Kulturë
Zenepe Baboçi: Zemra e gjyshes
E diele, 03.04.2016, 09:37 AM
Zenepe Baboçi
Zemra e gjyshes
Alo, mami.........!
Zëri vajzës nga Tirana,
Para skajpit po më fton
Shirlin tim s’po ma zë gjumi
Mam’ – një këng’ po më këndon?
Ndaj dhe unë nga Merilendi
Lule derdh në melodi,
Mbesës sime në Tiranë
Mbi qepallë gjumi ti vijë.
Fli e ëmbla Shirli fli
Sytë e tu më rrinë përpara;
Zemra ime ndarë në dy
Gjysmën ti , e gjysmën Sara.
Mori krahë kënga ime
Kapërceu oqeanë,
Mbesën time e zu gjumi
Si të kishte gjyshen pranë.
Si pikë e vesës për mbi lule
Si pikë e vesës për mbi lule
Në prehrin tim o vash e lule,
Të përkëdhelja me ngadalë
Më pëshpërisje dy – tre fjalë
Tik – taku i kohës kishte ndalë.
Me duart tona fort shtërnguar
Me sytë gjysëm perënduar,
Nektari i buzëve të tua
Ma drithëronte shpirtin mua.
E teksa bregun puthnin valët
Ndriçonte hëna e paruar,
Sa shpejt na u mbaruan fjalët
E prap ne rrinim përqafuar.
Shiu i verës
Në një ditë të bukur Maji
Ne u nisëm për në shkollë,
Duke e zbritur nga Zdojani
Seç na zu një vesë e hollë.
Vetmia retë i çan
Bubullima fort i shkund,
Re e zezë që nga larg
E derdh kovën gjer në fund.
E hap çadrën shoqja jonë
Për rreth saj ne na afron,
Çadër e vogël si kërpudhë
Vetëm kokat na mbulon.
Vazhdon shiu i rrëmbyer
Sot me nerva qenkan retë,
Por kjo këngë e shokut tonë
Na u bësi çadra vetë.
Ja rrebeshi ka pushuar
Dielli përsëri ndriçon,
Nën një çadër prapë rrimë
Ndërsa kënga po vazhdon.