E diele, 28.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Njeriu ky mashtrues i madh

E marte, 17.05.2016, 08:08 PM


Njeriu ky mashtrues i madh

Nga Ilir Muharremi

O mik i drejtë, kujdes nga njerëzit sepse ata mashtrojnë. Sa herë që ulem me ndonjë batakçi pyes: kur do të më mashtrojë?  Këtë kujdes të parë e kam fituar nga njerëzit, të mashtrohem, ose të rruhem ose të mos rruhem nga mashtruesit. Ah sikur të kisha kujdes të madh nga njerëzit, si mund të ishte gjah (spirancë) për grepin tim. Do të isha rrëmbyer mjaftë lehtë dhe ky fatalitet dominon tek unë: jetoj pa u ruajtur nga njerëzit. Në mesin e turmës, njeriu mund të vdesë nga etja, por duhet të mësoj të pijë në të gjitha gotat, kurse ai që kërkon të jetë i drejtë, duhet të valvitet edhe në baltë, ose të lahet me ujë të ndotur. Shpesh i them vetes, e pranoj, si ngushëllim: “Bëhu i fortë, vetëm përpara, kjo është veç  fatkeqësi, kënaqu me këtë fatkeqësi, pranoje si pjesë të fatit, kështu ndjehem më lehtë.”  E kërkoj lojën e bukur të jetës, por loja duhet luajtur si duhet, këtu nevojiten palaço të fortë.  Palaço të zotë kemi kudo, ata thurin dhe recitojnë bukur, dëshirojnë të vërehen nga të tjerët, shpirti i tyre vuan nga kjo dëshirë. Ata prezantojnë veten dhe pranë tyre secilit do t’i pëlqente pak jeta sepse të shëron nga dhimbja. Mos u lidh fortë me njerëzit sepse dëshirojnë që edhe t’i të jesh pjesë e spektaklit komik. Mashtruesit nga njeriu i drejtë kërkojnë të mësojnë besimin në vetvete, ushqehen me perceptimet e njeriut të drejtë, por nuk i zbatojnë sikur ai. I besojnë vetëm mashtrimeve tua që kanë të bëjnë me ta.

O mik, kujdes nga të urtët sepse as ata nuk më dolën aq të urtë, aty gjeta ligësinë e tyre më të vogël. U çudita sesi për mashtruesit ka të ardhme! Kjo i bie të dish të lozësh, por jo, mos u bëjë palaço sikur ata. Macja e egër, duhet të bëhet tigër, zhaba krokodilë, sepse ti mik i drejtë je gjahtarë i mirë dhe të nevojitet gjah i fortë e i mirë. Por, edhe të mirët kanë një frikë tejet qesharake: të këqinjët i quajnë demonë. Njeriu i mirë duhet t’i afrohet madhështisë, e në madhështi nuk ka shumë mëshirë. Madhështia për njeriun është diçka e tmerrshme. Andaj, të mirët dhe të urtët do të arratisen nga nxehtësia e madhërishme në të cilën luan njeriu i fortë dhe i drejtë. Nëse takoj njeri të drejtë ndonjëherë, prapë do të dyshoja, sepse madhështinë do ta quaj demon, sikurse mbinjeriun e Nietzsches. “Unë dyshoj se do ta quanit mbinjeriun tim demon”, shprehej skeptik ky filozof. Ai qe lodhur nga njerëzit e mirë, superiorët, u tërhoq dhe vazhdoj drejt mbinjeriut. Të mirët rrojtën me makijazh dhe vazhdojnë kështu, por unë kërkoj të ulem me ta duke u ndjerë i huaj në mesin e tyre, sepse asnjëherë nuk mund t’i njohë.

Kafsha është më e mirë se njeriu sepse ajo nuk e di ç’kuptim  ka mashtrimi, e djeshmja dhe e sotmja. Ajo përdorë mashtrimin për mbijetesë, më pas kur ngopet nuk e përdorë, kurse njeriu sa më i ngopur aq më i rrezikshëm bëhet. Kafsha vrapon, përtyp ushqimin, pushon, ripërtyp ushqimin, prapë vazhdon së vrapuari që nga mëngjesi e deri në darkë, ditë për ditë është ngushtë e lidhur me gëzimin, andaj ajo nuk njeh mbingopjen. Por, njeriu këtë pamje e mohon, sepse krenohet që është njeri dhe vrojton me sy lumturinë e vet dhe të njëjtën e dëshirë si kafsha, të jetoj pa mbingopje. Njeriu ka të ngjarë me kafshën dhe dëshiron ta pyes: “Pse nuk di të mashtrosh t’i sikurse ne njerëzit?”. Dhe, kafsha po të mundte do ta bënte të njëjtën gjë duke ju përgjigjur: “Kjo ndodh për shkak sepse unë në çast harrojë atë që dua ta pohoj, larg qe mashtrimi tek unë”. Vërtetë, ajo harron aty për aty, madje edhe këtë përgjigje e harron, kjo e çuditë njeriun mashtrues. Kafsha tretet në të tashmen, e harron historinë dhe nuk e di të ardhmen. Ajo nuk mund të mashtrojë, vetëm t’i besoj njeriut mashtrues. Ajo nuk di të shtiret, nuk fsheh asgjë, dhe në çdo moment është plotësisht ajo që është, dhe nuk ka se si të mos jetë e ndershme. Përkundrazi, njeriu gjithnjë duhet të rritë forcën e mashtrimit, me qëllim që të mbijetojë. Njeriu në natyrë është si krijesë më e dobët , por më e aftë në mbizotërim. Si u bë kjo? Mposhti pushtete budallenjsh, kishte aftësi mashtrimi.

Ja edhe një arsye për njeriun mashtrues. Mashtrimi përdoret për të fituar ose përfituar. Atëherë, Nietzsche-ja kishte të drejtë kur të dobëtit i quajti fitimtarë. “Kështu pra të dobëtit dhe të sëmurët shfaqen si më shumë simpatikë”, shkruan ai. Përse? Pranohen në rreth si “më njerëzorë”, posedojnë më shumë shpirt, janë zbavitës, dhe për ta zbukuruar edhe më shumë Nietzsche vazhdon “të sëmurët e kanë shpikur shpirtligësinë”, por për mashtrim dhe përfitim, kurse në anën tjetër kafsha e sëmurë tretet në sëmundjen e saj, pajtohet me këtë fat. Ka më shumë sinqeritet te ajo. “Të sëmurit dhe të dobëtit kanë për vete magjepsjen”, thotë ai. Zgjojnë më interesim se të shëndetshmit dhe krejt diktatorët (mashtruesit) qenë pak të sëmurë. Ata qenë të sëmurë në disa epoka të tyre: trazimet e mëdha, lakmia pas pushtetit, dashuria, hakmarrja....

 

Mashtrimet e grave

 

Së fundi mashtruese është gruaja! Pothuajse gjysma e  njerëzimit është e dobët, e paqëndrueshme kur bëhet fjalë për gruan. Gruaja ka nevojë për një forcë të kapet njeriu pas saj, pastaj lind martesa, tani humb dashuria, shtohen taksat, rriten çmimet, lind fëmija, gjë të cilën e përdorë gruaja. Vini re. Gruaja mashtron rrezikshëm. “Gruaja i bënë të dobët të fortët”, shkruan Nietzsche për të vazhduar “Ajo mbretëron kur arrin të nënshtrojë të fortët”. Gruaja qysh nga lashtësia ka komplotuar me tipat dekadentë, kundër të fortëve dhe zbutjen e pushtetarëve, ose marrjen e pushtetit mbi kurrizin e tyre. Bëhet fjalë prapë për mashtrim. Te kafsha në moment mbingopje ajo tërhiqet nga mashkulli si dhe mashkulli nga femra. Kafsha ka më shumë sinqeritet këtu. Çfarë është burri për gruan? Është vetëm një mjet, kursi gruaja për burrin është loja dhe rrezik, prandaj burri fillon të ndjenë dashurinë për këto dy gjëra. Ai në vete mashtrohet sepse tenton të luajë me zjarrin. Por, burri i fortë stërvitet mirë për këtë luftë. Në momentin kur dashuron ai mashtron unin e tij, ndjenë një plogështi në shpirt, vetja më nuk ndjen interesim për lartësinë. Nuk ka grua të ëmbël, ndonëse nëse ekziston prapë është e hidhur. Burri është fëmijë dhe gruaja i kupton mirë fëmijët, burri donë të lozë, ai fillon të mashtrohet nga gruaja. Gruaja sulmon me dashuri sepse kjo e tmerron edhe luftëtarin më të fortë. “Burri ka frikë gruan kur ajo urren, sepse në thelb të shpirtit burri është thjesht i lig, ndërsa gruaja e poshtër”, shkruan Nietzsche. Atëherë, si t’i besojmë grave? Nuk mund të vazhdohet pa to. Burri gjithnjë mbetet i mashtruar nga gruaja, por edhe gruaja mashtrohet me lojën e burrit. Mashtrimi i burrit shumë shpejt zbulohet dhe merr fund, kurse mashtrimi i gruas vdesë me sekretë edhe në varr.  Burri ka një shpirt shumë më të thellë se gruaja, gruaja përpiqet ta kupton forcën e tij, por dështon në këtë vërtetësi. Në fund njeriu gjithnjë është i mashtruar nga njeriu.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora