pas shtatit hakmarrësit
dhe të gjashmëve të tij në histori dhe në jetë. Në këtë tregim (jam i
ndërgjegjshëm që e kam ndërtuar tregimin
në bazë të leximeve si dëshmi të bashkëkohësve shumë të besueshëm), rrëfehen
personazhë historikë që, sa të bardhë janë dukur,aq të zesë dhe kanibalë kanë
qenë me të vërtetë.
* *
*
Ai
që historikisht njihet me atë
nofkën"STALIN" nga pasrevolucionit e deri sa vdiq, ka patur një nofkë
tjetër"KOBA". Unë nuk e di se ç'kuptim ka nofka"KOBA" në
gjuhën gjeorgjiane, por nga bëmat (them nga ato bëmat prej vampiri), i shkon
ajo nofka shqiptare"KOBI". Ishte kob e korb njëherësh. Është e
vërtetë që KOBA,para revolucionit (po themi leninist),merrej me veprime
arriviste, të ashtuquajtura revolucionare dhe jo vetëm u prangos nga policia
cariste, por dhe u internua. Atje, në internim, nuk qe i vetëm. Ishin me qindra,
por unë do qëndroj tek një figurë që,sado larg qe nga KOBA për shkollim,po se
po, por dhe për një shpirt fare të
ndryshëm nga KOBA. E kam fjalën për JAKOV SVERDLLOV. Diametrialisht të kundërt
në formim dhe në ide, aty, në internim ndodhi ajo që në popull thuhet:"Moj
kasolle,ku na mblodhe".
JAKOV
SVERDLLOV vinte nga një familje çifute (po t'i shfletosh mirë fletët e
historisë, has në një fakt shumë domethënës: çifutët e kanë bërë revolucionin
dhe.ILIÇI, u proklamua në krye se ishte rus). SVERDLLOVËT (familje çifute)
rronin në NIZHNI NOVGOROD dhe i
ati,GAVRILI jo vetëm qe gdhëndës me famë,por familjarisht për përmbysjen e
carit. Kur djali i madh (vëllai i madh i Jakovit), doli nga"rruga
anti",babai lëshoi mallkimin dhe e përzuri nga shtëpia në pakthim të
birin:ZINOVIN. Kuptohet se nuk qe aq e lehtë të jetoje pa çati dhe pa të
ardhura dhe,pikërisht, si ogur i bardhë bëhet prezent një personazh tjetër që,
nga brezi ynë (flas për të moshuar e të lexuar njëherësh: u zgjat dora prej
bamirësi shpirtëror,e MAKSIM GORKIT. Që prej asaj dite, ZINOVI u bë djali me
shpirt dhe mori mbiemrin:PESHKOV. Që mos i kthehem më,ZINOVIT PESHKOV, ky jo
vetëm nuk e pranoi revolucionin e tetorit,por u arratis nga Rusia për në
Francë. Atje u bë luftëtar i dëgjuar dhe arriti dhe gradën e gjeneralit.Kur e
pyesnin,të arratisur të tjerë nga Rusia, se ç'marrdhënie mbante me të
vëllezërit SEVERDLLOVË, thoshte:- Unë nuk kam vëllezër.
* *
*
MAKSM
GORKI, një shkrimtar i madh rus (hiq romanin "NËNA") që, sado e
mbështeti revolucionin, ai kishte emër dhe peshë si
personalitet:shkrimtar,poet,dramaturg dhe,pse mos themi,alturist. Emri i tij
lakohet edhe për mbështetjen historike që i bëri atij,TRUFANOVIT,
atij"dhespotit të kuq" që i
dha mundësinë që të arratisej nga RUSIA
përmjet kufirit me Finlandën. GORKI qe zëri fuqishëm në skenat e teatrit rus.
Me dramat e tij dhe të Çehovit, lulëzonte teatri rus.Dhe shpesh artistet që
loznin në këto skena,edhe e humbnin pusullën pas një autori si GORKI.Ja veç dy
momente"dobësie" të GORKIT (unë e dua GORKIN!):- Këtë libër.OLGA
LEONORDOVNA,për ju do ta mbështillja me lëkurën time! A ka kortezi më të bukur
për t'ia bërë një femre? Ose:-Deri sa ti nuk do t'i heqësh sytë nga unë, nuk do
më japësh mundësi që të gëlltis pështymën (për një tjetër, natyrisht). Për mos
shkuar më tej,kur vizitoi AMERIKËN, me vete kishte një nga ato "që nuk ia
hiqte sytë". Por GORKIN nuk e ndërkalla më kot. Se pikërisht aty tek
Teatri rus të pararevolucionit,ishte
afruar një aktore e bukur. Aq e bukur,sa po të futesh në lëkurën e GORKIT, nuk
gëlltisje dot pështymën. E kam fjalën për të bukurën DARJA ALEKSANDROVA. Qe
shumë e bukur.por ishte naive dhe i zinte besë çdo të njohuri. Qëlloi që një
nga të njohurit. i kërkoi në mirëbesim që të fshihte një iibër politik. Kaq
mjaftoi që aktoren e bukur ta dërgonin në syrgjyn.
* * *
DARJAN,
këtë"revolucionare të rrezikshme",e dërguan syrgjyn, po të shprehem
metaforikisht në"kasolllen e madhe" ku,veç tjerash, vuanin dënimin
dhe KOBA,dhe SVERDLLOVI. Që të dy,sa panë DARJAN, u iku nga "damarët"
revolucioni. Filloi emocioni. Të dyve u kullonin sytë: KOBA,brutal në pamje dhe
si egërsirë, dhe JASHA, me atë brishtësinë e njeriut me kulturë e me edukatë tradicionale familjare. Dy burra
në radarët e një femre të bukur e të birshtë që kishte nevojë për mbështetje.
Që të dy,rivalët, ishin të martuar dhe me
nga një djalë secili. Por bukuria kujt nuk i merr mendjen. DARJA zgjodhi JASHA
SVERDLLOVIN dhe KOBA veç u kollit. Ai nuk dinte të falte.
Çudia
vazhdon kështu. Pas internimit,SVERDLLOVI u khye tek gruaja e parë. Stallini
aty në dhëmballë e kishte gati hakmarrjen.Jo vetëm nuk u kthye tek gruaja e
parë.As donte të flitej për atë dhe as për djalin(për çudi,djali iparë i
Stalinit quhej JAKOV) Ai e bëri hasha dhe la ta pushkatonin gjermanët. STALINI
nuk harronte dhe JASHA SVERDLLOVI vdiq nga tbc më 1919.Atëherë qe krah i
djathtë i Leninit dhe Lenini,dinak
edhelparak siç qe, ia la në derë,SVERDLLOVIT,"masakrimin e familje
së Carit". Qyteti EKATERINOBURG u quajt SVERDLLOV. Stalini hakmarrës,sado
gjeorgjian, e njihte afeksionin e rusëve për Carin dhe nuk ia hoqi emrin
qytetit. Qe pak si hakmarrje me"karshillëk". Svjedrllovin nuk e harronte, por as dhe Darien.
* *
*
Por
ç'ndodhi me Darien bukuroshe, kur KOBA është STALIN dhe dorën e ka të gjatë.
DARIEN vërtet e braktisi SVERDLLOVI, por vëllai
i tij, më i vogël,VENIAMINI pa
asnjë paragjykimi e bëri bashkëshorte të tij. DARJA, nëse JASHA do
jetonte, do ta kishte,tani pas revolucionit,kunat. Epo dora e gjatë e KOBËS
veproi: e pushkatuan të birin e
revolucionarit GAVRIL SVJEDRLLOV. Akuza?
Dihet: KOBA për akuza qe si kardinali RISHELE që thoshte:- Më jepni një
emër mbi një letër të bardhë,se e di vetë se si do ta nxijë.
* *
*
Dhe
se kush qenë SVJERDLLOVËT,s'kam se si mos shtoj dhe një fakt shumë
domethënës:ILIÇI dhe anëtarët e BYROSË POLITIKE(dy të tretat çifutë), kishin
marrë mas për vete dhe familjet e tyre,nëse humbnin pushtetin. Kishin kirjuar
"bankën e tyre të fshehtë të
thesarit". Kjo "bankë" me ligota floriri dhe me bizhuteri të
grabitura" i qe besuar gruas të SVJEDRLLOVIT. Po tek SVJEDRLLOVËT u rrit
dhe u përgatit "revolucionari" famkeq,JAGODA, që veç krimeve,kish për
bashkëshorte,mbesën e USTA GAVRLIVIT apo çupën e të vetmes motër të
SVJEDRLLLOVËVE. STALINI dhe Jagodën e vuri në satër. Ta ketë patur vetëm se kish lidhje me
Svjerdllovët. Nuk e besoj. Veç për mos t'i hamë hakën kriminelit Jagoda, kur
prokurori kirminel, famkeqi VISHINSKI i bëri pyetjen:- A je i penduar për
krimet që ke bërë? Ai u përgjigj:- Po. Vnimanje,- bërtiti Vishniski,- shëno i
tha sekretarit,- i penduari po pendohet.- Përse je i penduar? - Jam i penduar që nuk u zhduka një nga një!!!
Tiranë,14
maj 2020