E diele, 28.04.2024, 07:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Intervistë me poetin Ali Bregu

E diele, 08.05.2016, 09:44 AM


DIJETARET E  MENCURISE   POPULLORE

Interviste  me poetin  fabulistin e talentuar  Ali Bregu,Kryetar I Klubit letrar "BOTA E RE",Korçe

"MBI LETREN E BARDHE PREJ LAPSIT E NXIRE , TE NDREQ PAKEZ BOTEN , TA BEJ ME TE MIRE"

1-Cilat kane qene nxitjet e para dhe premisat ne fillimet e krijimtarise tuaj letrare ?

A.B-Eshte kjo nje pyetje qe zakonisht I behet cdo krijuesi .Te une, fillesat e para jane te hereshme .Duke qene qe edhe sot kujtesen e kam ende te fresket, mund t’ju citoj vargjet e para e jo me poezine e pare me te cilat shpotitnim nje shoqe te klases ,sikunder bente edhe ajo me ne,djemte.Ajo kishte nje ze te cjerre,fishkellente si djemte dhe kembet I kishte te holla e te gjata….Ja vargjet:-Manushaqe lengu/teneqe prej frengu/ngado shkon fishkellen/I ke kembet si hosten……Pra jane kater rreshta,ku dallohen qarte elementet e poezise se vertete si rima,metafora,krahasimi etj.Si nxitje e pare ka qene imate. Ai dinte te rrefente bukur duke improvizuar edhe vargje aty per aty. Kjo,dicka e lindur,deshira per te shkruar,leximet e shumta por edhe…..studimet per letersi,te mbrujtura me pasionin e punen e palodhur,bene qe edhe une te arrij nje pozicion komod mes krijuesve te tjere shqiptare.

2-Ju jeni edhe poet,edhe fabulist. Ne cilen gjini e ndjeni me shume pozicionin tuaj si krijues?

A.B-Duke qene idhtar I vargut klasik,kjo me ka krijuar mundesine e levrimit te poezise me ritem e rime,me varg te matur e strofe te organizuar Kjo ka bere qe poezine nga ana e formes ta kem nden kontroll, duke qene kjo gjithnje nden komanden e eprorit te vet-poetit.Jane te shumta poezite te botuara thuajse ne te gjitha organet e shtypit letrar e me gjere e te permbledhura ne kater libra poetike.

Por pasioni im I perhershem ka qene e mbetet fabula. Duka patur aftesine qe vargjet t’I thur me lehtesi duke kaluar keshtu lirshem e duke u pritur embelsisht nga lexuesi,kam synuar dhe I meshoi gjithenje fabules poetike brenda se ciles eshte edhe poezia e vertete. E, kur te dyja keto,sikunder ndodh te une,harmonizoen bukur,fabula ngjit,jo vetem te buzet e lexuesit, por edhe ne mendjen dhe shpirtin e tij. E, kur ndodh keshtu, do te thote se krijimtaria eshte bere prone e lexuesit, duke ia arritur qellimit qe, mbas shpotitjes, ta shnderroje sadopak te keqen ne te mire.

3-Sipas Jush, cilat jane “mbrapshtesite” e shoqerise tone te cilat I kini vene ne”shenjester” te fabulave Tuaja dhe ku e shikoni origjinalitetin ne krijimtarine fabulistike?

A.B-Shoqeria jone,sic do shoqeri ka edhe kjo mbrapshtesite e veta. Disa prej tyre si grykesia,taraflleku,padreJtesia, mburrja, egoizmi,korrupsioni,por edhe vese te tjera me te denueshme,jane te pranishme si kudo,edhe te ne. Duke patur parasysh se nje nga vecorite e fabules eshte qe personazhet t’I kete kafshe,shpende,banore te botes ujore, por edhe njerez,fenomene,dukuri te tjera te natyres  etj. U bjeme ne qafe atyre te parave,duke I vene ne thepin e shenjestres te armes se fjales pa zjarr e pa hekur, me synimin e mire qe te beje “rikoshjete” te njerezit,per t’I “shpotitur”ata per t’u bere sadopak me te mire. Synimin tim te perhershem per te arritur me fabulat e mia, po e shpreh me pakez vargje :=Ne shenjester kafshet t’I veme ne shtjekez/rikoshjete te bejne te juve,o njerez/prej deshires bujare,mendimit te thekur/me armen e fjales,pa zjarr e pa hekur/mbi letren e bardhe,prej lapsit e nxire/te ndreqim pakez boten,ta bejme me te mire…..E nese fabulistet,e une nje nder ta ,realizoj dicka ne te mire te shoqerise,them se edhe ne kete fushe e kam realizuar persembari misionin tim

Asnjehere nuk kam qene kopjues I te tjereve ne jete.Gjithenje kam synuar e synoj te jem kudo e kurdohere vetvetja . Duke qene natyre e qete e fjalepak,edhe ne krijimtarine time,sidomos ne fabulat, nuk jam aq rrebel e agresiv Dua qe te keqen ta mund me pak fjale e me te mire.Kete,jo vetem qe e kam shprehur hapur,por eshte e pranishme ne te gjitha fabulat e mija.Mbi te gjitha,keto te fundit,jane koncize,me djalog te shkathet,humor te holle e mbyllje intriguese. Duke e njohur mire edhe boten e kafsheve,behem me I besueshem te lexuesit. E,mbi te gjitha keto,origjinalitetin e shoh te poezia e fabulave te mija,me rime e ritmike,me vargje te matur,e organizuar ne strofa dhe me figuracionin letrar te pershtatshem.

4-Si e vleresoni zhvillimin e fabules shqiptare sot dhe cilet jane sipas Jush “Ezopet” tane?

A.B.-Sot,ne kushtet e shprehjes se mendimit te lire, edhe fabula eshte cliruar teresisht nga “vargonjte”dhe ka nje frymemarje tejet lehtesuese.Shenjestra e fabulistit sot drejtohet kudo,qe nga baza deri ne kulmin e piramides shoqerore. Sot veset e shoqerise jane me te shumta e me te dukshme. Keto I japin liri,mundesi dhe lehtesi krijimi kujtdo qe I futet rruges se bukur por tejet te veshtire te gjinise se fabules.

Per rrjedhoje sot kemi mjaft fabuliste shqiptare”ezope”,qe me te vertete mund te quhen te tille.Pa lene menjane traditen,mund te beja nje liste emerore te gjate me fabulistet e sotem. Por ne pamundesi,po permend “Ezopin” e gjalle,kryemjeshterin e fabules mbareshqiptare, Ferit Lamaj. Te Ky fabulist jane harmonizuar deri ne persosmeri forma me permbajtjen ,poetikja,djalogu,figuracioni,humori,intriguesja etj. Brenda kufijve te nje konciziteti qe eshte per t’u admiruar . Ndodh shpesh te Ai qe vetem me nje rresht te thote gjithecka.

5-Duke qene se per vite me radhe kini qene sekretar dhe kryetar I Klubit te Shkrimtareve “BOTA E RE”- Korce,si e shikoni dhe e vleresoni te sotmen dhe ardhmerine e krijimtarise letrare te vendit tone?

A.B-Eshte nje pyetje,pergjigja e se ciles kerkon studime dhe analiza te hollesishme per t’iu pergjigjur Por,meqe me pyetet po shtoj:-Fjala e lire,kthimi I shtepive botuese ne biznese,mungesa e institucioneve te mirefillta letrare, per rrjedhoje edhe shtypi I tyre perkates, moria e gazetave, e ekraneve televizive ,kompjuterike etj. Kane ndikuar negativisht ne shfrenimin e krijimtarise letrare, Sot,nese ke para,edhe teshtimat,edhe renkimet,edhe gerrhitjet te harmonizuara me kollen e thate,mund t’I permbledhesh e te botosh nje liber. Per kritike te mirefillte letrare s’ behet fjale. Edhe kur fillon te shfaqet,mermerit e belbezon lavderime superlative madje edhe per krijime mediocre.

Edhe lexuesi,dikur I etur per libra, sot, I “droguar’ me doza te renda politike e ka hedhur veshtrimin e syve te librat publicistike te cilat jane mbushur me subjektivizma duke mos patur asgje letrare. Me nje fjale letersia e vertete ,me pak perjashtime, ka degraduar e po degradon gjithenje e me shume e dita-dites.E, per ta vene ate mbi binaret e duhur,duhet nje perkujdesje serioze shteterore e ligjore.

6-Duke mbaruar këtu këtë bashkëbisedim modest dhe frutdhënës per Fabulën, për ta vazhduar më pas me Ju,miku  dhe kolegu im i vjetër,me këtë rast desha t'ju kujtoj lexuesit dhe të përshëndes poetet e shquar devollinj,për prurjet origjinale e popullore te fabulave shqiptare,pikante në mjeshtërinë letarare,si poeti yne i madh Dritero Agolli,Nderi i Kombit,i cili këtë  vit ka 85-vjetorin e Ditëlindjes,poetin lirik ,byrazerin tim ,bashkëfashatarin Skënder Rusi,dramaturgun dhe fabulistin mjeshtër Skënder Demolli e  të tjerë,njëhkohësisht falenderimin dhe urimin tim për Ju,për të ecur më tej në gjurmët e traditës fabuliste ezopiane "BIO" shqiptare,krijmtari të begatë e të pareshtur letarare dhe perparim klubit "BOTA E RE" Korçar,për t'u bërë BOTA E RE,mbarëshqiptare.

Intervistoi

Luan Kalana,nga SHBA

P.s.-Botimet

1-Pesha e Lotit – poezi

2-Pertej  fjales – Fabula

3-Hipur  vij  mbi  valen  tjeter – poezi –

4-Ankimi  I  delfinit – Fabula

5-Monologu  I  macokut – Fabula –

6-Kazili  mendjepresh – Fabula –

7--Ariu  qe  mbijeton – Fabula –

8- Veshtrim  I prushezuar – Poezi

9-Rebelim  poetic  - Poezi – bashkautor –

10- Oshetima  e  fjales – Fabula –

11-Fabula  te  zgjedhura – Fabula –



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora