Kulturë
Artesa Osmanaj: Rrëfimi i një jete të imponuar
E enjte, 26.05.2016, 08:42 PM
Vështrim letrar
Rrëfimi dokumentar i një jete të imponuar
(Bardhyl Londo, ‘’Jeta që na dhanë’’ roman, Botimet Toena, Tiranë, 2o13)
Nga Ma. Artesa Osmanaj
*Londo, mjeshtër i letërsisë dokumentare
Bardhyl Londo, njëri ndër protoganistët më produktiv-cilësor të letrave shqipe të kohës së komunizmit dhe sot, pos krijimtarisë poetike, prozaike dhe publicistike, në vitin 2o13, vjen me një roman I tipit të fushës së memoarit.Me anë të kësaj vepre ka sjellë para lexuesit dokumentimin, kujtimet, refleksionet e tij dhe brezit te vet rreth çështjes së cenzurës, luftës për të mbetur njeri, trajtesën e poetëve nën diktaturën komuniste, heshtjen, etj.Ky roman është reflektim i një force morale të artistit-njeriut, përballë një sistemi , i cili s’e la të bënin jetën e tyre ashtu siç deshën, por ua dhanë një jetë imponuese, prandaj e kurorëzoi me titull domëthënës ’’Jeta që na dhanë’’. Brumi narrativ i librit është i ndarë në shtatë kapituj (nëntituj) dhe në fund nje vështrim letrar.Ngjarja në roman është reale dhe protagonist ka veteveten si hero kryesor duke filluar rrëfimin me vendlindjen, Përmet, jetën studentore në Tiranë, jetën si mësues, punën si gazetar në gazetën’’Drita’’ qoftë si gazetar, redaktor dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
*Një rrëfim për veten, provincën dhe diktaturën
Të shkruash për veten është një shpatë me dy teha.Të shkruash për veten është më shumë se përgjegjësi për një kohë që ke përjetuar, ngase krijuesi është I rrethuar me njerëzit, kohën dhe pushtetin.’’Por, letërsia nganjëherë I ngjan gjuetisë.Ndodh që ciftja të të pëlcas në duar dhe të vritesh ose krejt padashje të vrasësh mikun tënd të ngushtë dhe pastaj të vuash gjithë jetën një dramë të papërballueshme’’(fq.11).Dhe me këtë mendim që në hyrje të këtij libri dokumentar, autori ka dhënë shenja njerëzore-fisnike, morale për atë çfarë rrëfen dhe shkruan.’’Unë kam vendosur të rrëfej.Unë do të dëshmoj në emër të Fjalës, të Fjalës dhe vetëm të Fjalës. Dëshmia ime do të jetë e vërtetë dhe vetëm e vërtetë’’(fq.13).
*Jeta e dhënë’’
Në këtë vepër monumentale do ta quaja, Qysh në titull; “Jeta që na dhanë”, Londo lajmëron lexuesin, studiuesin, që kemi të bëjmë me atë çfarë na dhanë të tjerët karshi përballjes me betejat që ishin të shumta, të papritura, të pamerituara, të pakëndshme dhe të parezistueshme, por që fuqia shpirtërore-morale kapërcen edhe këta kufij, këto brigje të egra të jetës. Londo ështe vetë kryehero, vetë kryepersonazh, vetë narrator. Londo rrëfen dhe dëshmon. Mendojme se sa është rrëfim fjala e tij, po aq dëshmi e kohë së diktaturës që ai jetoi, ngase ai lidh situate, ngjarje me njerëz te artit, kulturës, politikës siç janë; Enver Hoxha, Ramiz Alia, Xhevahir Spahiu, Dritero Agolli, Vath Koreshi, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Zija Cela, etj. Prandaj, ky libër kalon kufirin e kujtimeve dhe bie në fushën e letërsisë dokumentare. Londo me një rrëfim të thjeshtë, pa egzagjërim, pa hipërbolizim, pa stilizime të tepërta hap portën e shpirtit të ndrydhur që nga vendlindja, Permeti, duke vazhduar me studimet në Tiranë, mandej punën e imponuar në Zhepë, si dhe punën si gazetar, redaktor i kulturës në gazetën “Drita’’ deri te posti i kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Autori qysh nga studimet nis të takohet me modelet e imponuara, të pandryshueshme, modele që s’duhej të dilje jashtë tyre, njëri ndër ta kallëpi i sapunit që prodhohej në Rogozhinë, ishte i pari dhe mbeti deri vonë si furnizim I vetëm për gjithë Shqipërinë. Qenia njerëzore e asaj kohe shkonte vetëm sipas asaj që vinte si rregull nga komunistët.Njerëzit ndërtesat pesëkatëshe, idetë çdo gjë ishte sipas “kallëpit” socialist. Vendlindja për të gjithë mbetet vend nostalgjik e i dashur, por provinca i han njerëzit e talentuar dhe të mëdhenjë. Edhe Londo përkundër faktit që ishte talent dhe student i mirë e detyrojnë të vie dhe të punojë në Përmet. “Londo ka qenë i lidhur fort me Përmetin, me vendlindjen e vet. Këtë lidhje e shihte dhe tek bashkëqytetarët e vet, që herë pas here ktheheshin në vendlindje. Mentor Xhemali ishte i pranishëm në çdo koncert që zhvillohej çdo vit në 24 maj. Njerëzit e këtij qyteti kishin një lidhje që donin ta mbanin dhe të përjetshme. Kur dikush vdiste larg Përmetit, e linte amanet që ta varrosnin në vendlindje. Diçka misterioze, gati e pashpjegueshme, i shoqëronte banorët e kësaj treve. Londo vëzhgonte me kujdes si komunikonte shpirti i vjetër i qytetit me banorët e vet” Kujtim Mateli .Londo, përkatësisht intelektuali në Shqipëri ishte viktimë e provincës dhe viktimë e diktaturës. Ai ishte një shpirt krijues me një horizont të gjerë krijimi, por gama e tij, ëndrra e tij, nuk lejohet të shpërthejë më larg, pos deri në vendlindje, në Permet. Ai në një rast shpërthen se shkruari; ‘’Atë do të ma imponojnë të tjerët, sepse I isha borxh atij qyteti, sepse ai më kishte dhënë të drejtën e studimit, sepse edhe atje si në të gjithë vendin duhej të kishte patjetër shkrimtar(fq.32). Transferimi i Londos për në fshatin Zhepë, një fshat me kufi me Greqinë ishte një diskriminim njerëzor, një thyerje e shpirtit krijues për artistin e fjalës.’’Atje kishte nevojë atdheu për mua’’(115) . Autori rrëfen se kishte rënë në kurthin e provincës, atij po ia vrisnin ëndrrën, dëshirën dhe synimin e jetës, prandaj i zhgënjyer me jetën, provincën ai shkruan’’Provinca ishte një cenzurë e pashpallur, por vrastare dhe e pamëshirshme’’(fq.79). Kështu autori rrëfen se për dy vjet qëndrimi në Zhepë, qëndrim i dhunshëm, s’kishte shkruar asnjë varg, ngase i kishte munguar motivimi. Transferimi i Londos në Zhepë nga ana e sekretarit të partisë së Përmetit ishte një privim lirie, sepse atje e duan ta shohin kinse të shkruajë libra të bukur. Arsyetim absurd! Ky transferim ishte një vrasje e ëndrrës se Londos, e shpirtit të tij krijues, pra ishte një zhgënjim total për London.
* Londo, përjetues i një jete të imponuar dhe cenzuruar
Me këtë vepër, autori na ka dhënë një rrëfim aq kuptimplotë sa sikur prek nyjën më nevralgjike të shpirtit të thyer të një intelektuali që është viktimë, por qendron, nuk dorëzohet, I bë ballë furtunës se sistemit që nuk falte, por ‘’vriste’’ ëndrra jetësore. Autori ka dashur t’ua thotë një të vërtetë lexuesve se jeta e imponuar që ia ofruan, ia kanë shkurtuar krihët e fluturimit në zenitin e krijimtarisë, në vlugun më të mirë të jetës. Kështu ironia më e madhe e autorit është kur thotë; ‘’Unë isha I detyruar të lexoja jo ashtu sic dija unë, por ashtu siç ma diktonin ata që sipas Kafkës e bëjnë ligjin jo siç duhet, por sçi ju duhet atyre’’(fq.68). Autori jap shembuj të rrugës krijuese kur bie në sprova të mëdha; psh kur vetë ndihet i prekur në një rast kur mundohet t’i ndihmojë shokut të vet, kompozitorit, Aleksadër Peçit, i cili iu desht ta ndryshojë dy vargje të një kënge të njohur, pra iu imponua nga njerëzit e sistemit për ta shfaqur atë kompozim. Falë mençurisë se Londos arritën ta ruajnë deri diku origjinalitetin e këngës, por ishte një cenim i krijimit. Aleksander Peçit iua kërkua që këngës “ A kanë ujë ato burime” t’i ndryshoheshin dy vargjet e fundit : “shihemi me gojë s’flasim s’I dhurojmë nuk pëlcasim”. Keqtrajtimi I njerëzve të çdo sfere ishte rëndë siç ndodh me Lilo Pafillaxhiun, Petraq Poplin dentistin e Përmetit etj. Mandej dërgimi I Londos si gazetar në Greqi me një grup artistesh, përgjimi që ia bënin tërë grupit ishte një privim e mendimit të lirë. Përcjellja e sigurimit shqiptar në çdo hap, me kë rrinte, c’bënte, cfarë nuhaste etj ishte nje zhgënjim I thellë .Shkrimi dokumentar i londos gërshetohet herë pas here me kujtime, mbresa, rrëfim I aty përatyshëm, informacion të gjerë për kohën, ngjarjet, njerëzit në kohën e komunizmit. Dinjiteti dhe personaliteti i artistëve, poetëve shkelej me pretekstin që atij s’duhej t’i rritet mendja, fuqia mbetet tek populli tek “kallëpi “ i pandryshuar, komunizmi. Ky roman dokumentar shpalos një jetë të një intelektuali të viteve 7o-90 ku jeta në diktaturë ishte përcaktuar nga të tjerët dhe çdo gjë që gëlonte, kishte krijuar një model, një ‘’kallëp sapuni’’’’ ku sipas këtij modeli duhej të mendonin, të jetonin, të hanin, të pinin, të dashuronin, të martoheshin të gjithë’’(177). Pra ky protoganist është simbol i qindra intelektualëve të tjerë në Shqipëri. Autori kurrë nuk ishte vetvetja, kjo ishte ironia dhe zhgënjimi më i thellë. Cdo nëntitull apo ta quajmë kapitull është rrëfim në vete, por një kapitull i rëndësishëm është rrëfimi është ‘’Takimi me fajtorët pa faj’’, pra takimi i Londos me poetin dhe shkrimtarin e njohur rus, Jevtushenko. Aso kohe fuqia e shkrimtarit ishte e madhe, por sistemi ia priste atë fuqi, e urrenin për publicitetin që kishte.Atij ia hulumtonin edhe biografinë, gjenezën, andaj sikur kriteri biografik ia përcaktonte hierarkinë e vlerave. Shkrimtari kalonte në teh të shpatës dhe shpesh shpata ishte e mprehtë qe preu edhe koka poetike. Rasti me prekës , na rrëfen Londo, ishte me poetin e talentuar Vilson Blloshmi, ose më saktë poezia e tij, ’’Sahara’’ që ia mori kokën, jetën nga pushteti diktatorial, pra në shekullin XX ndodhi një inkuzicion në Shqipëri.P oezia e tij kishte vlerë dhe fuqi, ajo sfidonte kohën, andaj eshe autori I saj e pësoi me jetë. Nonda Bulkën rrëfen autori se si i qethën kokën në Degën Ushtarake dhe e nisën në zborin pesëmujor në Grehor të Gjirokatrës. Londo në këtë libër në asnjë rast nuk shfaqet narrator neutral, por reflekton një qëndrim burrëror, një opinion për fytyrën dhe zhvesh maskën e sistemit totalitar në Shqipëri. Ndërsa në kapitullin ‘’Lirika dhe brezi I humbur , shpalos mendime për vitet ‘ 8o-ta, ku ishte I detyruar t’I imponohej një jete të egër krijuese, një jete të mbyllur brenda kufijve të vendit, por edhe kufijve shpirtërorë. Prandaj, “Jeta që na dhuruan”, është jeta e një njeriu dinjitoz kur ‘’njeriu u shndërrua në kafshë pune’’, jeta e një shkrimtari , I cili u përkul për të mos u thyer, (fq279) shkruan kritiku Agron Gjekmarkaj në fund të librit.