Kulturë
Nebi Dragoti: Duke ecur udhës me Uitmanin
E diele, 29.05.2016, 11:04 AM
NEBI DRAGOTI
DUKE ECUR UDHËS ME UITMANIN
Esse
Dëshirë e kujtdo është kjo: duke ecur udhës të flasësh me Uollt Uitmanin…Bukur, sa bukur me poetin e madh të shekullit tetëmbëdhjetë të udhëtosh në autostradën e poezive të tija me vargun e gjatë pa rregulla strikte metrike, pa rimë e ritëm. Autostradë mendimesh e meditimesh. Uitmani rimë e ritëm ka koncepte filozofike për jetën njerëzore pa dallime rracash e ngjyrash, ka dashurinë dhe respektin për njeriun e çdo gjuhe, e çdo kombi. Uollt Uitmani është poet demokrat, është poet i mendimit që ka vlerë në shoqëri dhe politikë, sepse…Melodia e lirës së tij poetike është në unison me këngët e shpirtit të popujve reflektuar nëpër vite e shekuj; është ëndërra e popujve për liri, prosperitet, paqë, vëllazërim e harmoni sociale. Pena e tij poetike rrok hapsira tokash e qiejsh, fusha , male, lumenj, dete, oqeane. Nuk ka horizont për poetikën e tij…Syri i mendjes sheh në pafundësi… Në varg ka përsëritje fjalësh dashurie, që kanë peshë për jetën. Kjo teknikë vargëzimi i shton vlerën, e bën njësh me natyrën; kështuqë, Uitmani është poeti plot dritë në fushën madhështore të poezisë; është mëngjes i kthjellët pranvere lulesh, ngjyrash e aromash. Duke ecur udhës me Uitmanin, unë e dëgjoj atë, se, Ai, në vjershën “Ty” u drejtohet të gjithëve, jo vetëm mua: “O i huaj! Kur, duke ecur udhës, takohemi/ E do që të flaç me mua, pse të mos më flaç?/ dhe pse të mos flas ty unë?”. I dashur krijues, ndal dhe ti këtu! Të lutem , kupto dhe metaforën time!... Duke ecur udhës me Uitmanin…