Kulturë
Luan Kalana: Për ty Shqipëri
E diele, 22.05.2016, 01:23 PM
Luan Kalana
PER TY SHQIPERI
vjersha per femije...
1-ALBANIA
Tokë-fjalë,buron nga zemra,
qënie e shenjtë si shpirti,
himn-ninullë e këndon nëna,
me vjetër se ç'është Hëna,
yll në tokë shndrit si ari,
bota e thërasin Albani..
Albani je emëri ynë,
pagëzuar ne Histori,
gjyshërit tënd qenë Ilirë,
njerëzit e parë të planetit,
kur nuk kishte Euorpë,
mbushet dheun PELLAZGI.
Jemi vëllezër të një peme,
me rrënje degë te lashta,
nga një Nënë e nga një Babë,
fise me gjak shqiptari,
Kosove e Arbëri,
Camëri dhe Mali i Zi,
nga Tivari në Manastir
një gjuhë ,një komb,
një flamur me shqiponjë,
je një,e përjetshme,
e pavdekshmja Albani.
Sa të "mëdhenj"e paqesorë
janë shqiptarët, pyesni ?!
"kur njoha shenjtoren "Teresa",
e dua më shume,Shqiprinë",
ka pohuar Bill Klintoni !"
Jemi zogjt e Shipes,
kudo kemi ngritur foletë,
në qiell e në tokë.
Ne Itali e Greqi,
ne Amerike e ne Australi,
në të gjithë kontinentet,
gjen gjurmë shqiptari,
flasim shqipen denbabaden,
mbesat,nipërit mburen me ty,
flamuri kuq e zi
e madherishmja Albani.
2- SHQIPERISE
I falem per jete
-I falemi, Nënave tona shënjtore,
Baballarëve tanë, Heronj e punëtore
Grave tona, Matka te familjes Hyjnore,
Fëmijve tanë, Princesha e Princë Arbnore,
Mbesave dhe Niperve, trashëgimisë kombëtare !
-I falemi Tokës Shqipetare,
trojeve tona të shtrenjta shekullore,
i falem Flamurit kuq e zi, të lyer me gjak,
simbol lirije dhe bashkimit vëllazëror,
i falem gjakut te Dëshmoreve!
-I falemi Shqiptarizmit,
fesë universal, , te bashkimit të shqiptarëve,
i falem emigrantëve që hiqen zvarë,
që mbajnë gjallë rrënjët, gjuhen shqiptare,
për Paqen i falem çdo qenie të gjallë !
-I falemi dhe popullit Amerikan,
Demokracisë, mikpritjes bujare,
që na mbrojtën nga djajtë tokësoë
për mbijetesën e lirë njerëzore,
që ne të ndjehemi si n'vend tone.
-I falemi pa dallim të gjtha feve,
besimeve të njerëzve mbë anë,
por mbi të gjitha, Shqipërisë,
që është, Zoti mbi Tokë !
-Bija/ Biri juaj, -Amin
3- Shqipatarizmi nuk do te vdese
-Krenohem me mbesat Shqiptare
që lindin e rriten mërgimtare,
që flasin e këndojnë shqipen,
fluturojne në valle si sorkadhe.
-Krenari me shqiponjat arberore,
nuk harrojnë foletë Shqiptare,
për Albanian janë Ambasadore,
s'ka në botë si princeshat Shqiptare!
-E shenjtë vatra,familja Shqiptare,
që mban gjallë traditat ametare,
mbesa,nipër gjenerata fitimtarë,
s'do vdesë trashëgimia Shqiptare!
lumeka..
4- Prehem per ty Shqiperi...
....prehem per Ju, familjet tuaja dhe te gjihe..
Prehem çdo ditë për ty,Njeri,
Prehem për Fëmijën e barkut,
të shohë dritën e diellit,
Prehem për të vobegtit,
mos ketë të sëmurë,
që shtrirë ,lëngojnë,var zbuluar,
të mbeten në këmbë, të gjallë ,
vetëm duke i uruar.
-Me fjalën,vargun e lirë,
fal urata,jap bekim,
t'u ngjiten në mendje,
shpresë,besim,
jap ilaçin e shenjtë,
Zemër!
-Të këndon poeti,pa ditur ti,
lexoje do jesh tërë energji,
do të çelen sytë,
s'do jesh si më parë,
ja sa thjesht Prehet poeti,
për ty,të mbetesh Njeri ,-Amin !
5-GJAK SHQIPTARI
Dallgë detesh, oqeanesh pa mbarim,...
ik e ik si Odiseja vetëm në emigrim,,
ku s'kemi fluturuar meteor,dhe prapa Diellit,
nga toka e shenjtë,ne vendin e bekuar,
kushedi ngado perplasemi,do behemi hi...
Jam pa fole, shtegëtar,,,por me Atdhe,
qytetar me pasaporta shtetesh ne xhep,
nga e keqja kam ndërrur dhe emër,
ne gjithë gjuhet e botes,merrem vesh,
me Shqipen ,gjuhën e Nënë,shaj dhe therres !
Jam nomad,kam Vatan,qytezë germadhash,
me emrin Kalana,një gur do të gjeni,
në Korçë ,"Parisin" e vogel , ku kam lindur,
ne Tirane, Kryeqytetin tim, ku jam ritur,
në Devoll ,ku u shtova si koshere bletësh.
Jam ai qe kam qene,besomni jam Njeri ,
kudo qe te vete ,edhe në Jupiter,
ADN-ja ime është gjak shqiptari,,
testamentin e kam lene per së gjalli,
ca fjalë zemre,epitaf vjershëtore,
Flamurin e Kombit,shqipen dy krenare,