E merkure, 30.04.2025, 06:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Dila Gecaj: Nuset e gjarprit

E merkure, 13.04.2016, 06:48 PM


Dila Gecaj

 

Nuset e gjarprit

 

Atë ditë mbi Mitrovicë ishte  nxirë  qielli,

Prapa reve të dendura ishte fshehur Dielli.

Po bëhej një dasmë, pa muzikë e pa dasmorë,

Vajza shqiptare nuk martohej me një djalë shqiptar.

 

O Zot!Ç’është ky tmerr,ky gabim kaq tragjik?!

Vajza shqiptare bëhet nuse me më të madhin armik!

A ka mundësi të ndodhë kjo gjë në tokën e shqiptarit?!

Tmerrohen kosovarët, dridhen në varr eshtrat e Adem Jasharit!

 

Qaj moj nënë Kosovë,qaj me lot,

Ditë e zezë për ty paska aguar sot.

Plaget tona ende pa na u shëruar,

Nga Shqipëria erdhi  vajza me serb për t’u martuar.

Pas kësaj nuse zezës,vijnë dhe të tjerat,

Medet, moj nënë,Kosovë si nuk t’u ndanë të zezat!?

 

Askurrë  vajzat  kosovare  me serb  nuk  janë  martuar,

  pare  pranojnë  vdekjen, se  sa  me u  ç’ njerëzua.

Ka mjaft vajza të ndershme edhe në Shqiperi,

Askurrë nuk kishin për ta bërë këtë marrëzi.

 

Femrat, të  cilat me serbë  janë  martuar,

Historinë tone nuk e njohin, nuk e kanë mësuar.

Jo, jo, nuk harrohen masakrat që kanë bërë serbët    Kosovë,

Ata e paten  planin , të  na zhdukin  nga toka  e  jonë.

Sa shumë  nëna  kanë  ngelur  pa  dritën  e syve ,

S’ harrohen  jo  turturat ,  as  varret masive…

 

Para tre mijë  vitesh n uk  ishte  Jugosllavi,

Kjo  tokë  kishte  një  emër,quhej  Iliri.

Banorët  vendas  ishin    parët  tanë, të  bijtë  Ilirisë,

Ndërkohë  serbët  ishin  duke  jetuar    mallet  e  Rusisë.

 

Ju, ish  motrat  tona, dëgjoni  zërin  tone

Nga  gra,  pleq dhe të  rinj:

Dijeni  mire  se  jeni  martuar  me gjarpërinj.

Po ! Me burra armiq   ju  jeni  martuar,

Farën  e  gjarpërit  ju  jeni  duke  e  shtuar.

 

Tani gjersa  jemi duke  qëndruar    Kosovë,

Është koha    ta  mësoni  historinë  tone.

Shihni  varret  e  heronjve  dhe  kullën  e  Adem  Jasharit,

Duart  gënjeshtare  me të  cilat  ju  përgëdhelin,

Janë    lara  me  gjakun  e  pastër    shqiptarit.

 

Jo, nuk  martohen  shqiptaret  me serbë

As  Brenda  ta  përlyejnë  gjakun  e  Skënderbeut.

 

 

Njeriu dhe vetmia

 

Natë e  errët,  natë  me  shi,

Një  njëri  rri  vetëm, pranë  ka  një qiri

Që të dy po shkriheshin në heshtje dhe vetmi

Sikurse qiriu lotonin dhe sytë e tij…

 

Të vetmet prehje dhe lumturi ne jetë

Kishte dheomën plot me libra dhe të ëmën e vet…

Nënën e kishte mbështetje dhe një thesar të rrallë,

Me dashurinë e saj të pakufishme të birin e mbante gjallë.

 

Kur nënë e tij e dashur është ndarë nga kjo botë,

Ai ngeli zemërthyer dhe as që kishte më lotë…

Në këtë botë false, në këtë xhungël të ashtuquajtur jetë,

Ajo ishte dashuria dhe shpirti i shpirtit të vet…

 

Që nga ajo ditë ai ndihet I zbrazët, I humbur, I tretur

Njeri kot,as I gjallë e as I vdekur…

Në këtë  botë të mbushur plot me njerëz

Atij nuk I ndahet vetmia e zezë.

 

Kura i pat lindur kishte qenë e shkruar,

Martesë dhe fëmijë do ngelen ëndërr e parealizuar,

Ka kohë që është pajtuar me vetminë ai njeri,

Me shoqëruesen e vetme gjer te varri i tij…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx