E shtune, 27.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Kryeqeni, qenushja, qeni

E shtune, 21.05.2016, 03:50 PM


NEBI DRAGOTI

KRYEQENI, QENUSHJA, QENI

Satirë politike

I dëgjoni të lehurat?! Lehin të tre. I mbajnë iso kryeqenit me të lehurat. Mbrojnë njëri-tjetrin me lehje e teknika qensh. I tundin bishtat njëri-tjetrit. Janë “qenë” që nuk zihen për kocka siç bëjnë qentë e tjerë në të vërtetë. Janë në një familje ( familje “qensh” ta quajmë), pavarësisht, se janë qenë me dy këmbë, me dy duar dhe të pafytyrë.Kryeqeni është i rrezikshëm, të përlan; poqe se ka të bëjë me proçesin e kriminimit, të korrupsionit e të mashtrimit. Nuk është i sinqertë e nuk ka moral, dhe ka në plan të parë kujdesin për prapanicën e vet dhe prapanicën e gufuar të qenushes e të këlyshëve të tyre. Duhet thënë ,se kjo familje rron në mes të mirave dhe bollëkut; dhe rron ,kështu, pa punuar, përveç kryeqenit, që është votuar jo për të qënë”kryeqen” dhe për t’na shitur mend duke tundur vithet si kurvë e keqe…Qen, po, ama, qen është. Kjo familje qensh ka vila e vila të papara. Qenushja e tij nuk punon, por për çudi, ka pasuri përrallore.Burimet e vënies së pasurisë, nuk tregohen, janë të nëndheshme. Të gjithë këtë pasuri luksoze të jetuari, kryeqeni ia detikon qenushes, se, siç duket ajo marrka dy-tre rroga të majme pa dalur fare nga shtëpia. Qënka tepër e zonja, tepër fantastike etj. etj. Si grua mbreti e kaluar gruas së mbretit qënka bishtdhelpra me kurorë flokësh, hijerënd në ecje qenushja e kryeqenit, e veshur krejt në ar edhe në të përbrendshmet. Ka prona…ka toka në vendet më piktoreske për të kaluar jetën, për t’u lumturuar në pikën më kulminante, që nuk e njeh as historia njerëzore. Dhe, përsa i takon qenit, në të vërtetë, është qen i rracës më të mirë.Është qen i ardhur nga jashtë, qen i jashtëzakonshëm.Këtë qen , që ka, ia kanë zilinë të gjithë, rretheqark. Qen “namuslli, sqimtar… ujk e kaluar ujkut”. Ha si qen, harxhon si qen, leh si qen, se , fundja, qen është…Konsumon shtatëdhjetëmijë pare të thata në muaj. Të luan mendja e kokës: shtatëdhjetëmijë pare të thata, tamam sa për të ndihmuar tre-katër familje të varfëra që, heraherës,  u mungon dhe kafshata ditore e bukës. Dhe … kryeqeni, qenushja, qeni e kanë shaluar kalin fluturues dhe as u shkon mendja fare për këtë problem. Fluturojnë rrugëve me makinat më të mira për të drekuar sa në një lokal në një tjetër. Me vota qenin e bën kryeqen. Ah, sikur mos të kishte rrisk jete në asnjë vend të Botës kjo rracë e tillë qensh, në fakt, tepër e neveritur. Sa mirë, sa mirë do të ishte Bota pa qenë të tillë!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora