E marte, 10.12.2024, 11:45 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ku na mbeten këngët tona patriotike

E shtune, 23.04.2016, 04:48 PM


KU NA MBETEN KËNGËT PATRIOTIKE

 

Pyesin  shqiptaria –  shoqërinë demokratike ,

Mediumet  publike dhe  elektronike –

Sa shpejt i harruat traditat historike ,

Ku na mbeten këngët tona patriotike ?!

 

Dikur kur liria mungonte në çdo votër –

Fasulja  me bukën  hahej nga një kokërr !...

Nuk e kishim bukën , nuk e kishim kripen –

Por,  kurrë s’ na mungonin këngët patriotike !

 

N’ sistemet moniste kishte shumë censurë –

Këngët patriotike nuk  i ndalem  kurrë !

Kënduam brez pas brezi  trimat e  atdheut ,

Kënduam Gjergj Kastriotin – Krujën e Skënderbeut !...

 

Këndohej Pavarësia  dhe  Ismail Bej Vlora ,

Këndohej Marigona : “Për Flamur t’ lumtë dora !”

Këndohej Avdi Hysa , Oso Kukë Vranina ,

Trim Avni Rrustemi dhe Hasan Prishtina !...

 

I këndonim Shkodrës edhe gjithë Malësisë ,

I këndonim krojet e Ali Pashë Gucisë !...

Këndohej Ali Pasha , trim nga  Tepelena ,

Kalaja  e  Janinës –  thurur me bedena !...

 

Këndonim Abdyl Frashërin , gjithë trimat e vendit ,

Iu këndonim burrave t’ Lidhjes së Prizrenit !

Nëpër odat tona dhe kullat prej guri –

Këndohej Azem Bejta , këndohej Bajram Curri !...

 

Këndoheshin gjithë trimat që kishte Drenica ,

Kudo këndohej trimja Qerime Shotë Galica !

Këndohej Emin Duraku dhe Ramiz Sadiku –

N’ luftën çlirimtare që na i vrau armiku !

 

Këndohej Abedin dhe Ganimete Tërbeshi ,

Këndohej Dedë Gjon Luli edhe Dasho Shkreli !...

Këndohej Tefik Çanga dhe Zenel Hajdini ,

Trim Idriz Seferi , Isa Boletini !...

 

Sot , një këngë  tmerrimi  jehon n’ katër anë –

Me klithma trishtimi : ”Kuku nanë, moj nanë ,

Shpejt u harrua lufta e vitit ‘ 99 ,

Dëshmorë e heronj u lanë me një anë !”

Sot ,  kur po jetojmë n’ shoqëri demokratike –

Shumë  shpejt u harruan këngët patriotike ?!

Sot , me këngën shqipe merren do langonj –

S’ këndohen  martirë , dëshmorë , as heronj ?!...

 

Ngihen pite , pula , sarma  dhe bakllava –

N’ stil të mgjupishtes këndojnë “Tallava” ?!

Po bëri  e kënduan  ndonjë   këngë trimërie –

I  përzënë prej dasmës – i  ndjekin prej shpije !...

 

Pyesin këngët tona tradicionale –

Ku mbeten koncerte edhe festivale ?!...

N’ vend  t’ këngëve t’ heronjve dhe patriotike –

Po na imponohen këngë pornografike ?!...

 

N’ vend se të dëgjojmë këngë tradicionale –

Po na i ekspozojnë  organet gjenitale !

N’ vend se të dëgjojmë këngë patriotike –

Po na i  imponojnë   skenat   erotike ?!...

 

Gjilan, më 18.04.2016.  Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora