E merkure, 11.12.2024, 07:13 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Jim Belushi - aktori shqiptar i Holliwoodit

E merkure, 06.04.2016, 06:33 PM


"E Dua Shqiperine,jam Shqiptar,flas Shqip..

...Jim Belushi-aktorit shqiptar te Holliwoodit,nga fashati Qytezë i Devollit

...libri "BURRAT E VERTETE NUK THONE KURRE ME FAL" shkruar nga Jim Belushi

Dy këngetare amerikane,do te çudisnin Ameriken dhe do te beheshin famoze ne vitet '80,me kenget e tyre te rokut , te xhazit,duke kenduar dhe dancuar ne skene me saksofonet,dhe ngritur peshë publikun ameriken.

Keta ishin dy vellezerit Xon e Xhim Belushi,me origjine familje shqiptare nga Qyteza e Devollit.

James Adam Belushi (lexo: Xhejms Belushi,vellai me i madh,kengetar,i cili vdiq parakohe..)

dhe Jim Belushi (lexo: Xhim Belushi), lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shiqptare.Kesaj here do te ndalemi per te shkruar per Xhimin,kengetar, aktor hollywoodian  dhe se fundi shkrimtar,me librin e tij autobiografik,te perkthyer dhe ne shqip.

-Jeta e hershme

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit.

Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë i Devollit në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare.

Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar.

Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi (lexo; Xhon Belushi), po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.

Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.

-Paraqitja në skenë

Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në : Who's Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma's The Fury.

Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986).

Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).

Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio.

Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.

Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje.

Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë,

figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".

Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.

Dhe vazhdondhe sot te luaje filma artistike ,seriale dhe show.

*          *           *

Jim Belushi-"BURRAT E VERTETE NUK THONE KURRE ME FAL" nje liber  per jeten e tij

-Jim Belushi, aktori i madh hollivudian vizitoi Shqiperine,ne nje kohe kur e be i njohur edhe si autor i librit "Burrat e vertete nuk thone kurre me fal",botim ne shqip.

Vasilika Tafa shkruan ,se me kete botim, realizon edhe nje amanet qe i ati ia ka lene asaj, per kusheririn Jim Belushi.

Per librin dhe per kete lidhje shpirterore, ajo do flase me shume ne shkrimin e meposhtem.

Burrat e vertete nuk thone kurre me fal",eshte nje liber i shkruar nga ylli i kinemase hollivudiane, Jim Belushi. Shume prej jush do te thoni, mos ka ndonje ngaterrese? Jo, vete aktori ka provuar te jete ne rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkelqyer ne kinematografi, por nuk e ka ndier veten te realizuar pa thene ato qe vetem ai i di per jeten neper te cilen ka shkelur.

Libri ka nota te thella autobiografike dhe pritet te publikohet se shpejti nga shtepia e librit "Ombra GVG".

Shpresojme qe lexuesi shqiptar te ndjeke sukseset dhe deshtimet, realizimet e tij shpirterore, qe aktori

me origjine shqiptare ka kaluar ne jeten private. Ka sjelle ne liber shume personazhe, te afermit e zemres, bashkepunetoret qe e kane ndihmuar te behet nje aktor i madh dhe qe e kane penguar te jete nje burre ideal per grate e tij. Mirenjohja dhe pendimi qe pershkon librin e Jim Belushit, e bejne te jete nje model i vertete edhe per shoqerine shqiptare.

E kam pritur me emocion te vecante realizimin e ketij libri per dy arsye:

Se pari, doja te sillja para lexuesve vlera te verteta njerezore te nje shqiptari te madh, pasi cdo dite forcoj bindjen time qe shoqeria shqiptare ka nevoje per modele, te cilat i japin shtytje e besim ne civilizimin shoqeror e emancipimin e shoqerise.

Por, kam edhe nje shkak personal. Impulsin dhe ngarkesen emocionale qe me shkakton botimi i ketij libri ne shqip,

dua ta ndaj ne nje pozicion te ri.

Por cfare perben per mua personalisht fenomeni Jim Belushi?!

Me koshiencen e botuesit kam realizuar nje qellim te shtepise botuese, me koshiencen e vajzes doja te tregoja dicka

qe kam kohe qe e ruaj brenda vetes.(V.T)

* * *

"Rrefimin tim per ty i dashur babi, ndoshta nuk do ta kisha treguar kurre kaq publikisht, po te mos kisha nje shkak te forte. Si cdo vajze qe ka humbur babane e saj, qaj shpesh me vete, pa dashur te bej pjesetar te dhimbjes sime askend. Me mungon, edhe se prej kohesh, nuk jemi pare shpesh. Largesia, puna, femijet, familja qe aq shume ti e vleresoje tek preokupimet e mia.

Ne te vertete shume njerezve nuk dua t'i tregoj kete per babane tim. Ne kujtesen jo vetem time, ti mbetesh nje burre i shkathet, i gjalle ne biseda, me nje ton te larte, qe me protagonizmin tend mundoheshe te na tregoje me nje pasionin, qe nuk te shteri deri diten e fundit per niperit e tu, Jon e Jim Belushi. "Jane shume te famshem, jane yje kinemaje", thoshe dhe, shikimi yt shume here ka dashur vemendjen time. Me fal, kurre nuk te kam thene qe une ndihesha krenare qe jane edhe kusherinjte e mi. Ne adoleshencen time te hershme jam perlotur se bashku me ty per vdekjen e Jonit. Atehere nuk mund te thoshim se sa te medhenj kane qene, vecse te shkruanim letra ngushellimi atje larg ne Amerike dhe, prisnim pergjigje qe nuk mbriten kurre. Vitet kaluan dhe nje dite janari te 1993-shit, zbrite shkallet e avionit me foton ne dore. "Kam takuar nipin tim, Jim Belushin", na the sapo u pershendetem. Dhe ashtu e heshtur dhe e permalluar per ty, nga qendrimi i gjate ne Amerike, une shihja gjithe hutim foton. Nje ngjashmeri e habitshme. Doja ta permbaja gezimin. Shkelqenin syte e tu tek na shihje me bashkeshortin tim Gezim Tafa, te interesuar per me shume detaje nga takimet e tua.

Vitet rrodhen shpejt dhe Jimi me babane e tij mberriten ne Tirane. E ndjeja ne cdo detaj qe kishit nje intimitet bashke. E ndjeja qe takimi me Jimin te bente te lumtur. E ndjeja qe nga une dhe Gezimi ke pritur me shume. Ke dashur shpesh qe une ta permend kete fakt.

Por e di si kam menduar... Me fal qe s'ta kam thene kurre… Te jesh kusherira e dikujt nuk eshte vlere, vecse kenaqesi dhe rastesi e bukur ne jete. Ajo cka ti ben vete eshte e gjitha. Ajo se si ti i percjell vlerat e tua dhe c'vend ke ne shoqeri eshte gjithckaja.

E ti, i dashur babi, nuk e ke kuptuar, qe duke jetuar perdite me Gezimin, bashkeshortin tim piktor, qe krijonte ne studion e tij, piktura me vlere, une nuk mund te mburresha per kusherinjte e mi. Nga ky njeri, qe gjate gjithe kohes udhehoqi deshirat e mia per te bere dicka te bukur ne jete, une mesova, qe te krijosh vete vlera eshte pasuria me e madhe per personalitetin e secilit. Ti besoj me ke kuptuar ne perpjekjen tone per te ngritur cilesisht shtepine e librit "OMBRA GVG".

Por, gjithmone ke pritur qe ne ndonje nga intervistat e mia, ku flitej per shtepine botuese "Ombra GVG", te thosha dy fjale. Kete mendim e kam lexuar ne syte e tu dhe vertet me vinte keq. Betohesha cdo here qe diku do ta thosha. Ti e doje shume Jim Belushin dhe gjithe familjen e tij. Ata vertet jane te afermit tane. Me vjen keq qe pate rastin t'i takoje pak, e nuk u cmalle me ta.

Dhe, si detyrim ndaj teje qe nuk te kam me prane, si detyrim ndaj vetes dhe per kenaqesine e te gjithe shqiptareve qe e duan aq shume artistin e kinemase me origjine shqiptare, Jim Belushi, une se bashku me Gezimin, se shpejti do te publikojme nje liber qe ai vete e ka shkruar.

Na beso, ne te gjithe e duam fort nje artist te madh si Jim Belushi.

Si nje femije besoj tani fjalet e vajzes sime qe shpesh kur me sheh perlotur me thote, "babi Vani tani na sheh, eshte lart ne qiell".

Me beso, dua te jete keshtu vertet dhe, une them se te kam sjelle nje lajm qe e ke pritur gjate, kam sjelle me prane shqiptareve te madhin Jim Belushi.

Faleminderit babi qe me bere te ndihem krenare per origjinen time.

Do te dua pergjithmone! (J.B.)

-Jim Belushi,/ Emri: Xhejms/ Mbiemri: Belushi/ Ditelindja: 15 qershor 1954/ Vendlindja: Çikago/

Vendi i origjines: Shqiperi

Femija i trete i kater femijeve, ai u rrit ne Wheaton, Illinois. Ishte nje mesues ai qe verejti tek Xhimi aftesite improvizuese dhe me pas u be pjese e klubit te drames ne shkolle. Ne 1979-en Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar per "Second City" dhe beri te mundur qe Belushi te shkoje ne Hollivud dhe te interpretoje ne filmin "Who's watching the kids" (1978) per "Paramount", dhe me pas disa role televizive. Ne 1983-shin, ai iu bashkua kastit te aktoreve te "Saturday Night Live" (1975) per 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual ne Çikago", ne teatrin "Apollo" te Çikagos; 1981 "Piratet e Penzance"; 1984: "Perendimi i vertete", 1986: Bashkautor dhe aktor ne komedine e tij te pare televizive "Xhim Belushi-ditelindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual ne Çikago" baza e filmit te ardhshem "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet ne Broaduej me dramen "Bashkebisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton ne Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzen e saj, Jamison dhe me te birin Robert, qe e ka nga martesa e tij e pare.

-Kur Belushet iken nga Qyteza e Devollit, Korçë..

I lindur ne Nju Jork nga prinder korcare, Jim Belushi eshte perfaqesues i femijeve te brezit te vjeter,

shumica e te cileve e kane Shqiperine me shume nje amanet familjar se sa nje shqetesim real. Babai i tij, Ademi,

emigroi ne SHBA, duke lene vendlindjen ne vitin 1934, ne moshen 15-vjecare. Ndersa nena e tij, Agnes Belushi,

lindi ne SHBA, bije e nje emigranti shqiptar. Vellai i tij me i madh ishte Xhon Belushi, po ashtu aktor i famshem

i skenes se Hollivudit, i cili u nda nga jeta ne vitin 1982. Sipas prezantimeve te tij ne skenen e shoqerise amerikane,

dhe ne pergjithesi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij shqiptare.

Ne nje interviste te dhene ZDF (Radio Televizioni Shteteror Gjerman), ai flet me kenaqesi per viziten e fundit te tij

me te atin ne vendlindje. Ai thote se "kur isha ne vendlindjen e babait, nga te gjitha anet shikoja si ne pasqyre

figuren time, te gjithe me dukeshin te njejte si une".

-Vizita e Jim Belushit ne Shqiperi

Aktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti ne Rinas ne vitin 1995.

Ai mberriti ne Shqiperi me te atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqiperia ne vitin 1934 dhe me djalin e tij

14 vjecar, Robertin. Gjate vizites se tij ne Shqiperi aktori i njohur se bashku me djalin dhe te atin vizitoi

edhe fshatin e origjines ne Korce. Ata takuan njerezit e aferm me te cilet kishin lidhje gjaku si dhe personalitete

te ndryshme te vendit. Po ashtu u organizuan edhe disa takime te aktorit te famshem ne Kinostudio me punonjesit e

kineastet. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, qe nga takimi me Jimin gjate vizites ne Shqiperi e ne takimet

e mevonshme kur ai vete jetonte ne Amerike, ka shkruar keto mbresa per Belushin:

"Jimi eshte njeri shume i dashur dhe i sinqerte, por po aq i ndjeshem dhe me temperament shperthyes

si rralle shqiptar" (Shkrimi "John Belushi, komiku i madh me fat tragjik"). Pas nje qendrimi disaditor,

familja Belushi u kthye ne Amerike. Vetem pak kohe pas vizites ne Shqiperi i ati i aktorit te njohur, Adem Belushi,

vdiq ne Amerike. (marre nga gazeta TIRANA Observer)

*              *           *

pantonimë

ndodhin pa tregohen,një "i çmendur" në Hollywood...

"Aventura e një të "çmënduri "

...kushtuar Jim Belushit,me rrenje gjaku shqiptar,vellait tone devolli...

Artist  me famë amerikan goxha burrë  movie star,

provoi të pinte me shishe si birë raki shqiptare,

u pi u bë tapë hidhej e përdridhej bërtiste si marrë,

i  shkuli së qeshuri ,thoshte me shaka një frazë

-Botën do ta djeg, ta përveloj ,do t'ja vë zjarrë..

 

 

Dale mor ç'bën ashtu ,do të dëgjojnë komshinjtë,

s'dëgjonte i kishte rënë ne kokë,nxirte dhe dufin,

ç'ka barku nxjer bardhaku,fjalët ia thoshte  rakia,

per një minutë u derdhën  ambulancë e policia.

 

E mornë për të  çmendur e ngjeshën në burg,

s'pushonte e kur i doli e pira ,vazhdonte avazin,

akuzat terrorist,trurin ia shpërlane,s'ishte i zararit..

-S'bëj shaka, do ta djeg  do e prëveloj botën..!!

 

Mardhanë e kishte  me  bosat , direktorët

s'e morën kurrë për rol hero,ishte gjeni talent,

duhet të vrasësh të presësh të jesh Tom Kruz,

të bësh si xhelat katil,ke parë  si vrasin në luftë,

ishte zemer njeriu, i njgjiste Aleksander Moisiut.

 

U gjend për të një shpresë,u hapen retë e qejtë,

nje indian regjizor kërkonte një aktor për Bolliwood ,

gjurmonte të gjente ne Hoolliwood të dehurin

te luante heroin e filmit te tij në Indi, " I çmëduri "

 

Artisti bëri si bëri e në film thëriti,nxori dertin

s'ishte në skenar,s'e la pa thëne atë batutën :

-S'jam i çmëndur,jam akrtist,njeri me mend,

s'bëj shaka,do ta djeg ,do ta përvëloj botën,..

me filmat do të provoj, do ndez zjarre,

jetojmë gjoja modernë, në kohë të ndyrë,

na mbyti  reklama ,epoka e të "çmëndurve" ?! "

kinemaja oshëtiu, shpërthyen  duartrokitje...

L.K.korrik 2009

Hollywood,Los Anxhelos,Californi

-Ne fund te bisedave,fjalimeve publike dhe intervistave ne Shqiperi,ashtu si gjetke,ai jo vetem do te pohonte,

por do te deklamonte me dikson te larte,frazene dashur te zemres se tij ne gjuhen shqipe:

"Une e dua SHQIPERINE,jam Shqiptar,flas shqip".

Mblodhi dhe shkroi

LUAN KALANA,SHBA



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora