E enjte, 12.12.2024, 11:01 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Qenia fetare

E diele, 24.04.2016, 12:00 PM


Qenia fetare

Nga Ilir Muharremi

Tipi i njeriut fetar nuk duhet kultivuar, sepse në thelbin e tij ai ruan shumë gjëra të këqija ngaqë ato vijnë nga dobësia. Të mirën ata e keqpërdorin duke ditur se ajo rrit ndjenjën e fuqisë dhe është vetë fuqi. Pastaj shpallin lumturinë sepse lumturia në vete rrit fuqinë dhe kapërcen çdo pengesë. Problemi të cilin unë e shtroj këtu është një tip i njeriut i cili duhet kultivuar për një të ardhme më të sigurt. Këtë tip unë e kam hasur në të kaluarën, si rast fatlum, i përjashtuar, injoruar, kurrë nuk ishte i dëshiruar. Më pëlqente sepse ai ishte shumë i frikshëm. Ngulte frikë kundër të të dëshiruarit (njerëzit e përshtatshëm, fetarët), kjo bagëti e këtyre njerëzve ishte një kafshë e dëshiruar shtëpiake, vazhdon të jetë. Pastaj vijon mendimi se duhet “Përparimi”, kjo ide moderne më duket si e gabuar. Nëse analizojmë Evropianin e sotëm, mbetet viktimë e vlerave të tij, nëse e krahasoj me atë të Rilindjes, është totalisht i fundosur ky i sotëm. I sotmi vetëm përcjell Rilindjen, nuk ka çfarë për të hequr dhe shtuar. Si mund të flas për “Përparim” këtu? Në kohën e Nietzsches u mundua të ngritët një përparim: Ai qe Mbinjeriu. Ky rast supozohej si fatlum i përsosmërisë së lartë , por a ishte i mundshëm? Në këtë kohë mohohej njeriu dhe synimi ishte me zëvendësimin e tij me mbinjeriun. Te Mbinjeriu shihej një “përparim”, dhe vetë njeriu krijoj mbinjeriun, këtë e harronte Nietzsche-ja. “Përparim” mund të vërejmë vetëm në idenë për Mbinjeriun dhe jo vërtetimin e mbinjeriut. Nietzsche mbeti në pritje të mbinjeriut.

Njeriu i sotëm duhet ta dijë se religjionet nuk duhen zbukuruar e as rregulluar. Fetë gjithnjë kanë bërë luftë dhe vazhdojnë të bëjnë kundër njeriut superior, sepse i dobëti pagëzohet ose konvertohet në fe. Njeriu fetar vazhdon ta godasë njeriun  superior me qëllim të përndjekjes së instinkteve të tija dhe distilimi të tyre. Por, këtu ka nxjerrë vetëm të keqen. Njeriun e poshtër dhe të keq. Fetë janë rreshtuar gjithmonë nga anët që janë të dobëta, të mjera, të keq formuara. Fetë kanë krijuar ideal të kundërshtisë së instinkteve të forta, madje shumë natyra të forta njerëzore, nga fetë janë kthyer kokëposhtë, në thelb e mohonin arsyen e të qenit të forta, sepse feja na mëson  se vlerat e mëdha shpirtërore janë mëkatare, trillime dhe tundime. Si shembull Nietzsche e ilustron rrënimin e Paskalit i cili besoi se ishte prishur arsyeja e vet për shkak të mëkatit origjinar. “Ndërkohë ajo ishte prishur vetëm nga të qenët i krishterë”, shkruan ky filozof. Andaj, njeriu i sotëm (jo fetar) duhet ta heq vellon e degjenerimit dhe keqinformimit. Mos ta shohin këtë njerëzit si akuzë, por shpëtim nga hipokrizia “moralo fetare”. Çdo krijesë kur i humbet instinktet e veta është e degjeneruar. Kjo është qenia fetare. Kjo qenie harron se jeta ka më shumë vlerë se religjioni dhe Zoti. Ja arsyeja: Jeta ka instinktin e rritjes, pastaj ruan jetëgjatësinë, energjinë dhe fuqinë.

Religjionet gjithnjë prodhojnë dhembshuri, aty njeriu humb forcë dhe energji. “Vetë vuajtja bëhet, nëpërmjet dhembshurisë, ngjitëse” shkruan Nietzsche, madje sipas tij në disa raste arrihet deri në një humbje të plotë të jetës dhe të energjisë vitale. Shkaku më absurd te vetë Nietzsche-ja qe krahasimi me vdekjen e Krishtit. Shopenhahueri mendonte se me anë të dhembshurisë jeta mohohet. Vetëm se dhembshuria e bënë më të denjë mohimin e jetës. Ky është një instinkt ngjitës, ndrydhës, shtypës dhe pengon instinktin e shëndoshë për kultivimin e vlerave. Dhembshuria na dërgon drejt hiçit dhe ky hiç është ajo bota e përtejme ose perandoria e dobët e Zotit. “Nirvana, jeta e përjetshme apo jeta në parajsë”, shkruan Nietzche. Këtë prirje antijetësore Nietzsche e sheh si moral të fortë fetar. Njeriu i thellë sapo e kupton se çka fshihet  pas mantelit të fetarit: mohimi i jetës. “Shopenhaueri ishte armiqësor ndaj jetës, si pasojë”, vazhdon ky filozof. Dhembshurinë ai e shihte si virtyt. “Aristoteli siç dihet shikonte te dhembshuria  një kushtëzim gati patologjik dhe mjaftë të rrezikshëm”. Tragjedinë ky filozof e shihte si ilaç. Andaj, nuk ka gjë më të sëmurë sesa dhembshuria fetare. Këtu unë preferoj të jem vet mjek i vetes sime, i palodhur, filozof dhe kështu çlirohesh nga mizat fetare.

Ta urresh njeriun fetarë, më parë duhet ta kesh njohur nga afër fatin e tij të kobshëm. Ose duhet ta kesh provuar mbi veten, të njëjtën që e bëri Nietzsche-ja. Fetari shtiret si idealist dhe mendon se i jepet mundësia  ta konsideroj realitetin me plot superioritet dhe distancë. Si hoxha dhe prifti, ashtu edhe idealisti, ka në dorë konceptet madhore. Më pengon loja që bënë me to sepse përdorë përçmimin “mirëdashës” i revanshohet inteligjencës, pastaj vazhdon te ndjenjat.... Poshtë njeriut fetarë rrëshqet ndjenja, nderimi, jeta e mirë si dhe shkenca. Ai këto madje i sheh si forca të dëmshme, por harron shenjtërinë dëmin më të madh që i ka shkaktuar ndonjëherë ndonjë vesë i keq jetës. Prifti, ashtu edhe Hoxha helmojnë jetën dhe mbahen me atë se janë njerëz superior, por asnjëherë nuk mund të japin përgjigje për pyetjen: Cila gjë është e vërtetë? Kjo tashmë ka ulur kokën teposhtë sepse të dy avokatët (Prifti dhe Hoxha), mbajnë ndërgjegjen e hiçit. Atëherë, unë edhe në tekstet e me hershme veçanërisht te “Zoti nuk ka vdekur sepse nuk ka jetuar kurrë”, i kam shpall luftë njeriut fetar dhe Zotit i cili lindi nga njeriu dhe u varros nga njeriu. Kush ka trup dhe gjak fetari pozicionet në mënyrë tejet të shtrembër dhe ruan pandershmërinë para çdo vlere. Çdo gjë që çlirohet në emër të fesë është falsifitet i pashërueshëm. Nga kjo gjithmonë përpiqet të lind një moral, shenjtëri dhe flasifitet, pastaj shenjtërohet me emrin e “Zotit”, ose çlirimi nga mëkati dhe përjetësia. Kjo mbetet sipas fesë optika më e vlefshme. Kam hulumtuar tipin e njeriut fetarë dhe mbetet forma me false dhe e nëndheshme. Gjithmonë kur percepton qenia fetare një të vërtetë, ajo është gënjeshtër. E vërteta buzëqesh dhe e sheh këtë si kriter për të. Instinkti i fetarit është të ndaluarit në çdo pikë e vërteta, madje t’i ndalohet edhe fjala. Deri aty ku arrin ndikimi fetarë, gjykimi i vërtetës kthehet kokëposhtë. Gjithçka e vërtetë është e përmbysur. Nëse fetarët arrijnë të shtrojnë dorën deri te pushteti, dhe nuk dyshoj tendencën e arritjes së kësaj, pastaj do ndeshemi me qëllimin për fundin, njëjtë si nihilistët: synimi i fuqisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora