E merkure, 24.07.2024, 05:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Kapiti: ''Triumfi i kombit''

E diele, 01.05.2016, 05:24 PM


LIBRI  “TRIUMFI I KOMBIT”

(hyrje)

Sk?nder S. KAPITI

Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mënçurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësit?, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, t? shtirurit, servilët, hipokrit?t dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe.

Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëher? jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e n? qoft? se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr. Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo ëshë e përkohshme

Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me  krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacënueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore  e  sociale  brëndakombëtare  dhe  me  njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracin? dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëher? shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.

Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për    lartësuar  nderin,  përkatësinë,  lavdinë  e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturës së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik  dhe  ekonomik,  duke  ndërtuar  shtetin  e  së drejtës  dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit  për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.

Bashkimit kombëtar i paraprin? sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne, si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë, madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë p?rdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë  e më të fortë se ata.

N? politik?n 20 vjeçare t? tranzicionit n? Shqip?ri kemi d?gjuar prej saj edhe fjal? bombastike p?r patriotizmin dhe kombin, q? nuk jan? gj? tjet?r dhe q? nuk kan? q?llim tjet?r veçse si tymnaja p?r t? mbuluar d?shtimet dhe egoizmin tin?zar p?r t? marr? e rr?mbyer pushtet. ?sht? hipokrizi q? n? em?r t? kombit dhe integrimit t? p?rpiqesh p?r t? legjitimuar vjedhjen e vot?s s? tij, korrupsionin dhe fatkeq?sit? e shkaktuara popullit nga paaft?sia, pap?rgjegjshm?ria dhe abuzimi; t? p?rpiqesh q? t? legjitimosh uzurpimin, tensionet e presionet mbi kund?rshtar?t politik?, t? drejt?n, median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit. Nacionalizmi ?sht? legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.

Kombi yn? ka mbijetuar, sepse ?sht? nj? komb vital, i fort? dhe dinamik megjith?se i lodhur dhe i p?rçar? ai ka triumfuar mbi sfidat dhe v?shtir?sit? e m?dha, sepse n? rrethana vendimtare i kan? dal? n? krye atdhetar? largpam?s q? kan? kontribuar me gjithçka kan? pasur p?r popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e n? vazhdim?si k?rkohet q? element?t patriot? t? kontribuojn? sa t? munden q? t? mos e l?n? q? populli t? bj?r? pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe t? t? k?qijava politike e korruptive e atyre q? kontrobandojn? me interesat e kombit dhe t? atdheut p?r p?rfitime pushteti e politike dhe q? t? mos bjer? pre e çoroditjes q? vjen nga d?shp?rimi i politik?s q? nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.

Njeriu egoist e mëndjemadh që nuk ka aftësi të mira dhe cilësi personale të rëndësishme, me instiktin dhe synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për kombin e lavdinë e tij, përpiqen ta rishkruajë historinë siç do ai për t’ja faturuar vetes pothuajse, se gjithka e mirë për popullin fillo vetëm në kohën dhe me sundimin e tij. Këta tipa pushtetari të etur dhe të sëmurë nga deliri, lavdia pa meritë dhe për pushtet shfrytëzojnë gjithë mundësitë e burimet e pushtetit dhe me ndihmën e

shpurës servile rreth tij, intelektualësh mediokër, median, analistësh,  historianësh  manipulatorë  e  falsfikatorë të kohës së vet si mercenarë apo shërbëtorë të oborrit fabrikojnë kultin e heroit apo shpëtimtarit, organizojnë tubime shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e me luks dekorativ mashtrues me ngjyrime flamujsh e parullash për lavdinë e heroit të rremë, i cili më shumë

se askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në tempullin e lavdisë, po që me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vend për lavdinë e rreme dhetë gënjeshtërt; për marrëzinë e tradhtinë.

Fatkeqësisht është instaluar në traditën tonë politike, qoftë si qeverisje oborri në mbretërinë shqiptare, si politikë regjimi diktatoriale në komunizëm dhe që ka kulmuar,  si politikë klani e grupazhi tejmase korrupsioni në këto vite postkomunizëm, forma e qeverisjes së  institucionalizuar e grupit apo klikës së interesit, e nepotizmit dhe klientelizmit.

Ky pushtet i sotëm dhe kjo politikë nuk ka as vizion, as program e as interesa  për zhvillim e integrim dhe funksionon mirë vetëm në përzgjedhjen  e njerëzve që i bashkojnë interesi i ngushtë i pushtetit, privilegjit, korrupsionit dhe i parasë kudo që lindin e mbarten: si në qeveri, ministri e dikastere të sistemit. Këto interesa grupale kontrollojnë, drejtojnë dhe kufizojnë qeverisjen, ligjin dhe drejtesinë dhe guxojnë e bëjnë padrejtësn?; janë grupe që kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, që bëjnë përzgjedhjen e klientelizmit favorizues nga njëra anë dhe presionin, kërcënimin e gjobat për mediat, individët dhe bizneset që nuk financojnë e nuk lobojnë për ta.

Kjo qeverisje e këtij koalicioni, si qeverisje që ka institucionalizuar në perfeksion politikën e interesit të klanit e klikës ka krijuar monopole në ekonomi, politikë, tregti, privatizime, tenderime, në punësim publik dhe madje dhe në administrim të pronave e  parave  të paligjshme e deri në vënien në kontroll të tatimeve, doganave dhe gjyqësorin gjë e cila e ka kompromentuar rëndë demokracinë dhe është bërë dhe kërcënim për sovraitetin kombëtar. Këtë lloj politike qeverisjeje t? trash?guar dhe q? sundon Shqip?rin? duhet ndëshkuar njëherë e përgjithmonë  në mënyrë që shoqëria jonë politike të pastrohet nga kjo kulturë shumë e dëmshme politike, korruptive, të papërgjegjshme, kundërpatriotike dhe antiintegruese q? po e infekton politik?n shqiptare kudo n? trojet e saja.

Autori Sk?nder S. KAPITI Durr?s.

Botuar n? Prishtin?, 2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora