Kulturë
Ksenofon Dilo: Ka ndodhur me të vërtetë
E premte, 15.04.2016, 09:11 PM
Ka ndodhur me të vërtetë
Nga Ksenofon M. DILO
Isha vetëm 14 vjeç. Nga fëmijët më i madhi..Thjesht i madhi. Xhaxhallarët e mij ishin mbledhur në shtëpi në Sheper. Ata që kishin mbetur. Koçua , Xhaxha Qakua dhe xhaxha Margariti. Babai im Malja ishte me punë në Korçë.Më mori me vete xhaxha Margariti dhe më tha të dilnim. Bisedonte me mua si të donte të dëgjonte më tepër zërin e tij. Unë nuk e kuptoja këtë atëhere ,por më pas , mbas asaj që ndodhi, ndërsa kujtoja fljalët e tij , kuptova se shumë pak ishin të qarta për mua , për moshën time. Kur po ngjiteshim për tu kthyer në shtëpi ,ne Shkemilaj, paralel me ne po kalonte Seve Koçi. Ndërsa po më fliste xhaxhai , papritur heshti sepse po dëgjohej zëri i Seves. Fliste me kokën poshtë si të donte të mos kuptohej e të mos dukej hapja e gojës . . Desha të ktheja kokën , por Xhaxha Margariti më hodhi dorën mbi shpatulla me një forcë jo të zakonshme për të më urdhëruar e para të mos e kthej kokën prapa dhe e dyta të hesht. Të dyja këto i kuptova më së miri. Xhaxhaj , më vështronte në dritë të syrit, me kokën të kthyer nga unë, por jo me qëllimin e dukshëm. I kishte dhënë drejtim veshit e kishte mprehur dëgjimin sepse Seveja pothuaj mërmëriste por sigurisht që kuptohej se ajo që donte të thoshte ishte e rëndësishmë.
Kujdes –Ruhuni sepse shtëpia është e rrethuar dhe ju vëzhgojnë natë e ditë. Në lis rojet ndrohen dhe detyra e rojes është të vëzhgojë lëvizjet tuaja. Nëse kini armë dhe ja u gjejnë nesër në mëngjes kur të bëhet kontrolli e dini që kaloni deri në pushkatim. Kujdes kur flisni sepse ju dëgjojnë të gjitha bisedat....Tha edhe diçka tjetër, por ishte larguar dhe unë nuk munda të dëgjoj atë që tha. Desha të flisja por papritur xhaxhaj ishte bërë shumë serioz, shpejtoi hapat dhe pothuajse nuk e dinte që pak më parë ishim bashkë. E kish harruar. Shpejtova edhe unë hapat që ta harrija , pothuajse vrapoja dhe një ankth më poshtoi sepse e kuptova që diçka e keqe i kanosej shtëpisë sonë. Përsëri. Sa herë e kisha parë atë seriozitet në sytë e të mëdhenjve , diçka ndodhte. Arritëm në shtëpi dhe u mblodhën të tre e më shumë kuptoheshin me nojma , të cilat edhe ato qenë të kufizuara. Kuptohet se gjithsejcilit i dukej se përgjimi ishte aq i reptë sa edhe noimatat do të kuptoheshin. Duhen hequr armët nga shtëpia. Ky ishte përfundimi. Po si do mund të hiqeshin 4 armë kur ishin të rrethuar e i vëzhgonin nga të katër anët ?. Xhaxha Koçoua tha se do merrte përsipër që armët ishin të tijat e se nuk i bënte përshtypje se çfarë do të bënin me ‘të. Ishte i pamartuar dhe nuk linte gjë prapa. More po ç’na thënke!Xhaxha Margariti nuk mund ta pranonte flijimin e të vëllait. Do ishin të gjithë bashkë si një grusht e do ta ndanin dënimin së bashku.
U hap dera e oborrit dhe zhhurma e saj karakteristike i bëri vëllezërit të kthejnë kokat. Në oborr hyri nusja e vëllait të tyre. Males, nëna ime. Ishte kthyer me të tre mushkat të ngarkuara me dru, dhe e kapitur u drejtua nga rrinin burrat. Po ç’qe kjo indiferencë? Nuk e panë që hyri në oborr e ngarkuar. Ajo kish erdhur me një frymë tu thoshte edhe do gjëra që ja kishte transmetuar një shoqe rrugës. I kish thënë se shtëpia rruhej e se... Kaliopi e mirë, sapo u afrua e kuptoi se i din in të gjitha dhe filloi të fshante,si të ishte e inatosur që nuk po e ndihnmonin dhe i mori mushkat pranë vendit ku ishin armët e i shkarkoi. Ishte në një kënd vështrimi nga ku nuk mund të kuptonin e nuk mund ta shikonin ç’ishte duke bërë. Ajo e dinte që në furrë ishin armët. Vetë i kishte fshehur me Malen. Me një shkathtësi që vetëm ajo e zotëronte i tërhoqi një nga një armët dhe i përzieu me drutë e filloi t’i ngarkonte në mushka. I fshehu me mjeshtëri armët e kur e pa që askush nuk mund t’i dallonte ato mes drurëve –ysh- bëri dhe i shtyu mushkat drejt detrës. Dëda e pa dhe i thirri :-Ku shkon moj – i tha –Sapo erdhe dhe po ikën prapë.
-Do shkoj tek mëma ime-qe përgjigja por me një gjuhë që nuk përdorej kurrë nga Kaliopi. Sikur po bënte diçka që t’i kundërvihej Dëdës. Dëda thirri nga prapa do fjalë e dukej sikur me gjith mend po ziheshin, ndër kohë që Kaliopi kishte dalë në rrugë e njerzit dëgjonin të habitur grindjen vjehër – nuse. Kaliopi kishte arritur përpara dikujti që sigurisht ishte një nga hafiet që i kishin rrethuar, dhe si pa të keq, duke u grindur gjoja e kish me Dëdën iu lut atij t’i mbante pak mushkën. Sikur po bënte një diçka të zakonshme, pa ju dridhur qerpiku e me sigurinë e një gruaje të vendosur e trime. E kishte të sigurt që po ta ndalonin e ta kontrollonin ...
Asgjë n uk ndodhi. Rruga e goditur nga troku i mushkave u përshkua e qetë deri sa mbëritën në Ndëran tek motra e mëmës . Kur e panë në derë ngarkuar me dru u çuditën, sepse nuk kishin nevojë për dru e aq më pak nga Kaliopi. Por kur mësuan se ç’fshihnin drutë brenda ata u panë në sy dhe në heshtje e nderuan gruan trime që me rrezik jete kaloi në gojën e ujkut , e shpëtoi shtëpinë e edhe burrat. Pale kur ju tregoi për fjalët që kish bërë me Dëdën. Ato ishin shoqe e motra e nuk ja kishin prishur kurrë njëra tjetrës, por atë ditë e kishin lojtur pjesën si dy aktore të përsosura dhe kishin larguar vëmendjen nga çështja kryesore e u kishin dhënë material të tjerëve duke i bërë të mendojnë se Dilo-t po u përçakeshin e se plaka Dëdë ishte bërë e padurueshme, e Kaliopi kishte të drejtë...
Të verbrit!Kurrë nuk do të mësonin se Kaliopi ishte heroina që donte dhe respektonte Dilo-t deri në flijim. Ajo për të gjithë ishte gati të flijohej e më shumë se për këdo për Dëdën e dashur. Kur më pas e kujtonin atë ditë thoshin duke qeshur.
Ta mbajmë mend që kemi bërë njëherë , vetëm njëherë fjalë...
A!Se për pak harrova. Të gjitha u bënë në heshtje dhe as xhaxhallarët e mij nuk kuptuan asgjë. Kur Xha çakua kaloi para vendik ku fshiheshin arrmët dhe e pa atë bosh, atëhere u kujtua se Kaliopi ju kish dalë përpara e i kish kaluar edhe në mendim edhe në trimëri dhe e dëgjova të thotë;
-Atë që mund të bëjë një grua e mençur dhe trime, nuk mund ta bëjnë dy bataljone ushtarësh së bashku.