E hene, 07.10.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadare flet në Gjirokastër me lexuesit

E diele, 15.05.2016, 07:59 AM


Nga Raimond Kola

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare tha se proçesi i dekriminalizimit në Shqipëri ishte jetik për shoqërinë shqiptaredhe do ishte e paflshme nësenuk do të kryhej. Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po ta detyrojë klasën potitike ta kryejë këtë proçes, tha shkrimtari gjatë një takimi në Gjriokastër me lexuesit e tij. Zoti Kadare vizitoi sot shtëpinë e lindjes, të restauruar së fundi dhe priti dhjetëra përkthyes të veprës së tij letrare të ardhurnga e gjithë bota.

?Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet.Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën potitike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një nje provë, por është e detyrueshme të kryhet". Kështu u shpreh në Gjirokastër shkrimtari i shquar Ismail Kadare gjatë një takimi me lexuesit e tij.

Zoti Kadare tha se Shqipëria në këtë stad qe ndodhet, po ta shikojme në vizionin historik, le ta marrim 5000-6000 vjet, është në stadin më kulmor të saj. S`ka qenë ndonjëherë në pozitë më të favroshme, tha Kadare.

“Por," - vijoi më tej ai - "për fat të keq pozitat e favorshme krijojnë edhe tension të pafavorshëm” . “Shqipëria" - tha Kadare - "ndodhet në një gjendje tipike ku shanci i madh ka edhe një ngatërresë të madhe midis nesh , shqiptarëve vetë".

"Unë mendoj, tha Kadare se kjo gjë nuk është fatale , nuk është për të vënë duart në kokë, nuk është për të vënë ulërimën, nuk është për të filluar vaji ,o bo bo sa keq .. “Janë gjendje që popujt i kapërcejnë , i kalojnë”, tha shkrimtari i madh shqiptar.

“Kryesorja, është se kjo është hera e parë në historinë e kombit tonë që vendi ynë , populli shqiptar ka braktisur një pozicion,një skajim të keq , jashtë Evropës sic ka qenë dëbuar nga Europa;ka qenë dëbuar dy herë nga Europa nga osmanët dhe nga komunistët".

“Eshtë vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës perandoria osmane apo regjimi komunist shqiptar”, u shpreh Kadare. Sipas tij “ tani është koha e tretë e Shqipërisë “.

“Koha e tretë" - tha ai - "që Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të botës , që quhet qytetërimi perëndimor”.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme. I ka kapur me radhë të gjithë popujt,tha Kadare, herë një popull, herë një tjetër, na ka kapur dhe neve. Psh të famshëm për të ikur nga vendi i tyre kanë qenë italianët. Akoma më të famshëm kanë qenë irlandezët. Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit. "Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë," - tha Kadare.

“Unë kam besim, u shpreh Kadare , se do gjendet drejtëpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet".

Zoti Kadare e viziton qytetin e tij të lindjes në tetëdhjetëvjetorin e tij .

Të shtunën ai u rikthye në shtëpinë e tij të lindjes, të restaurar pas gati 20 vitesh, ku u takua me dhjetera përkthyesit e veprës së tij që u mblodhën në odanë e Kadareve nga gjithë bota.

"Në këtë oda nisa të shkruaja shkrimet e para, tha Kadare. "Ulesha në gjunjë dhe nga dritarja vinte një dritë e cuditshme nga Veriu," - vijoi ai rrëfimin, duke sjellë histori familjare dhe të krijimtarisë së tij si poet dhe prozator.

Kadare u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale sic përmendi ai “sokakun e të marrëve”. Sokaku, tha Kadare, është një rrugë e çuditshme e Gjirokastrës që nuk e gjen në gjithë botën.

http://www.zeriamerikes.com/a/kadare-gjirokaster-dekriminalizimi/3330333.html



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora