E marte, 10.09.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Nënë gjyshja ime!

E hene, 18.04.2016, 06:49 PM


Nënë gjyshja ime!

Nga Ksenofon Dilo

Ishte e shqetësuar gjithë natën. Në mëngjes u ngrit herët, më herët se ditët e tjera. Yjet po shuheshin dalngadalë kurse hëna e kish humbur verdhësinë e saj kundrejt agimit që po puthte pëqinjtë e tokës , thua se po shtronte me puthjen e saj të freskët një mirseardhje për diellin që do të nxirrte pas pak syrin e tij të zjarrtë. DËDA, nënë gjyshja ime e mirë atë mëngjes të mugët vinte vërdallë nëpër shtëpi e hidhte nga një sy vjedhurazi në rrugën përtej , sikur dikë priste, sikur donte që dikush të vinte. Sa herë që ngrinte sytë, ajo i ulte për një moment , por pastaj vërtikshëm e hidhte përsëri vështrimin e saj në rrugëposhtë shtëpisë thua se herën e parë nuk e kish parë mirë, nuk kishte parë atë që donte të shihte. Unë flija në ode me ‘të dhe çdo ditë ngrihesha edhe unë e më pëlqnte ta ndihmoja në punët e mëngjesit. Atë ditë nuk më la të ngrihesha.

-Fli -më tha e më mbuloi si të donte të më mbante nën mbulesa sepse nuk deshi të më kishte pranë. Përse vallë. Kurioz atëhere, mani e keqe që më shoqëron akoma, u ngrita dhe e ndiqja me sy nga dritarjae asaj dhome përdhese . Nuk mund të mos e kuptoja se Dëda ime e mirë ishte e shqetsuar. Shumë. Priste dikë.Kë? Nga rruga do të vinte ai që priste gjyshja ime, por a donte ajo që të vinte , apo ishte ngritur të ndalonte atë që do të vinte. Mëngjesi u hap dhe mua më kishte zënë ai gjumi budalla që na kapit mëngjeseve kur nuk kemi bërë gjumë të mjaftuershëm natën.

Papritur dëgjova zërin e Dëdës. Hapa sytë sepse kujtova se isha në ëndër, por jo. Ishte me të vërtetë zëri i saj që nuk ishte shumë i fortë, por ishte shumë i përmallshëm, thua se nuk donte ta dëgjonte askush tjetër përveç atij që po i fliste dhe vetes së saj. Dhe mua sigurisht!

-Erdhe o bir!Ti mirse erdhe!Po të prisja e varfra por ti erdhe më çpejt nga çe mendoja..Po kjo mushkë? ..

U lëshova me vrap në oborr ndërsa xhaxha Margariti po i zbriste mushkës e po bëhej gati të takonte Dëdën. Iu hodha në krahë dhe bërtita pa mundur njeri të më ndalonte

-Erdhi xhaxhaj, erdhi xhaxhaj. BURRE KU VYRTYTI NUK ISH DICKA QE KONSUMOHET POR,DICKA QE JETON.ERDHI NE JETE I BINDUR SE I KRIJUAR PER GJERA TE LARTA ,JO THJESHT TE DIPLLOMOHESH OSE TE MIRRTE KETE APO ATE PRIVILEGJ."KEMI ARDHUR NE KETE BOTE -thosh- PER TE BERE MIRE,TE DUAM NJERI-TJETRIN,PER TE QENE NJE SHPIRT ME VLERE, JO VETEM NJE DRITE PO NJE FLAKE QE TE ZHDUKIM LIGESINE - NJE SHQIPTAR I VERTETE.

Shtëpia u ngrit më këmbë. MARGARITI , xhaxhai im i mirë po kthehej në shtëpi pas dy vjetësh burg.Gëzimi ishte i madh. Gjyshja priste me padurim që t’i dëgjonte zërin sepse i dukej i tukequr,i ndryshuar, e si ishte e natyrshme nuk kishte qënë në kamp pushimi por në ato burgje...Malja babai im i kishte hedhur dorën në supe dhe i kënaqur që më në fund vëllai u kthye në shtëpi tha duke e parë në sy.

Kur erdha të të sillja ushqimet në Gjirokastër kur të arestuan, si e pe dhe vetë hyra deri aty ku po të torturonin. Nuk munda të duroja dhe u vërsula mbi atë që po të qëllonte në shputat e këmbëve të zbathura ndërsa ti nuk mund të duroje dhe rënkoje. Ai rënkim më tregoi rrugën dhe më udhëhoqi tek ty. Nuk e di si ju shpëtova nga duart qenave që po të torturonin dhe kur përpara meje u hap një derë e pashë një të njohurin tim u futa shpejt në zyrën e tij dhe me një indinjatë të papërshkruar që ma diktonte ajo dhimbje që ndjeva duke të parë në torturë i thashë:

Po ti ç’do këtu?

-Ti ç’kërkon këtu dhe si hyre deri këtu brenda –mu drejtua ai tmerësisht i çuditur, pothuaj i çmeritur.

-erdha të sjell rrobat e vëllajt dhe dëgjova ta torturojnë-n i thashë –po pse more të shkretën ç’ju kemi bërë që na torturoni!Ne për Shqipërin den babaden kemi punuar e luftuar. Nuk e meritojmë këtë sjellje. Ç’ju kemi bërë të shkretën. Përse?

E ngrita zërin por miku im i vjetër më tha të qetsohesha. Nuk e dinte që ti ishe vëllai im dhe më tha se shprehte një keqardhje të madhe sepse punët ishin shumë të koklavitura e megjithatë më tha se do të bënte ç’ishte e mundur të të shpëtonte sepse për ty kishin gati dënimin me pushkatim.

-Po pse si kujton ti Male, nuk e dimë ne se nuk na do populli. Janë zgjedhur ata që do të flijohen për të kallur frikë e tmer që të shtrohen e të binden të tjerët. Kështu më tha e ndërsa e dëgjoja e kuptova se ishte më mirë t’i bindesha e ta besoja,Kuptova se ai më thoshte të vërtetën e se nuk ishte si të tjerët. Pra kishte edhe të mirë midis tyre prandaj dhe vura dorën në zemër e i thashë. Besa besë, të besoj!

..dhe ika. Shkova në Pazar dhe mora një trastë e shkrova një letër e fsheha  e dërgova në shtëpi . I thashë fshatarit Stefan Rako se kisha edhe një haber për Dëdën e për Çakon. Vetëm për ata të dy. ..

Kur erdhi Stefani, -mori fjalën Dëda, e kënaqur që i erdhi radha të flasë-na dha trastën dhe na tha se kish edhe lajmin për mua e përÇakon. E morrëm trastën e shkundëm e përshkundëm e Kaliopi ,Thevrua , thanë se nuk kish gjë brenda

-Pa ja këtu moj nuse i thashë-ç’është ajo që ke në dorë.

Një shishe me fasule-tha e ngrata e ma zgjati.

-Po pse moj nuse keq për fasule jemi ne. –i thashë dhe ja mora shishen e e zbraza. Aty e kish futur letrën vëllai jot e më shkruante të mos bëhesha merak se të kish takuar e se dy vjet do shkoje në atë ...shkollën e dreqit...

Dëda u rrëmbush. E mori Margaritin në qafë dhe ai i mallëngjyer i tha ta mbante vehten sepse ja ku kishin marrë fund të gjitha. Pastaj tha se kur kishte dalë dje ndërsa e liruan, kur arriti në Përmet iu ngjit malit e aty për pak e shqyen qëntë, por kishte dalë i zoti i tyre ,një golemas, e kur kish dëgjuar se nga vinte e vëllai i kujt ishte ,i kishte hedhur dorën në sup e i kishte thënë se ishte një mrekulli që kishte shpëtuar nga burgu i tmershëm prej nga do të kalonin të gjithë, tha ai , por nuk e dinte se a do ta kishin të gjithë fatin e mirë të dilnin si ai. E më dha mushkën. –përfundoi xhaxha Margariti me një buzëqeshje që u mundua ta bënte sa më të natyrshme,por nuk mundi. Buzëqeshja e tij e hijshme, si dhe shumë të tjera kishin mbetur përgjithmonë në ato dy vjetët e tmershme që i pafajshëm kaloi në burg. Veçse nuk mundën kurrë ta thyejnë. Asnjëherë nuk u çburërua,  megjithse kur e pyetën se si kishte qënë burgu që kish bërë ai tha:-Ujku  ujkun nuk e ha –i kuqi njeriun e ha..

Ai mbeti gjithmonë  bir i denjë i familjes së cilës i përkiste ai mbeti patriot i denjë dhe një njeri i përsosur. Gjithmonë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora