E premte, 29.03.2024, 06:20 AM (GMT)

Kulturë

Dedë Preqi: Kuvendi mbjell arën pa opozitën

E premte, 27.05.2016, 07:39 PM


KUVENDI  E MBJELL ARËN  PA OPOZITËN  IA GJUAN FARËN

Nga Dedë Preqi

Sëcili Kuvend është jo fuksional, nëse nuk  mirret si argument edhe vota e opozitës për të miratuar ligjet si të kompletuara, prandaj, ecja drejt një drejtimi të tillë, që nga ky çast dhe më herët Kuvendi i Kosovës, nuk e realizon me sukses rrolin e vet, duke ditur se farën që po e mbjellë, frytët e saj nuk dalin të shëndosha, të cilat si pasojë po i korr qytetari i vendit.

Në fakt ky është një koncept i njëanshëm të bënim vetëm një vërejtje të njërës palë, sepse brenda këtij koncepti duhet të mirret parasysh edhe ana tjetër tehut të kësaj shpate të mprehtë, e cila po ther pa mëshirshëm dhe po e lëndon tërë procesin e trupës shtetërore, sikur që është Kuvendi i Kosovës, Institucioni më i lartë i shtetit.

Opozita e Kosovës, si duket e ka humbur rrolin e vet, që të realizojë me sukses shtigjet e një gjerësie  opozitare, sidomos kur ajo u trupëzua  në dy pjesë, apo më shumë dhe çfarë drejtimi do të marrin, kur linja e tyre ka ndryshuar, e cila nuk është në gjendje që të mobilizohet në mënyrën e duhur dhe autoritative, edhe pas atyre shenjave që japin në sipërfaqe, duke kundërshtuar dy pika kyqe, atë të Demarkacionit dhe të Asosacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës.

Prandaj, i tërë diskrecioni është se a do të mund të fuksionojë Kuvendi i Kosovës pa opozitën, dhe a mund të miratojë ligje pa prezencën e saj, vetëm përmes numrave që posedon në Kuvend?

Duhet ta dimë të gjithë se,  Kosova nuk e ka vetëm një hero në kuptmin e vertetë të fjalës për shtetformimin e saj, të gjithë kemi dhënë nga pak, por ata që kanë derdhur gjakun, janë frytet dhe simbolet e kësaj lirie e shteti demokratik, dhe rrjedha e kësaj kryevepre të madhe nacionale mos të abuzohet, duke u mbështetur  vetëm në fatin e ndonjërit, të cilit sot i vie për dore me luajt me fatin e popullit të vet dhe fatin e shtetit të Kosovës, që një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.

Populli i Kosovës e ka kaluar kalvarin më të rëndë dhe ka paguar më të shtrenjtin çmim, që i bëhët një populli për ta fituar lirinë e vet njerëzore dhe nuk është dorëzuar lehtë, atëherë sot në këto kushte, nuk duhet lejuar të bie nën nivelin e kronikave dhe shantazheve të pamerituara, që të zhvishet nga parimet e saja tradicionale, si një popull historik dhe më i vjetër në Ballkan.

Pse sot nuk fuksionon si duhet Kuvendi i Kosovës? Në rend të parë, duhet filluar nga kuvendari deri te  rroli i deputetit me sjelljet e tyre të pandërgjegjshme, duke dëshmuar se rroli i tyre nuk është në fuksion të shtetit dhe në shërbim të popullit, por fuksionet e tyre duken si konstrukte, që përgaditjet i bëjnë për nënçmimin e njëri-tjetrit, opozitë-pozitë, të cilët jo vetëm  që nuk lënë përshtypje fare të mira nga qytetarët e vendit, por duke u mbeshtetur në rutinën e tyre , ska dyshim se një keqpërdorim i tillë me shtetin dhe fatin e këtij populli, nuk lind ndonjë ide e qartë që garanton se do të ndjehët një e ardhme më mirë e vendit dhe qytetarëve të saj.

Kosova duhet të mburret me rininë që ka në gjirin e saj, e cila është shtylla kryesore e vendit dhe pasuria e resurseve tona njerëzore, që duhet shfrytëzuar me kujdes të veqantë, për ta krijuar mundësinë dhe realizuar atë, që vendi jonë disponon një bazament të fuqishëm dhe të rëndësishëm për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të vet. Në këtë pikpamje shteti i Kosovës, për veq se ndihmohet nga kjo gurrë e shëndetshme e rinisë së saj, ajo mund të zhvillohet dhe shpejtohet më hovshëm në proceset, të cilat po e presin me radhë.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës dhe politika kosovare nuk duhet të përjetojë befasi nga të tjerët, që të na i rregullojnë punët tona, apo të cilët i kemi në favorin tonë dhe anasjelltas, kur janë prezente përçarjet brenda shtëpisë tonë dhe anëtarëve të saj. Ndër të tjera, kur përgjegjësit kryesor të vendit, i abstrakojnë mundësitë e brendshme për zgjedhjen e nyjës së problemeve kyqe, atëhere gjithçka bie në vullgarizëm, në banalizëm dhe në cungim të shtetit ligjor dhe funksional.

Dhe, nëse efektet e natyrës kuvendore shkojnë në këtë mënyrë jo parimore,  jeta e Kuvendit bëhët vetëm ironi,  thashethënme dhe jo seriozitet, njëherazi duke futur dhe miratuar ligje „turr e vrap“ , vetëm sa për të thënë emrin e tyre dhe pa miratimin e gjitha palëve në Kuvend, në këtë rast pa prezencën e opozitës, manëfund krijohet  vetëm një përshtypje fatale e këtij populli dhe shteti, në të cilin përvidhën dhe depërtojnë edhe shumë gjëra tjera, që nuk i përkasin një shoqërie të shëndetshme demokratike dhe funksionale.

Qeveria aktuale e krijuar nga dy partitë e mëdha PDK-LDK,  së bashku me minoritetet, tani përtani e kanë  barrën kryesore dhe nuk duhet hyrë në hak me popullin e vet, i cili qëndron një kohë të gjatë duke pritur, por akoma nuk e gjenë mbështjetjen e duhur ,  për të pasur një mirëqenje normale  në kushtet e sotme dhe nga kjo pakënaqësi  pjesa dërmuese e popullit i muar rrugët e shpresës romantike, të cilat e dërguan në kahe të ndryshme dhe të pa sigurta, duke mos ditur as vet se në çfarë drejtimi.

Prandaj,  humbja e shpresës së popullit në këtë mënyrë nga një qeverisje e dobët, është  më shumë se humbje e vizionit dhe kapacitetit të një shteti. Dhe në këtë kontekst rrjedhin tronditjet e shtetit, duke marrë parasysh kundërshtitë dhe pakënaqësitë e vazhdueshme që disponon populli me njerëzit që janë bartës kryesor të Institucionëve të vendit, në krye me kuvendarin, kryeministrin dhe kryetarin e vendit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora