Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shqipnia ka edhe histori!
E shtune, 09.05.2020, 12:58 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI SE,
SHQIPNIA KA
EDHE HISTORI !
DY LIBRA… VETEM DY
LIBRA PRA,..
“VETVRASJA
E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve:
I
pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…
Pra,
të dy i dedikohen Kombit... Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”...
Kështu
thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak
Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”...
Kanë
shkrue per “tituj e lavdi”... Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin
Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985...
Pasuesit
e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo
“histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht,
tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!
Mbasi
të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol
Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir
LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: “Deri
kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!”
I
Madhi At Gjergj Fishta tha dikund...: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”...
–
Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue... O Perëndi...
Edhe
unë po vazhdoj: Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at
copë që ka mbetë... Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit
piramidat... Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende
pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të
djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.
Ku
ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja... Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue
me doren e vet Hitlerit: “Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend
Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim...”
Këta
rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.
“Një
Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!
Po
vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia, Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në
harten e Ballkani!
Melbourne, Maji 2020.