Kulturë
Dërmaku: Ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani
E marte, 03.05.2016, 06:33 PM
Ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani
(Baki Ymeri vullnetarisht e bën punën që dikurë e bënin rilindësit tanë.)
Nga Ramiz Dërmaku (Gjermani)
Përgatitesha të shkoja në punë, e fillon rrëfimin zt. Neki Lulaj. Papritmas cingërroi telefoni. E hapa celuarin dhe në ekran u paraqit një mumër telefoni i pa njohur, të cilin nuk e kisha parë kurrë më parë. Por nuk e dija se kush po më thërret dhe nga po thërret! Alo, alo, u dëgjua një zë burri. Kisha emocione. Mirëmëngjesi më tha: Jam unë - Bubullima e Bukureshtit! Pasi i shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse, më tregoi se së shpejti do të shtrihet në spital. U ndërpre lidhja tefonike... Papritmas më kaploi një shqetësim, një tronditje shpçirtërore, dhe e pyesja vehten: Pse unë nuk e pyeta? Pse do të shtrihet ai në spital? Në ato momente djali im përgatitej të shkonte në punë, më thot në anën tjetër Nekiu dhe vazhdon: Pasi më përshëndeti u drejtua nga unë e më shikonte drejtë në sy. Më bëri këtë pyetje: Babi, babi, përse je i shqetësuar? Të lutem më trego!
Nga kuzhina u dëgjua një zë femre! Ajo ishte e reja e zt. Neki, e cila përgatiste nga një kafe për bashkëshortin dhe mua. Mendova, po çka ky njeri që thërret kaq herët? Çka i ka ndodhur? E reja ime i tregonte bashkëshortit se përçka ishte shqetësuar babai. Djali i madh mori frymë thellë dhe kur pa fytyrën e shqetësuar të babait, i tha: Për këtë bisedojmë më vonë! Djali doli jashtë dhe hapi natelin. Fliste me dikend me telefonin celular me një zë të ultë. Faktikisht ai kishte biseduar me një kompani ajrore, vazhdon Nekiu: Më kishte prerë djali im biletën për të ateruar në Rumani, pikërisht në Bukuresht. Unë, thotë duke qeshur zt. Lulaj, mbeta i befasuar me këtë gjest dhe për këtë vepër që bëri djali im. “Babi ju sot duhet të udhëtoni nga Shtuttgarti për në Bukuresht me aeroplan në ora 11°° të ditës. Ja të hollat dhe ju qoftë rruga e mbarë!
Krejt bota e di se një fjalë e urtë e popullit thotë: ”Miku i mirë shihet në ditë të vështira! Nekiu vzahdon më tej rrëfimin e tij: U ndava nga djali duke më thënë “Babi të qoftë rruga e mbarë!” Para se të hynim në aeroplan, ne i kryem të gjitha ceremonitë që kërkohen nga oficerët e aeroportit. Aeroplani u ofrua tek dera ku ne duhet të dilnim dmth., të hypnim në aeroplan. Sa më tepër që ngritej lartë aeroplani, të rrahurat e zemrës sime shpejtonin ritmin. Pas dy ore udhëtimi arritëm në Bukuresht. Por tani më kapluan disa djersë. Më dridhej trupi. Kisha një dhembje e frikë se si do ta gjeja Baki Ymerin! Unë me të kurrë nuk isha takuar më parë, por përmes telefonit kemi biseduar gjërë e gjatë. Por, Bakiu për ta gjetur unë më lehtë, kishte marrë me vehte gazetën “Shqiptari” (Albanezi) dhe e mbante lart në dorë. Pas përqafimit vëllazëror dhe shkëmbimit të fjalëve të para, Bakiu më tregonte për stilin e pllakave të vendosura në muret e shtëpive të ndërtuara shumë herët, me një arkitekturë tejet tërheqëse për vizitorët.
Më tregonte për shtëpitë ku kanë banuar vite më parë veprimtarët tanë. Bakiu filloi të më tregojë për aeroportin lokal të Bukureshtit që mbante një emërtim pothuajse shqip “Bëneasa”, i ndodhur në zonën ku dikurë rilindësit tanë me Asdrenin mes tyre, së bashku me drenovarët dhe boboshtarët delnin në piknik. Më rrëfente për një lagjë ku vite më parë kishte banuar Asdreni. Këtu jetuan dhe vepruan shumë veprimtarë të Rilindjes kombëtare, duke e informuar opinionin ndërkombëtar me gjendjen shumë të vështirë ne të cilën po përjetonte populli shqipëtar. Ne nuk guxojmë t’i harrojmë ata. Baki Ymeri thotë: “Lavdi karvanit të gjallë të atdhetarizmit dhe patriotizmit te tyre që jetuan në Bukuresht, Sofje, Konstandinopojë, Egjypt, Itali etj. Në mesin e atyre rilindësve që kaloi nëpër Bukuresht ishte edhe plaku i pavdekshëm i Vlorës, Ismajl Qemajli. Nekiu entuziazmohet kur e kishte pare bustin e tij para “Grand Hotel Continental”, mu në zemër të Bukureshtit, atje ku para 100 vitesh u vendos që Shqipëria të shpallet e “e lirë dhe e pavarur” (Nëntor 1912).
Me iniciativën e intelektualit, analistit, poetit, dhe “ambasadorit” të kulturës shqiptare, në Bukuresht, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë e shpallën zotin Neki Lulaj “Anëtar Nderi”. Për poetin dhe nënkryetarin e LSHASH-rë në Gjermani, u mbajt edhe një orë letrare për ta nderuar dhe respektuar “poetin më të talentuar të diasporës shqiptare të Gjermanisë”, siç e karakterizon Bubullima e Bukureshtit zt. Neki Lulaj. Intelektuali e atdhetari i komunitetit tonë, edhe një herë dëshmoi se është njëri ndër poetët e mirë. Kjo u dëshmua edhe gjatë leximit të poezive të tij. Edhe nga pala rumune, poezitë e tij u përcollën me duartrokitje frenetike në sallë. Diskutimi që bëri zt. Lulaj për sukseset e LSHASH në Gjermani, u mirëprit dhe u përcoll me vëmendje të veçantë. Neki Lulaj edhe një herë dëshmoi se nuk është rastësisht autor i shtatë librave me vlera të veçanta poetike. Edhe këtë poet, me plot të drejtë mund ta quajmë rilindës i këtij shekulli, jo vetëm në trojet e bekuara të Gjermanisë.
Shoqata bukureshtare shtroi një darkë solemne për nderë të zt. Neki Lulaj. Në ndërkohë, Bakiu me zt. Lulaj vizituan disa vende ku kanë jetuar e vepruar atdhetarët e shquar shqiptarë, Asdreni, Nik Pema, Xhelku Maksuti e tjerë. Përkthimi i poezive të Nekiut në gjuhën rumune dhe atë gjermane ishte një befasi e re për ne. Falë Bubullimës së Bukureshtit, e vizituan edhe shtëpinë ku për herë të parë pat funksionuar Shtypshkronja e parë në gjuhën shqipe (1886), banesën ku pat jetuar Asdreni, bustin e shkrimtarit të famshëm dhe poetit të madh Naim Frashërit, pastaj atë të Viktor Eftimiut dhe të disa rilindësve të tjerë. Mbresa të mëdha zotit Neki Lulaj i kishte lënë sidomos biblioteka e pasur e bashkatdhetarit tonë (B. Y. ), që e priti dhe shoqëroi me përzemërsi gjatë qëndrimit të tij në Bukuresht, malësori i Sharrit që me mjaft sukses po e kryen detyrën që ia ka vënë vetëvehtes.