E marte, 21.05.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Gjakut të derdhur i kemi borxh

E marte, 19.04.2016, 06:56 PM


GJAKUT TË DERDHUR I KEMI BORXH

 

Poemë nga Gjon Markokaj

 

Historia është, themeli i Kombit Shqiptar

-- Pesha e saj, është rreze diellit

Nese, rishikohet -- e "ndritur e pa ndritur"...,

-- Me "shpirt", e zëmër, nga historianët

 

Në thellsitë e dheut, e n' zëmër, t' gurit

Të studiohet "arkeologjia e dhimbjes"

Të zbardhet e pastert, në dritën e diellit

-- Nga rrënjët, dheu, trungu e kurora...,

 

-- Pesha e historisë më mungon...,

E, gjëj, të  ruajtur, diku,  n' "fole t' gurit "

Ose, edhe "të varrosur" aty, ku s' e dimë

-- E, verteta është se, -- qëndrojnë rrënojat...,

 

-- Më duhet, "arkeologjia e dhimbjes"

Të gërmoj, vatrat historike, të harruara

"Forca e divit",  t' hy, nëpër shkëbenjë

-- Të gjëjë, "foletë e trimave", të lirisë

 

-- Më duhet kënga e rapsodit...,

Të gjëj, -- deshmor, të pa vlersuar...,

Vlera, historike, të anashkaluara

--- Njerëz, t' Mëdhenj, " t' errësuar"

 

Në hapsirën e At'Dheut tim

-- Gjej , "histori të inkriminuar"

Gjaku i Martirëve, i derdhur lumë

-- Ka raste ënde, "s' është vlersuar"

 

-- E kaluara, kërkon dritë...,

Gjakut derdhur, i kemi borxh...,

-- Historianeve, u bie përgjegjësia

Ënde ka gjera, që s' janë zbardhur !

 

"Historianet e ideologjizuar"

-- Të "diktuarit e vëndit tim"...,

E, lanë të mangët e  t' sakatuar

-- Nji pjesë, "të së vertetës historike"

 

-- Sa i përket, kultures dhe artit...,

Bajram Curri, me Qytetin e Gjakoves

-- Edhe Qytete të tjera të shqiptarevet

Po bashkëpunojnë e po sjellin dritë ...

 

Kjo më epë forca të reja, t' shkruaj

-- Bashkimi shpirtëror Kombëtar

Ishte: "gjithë deshira" e "gjakut, t' derdhur"

-- Si në veriun, -  edhe në jugun shqiptar... !

 

Çeshtja  Kombëtare zgjidhet:

-- Me bashkëpunim, gjithëpërfshirës...,

Të, të gjithë krijuesve, kulturorë e letrar

Historiografik, shkëncor e akademik

 

Hitoria Shqiptare është e pa ndashme

Në nji Komb, s' mund të kemi "disa histori"

Të paret tonë luftuen, -- me nji Flamurë...,

-- Për nji At'Dhe, një Komb, një Shqipëri

 

"Mjerë kush e përçanë,

-- Historinë e popullit, t' vet" !

Partitë, sa më "larg turitë",

-- Nga,- përçarja historike...,

 

-- S' mundët, t' i kemi,

"Dy data çlirimi"... ?... ?... ?

-- "Kurorat e luleve"... ,

S' kanë -- "ngjyra partiake" !

 

Gjaku i derdhur për At'Dhe,

... -- Është i kuq,

Qofshin, t' majtë, apo t' djathtë ... ,

-- Nacionalista, apo socialista

 

Shtrëmberimet, e brejnë "shpirtin tim"

-- Shqiponja, pa njërin krah, sakatohet ... !

Në mes, t' majtëve e t' djathtëve...,

-- "Hendeku" është, -- "interes votash"

 

Udhëtimi historik, është - " i shëndetshëm"

Për nji Histori, mbarë Kombëtare Shqiptare...,

-- Gjithëpërfshirëse, të  trojeve të Kosoves,

Të Presheves, Metvegjës e Bujanovcit

Maqedonisë, Malit të Zi, Çamëris e diasporës

 

Çartësimi e bashkëveprimi, ndershqiptar

-- Shton, Peshën e Historisë Kombëtare

Afirmon, m' shumë, artin e kulturën ....,

-- Rritë vlerat e Letersisë e t' Poezisë Shqiptare

 

-- Historianët, poet e shkrimtarët

Vetem nese bashkëpunojnë...,

Paraqesin -- një histori, të pastert,

-- Si "gjaku i  martirëvet, t' rënë"...

 

Bashkëpunimi i historianëve...,

-- Është, nji "peshë e madhe"

Në rrugëtimin, Historik Kombëtare

-- Gjaku, i t' rënëve, ishte i pandarë

 

Partitë as, "pënda e inkriminuar"

-- Nuk, guxojnë, - të na ndajnë !

Nese, bashkojmë,  në një të vetem ...

"Zërin e udhëtimit historik", t' shqiptarëvet ... !

 

Shumë vise shqiptare kërkojnë:

-- Dritëzbardhje, historiografike ...,

Çdo historian,- duhet të jetë faktor...,

-- Në zbardhjen e Historisë Kombëtare

 

Rrëfimet historike, në popullin tim

Në kohë , kanë qënë "te ndrydhura"

Të parët e vëndit tim, janë përplase

-- Me çeshtjen e lirisë kombëtare

 

Sot, përballem, me "jargitjen e armiqëve"

Me "disa të shitur", të cilët largohen...,

Nga, katragjyshi, gjyshi edhe baba

Duke u shitur; si turq, bullgar, grek etj.

 

Historia, -- "shpirti i kombit " kërkon:

Bashkimin Shpirtëror Kombëtar...,

-- Asë më shumë, asë me pak, ...,

Se konë kërkuar luftarët e martirët e lirisë

 

Bashkimin e kemi, -- Aspiratë Shpirtërore

Nga gjaku i Gjergj Kastriotit dhe i Jasharajvet

E,  kemi, të saksionuar edhe me  Kushtetutë

-- Ardhshmëri Historike e cila do të realizohet ... !

------------------

-Per ZemraShqiptare, nga Shqiperia Prill 2016-



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora