Kerko: a
Fritz Radovani: 1985 – 1991, 185 të vrarë në Shqipninë e veriut
E marte, 05.05.2020, 04:52 PM
182 PERSONA
KUSH
I VRAU MBAS
1985 VETEM N’VERI?
1985 – 1991 NË SHQIPNI TË VERIUT JANË VRA 182 PERSONA…
Nga Fritz
RADOVANI
Kudo që të veni kambën
në Token Shqiptare, Aty ka një të pushkatuem nga komunizmi barbar e gjakatarë!
As sot, as kurr nuk kanë me u dijtë Vorret dhe Emnat e Atyne fatzezë!
Aty nga viti 1993 ishe
kurjoz me dijtë të verteten se, cila asht arsyeja e vrasjes së njenit prej
Fisit tim në vitin 1948.., të pakten si asht shkrue nder dokumenta?!.. Shkova
në degë të mbrendshme të Shkodres dhe i tregova rojes. Ai thirri një oficer që
kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë
dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na
asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i
Fretenëve i kthyem në burg se, “dje me daten 11 Mars 1948, asht pushkatue, dhe
mos sillni ma ushqime!”... Pra, nuk dijshim asgja ma shumë per Ate, deri në
vitin 1992. Ai më çoi në një zyrë ku nuk kishte njeri.
U ula tek një tavolinë dhe
aty oficeri i panjohun per mue më solli një blok të trashë të përgatitun me
disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se: “Këtu janë të gjithë emrat e
Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 duke ikur
në kufi.”
Oficeri iku dhe më la
vetem... E hapa blokun tue shikue Ata Emna të mjerë... Dhe fillova me lexue
emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit
alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë (jo të
gjithë) kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte
pushkatue në Shkoder. Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha
më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne.., ose i kishe ndigjue si Fise po,
nuk i kam njoh kurrë se jam kenë fëmijë, p.sh., ishin emna nga Kazazët,
Dedëjakupët etj...
Nga fundi i atyne
listave të pafund mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen
krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra t’ armatosun dhe me
lirue të burgosunit e Spaçit.., etj., dhe që mjerisht edhe Ata i vrane.
Tue lexue të vramit në
kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës së re të Bahrije Manit, që kur e vrane
sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra, tek antena e Kuçit. Mu kujtue edhe
emni i djaloshit Pllumb Pllumbaj.., per
të cilin u ba edhe protesta në Shkoder në 1990.
Listat vazhdonin mbas
vitit 1985 deri në 1991. Kjo gja që per mue ishte e pandigjueme dhe krejt e
pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim asnjë nga këta gjyqe!
Listat vazhdonin me data
dhe vendet ku janë dënue dhe vra.., deri vonë.
Dyshova per ndonjë gabim
shenimesh mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë,
Pogradec, Sarandë etj.., që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se
ishte nga Veriu kryesisht nga Malësitë. Rasësisht erdhi oficeri dhe e pyeta tue
i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetët që kanë kalue unë, nuk
kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma
naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit
1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as
nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!
Ai më shikoi dhe më
besoj, se unë po i thojshe të verteten, dhe nuk ngurroi fare me më tregue ate
që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja
që edhe Ai ndjente per ata vrasje! Gati si në të marrun goje më nguli sytë e
tha: “Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin
ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një
gjyq “i thënçin” dhe, gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose
“veprimtari armiqësore” dhe mbasi i ekzekutonin i sillnin në fshatin e vet dhe
prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim.., ose janë vra duke luajtur nga
pakujdesia me shokë, apo e ka vra një shoku i vet padashje.., etj. Kështu,
familja e persekutuar, duke mos mundur që të kerkoi të verteten e vrasjes në fshatrat e thella malore, apo
fshatarë kulakë... Kanë humbur djalin!”...
***
Thonë disa...: “Ramiz
Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!”
?Prandej, vazhdon me kenë edhe ky si shokët e vet
terroristë... “Hero...”!!
Po në gjithë Shqipninë
sa ka vra Ramiz Alia, kështu si në Shkoder e në Veri!!?
?Po,
listat e plota të të vramëve nder kufijë kur do të publikohen?..
- KURR..!!
Kurr... Shqiptarët nuk
do të mësojnë të verteten!.. Kuvendi Popullor heshtë!
Europa zgerdhihet!
Rusët, serbët, grekët, turqit e italianët adhurojnë “rilindjen” vrastare!
“Shperbamja” e Shqipnisë
vazhdon të recitohet si gjithnjë, nga tradhëtarët e Shek.XXI..!
Po, kerkesa per një
“Nuremberg” tashti, a do të zbatohet në kupolen e krimeve të Shek. XX, n’
Europë.., me emnin “Shqipëria Socialiste” ?!
Melbourne, 5 Maji 2020.