E hene, 10.02.2025, 10:10 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Kënaqësia e përurimeve të përbashkëta

E hene, 04.04.2016, 07:16 AM


KNAQËSIA E PËRURIMEVE TE PËRBASHKËTA

NGA TAHIR BEZHANI

Një organizim i suksesshëm në përurim librash, nga Klubi letrarë”Gjon N. Kazazi” i Gjakovës,për krijimtarinë e poetit e krijuesit nga Tirana,Hasan Selimi.

Dita e shtune, e datës 19.mars 2016 ,ishte një  ditë e veçantë,ose më e veçanta e këtij viti,në frymën e jetës kulturo-letrare në Malësinë e Gjakovës. Bashkëpunimi i mirëfilltë i letrarëve  nga Gjakova  e Trupoja,ka  bërë kthesa  pozitive në aspektin kulturo-letrarë të kësaj Treve të Malësisë së Gjakovës, duke  përuruar  krijimtari letrare,prurje të reja vlerash të përbashkëta  në letërsinë  tonë. Për të dhënë meritat botimeve te  reja,krijuesit kanë bërë hapa edhe në kritikën letrare për gjetje sa më shumë vlera të përbashkëta  në veprat e botuara. Këto vlerësime,janë të  njohura e të thëna nga njërës të njohur të artit e kulturës letrare anekënd trojeve shqiptare. Një punë e tillë me shumë respekt,bëhet tani e dhjet vite pa reshtur,si një  vlerë e përbashkët e synuar me vite,duke përfshi,thuaja,te gjitha trojet shqiptare.

Z.Muharrem Kurti duke hapur ceremonin e përurimit të krijimtarisë së Hasan Selimit.

Z.Islam Lauka ne ekspozeun e tij per vepren e Hasan Selimit.

Ditën e shtune,autori Hasan Selimi nga Tirana,bëri përurimin e tri veprave letrare,në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë,me ç’rast,u tubuan shume krijues nga Tirana,Shkodra,Lezha e shumë qytete tjera nga Shqipëria,dhe disa qytete te Kosovës,si Peja,Klina,Prishtina,Prizreni etj. Një pjesëmarrje e theksuar ishte nga Tropoja,vendlindja e autorit Hasan Selimi.

Pamje nga ceremonia përuruese.

Krijuesi nga Tirana,i lindur ne Kasaj të Tropojës,z. Hasan Selimi, këtë radhë përuroj këto vepra: “Antologji e ëndrrës”,ese dhe përsiatje filozofike,për të cilin libër dha kumtesën  Dr. Sadik Bejko,njëri ndër penat e njohura në shtrirje kombëtare. Pastaj,”E drejta ndërkombëtare publike dhe e ardhmja e

Aktori i mirënjohur,Sylejman Lokaj,gjatë deklamimit të poezive nga “Hije dheu” te autorit Hasan Selimi.

popujve”,për të cilin libër foli Dr. Islam Lauka,duke vlerësuar lartë edhe në aspektin shkencor veprën e Hasan Selimit. Ndërsa për librin e tretë me poezi,”Hije dheu”,folën poetët e mirënjohur,  Sejdi  Berisha e Hamit Alija, duke i dhënë vlerat e merituara krijimtarisë poetike,si një refleksion meditav,  të poetit Hasan Selimi. Disa poezitë nga libri “Hije dheu” i deklamoi,aktori,doajeni i skenës kosovare,i madhi Sylejman Lokaj. Ndër pikat atraktive të programit të përurimit të veprave në fjalë,ishte paraqitja e mjeshtrit të skenës,poetit e humoristit Azem Balija nga Lezha,ndryshe tropojan i kompletuar me shumë talent,i cili me humorin e tij,bëri publikun t’i duartrokasë gjatë në sallën solemne të përurimeve.

Fjala përfundimtare e autorit te librave të promovuar ne Gjakove.

Autorit të librave të përuruar,zotit Hasan Selimi,me këtë rast iu ndanë edhe mirënjohje nga dy institucione të rëndësishme nga Shqipëria. Minella Kureta,drejtor i Unionit  artistik kombëtarë,dhe Dr.Nikoll Loka,drejtor i Institut  të studimeve albanologjike”Nikoll Gazuli”Tiranë,për meritat e Hasan Selimit, ndanë mirënjohje.

Kjo pamje nga salla e mbushur me dashamire te fjales se shkruar,flet mjaft për seriozitetin e përurimit te veprave te Hasan Selimit ne Gjakove.

Vlersimet e të  tjerëve për Klubin letrarë “Gjon N.Kazazi” të Gjakovës.

Klubi letrarë “Gjon N.Kazazi” i Gjakovës,në kërkesë të autorit Hasan Selimi,ditë më parë,kishte bërë përpjekje maksimale,që përurimi i krijimtarisë t’i kaloi sa më mirë .Duke patur parasysh rëndësinë e përurimeve,përvojën si klub letrarë,traditën poetike gjakovare,me një organizim të përbashkët,rezultoi suksesi,ku  të pranishmit thanë shume lëvdata për organizimin e këtij manifestimi letrarë.

 

Me pietet të lartë folën

 

Minella Kureta: jam i mahnitur nga organizimi i Klubit letrarë”Gjon N.Kazi” i Gjakovës. Unë,shtoi ai,Klubin letrarë të Gjakovës e di ndër klubet elitare në gjithë trojet  shqiptare. Një organizim të tillë nuk më kanë parë sytë ndonjëherë.

Dr. Islam Lauka,ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë: organizimet letrare të klubit letrarë “Gjon N.Kazazi” të Gjakovës,janë më të mirat në hapësirat shqiptare. Ky klub përherë ka pri me vlerat letrare dhe sot me këtë promovim,po na tregon se autorët e Malësisë së Gjakovës,janë pjesë e aktivitetit të tij me nam  edhe ndërkombëtarë. Dy klubet letrare,ai i Gjakovës dhe Tropojës janë një dhe se të tillë përbëjnë një tërësi historike.

Dr.Shaqir Hasani,këshilltar i presidentit Nishani, vuri në pah seriozitetin e promovimit të organizuar nga Klubi,me kaq kulturë dhe me një publikë artdashës si rrallëkund tjetër. Zoti Shaqir, shprehi mirënjohjen e tij për klubin dhe publikun gjakovarë.

Në mbarim të kësaj ceremonie kulturo-letrare,të mbajtur me sukses të rrallë në Gjakovë,fjalën e mori edhe autori i tre librave të promovuar,zoti Hasan Selimi i cili në fjalën e tij përshëndetëse,foli me nostalgji për brezat e ikur nga kjo jetë, me mall për të qenë të bashkuar,në këso rastesh, siç jemi sot. Pastaj, me vlerësim të lartë, falënderoj organizimin e e këtij përurimi nga Klubit letrarë “Gjon N.Kazazi”,i Gjakovës. Njëherit falënderoi gjithë qytetarët e Gjakovës.

Me fjalën përshëndetëse të autorit të librave të promovuar,z. Hasan Selimi,u mbyll një ditë e këndshme,një përurim dinjitoz e i përbashkët,i cili do ngelet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh....



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora