Kerko: a
Azgan Haklaj: Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujëve të NATOS
E premte, 20.03.2020, 07:55 PM
Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujëve të NATOS
Unioni
Artistik i Kombit Shqiptar uron shqiptarët e Maqedonisë për gezimin e dyfishtë
Kujtesë
Votoni me 30 shtator për
Maqedoninë Europiane, në Nato dhe BE
Nga
Azgan Haklaj
30
shtatori është një ngjarje madhore për
Maqedoninë por në menyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por dhe për
historinë e Kombit Shqiptar, për vetë peshën që ka vota e shqiptarëve tani në
këtë referendum, ndryshe nga ai i viteve 91.
Shqiptarët
kësaj radhe do përcaktojnë rezultatin dhe se me pjesëmarrjen plebishitare në
votim dëshmojnë realisht sa janë dhe me votën pro, përcaktojnë kahjen Europiane
të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetëformues e i rreshtuar
pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike e BE-së.
Vota
e shqiptarëve ka peshë të madhe dhe radhitet me dinjitet përkrah evenimenteve
më të mëdha historike të Kombit Shqiptar.
Kjo
besëlidhje shqiptare, referendare unike eshtë simotër e Besëlidhjes së Lezhës,
Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Vlorës
e Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kaçanik.
Në
Nëntorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Otomane,
shpalosi Flamurin Kuqezi dhe bashkë me lirinë konstruktoi shtetin Arbëror në
aleancë të ngushtë ushtarake e politike me Fuqitë përendimore, Mbretërinë e
Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.
Në
Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) shqiptarëve të
Maqedonisë u takon fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre
vulën e përjetshme në projektin madhor panshqiptar dhe Euroatlantik, për një
Maqedoni e Shqipëri Europiane.
Po
përse është kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të
Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit?
Shqiptarët
janë faktor shtetëformues në këtë Republikë të vogël nga territori por tepër të
rendësishme në pikëpamjen gjeopolitike të Fuqive të mëdha.
Republika
e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë
artificiale e Jugosllavisë titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e
mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin
jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale.
Maqedonia
është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe
etnogjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në
Ballkan.
Perendimi,
Nato dhe BE i ka djegur kartat diplomatike ruso- sllave të cilat hartuan
skenarin e shpërbëries së saj.
Pas
luftës për të drejtat universale, politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e
arritja e Marrveshjes së Ohrit, ajo që ju intereson më së shumti shqiptarëve të
Maqedonisë nuk është shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e
status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla - Gruevski, por një
Maqedoni Europiane, anëtare e Natos dhe Bashkimit Europian.
Referendumi
i 30 shtatorit që vulos të ardhmen e Maqedonisë është një bonos i merituar të
cilin SHBA-Natoja- BE u bajnë
shqiptarëve të Maqedonisë e mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave
shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perendimor të shqiptarëve.
Vota
plebishitare e shqiptarëve, përcaktuese për një Maqedoni Europiane do të ndaj
në dysh nyjën gordiane e do të mbyllë përgjithmonë Kutinë e Pandorës ku ruhen
prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Naçertania, Megalidheja dhe
neootomanizmi.
Për
të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një
kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.
Shpirti
liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në
Maqedoni.
Rreshtimi
i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës perendimore janë
produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të
ardhmen historike e fatin e Kombit.
Me
30 shtator shqiptarët duhet të votojnë për identitetin kombtar e rrenjët e
lashta historike europiane të Kombit
Shqiptar.
Për
korifejtë e tyre që u prinë përjetësisht
në rrugën historike.
Ata
duhet të votojnë për emblemat e ndritshme të Shqipërisë Europiane, Gjergj
Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shen Terezen.
Për
Arbër Xhaferin, për prijësin e tyre, strategun e luftës dhe arkitektin e paqes
Ali Ahmetin.
Me
dt 30 shtator kryeqyteti i dardanëve, Shkupi është kryeqyteti shpirtëror i
Kombit tonë.
Të
gjithë shqiptarët janë në këmbë për të brohoritur ngadhnjimin e lirisë e
demokracisë, për të thirrur solemnisht në simfoni fitore.
Unioni
Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje vallazërore shqiptarëve të Maqedonisë
edhe atyre që jetojnë në Diasporë ;
Ngrihuni
në kembë si një trup i vetëm, me krenari kombëtare e përgjegjësi të lartë
historike dhe me votën tuaj plebishitare vendosni Maqedoninë në krah të
Aleancës së lirisë, SHBA e BE.
Nderojeni
Kalorësin e lirisë Gjergj Kastriotin që ju pret madhështor në Sheshin e tij
përballë Kalasë së Shkupit
Shpirti
i Kombit e lutjet e Shen Terezes janë me Ju.
Shkëputur nga Libri im "Gjergj Kastrioti- Moisiu
Ynë".
Shkruar me rastin e Vitit Jubilar të 550- vjetorit të
kalimit në amëshim të Heroit Tonë Kombëtar.