Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një vlerësim i At Gjergj Fishtës
E shtune, 25.04.2020, 01:18 PM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas disa vjetësh:
NJË
VLERSIM I AT GJERGJ FISHTËS:
Afrohej
fundi i vitit shkollor në Gjimnaz “Illyricum”të fretënve në Gjuhadol të
Shkodres.
Dyert
e atij Gjimnazi janë kenë të hapuna për të gjitha besimet dhe krahinat e
Shqipnisë. Mund të vazhdonte shkollen aty kushdo, pa asnjë paragjykim.
Në
klasat e maturës një nga profesorat kishte dhanë një temë hartimi për me pa
sesi paraqitet gjendja e studentave, mbasi po afrohej fundi i vitit. Mbas një
jave kur profesori i kishte qortue hartimet hyn në klasë sëbashku me At Gjergj
Fishtën, i cili aso kohe nuk jepte mësim por, kishte lexue disa nga hartimet ma
të mira...
Porsa
At Fishta hyn mbrendë, nxanësit u ngritën dhe, profesori urdhnon nxanësit me u
ulë ndër banka, At Fishta, tue drejtue gishtin nga nxanësi Qemal Draçini,
thotë:
“Qé
nji talent!., e, pra, ky talent asht Qemal Draçini.., të lumtë!”...
Ky
ishte vlerësimi i At Gjergj Fishtës për Martirin e ardhshëm të Kulturës
Shqiptare!
Qemali
dha Shpirt n’tortura të sigurimit shtetit në Shkoder, me 10.10.1947, 24 vjeç...
Shenim F.R.: Qindresa heroike e
studentave Myslimanë të shkollave fetare Katolike në Shkoder, tue fillue nga
Muzafer Pipa, Qemal Draçini, Osman Kazazi, Arshi Pipa, Myfit Q. Bushati, Rasim
Gjyrezi dhe të mjaft vajzave të shkollës së Motrave Stigmatine, perballë
sigurimit të shtetit komunist barbar e vrastar, asht kenë i papersëritshëm..,
jo vetem, në Ballkan, po ai qendrim Atdhetar, nuk njihet as në Boten moderne!
Melbourne, 25 Prill
2020.