E diele, 13.10.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Buka ime më ka vra

E merkure, 11.05.2016, 07:48 PM


BUKA IME MË KA VRA

 

Këndon bylbyli tra me tra –

Buka ime më ka vra !

Më ka vra m’ ka ba bejanë –

Gjithkujt bukën ia kam dhanë !

 

T’ rijë e t’ reja merrja prej rrugës –

I çoja n’ shpi , ua jepja bukën !

Sa këngëtarin e muzikantin –

N’ shtëpinë time ua dhashë zanatin !

 

Prej Gollakut e te Kërçova –

Shumë këngëtarëve iu ndihmova !

Ua plasova afirmimin –

Kurrë s’ ma dhanë falënderimin !

 

T’ gjitha t’ mirat m’ shkuan për dreq –

Se të gjithë ma kthyen me t’ keq !

N’ shtëpinë time m’i  lëshuan mjekrat –

Pa pikë turpi m’i  vodhën veprat !...

 

Për lendinë iu doli hajnia –

Autorë t’ veprave t’ mia ?!

Kështu gjithkujt kur t’ ia dhashë bukën –

E  fryjnë cullën –  ta përmbysin kupën !

 

Gjilan, më 08.05.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora