E enjte, 12.09.2024, 04:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Edith Duraham - High Albania

E enjte, 21.04.2016, 06:38 PM


-Albania and albanians, do te rojne ne shekuj-

nga artistja shkrimtare Edith Duraham

Nga Luan Kalana, SHBA

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX.

Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër.

Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve).

Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar.

Edit Durham në Shqipëri në vitin 1913

Pas vdekjes së babait, Editit i’u desh të kujdesej me vite me rradhë për nënën e sëmurë që rezultoi si diçka shumë

e lodhshme. Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit

për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste

në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente

asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte

një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke

mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe.

Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin

1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes

i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj

për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë

(The Royal Anthropological Institute).

Per çështjen shqiptare Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin

e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej

dhe ri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit Serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës

të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin

krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”,

duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër,

intelektualë angleze që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj.

Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare

që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe

jo masakratorët. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes

së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”,

edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”

Mendimi i shqiptarëve rreth saj nga njekendveshtrim i huaj

Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është

“Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati

asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e

“Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri.

Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të :

“– Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohet si

“Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga

figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj

mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik)

në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford

(Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth

jetës dhe veprimtarisë së saj.

Veprat e saj të famshme për Shqipërinë janë :

High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)

The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)

Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)

The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)

Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20 vjeçare)

The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)

Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928

Veprat e saj per Shqiperine do te rojne ne shekuj,Albania and albanian,do terojne sa mosha e kesaj toke.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora