Kulturë
Gjon Keka: Jo futjes së ideologjisë fetare në shkolla
E diele, 10.04.2016, 03:37 PM
Jo futjes se ideologjise fetare ne shkolla
Nga Gjon Keka
Ceshtja e futjes se fese ne shkolla e hapur se fundi ne Shqiperi perben nje nga rreziqet e lekundjese se themeleve te shtetit laik ne Shqiperi. Ideja per ta fute ideologjine fetare ne shkolla eshte nja nga idete me te pamenduara mire, dhe me tendenca te mbjelljes ne vend te njohurive ate te injorances dhe iluzionizmit. Duke ditur se Shqiptaret gjithnje kane vene ne rend te pare identitetin kombetar duke injoruar fuqishem perkatesine ideologjike fetare si nje crregullues i shoqerise dhe vlerave qe ai posedon. Futja e ideologjise fetare do te ishte nje gabim i madh jo vetem per te tashmen, por edhe per te ardhmen e brezave. Arsyeja se pse nuk duhet futur feja ne shkolle eshte se me ane te ideologjise fetare njeriu nuk fiton njohuri, as nuk arrine te realizoj veteveten dhe as nuk behet me i moralesh, aq me teper sic shihet sot ane e mbane botes pikerishte ideologjia fetare po shkakton deme te medha ne bote duke mbjelle injorancen, urrejtjen, terrorizmin dhe luften kunder vlerave civilizuese. Pare nga kjo futja e fese ne Shkolla do te ishte futja e helmit, futja e doktrinave qe shkaterrojn lirite dhe te drejtat e njeriut te civilizuar dhe pergatisin nje shoqeri te verber, teresisht injorante dhe dembele. Shqiperia dhe populli shqiptare ne pergjithesi nuk duhet te lejoj futjen e ideologjise fetare ne shkolla, zeri i tyre duhet te jete me i larte per te mos lejuar kete gabim te madh qe do ta shkaterronte nga brenda shoqerine dhe vlerat e traditat kombetare europiane te kombit shqiptar. Shkollat jane tempull i te fiturit te njohurive dhe jo vend i injorances dhe doktrinave te thata ideologjike fetare. Eshte e qarte se ne disa vende europiane ekzistojne mesimet fetare por ato vende europiane nuk e kane situaten apo me mire gjendjen e njejte me ate te feve ne trojet shqiptare, sepse po te ndalemi pak ne histori dihet se Shqiperia ishte pushtuar nga pushtimi osman dhe iu imponua nje ideologji e cila tani ne kete shekull po e demton kombin shqiptar si nga brenda ashtu edhe nga imazhi i jashtem. Ndersa vendet tjera nuk e kishin kete problem, sepse ata mbeten dhe ruajten besimin e tyre qe kishin me tradite. Keshtu qe duke ditur qe shqiptaret kane tani ne mesin e tyre jo me vetem nje besim qe kishin tradicionalisht, por edhe ideologji fetare te ardhura permes pushtueseve tregon se ne kete vend ceshtja e futjes se ideologjise fetare ne shkolla perben nje rrezik te madh kombetar. Shqiptaret e vetedijshem duhet qe te mos lejojne qe ne shkollat e tyre te futet ideologjia fetare sepse do t'i fusnin brezat ne rrugen e vetmohimit, te dembelizmit, te injorances dhe keshtu kombi me nuk do te pergatiste shoqeri dhe rini te shendoshe por rini te indokrtinuar dhe injorante e iluzioniste. Me pak fjale Shqiptaret ne Shqiperi nuk duhet te lejojne te futet ideologjia fetare ne Shkolla, sepse do te ishte vdekje e shtetit laik ne Shqiperi, JO futjes se ideologjise dhe helmit ne shkolla. Me futjen e ideologjise fetare ne shkolla do te behet debimi i njohurise nga shkollat. Shqiperia duhet te qendroje mbi themelet e shtetit laik dhe europian.