E merkure, 24.04.2024, 03:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Si e vlerësuan të huajt Gjergj Kastriotin

E marte, 29.03.2016, 09:24 PM


Si e vlerësuan autorë të huaj figurën e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Shumë shkrimtarë të mëdhënj kanë patur një vlerësim të lartë për figurën,personalitetin dhe heroizmin e Gjergj Kastriotit.Ishte pikërisht talenti i tij, strategjia dhe vizioni e urtësia që e bënë këtë figur arbnore një lloj magneti për shumë autor të huaj e vendor.Pothuajse në të gjitha kronikat e historisë, pastaj librat mbi jetën e tij ai ishte figura mbizotëruese.Arbnorët patën fatin të kishin një lider të tillë në hi...storinë e tyre ,por tani në këtë shekull sikur nuk do të shohim të kemi një lider që sado pak i ngjan atij dhe vizionit që ai kishte për të mos lënë asnjë gjurmë të pushtuesit e lëre më të lidhjes së ndonjë marrëveshje.Prandaj me të drejtë sic do të shohim poshtë shumë autor e kanë parë figurën e Gjergj Kastriotit si një hero, strateg dhe vizionar të madh dhe të papërsëritshëm.

“Heroi ma i madh i te gjitha kohërave ,per veprat faktike që ka bërë."-Julius Pisko 1894

„Skenderbeu...ua kalon te gjithe strategeve te vjeter e modern,ne udheheqjen e nje ushtrie te vogel mbrojtese.“-J.Wolfe

“Skenderbeu ishte nje nder gjeneralet më te medhenje ,që kishte jetuar ndonjëher.“-Prof.Ludwig Holberg ,1739

"...Lider fisnik dhe i guximshëm i shqiptarëve ose Epiroteve kunder turqve, lideri më i famshmi dhe i pamposhtur Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit dhe Shqipërisë..."-Christian Friedrich Bellermann 1851

"Skënderbeu kishte aftësi të rralla, i shpejtë dhe i qartë me intelekt të rrallë, i fuqishem dhe me nje guxim të pathyeshëm, prandaj ai me forcat e tij prej trimi ndali furinë e Perandorisë osmane."-Alberto Guglielmotti, 1871

„Ky është i famshmi Gjergj Kastrioti,i bri i Gjonit princit të Epirit për veprat heroike të tij kanë shkruar libra shkrimtarë të mëdhenj të krishterë.“-Dimitrie Cantemir ,1745

"Gjergj Kastrioti Skënderbeu është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm nga të gjitha krahinat ilire,të prefekturës së Epirit të ri, Dardanisë,por edhe të një pjesë të Epirit të vjetër të cilat i bashkoj... "-Guillaume de Vaudoncourt,1821



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora