Kerko: a
Drita Lushi: Or? bukurshkrimi
E enjte, 14.05.2020, 02:10 PM
ORE BUKURSHKRIMI
Mbi
librin me poezi të Sabit Abdylit
NGA
DRITA LUSHI
Ndërsa ky libër me ra në
dorë në ver? të vitit të shkuar,munda ta shfletoj e lexoj së
fundmi,në prag të datlindjes së autorit!
Sabiti jeton në Zelandën e Re,po mendja dhe shpirti,kanë mbetur atje në
vendlindje,kujtimet i zgjojnë mall,dhe malli bëhet vargje për shumëçka…
Libri ndahet në gjasht? cikle,1-
Daullet e lagura,2 -Në kopshtin kuq e zi,3-Ku bren Miza hekur,4- Cicmic me
vetveten,5- në krye te vendit,6-fundi i p?rrallës!
Shtrirja kohore e poezive
të p?rfshira në k?te libër është e gjerë,ato janë
shkruar përgjate viteve, që nga 1989, e deri në 2019, dhe tematikat po ashtu
janë të ndryshme dhe të ndërthurura me
gjendjen emocionale të autorit .
Poezia e Abdylit është jo rimuese,por në varg të lire dhe shprehshmëria është
më e gjerë në këtë formë.
Permes poetit,shohim njeriun dhe jeten e tij,madje m? shum? se një poet, lexojmë një njeri, sepse poezia e tij
është e vërtetë,reale, nuk filozofohet as ëndërrohet,ajo ësht? fakti dhe ngjarja hedhur në vargje.
Poeti i k?ndon vendlindjes,motr?s,nën?s,flamurit,Kosov?s,Shqip?risë,t? parëve,fshatit të lindjes,kujtimeve të rinisë,pastaj vetë titulli i librit ka një
titull sinjikativ “Or?
bukurshkrimi”,ndoshta se kujtohen kohrat më të bukura e t? pafajshme të f?mij?ris? e rinisë,sepse ato kohra jan? një poezi e pashkruar.
Poeti shkruan ,kritikon , dënon po asnj?here nuk ështe i ashpër,ai di t? thotë me varg atë që shqetëson shum? njerëz,dhe prek vese shqet?suese,të shoqërisë.
Kur i kendon Kabashit vendlindjes se tij,ai sikur bëhet tjeter njeri,
“jete e çiltër fshatçe,
burrat fjalëpakë
nënat rrisin fëmijët
mbështjellë me bajrak”
Poeti jo vetëm që d?non
veset,por është dhe i drejtë në
gjykim,dhe thot?: “të njoh e nuk mund të hesht” në poezinë “Të njoh”,duke mos b?rë kompromis me veset e ndryshme,ndonse mund t’i njoh? personat;
“K?nga ishte vetë nëna” shkruan autori në poezin? dedikuar nën?s,duke shprehur atë adhurim
të pamatë,për qenien më të dashur në botë!
Ai ka dhe poezi p?rkushtim q? u kushtohen
personave të veçantë me emër e mbiem?r si R.Ymerit,B.Zymberit Kadri
Luzh?s,Haxhi Muhaxherit etj ku shpreh,mirënjohje dhe respekt p?r veprat e tyre!
Gjithnjë autorin e shqetëson
qenia larg vendit:
“…as dimri dimër
as vera verë
larg teje Kosovë
stina e rëndë plumb
as unë nuk jam unë”Tek poezia “Kosovë” autori ka një temp të fuqishëm,të ritmit dhe fjalës dhe
duket haptazi dashuria e tij e munguar,Atdheu!
Tokë e lulëkuqeve- e cilson poeti Kosovën,vulkan,lavë e
valë!
sepse “malli çan shpirtin si heshtë”-shkruan ai.
N? poezinë “Portret njer?zish të munguar” shkruan “…Nuk shitet/nuk shtiret/nuk blihet/nuk di
çështë kleçka..”madje duket sikur e merr malli per të takuar njerëz t? till?,që gjithnj? e m? shumë jan? të rrallë!
Ndersa mbesa diçka speciale për t?,merr krahasimet ma t’bukura në vargje:
”fytyra e saj si diell m?ngjesi,
magji nga qielli zbritur,
ëmb?lsir?,
gurgullim? kroi në mal,
më e bukura fjal?”
Largimi nga vendi yt
gjithnj? ësht? një mund?si ekonomike më shum?, por ka një kosto
t? madhe sepse të mungon gjuha jote,njerzit q? flasin të njejtin alfabet si ty,vendet;
Thonë kur je larg, ke mall dhe p?r ferrat, dhe po keshtu autori nuk ben perjashtim dhe e beson plotësisht kete, kur Sabiti shkruan” Atdheu dhimbja e parë”
Ka plot poezi që mund t? veçosh nga ky libër si: At? ditë kur po nisesha ushtar,Let?r,Gratë(hyjnesha q? nuk braktisin jetën, rilindin e me duart e tyre rrisin),Lule
Maji,N?nëmadhja e për tu mbyllur me “Melodi jete”ku shohim nj? tablo sa vetë jeta,t? dashur si rinia,te çmuar si dashuria dhe t? shtrenjtë si dhembshuria;
Është nj? vëllim i plot? dhe i sakt? poetik,ku ke çfare të gjesh,t? n?nvizosh,të ruash,t? rilexosh dhe të mesosh!
G?zuar DatLindjen Poet e
suksese!
Drita Lushi
Tirane 13 maj 2020