Kerko: a
Gjon Keka: Drama heroike ''Skanderbeg'' nga Joseph Freiherr von Auffenberg
E enjte, 07.05.2020, 03:15 PM
Drama heroike ''Skanderbeg'' nga Joseph Freiherr von Auffenberg, botim i vitit 1844
Nga
Gjon KEKA
Ajo
që është me rëndësi këtu të nënvizohet është se autori pas rikthimit të Gjergj
Kastriotit në Krujë ,ai në skenë me anë të veprës e sjell Gjergj Kastriotin me
veshje arbërore ,si një Gjergj arbëror europian si në karakter ,në vepra ,në
heroizëm dhe në jetën e tij prej lideri e vizionari.
Autori
poashtu përmbledh gjithë virtytet e tij dhe guximin si dhe bashkimin si element
thelbësore dhe të përzemërt të Gjergjit të Madh.
Sepse
sikur që thuhet ai pasi bashkoi arbërorit në Kuvend filloj ofenzivën e tij dhe
luftën kundër armiku.Dhe patjetër se fitoret ishin bindëse ,ngase krahët e tij
dhe të shokëve fisnor të tij që lidhën besën në Kuvend ishin krahë të
shqiponjës që ai e ngriti lartë në Krujën -në shkëmbin ku qëndron mburoja dhe
mësimi i atdhedashurisë, heroizmit dhe lidershipit vizionar.