E marte, 15.10.2024, 08:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Besar Shkëmbi: Kujtojmë Tahir Lush Berishën

E merkure, 01.06.2016, 07:11 PM


Sa here te kujtohen zgjedhjet e para per parlamentin shumepartiak te Kosoves, kujtojme edhe renjen e te madhit Tahir Lush Berishen, sepse fletevotimet e atyre zgjedhjeve u nenshkruan me 26 Maj 1992 me gjakun e kuq te tij.Mua dhe Tahirit ne agun e asaj dite na e kishin zene priten para shtepise se tij me crast nga forcat serbosllave, por me banim ne Kosove,u vra nje polic dhe nje tjeter u plagos rende por per fat te keq i vdekur mbeti edhe Tahiri pak para dyerve te oboriit.

Andaj per Tahirin qe e pata fqinje dhe heroizmin e tij shkrova disa poezi nga te cilat 4-5 cope po ua sjelle ketu duke e pekujtuar edhe pervjetorin e 24 vjetorit te renjes heroike te tij.

 

Ne zemer gure kullash kishte

E sheh Tahirin

Ta vrame

Do ta vrasim edhe per se vdekuri

Rubrika e Tij

Do te mbetet e zbrazet

Ne ditarin e shkolles

E sheh Skenderit

Po ia thejme eshtrat

Cope-cope do t´ia bejme gjymtyret

Gruaja do t´i bredhe rrugeve

Si Trashja

Pajtimit do t´ia kallim djepin

Per Maxhinin mos kerko nuse

Per te s´do te bie lodra

Ate do ta tredhim

Veshket do tía prishim

Keshtu I thane nene Shkurtes

Policet ne burg

Ate dite qe ia vrane djalin

Becarin e nenes

Mesuesin

Donin ta coptonin nje zemer plake

Donin ta plasnin nje zemer te plasur

Donin ta thyenin nje zemer nene

Por Ajo per inat

E forte ate dite qendronte

Me e forte se mizoria

Me e forte se egersia e tyre

Ne zemer gure kullash kishte

Po s´i ngjane Tahirit

M´i vrisni edhe keta

U tha nene Skurta

Dhe ngriti koken larte

Krenare se krismen e armes se Tij

E degjuan te gjith kullat

Te gjitha bjeshket

E degjuan Londra,Gjeneva e Parisi

E degjuan Moska e Berlini

E sa per Tahirin

Ai do te varroset,tha,se se ben

Ai eshte I te gjitheve

Shoket do ta varrosin

Kengetaret do t´i kendojne kenge

Poetet do t´i thurin vargje

Te mirit te nenes

Becarit te nenes

Dhe sa here t´i kujtoje Kosova

Zgjedhjet e para

Mbi varrin e Tij

Do te hidhen tufa lulesh te fresketa

U tha ata dite qeneve te Serbise

Nene Shkurta-burreresha

 

BISEDE ME NJE DESHMOR NE DITEN E PAVARESISE

 

17 Shkurti dite e re

ti nuk je n´darsem me ne

s´jemi bashke per te festuar

kete dite te shenuar

 

Per cfare darsme e ke fjalen

e cfare dite te shenuar

mos per kete ne derdhem gjakun

mos per kete kemi luftuar

 

Ne luftuam per bashkim

jo t ´na ndajne perseri

kesaj here per gjithmone

k´saj i thua ti liri

 

Shoket tone luftetare

shkelen lehte mbi gjakun tone

u shendrruan n´liberale

duke na ndare pergjithmone

 

Per nje nate u pasuruan

e se cajne koken fare

per femijet mbete jetima

qe ne rruge shesin cigare

 

Ballperball luftam me shki

per nje flamur

e per nje Shqiperi

 

MESUESIT

Kush me tha se te kane vrare

Kush me tha se ti ke vdek

Genjeshtaret me genjejne

N´vargun tim jeton per jete

Se t´ka marre plumbi ne ball

Per liri ke vdek me thane

Konstandini pas shtate bjeshkeve

Galen shkon ta merr ne t´pan

Ka mbete zbrazur n´ditar t´shkolles

M´thane rubrika e lendes tende

Genjeshtaret me genjejne

N´mendje t´nxenesve jeton ende

Nuk ka liri pa nje Shqiperi

Ti nje dite u pate thene

Genjeshtaret me genjejne

N´zemra tyre zuri vend

Edhe n´vargun tim u fute

i jep gjak e peshe e con

Genjeshtaret me genjejne

T'i s´ke vdek ende jeton

NE FEMIJE UNE NUK MARRE GJAK

(Tahir Lush Berishes)

Plaga e mocme pa m´u mshele

plage te reja prap m´ke cele

gjuhen shqipe ma ke share

buken n´magje ma ke marre

Para syve m´i ke vrare

babin nenen e t´vetmin djale

ma ke share nenen ne varr

dhe me tej ti prap ke shkuar

cike e grua m´ke dhunuar

pastaj kullen ma ke kalle

nuk me le as gje per t´gjalle

Pasha gure e pash shkrepa

pasha buken e femijet ne djepa

Pasha shqipen ne flamur

pasha kullen bere me gure

pasha nusen muros n´mur

Pasha telat e ciftelse

pasha kenget e trimerise

pasha fijet e lahutes

pasha plaget e Oso Kukes

prapa shpines nuk te vras

n´pike te dites te godas

Nene e babe per t´i share

ne femije une gjake nuk marre

s´mle ndergjegja ja shqiptare

per t´dhunuar nuk dhunoj

jam fetar e nuk guxoj

por keto qe m´bere ti

kurre per jete s´ti beje hallall

pa ta fal nje plumb ne balle

 

FEMIJE KISHTE REVOLEN DHE NXENESITE E TI

(Tahir Lush Berishes)

Shprusheni zjarrin

se i zjarrte ai ishte

me te madh se trupin

zemer e shpirt i kishte

Egersia tij matej me butesine

kur fliste e rrinte me mikun

zjarre e vrer villte ai

kur fliste per armikun

afersia e tij bashke me dashurine

shprehej kur fliste me nxenesit

e n´kolektiiv me shoqerine

Nxenesite ne klase me sy i ledhatonte

ndersa n´kolektiv me gjithe cka dallonte

i martuar s´ishte e s´kishte femije

i pjekur ne mendime edhe pse i ri

femije kishte revolen dhe nxenes

 

PRAPE TA DRIDHIM BEOGRADIN

Mire e di Koshtunica

se s´vras naten as s´vras tines

balle per balle i dal armikut

jo ne terr po n´pike te dites

Ne gjithe boten u hap lajmi

u zgjua i kuq sot Leshani

ra n´altar nje shqipe mali

u zgjua jerem Sllobodani

Prap ta dridhim Beogradin

si ta patem dridhe nje here

ujku vec qimen e ndrron

e zanatin as nje njenjehere

Mire e di Bogdanoviqi

edhe gjithe vicat e tjere

Mitrovica ishte imja

edhe do te jete perhere

D o t´fluturoje prap shqipja malit

bashke me tjerat ngrite nga varret

T'i bashkojnë trojet shqiptare

Do t´luftojnë bashkë me të gjallët


Mare nga Selman Etemi me rastn e 22 vjetorit te renjes heroike te Tahir Lush Berishes

Selman Etemi: Pavdekësia e Dëshmorit Tahir Berisha

| E Merkure, 28.05.2014, 08:09 PM |

NË 24 VJETORIN E PAVDEKËSISË SË  DËSHMORIT TAHIR L. BERISHA

NGA SELMAN ETEMI

Viti 1992, kur ishim mësuar të shijonim (gati) vetëm erën e barotit serb – sllavo - sundues. Jo që nuk kishte trima e atdhetarë të gatshëm të flijohen për çlirim nga pushtuesi. Por (dhe) ishte kohë, që mëdyshja por dhe hamendja e një pjese jo të vogël, se edhe nën hijën e gurit sikur gjënin “flladitjen”. Pjesa tjetër përjetonte të zitë e ullirit. Rrahje, malltretime e dhunë, burgosje, bastisje, plagosje, vrasje; mbyllje shkollash, helmime, kthim të ushtarëve në arkivole; në të kundërten e kësaj, populli shqiptar demostronte kundështinë ndaj gjithë kësaj. Të thuash, pjesa më e shtypur por më rezistuesja, ishte Arsimi shqip i çdo niveli. Jo vetëm që u ruajtën, por u forcuan themelet e Shtetit të Kosovës. Por, dhe vitet e 90-ta ishin kthesa e vet popullit të tërë, që Vendi kërkon të zotin e vet.

Të gjitha këto, të ngulitura në shpirt, në mendje e zemër, i kishte që më kohë Tahir Lush Berisha. Si student, por dhe më vonë si arsimtar, çdoherë me vepra konkrete kundërshtonte sundimin e huaj në Tokën Dardane.  I brumosur me ndjenjen patriotike, kulturën e historinë kombëtare por dhe trimërinë, nga vet Familja, e sidomos nga babai Lushi, u bë ushtar (pothuaj) i parë i UÇK-ës.

Pikërisht atëherë kur pushtuesi mendonte se, shqiptarët nga shtypja e terrori u bënë “të urtë”, pushka e Tahirit i bindi me të kundërten. Ishte 26 Maji i vitit 1992, kur Dëshmori  i Kombit Tahir Berisha i tregoi armikut, se Dardania dhe Populli i saj shqiptar ka luftëtarë të zotë dhe po i dalin në mbrojtje. Në këtë luftë të armatosur, e, që për Tahirin nuk ishte e para, sepse edhe dy vite më parë qe plagosur në ballafaqim të armatosur me policët serbë, këtë herë një e la të vdekur dhe tjetrin të plagosur rëndë.  Leshanit të Haxhi Zekës iu shtu edhe ky Hero i Kombit, që me veprën e vet heroike i dha zemër por dhe një siguri vet popullit, se Atdheu i paska çlirimtarët e vet. Ndjenja e sigurisë u mboll gjithandej, e sidomos tek mijëra nxënës e studentë, se, arsimtarët e tyre, pos me dituri, edhe me pushkë do ti mbrojnë ata dhe Kosovën në përgjithësi. Kurse armikut i futi frikën në palcë. Punëtorët e nxënësit serbë, bashkë me drojtorin e tyre të dhunshëm e lëshuan shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë. Shumë më të rralla na ishin vizitata e policisë serbe në këtë shkollë. Gjaku i arsimtarit Tahir, u bë ngjyrë shkruese e vet historisë kombëtare nga nxënësit e vet, të cilët i la që ta vazhdojnë rrugëtimin e mësimzënjës pa Të, por më të sugurtë në vazhdim. U bë vet vlera e Kombit. E ndërroi gjën më të shtrejtë – Jetën, me Lirinë që ne po e gëzojmë sot.

-Lavdi të qoft Tahir Berisha!

-Nderim sakrificës Tuaj!

-Të falënderojmë për diturinë dhe edukatën e mbjellë tek breza nxënësish!

-I falëmi nderit Tuaj, që të patëm forcë në mbrojtjen e Shkollës Shqipe kudo në Kosovë!

-Të mbesim mirënjohës përjetë, për  bujarinë, miqësinë, besnikërinë e sinqeritetit që pate!

-E, patjetër, të falënderojmë për gjithë atë punë të mirëfilltë kombëtare që bërë me nxënës në shk. “Azem Bejta”, e, që i trishtonte nx. e  pun. serbë e malazez!

-Ti ishe Ai që, 11 ditë para se të bëhesh Dëshmor Kombit, deshte të vrasësh policët serbë mu në oborrin e shkollës,

-Ty të patëm më të guximshmin,  dhe, në ditën e intervenimit policor në shkollë, bëre fotografi, të cilat i ruaj edhe sot,

-Asnjëherë nuk ishe pa revolverin që e mbaje nën krah, dhe thoje: ...kjo shkollë don zotë, se armikun e ka brënda...

Të patëm të tillë siç e  kërkoi Kombi.

Lavdi e përjetshme sakrificës dhe gjakut Tënd, o Dëshmor Tahir Berisha!

Falënderim e respekt edhe Familjes së Tahir Muratve (Berisha) nga Leshani i Pejës, për këtë Luftëtar dhe Dëshmor Lirie që i dhuroi Kombit!

LAVDI!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora