Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Gjon Pali II e Shqipnia
E enjte, 23.04.2020, 02:48 PM
Nga Fritz RADOVANI:
27
VJET…
PAPA GJON
PALI II E SHQIPNIA…
E
kujtoj kështu, në Kathedrale të Shkodres…(Foto A. Nenshati)
25 PRILL 1993...
Fati
i Tokës sonë që thirret Shqipni, dhe i Shqiptarve të Gjergj Kastriotit, asht
kenë i lidhun për Eshtnat e Klerit Katolik Shqiptar, gjithmonë besnik ndaj
Papës dhe Vatikanit, pra, që në ekzistencën e Katoliçizmit në Shekullin e Parë
të Epokës së Re. Kjo besniki e Klerit dhe e ndjekësve të Besimit Katolik në
Shqipni asht vlersue dhe vlersohet nga të gjithë Papët e Kishës Katolike
Botnore. Merita historike i përket Alpeve sëpse, Ata Male e kanë pague ma
shtrenjtë se kushdo qendresën tue fjetë me armë në nënkrejsën shekullore të
cungës apo, të gurit palatuem, gja që e dëshmon gjaku i derdhun rrëkajë ndër
ato vise heroike.
16
Tetor 1978, si Papë në Vatikan nga Polonia erdhi Gjon Pali II, kur endè zgjedha
komuniste ishte mbi Popullin Polak dhe, të gjithë Lindjen komuniste. Që në
1980, Ai tha se, karrshi tokave të lame me gjak Shqiptarësh në Jugun e Italisë
n’ Otranto, ku u bane betejat e famëshme kundër pushtuesve turq, “asht prap sot
një popull i vogël që po vuen shumë nga diktatura tjetër, asht Populli Shqiptar,
për të cilin unë lutem përditë.”
Ai
vjen në Selinë Botnore të Katoliçizmit Dymijvjeçar në Romë, kur komunizmit
totalitar “Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”, Ky dhe vetëm Ky, asht
misteri i Madhështisë së Tij, sëpse askush para Tij nuk ka mujtë me kuptue sakt
anën shpirtnore të Njeriut në sistemin totalitar e, me i zbërthye prangat e
tiranisë komuniste me tri fjalë: “Non abbiate paura!”, “Mos keni frikë!” Ai
njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij
i vjen Liria!”
Kujtoni
për një moment takimet dhe bisedat me Reagan dhe Gorbaçov. Asnjë takim nuk asht
ba në bazat e rraketave, bunkeret, nëndetëset apo zonat e fluturimeve kozmike,
por në dhomën e pritjes së Papës Gjon Pali II, në një tavolinë kuadrate, të
lëmutë, të bardhë, të pastër dhe të shndritëshme siç ishte Ai vetë, ku,
mbështetëshin vetëm katër duer që porsa lidheshin Burrnisht njena me tjetrën:
“Nënshkruenin marrveshje paqe e dashnije të pakufi për mbarë Njerzimin!” Ky
ishte Papa Polak Karol Vojtila që ndryshoi Historinë Botnore!
Në
Kathedralën e Shkodres së dhunueme Papa Gjon Pali II tha: “Historia endè nuk e
ka njohë atë që ka ngja në Shqipni. Pra, të dashtun Shqiptarë, drama e juej
duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan!
Asht
e domosdoshme që Europa mos të harrojë!”…
25
Prill 1993 në Tiranë, perballë Kastriotit Papa tha:
”Shqipni
qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”…
“Në
vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e
thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave ku,
dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.
Këtu
kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi
shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.
Ajo
që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në
historinë e njerëzimit.
Drama
e Juej Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe
asht e domosdoshme që Europa mos t’Ju
harrojë.”
Dhe,
në mbyllje Papa tha: “Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu
Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj
kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm.
?Vetëm
kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga
konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”
Europa
pra, duhet ta dijë o sot, ose kurr mendimin e Papës Polak: Pikrisht, kur
Shqipnia edhe i perket Asaj… Dhe, Dardania asht prap perballë “ricoptimit”...
?Papa
perkufizon se: “Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit,
të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”
Mendoj
se, Bashkimi Europjan sot i kujton mirë Fjalët e Papës Gjon Pali i II! Po,
fatkeqsisht sot Shqiptarët e Shqipnisë e Dardanisë, s’ka kush i drejton
n’Europë. Qeveritarve i asht ba truni rilindje komuniste, sllave, anadollake,
greke, droge...
E
mbi të gjitha: Pabesije!..
Melbourne, 23 Prill 2020.