E premte, 25.07.2025, 09:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Arber Shabanaj: Kush je ti?

E hene, 28.03.2016, 12:11 PM


Arber Shabanaj e prezenton romanin e tij të ri, me titull; „Kush je ti?“

PROLOG - EKSPOZE

Ngjarjet në këtë roman, e kanë të gjitha farën e së vërtetës. Pra, nuk janë të trilluara. Si të tilla janë pjesë e jetës së personazheve, por mund të jenë edhe ngjarje që u kanë ndodhur edhe juve, të dashur lexues.

Këto zhvillohen kryesisht në qytetin Wuppertal të Gjermanisë - ku jeton edhe personazhi kryesor i romanit, Elani - dhe në qytete të tjera të populluara nga emigrantët kosovarë.

Përgjatë leximit në këtë roman, lexuesit i afrohen arenat e të buzëqeshurit, mundësitë për të mrekulluar shtjellimin dhe dëfrimin e ndjenjave. Në njëren epokë, lexuesi takohet me ngarkesën rezolute finanziare - këtë të cilen, anëtarët e familjes së vetë, ia imponojnë personazhit kryesor të veprës - për të blerë një shtëpi në Gjakovë dhe për të rirregulluar `thesin´ shumë të grisur finanziar të familjes. Ndërsa në etapën tjetër kohore, lexuesi inaugurohet në lidhjen intime të Elanit, të cilit, përmes intrigave, i imponohet, të takohet dhe të bashkohet me një femër tejet të komprementuar kosovare. Kjo, e cila, me ndihmën e turpit kirurgjik, kryen të qepurit e organit urogjenital për të hyrë si „e virgjër" në fejesë e në martesë me burrin e ardhshëm.

Përderisa nuk janë ngjarje të trilluara, këto nuk janë as të zbukuruara. Në këtë pjesë të parë, shumë nga personazhet, edhe pse kanë emra e janë të identifikuar, mbajnë maska, përtej të të cilave janë fytyrat e vërteta. Prandaj edhe Elani pyet më shumë vehten se autorët e maskaradës: “Kush je ti?”

Ky ecën në rrugën drejt zbulimit të maskave. Këtu, informacionet vendimtare interpretohen shpeshherë vetëmse kalimthi dhe këto i destinohen lexuesit, i cili është i begatuar me afinitetin për të lexuar edhe ndërmjet rrjeshtave.

Në pjesën e dytë të romanit Qielli do të vijë duke u kthjelluar, edhe pse ngjarjet do të kulmojnë e ashpërsohen përgjatë zbërthimit të karaktereve.

Tekstet që e themelojnë këtë vepër, i karakterizon një gjuhë Shqipe e lartë dhe e pastërt. Besoj se qeshë i domosdoshëm në këtë prolog - ekspoze.

 

Autori

P.S.: Në vijim, ju afroi disa faqe nga pjesa e I-rë e romanit t‘im të përshkruar më lartë, këto të cilat - para juve - si ` lexim provues ´ destinohen. Do të më viente shumë mirë, nëse do të kuptoja se puna e krijimtarisë t‘ime letrare, akceptohet pozitivishtë nga ju, meqenëse  juve kjo  ju pëlqyen dhe ju argëton. Nëse vepra e ime ju impresionon për t‘a lexuar në tërësi, me dëshirë ju oferoi të ndërtoni kontaktin me mua, përmes E-Mailit: As-Arber@live.de , për të porositur librin.

Ju garantoi lexim mbresalënës, i cili do t’ju mbajë në tension dhe ju falemnderoi për atë, se punën t’ime letrare finanziarisht e afirmoni!

Kapitulli i parë                                                                (faqja numër 5-së e romanit)

 

Sa don?”, e pyeti shitësi, duke shikuar sa majtas, sa djathtas se mos dikush do e shihte se ç’po bënte.

Elani njëherë deshti t’i thoshte “të gjitha ato ç’ke në kupë”, por e mbajti vehten dhe, me sigurinë e një nxënësi, i cili jep përgjigjen, vetëm kur është i bindur se nuk gabon, i tha: „Katër, vetëm katër shushunja, njëherë për njëherë.”

„Dhjetë Marka!”

„Si?! Janë shumë! Më lirë!”

„Atëhere, tetë!”

„U bë!”

Elani pagoi të hollat dhe, me kupën e mbështjellur në një gazetë e të futur bukur dhe mirë në një qese plastike, mori të largohej e të dilte nga tregu i hapur. Po sakaq, shitësi pranë, ai i maskave, duke e ditur se këtë lloj tregtie kolegu i tijë e bënte vetëm me shqiptarë, iu afrua dhe e përshëndeti:

„Tungjatëjeta!”

Elani ia ktheu me mirësjellje përshëndetjen, i bindur se nga ai nuk do t’i vinte asnjë e keqe.

„Nga të kemi?”, e pyeti ai.

„Nga Gjakova.”, u përgjegj ky, ndërsa i toku dorën e zgjatur tjetrit.

„Autokton?”

„Autokton i fshatit, duke ditur se Gjakova vetëmse një fshat i gjerë është.“

„Gjakovarët janë njerëz të mire.“, vijoi shitësi i maskave. „Kemi marrë një nuse, për vëllain, nga Gjakova dhe na ka qëlluar e mirë; jo vetëmse i dha deri  më tani tre djem, por edhe është shumë e pastërt e punëtore.“

Domosdo që Elanit t’i lavdëroje Gjakovën, vendlindjen, ishte njësoj si t’i lavdëroje familjen e fisin e tijë, edhe pse kohët e fundit këto ishin ç‘prishur e s’ishin si më parë, me vlerat e qëmotshme të punës së parreshtur, të urtisë e të bujarisë.

„Punon?“, e pyeti komanovasi.

Punoj.“, ia ktheu Elani, i bindur se tani s’kishte përse as ai e as shitësi ngjitur me të t‘a zgjasnin më.

„E don një maskë?“

„Ç’më duhet?“

Tjetri nuk i dha përgjigje të menjëhershme. Deshti të fliste, por e mbajti veten.

„Deshte të thuash diçka!”, ia priti Elani.

„Kamë shumë vite në Gjermani, shumë. Shumë gjëra i kamë kuptuar, më shumë nuk kamë kuptuar. Po për një gjë nuk gaboj: Çdo emigrant ka nevojë për një maskë. Në këtë Botë të poshtër, çdo njeri ka nevojë për një maskë!”

Filozofimi i kumanovasit, përmbi jetën, i bëri përshtypje dhe i kaloi caqet e një shitësi të thjeshtë.

„Çfarë ke punuar në Kumanovë?“

„Kreva Universitetin e Shkupit për histori.“

Elani nuk e zgjati. Futi dorën në xhep.

„Edhe po s’pate sot, shihemi!“, bëri propozimin kumanovasi.

„Jo, jo, kamë.“, tha Elani.

„Ja, merre këtë maskë teatri. Është më e kërkuara! Për ty pesë Marka!“

U tha dy shitësve shqiptarë mirë u pafshim dhe bëri çap nga porta dalëse e tregut. Po sërish, si qe larguar mbase nja tridhjetë hapa, e ktheu edhe njëherë kokën, si të donte të fiksonte njëherë e mirë pozicionin e atyre dy dyqaneve. I mbeti në sy një maskë e madhe, e përvuajtur, në të qarë e sipër: Të tillë kishte parë mbi siparin e një salle teatri kur shfaqej një tragjedi greke e Eskilit.

(faqja numër 7-të e romanit)

 

Edhe këtë po ua bënte `hallall´, se ky qe pjesë e familjes Skipetari, e cila pati në gjen mikpritjen, por si t’ja bënte se, veç të hollave, po i fironte qetësia, duke vrarë kohën pas tyre?! Aq më shumë të shtunave e të dielave, kur Elani, si i ri në moshë e në mendime, kishte të drejtë të ç‘lodhej e të argëtohej si t’ja donte qejfi.

E vendosi kupën me shushunja diku pranë fotos artistike të Gjakovës, që të ishte edhe më largë vështrimit të fëmijëve e sa më në fokus të të mëdhenjve. Maskës i gjeti një vend tjetër, po gjithnjë në ballë të dhomës kryesore të banesës.

Tani gërrhimave të gjumëmëdhenjve u shtohej edhe era e urinës, që ndonjëri prej nipave a mbesave kishte bërë në tepih, ku vëreheshin dromca buke e mbetje të tjera të natës së mëparshme. E gratë, që në atë gjumë mëngjesor strukeshin diku pas burrave, hera-herës edhe veshë e ngjeshë, as kishin marrë mundimin të vinin dorë e të pastronin.

Seç e kishte një bindje, që gërrhitjet mëngjesore ishin më të ashpra se ato të gjumit të parë, aq sa, duke i dëgjuar ato prej muajsh, sikur mendonte në vetvehte, se mund të bënte edhe një studim të gërrhitjeve, sa të zgjonte interesin e ndonjë institucioni shëndetësor. Këto gërrhima ia gërryenin qetësinë që e kërkon çdokushë. Prandaj nuk pati zgjidhje tjetër, veç të dilte jashtë e të ulej në një ulëse të lulishtes, në mes të shtëpive të banimit, i bindur se njeriu ka më shumë nevojë të flasë me vehten se sa me të tjerët.

Mbi xhamin e veturës së tijë, të një BMW-je të bardhë, të parkuar ndanë shtëpisë, kishin rënë pikla vese dhe ajo dukej edhe më e bukur se ç’ishte në të vërtetë. Për Elanin automjeti kushtoi jo pak, i konsumoi një pjesë të mirë të fitimeve të atyre viteve, por nuk ishte i penduar, pasi atë, veçse ëndërr, e kishte patur edhe pasion.

Ndezi një cigare dhe në spiralet e tymit, iu shfaqën kujtimet e kaluara të jetës së tijë. I parakalonin shokët e shoqet e gjimnazit të Gjakovës, ku kishte shkëlqyer jo vetëm në mësime, por edhe si një “mister” për të gjitha vajzat që çmendeshin pas tijë e sekush prej tyre ndjehej e lumtur, kur ky i jepte më shumë se të tjerave dialog, pa lere më ndonjë të puthur fluturake mbrëmjeve rinore. Mandej vitet 1989-91 në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës, me plot histori rinore, të cilat nuk të shlyhen kurrë nga kujtesa. Ndërkohë që kishte të rregulluar edhe shërbimin ushtarak e ku u specializua për mbrojtjen nga helmet-armët biologjike, atomike e kimike e ku kishte përfituar shumë nga leksionet e shkencëtarëve të fushës ushtarake, në seminaret ku e ftonin tash e parë. E me të hollat që mirrte, arrinte të mbulonte shpenzimet e studimit.

Lëvizja studentore në Kosovë, si një dallgë oqeanike, e përfshiu edhe Elanin në gjirin e saje. I kujtoheshin shumë e shumë epizode, herë të rezistencës së heshtur e herë të hapur, ku nuk e kurseu vehten e ku shpejt e pagoi haraçin: Meqë atëbotë në Kosovë iu rrezikua integriteti dhe jeta, u detyrua që në fund të vitit 1991 të emigronte në Gjermani.

Qe fillikat kur erdhi këtu. Pasuri kishte dijen, që kishte marrë nëpër studime, vullnetin, pakë Marka në xhep, Qiellin e Zotin mbi krye. Nuk përbuzi asnjë punë dhe fati e Zoti ia dhanë dorën. Ndjente një ringjallje, sa herë fitonte prej punës që bënte. Në fillim në fabrikë e më vonë si moler, një profesion ky, që ishte largë specializimeve e nivelit kulturor e shkencor të tijë, por që nuk ia linte kurrë xhepin bosh. Punë kishte e Elani punës nuk i bënte bisht. Madje e kërkonte edhe kur të tjerët ia kthenin shpinën. Se ndjente një obligim të madhë jo vetëm për vehte, por më shumë për familjen atje në Gjakovë, që përpëlitej në mes vështërësishë të shumta. Thundra e `shkaut´ qe e rëndë. E rëndë edhe ajo ekonomike. Ndaj herën e parë, kur dërgoi një grusht të holla në emër të babait të tijë, sa nuk fluturonte nga gëzimi. Mandej erdhën edhe hera të tjera, sa sot, që i sillte ndër mend, ato nuk kishin të numëruar dhe po t’i mblidhje bashkë, bënin një malë me para!

 

 

 

(faqja numër-8 e romanit)

 

Një ditë, kur një shok, e mori vesh se ky s’rreshtëte së dërguari para në familje, i pat thënë që ta mbante pak dorën e të mendonte edhe për vehte...

Po Elani nuk arrinte dot ta shtyente kafshatën me mjaltë, kur ata, atje largë në Gjakovë, e çonin me lotë e me kripë! Jo, kurrë, nuk mundte të braktiste nënën e babain, vëllezërit e motrën, po i duhej të mendonte e të vepronte njëlloj si edhe për vehte. Ishin një bark, një vatër, një gjuhë e një gjak! Shpejt do të mendojë, që t’i tërheqë edhe ata në Gjermani, sa të stabilizohej vetë. Së pari t’i shpëtonte nga kthetrat e serbit e mandej edhe nga vuajtjet ekonomike. Si vehtës, edhe atyre do ju gjente punë e do t’i ngritte në këmbë.

E ngjarjet rrodhën ashtu siç ia tha zemra. Se kur zemra ndjell mirë, edhe punët e kanë ritmin e saje. Për pak vite e në Gjakovë, mbetën vetëm nëna, babai, vëllai i vogël dhe një nip. Tani vëllai i madhë i Elanit, Dëshironi, jetonte rreth 120 kilometra largë, me grua e me fëmijë. Vëllai i dytë, Pse, akoma më largë, nja 315 kilometra. Ndërsa motra, me burrë e fëmijë, tani jetonte në po të njëjtin qytet. Vëllezërit Jo dhe Si bashkëjetonin me Elanin, ku trajtoheshin njëlloj si ky, edhe pse kontributi që ipnin tek kuota zero ishte.

Si ishte më i ri se Jo dhe gjindej qëmoti këtu. Në gjimnazin e Wuppertalit nuk kishte ecur me ritmin që ëndërronte Elani dhe ky fajin për këtë nuk ia vinte inteligjencës së Si-së, se për këtë ky qe superior, por një shoqërie, të keqe e të degjeneruar, që e rrethonte e që s’po arrinte ta shkëpuste prej kësajë. Kurse Jo kishte ardhur në pranverën e këtijë Viti, pra 1996, në Gjermani. Ardhja e tijë Elanit i kushtoi as më shumë e as më pakë, por plotë 4000 Marka Gjermane. Madje gëzimin për bashkimin me të, ky e shoqëroi edhe me një dhuratë jo të papërfillshme për atë kohë: Një mobil-telefon.

Elani donte që vëllezërve t’u krijonte kushte sa më komode. Nuk donte që edhe këta të përshkonin kalvarin e mundimeve të para, që kishte kaluar ky në Gjermani e që tani nuk donte as t’i sillte ndërmend.

Por ndoshta edhe kishte gabuar, duke ua shërbyer të gjitha të gatshme! E këtu është fjala, në radhë të parë, më shumë për vëllezërit Jo e Si, që hynin e dilnin në shtëpi, ç’prej kohësh, me duar në xhepa. Se Elanit i duhej të paguante qiranë e banesës, telefonin, sigurimin e veturës dhe ushqimin për këta - që nga buka e kripa - pa edhe veshjet, se ishin të rinjë e nuk mund të dilnin dosido.

Nuk arrinte t’i kuptonte vëllezërit, se si ishin pajtuar me baticën në jetën e tyre. Si nuk aspironin për të qenë dallgë e detit të madhë të jetës?! Si nuk u vinte, në fund të fundit, turp, që shfrytëzonin djersën e Elanit, pa dhënë justifikimin e sakrificës së tijë! Edhe pse i fliste vëllait Si dhe i dukej se ky e mirëkuptonte e largohej përkohësishtë nga shoqëria e narkomanëve, pas pakë kohe e shihte sërish me ta!

Sigurishtë që këta kishin sy për ta parë Elanin tek robtohej gjithë ditën në punë, po zemra u ishte ftohur dhe emocionet vëllazërore Gjermania po ua bënte akull. Si të mos e dinin, kurë këta ktheheshin në mesnatë në shtëpi, si në hotel, e ia këpusnin gjumit gjer të nesërmen në mesditë. Përderisa Elanit, pa rënë drita mbi Tokë, i duhej të zgjohej, të bëhej gati e fiks që në orën 06.00 të dilte nga shtëpia, në mënyrë që në orën 07.00 t’i qasej vendit të punës. Edhe zyrtar të ishte, gjithë ditën në karrike rrotulluese, në mos do të lodhej, vithet do t’i mpiheshin. E jo më Elani që, veç kohës së drekës, lëre më që s’kishte mundësi të ulej, po as fshehurazi një cigare të konsumonte. Mezi ç’priste të kthehej në shtëpi e të ç‘lodhte brinjët. Po ku? Tani e parë gjente njerëz: Herë vëllezërit e vegjël, me shokë e shoqe të tyre, herë dy vëllezërit e mëdhenj, apo motrën me të shoqin, që thithnin e thithnin cigare e rrufisnin kafetë njëra pas tjetrës.

 

 

 

 

(faqja numër 11-të e romanit)

 

Për më shumë kur - ndërsa Elani ishte në punë - ata sillnin shokë në shtëpi e Elanit i duhej t’u jepte dorën edhe njerëzve, të cilët në rrugë as që i kishte parë e as që i kishte njohur ndonjëherë. Në shtëpi, në raste të tilla, vinte era duhan, çorape të palara e kudo nepër mjediset shtëpiake shiheshin thërmija e plehëra. Dhe kulmi arrinte kur Si dhe Jo, edhe të trullosur nga ç’pinin, ashtu grumbull, siç vinin edhe shkonin, si një ushtri, linin vetëm shkatërrime. E Elanit, të lodhur nga puna, në vend që të ç‘lodhej, i duhej sërish të përveshte mëngët, të pastronte, të sistemonte e ajroste, që shtëpisë t’i vinte era shtëpi.

Pra, siç edhe kuptohet, Si dhe Jo, me ndihmën e Elanit, i patën mësuar “marifetet” e regjistrimit dhe e patën fituar një status të vogël qëndrimi në Gjermani. Për të fjetur, ngrënë e pirë kishin tek Elani, me të gjitha shpenzimet e tija, kështu që, e thënë ndryshe, e kishin prapanicën në të ngrohtë. Hanin e pinin në kurriz të tijë e, domosdo, edhe ta hidhnin shurrën përpjetë, nuk ishte e habitshme!

Mendonte kështu dhe para syve iu shfaq kupa e qelqtë me shushunja. O Zot, a kishte se si që edhe Si e Jo të shëndrroheshin në shushunja? Kjo lidhëza `edhe´ e mundonte, pasi pas saje fshiheshin dy vëllezërit e mëdhenj me gra e fëmijë!

Elani ndezi edhe një cigare, teksa njëri nga fqinjët e përshëndeti, i cili ndezi veturen e tijë dhe u largua.

E dinte fort mirë se, me këto ardhje të shpeshta, ishte bërë edhe i bezdisshëm për fqinjët. Madje njëri prej tyre, pas një zhurme, që kishin bërë vëllezërit me shoqërinë e tyre, njëherë e kishte kërcënuar se do të thërriste policinë. Gjithsesi, fqinjve ua kishte zili. Shkonin e vinin në punë të tyre dhe, edhe nëse kishin vizita, ato kuptohej se bëheshin ose për ditëlindje ose për festa të të gjithëve. Kurse këta njërëzit e tijë...!!!

Dhe kjo ishte njëra nga ngjarjet e rëndomta, të cilat po ia merrnin ditët Elanit nga jeta e tijë. Vërtetë që njeriu e aq më shumë shqiptari ka detyrime ndaj vëllezërve e motrave, por deri aty sa ato nuk cënojnë e zezojnë jetën e tjetrit. Se mandej kështjella e lumturisë dhe e harmonisë familjare rrënohet si të qe prej kartoni!

Sheh orën e dorës: Po shkonte njëmbëdhjetë dhe “miqtë” ende nuk ishin zgjuar! Dikur ndjehet një derë që përplaset, mandej kunata me fshesë në dorë, e cila bënte kinse kishte pastruar mbetjet e një nate më parë.

Hynte në shtëpi si sonambul. Kishte kohë qëkur kjo nuk i dukej më si shtëpia e vetë, herë i ngjante me një hotel, herë me një konvikt, herë me një tufë të burgosurish ordinerë. Nuk e ndjente ngrohtësinë e sajë!

Nuk i kujtohej mirë, nëse kunata i tha ose jo mirëmëngjes, nëse e pyeti a donte t’i bënte një kafe apo jo. Po ç’rëndësi kishin këto? Qenë lëvozhga këto, thelbi përtej tyre nuk shihej ose më mirë nuk donin ta shihnin, se nuk u interesonin që t‘a shihnin.

U ul në një karrike dhe sytë nuk ia ndante kupës së qelqtë, ku shushunjat bënin pirueta.

Dikur u zgjua edhe Dëshironi. Me sytë e mufatur e para se t’i hidhte një grusht ujë fytyrës, i kërkoi së shoqes që të mos ia vononte kafenë dhe u ul bri Elanit.

„Eh, more vëlla!”, tha ashtu më kot.

Elani nuk i ktheu gjegje dhe kjo sikur e irritoi Dëshironin.

„Nuk ke fjetur mirë?”, e pyeti, ngaqë tjetri nuk ia vari.

„Jo, nuk kamë fjetur mirë!”, tha Elani, në vend që t’i pohonte të vërtetën e t’i thoshte se nuk kishte fjetur fare.

„Kurse unë kamë fjetur si qingj!”, vijoi Dëshironi. „E çuditëshme, madje edhe e kundërta e asaje që këshillojnë mjekët: Kur ha darkë të rëndë, flejë si qingj, kur ha pakë, zorrët më bëjnë grevë dhe ndjej shqetësim përbrenda! Interesant!“

 

 

Kapitulli i dytë                                                               (faqja numër 16-të e romanit)

 

Atë ditë, edhe pse e shtunë, pra ditë pushimi javor, qe zgjuar më herët se të gjithë dhe përmes gërrhitjeve si derr të vëllait dhe ëmbëlsisë së gjumit mëngjesor të mysafirëve të tjerë, të vegjël e të mëdhenj, doli edhe për të qetësuar nervat, edhe për të psonisur, sepse gjithë ajo “ushtri” miqësh kishte gojë për të ngrënë e për të pirë. Nuk donte kurrësesi që dikushë prej tyre të thoshte se “Elani u bë më koprrac se Harpagoni”. Sigurisht që krahasime të tilla mund të bënte më së pari vëllai i madhë, Dëshironi, pasi ai e kishte një gram kulturë letrare, sa t’a dinte se kë përfaqësonte ky personazh i Molierit.

Më përpara u ul tek ulësja e zakonshme para shtëpisë dhe ndezi një cigare. Tanimë ishte tejkaluar çdo “dyndje barbare”. I pat ardhë vëllai i madhë, Dëshironi, me grua e dy fëmijë, vëllai i dytë, Pse, me grua e dy fëmijë! Për vizitë kishte ardhë edhe motra, Justitia, meqë banonte po në atë qytet, me dy fëmijët e me të shoqin e saje. Pra, veç Elanit e dy vëllezërve, që banonin këtu, kishin ardhur edhe 12 “mysafirë”. Habitej se si i zinte të gjithë ata ajo banesë, se ç’katrahurë sillnin fëmijët me njëri-tjetrin!

Ky ritual po përsëritej thuajse çdo të shtunë. Vëllezërit vinin me `cucë e me macë´, me gra e me fëmijë, ndonjëherë edhe me miq “mbrapa vehtës”, me bujtë tek Elani. Me të ngrëna e me të pira. Me të fjetur si sardelet në kuti. Se sado që Elani qe stabilizuar në një apartament komod, me një kuadraturë rreth 45 metra katrorë, e mjaftueshme për një djalë beqar, që i kishte vënë punët në vijë, nuk po e shijonte as jetën e as qetësinë. Se javë për javë, kur ky priste të shtrinte brinjët e të ndjente relakset e uikendit, si i ri që ishte, duhej të priste e të përcillte familjet e vëllezërve, motrën me të shoqin dhe me fëmijët e tyre, e më the e të thashë.

Të shtunat po e ç‘mendnin. Të shtunat, që dikurë i dashuronte se i sillnin kënaqësi shpirtërore të veçanta, tani i urrente. S’donte më të dëgjonte emrat e shtunë dhe e djelë. Qenë si burg i javës. Dy ditë ku kalvari i mundimeve dhe i streseve nuk kishte të sosur. Se mandej vinte e hëna deri në të premten, me punë cfilitëse, edhe pse e paguar jo pakë sa për të bërë një jetë normale, por edhe për të vënë diçka mënjanë. Për të hapur një shteg drite, për jetën bashkëshortore, që s’kishte përse të ishte e largët. Tani moshën e kishte dhe nevojën për të pasur një njeri të denjë përkrahu, më shumë një shoqe të domosdoshme jete. Po këto taborre miqsh të paftuar, i ngjanin hera-herës si taborret e turqve, që po ia pushtonin kështjellën e tijë të lumturisë. Pa fe mëshire. Me llafe e me kafe. Me kafe e me llafe. Me llymin e zi të kafesë, rreth një filxhani, si falltoret e rrugëve të Gjakovës.

Elani, nga ana tjetër, ishte natyrë e tërhequr në vehte. E donte rregullin dhe pastërtinë, rrëmuja e kallaballëku i pa shkak e irritonin. Rrallë, me raste, shkonte për vizitë tek të tjerët, tek vëllezërit, tek e motra, apo ndonjë shok. Shkonte gjithmonë në kohën e përshtatëshme e pa u bërë i mërzitshëm, pa ua cënuar as sa një fije floku jetesën e rehatinë. Kurse këta?! Asgjë të mos mendoshë tjetër, po vetëm atë se ç’bënin gjashtë fëmijë të një moshe! Mbi tepih e dysheme njëri derdhte qumështin, ai thahej e lëshonte një aromë të padurueshme, që aman o Zot. Më tej tjetri hedhte dromcat e bukës e djathin, xhami i televizorit prekej me gishtërinjtë e undyrshëm. Gjithandej ç’rregullim e papastërti, sa me të dalë vehtja qejfit! E Elani edhe para kësajë gjendjeje duhej të ishte i buzëqeshur, të mos i tërheqte veshin asnjërit, se ata paskan ardhur tek xhaxhi e po t’u fliste ky, prekja kalonte nga kunatat tek vëllezërit e atëhere pasonte stuhia!

Elani ka qenë dashur të bëjë “festë”, kur merrte veshë se po çoheshin e po shkonin, pas dy, tre ditëve e besa edhe një javë qëndrimi! Si dhe Jo, sa herë që e shihnin të nervozuar, qesheshin e talleshin me të. E përse te mos qesheshin e talleshin?! Këta gjithçka falas e donin! Dhe as që merrnin mundimin të vinin dorë e ta ndihmonin të vëllain, për të pastruar e sistemuar shtëpinë! Madje mbërrinin deri atje, sa edhe të bënin lloj-lloj lojërash me fëmijët, medemek se po i afronin e donin aq fort këta, ndërkohë që xhaxhai Elan po ua kthente shpinën e s’po mundte të i duronte!

(faqja numër 17-të e romanit)

 

E shtunë, nëntor, 1996. Edhe pse vjeshtë, mbretëronte mot i kthjellët dhe natyrën e këtushme tërë kohën e përshëndeste Dielli.

Në aeroportin gjigant të Düsseldorfit, Elani, Pse dhe Jo, kanë dalë për të pritur prindërit. Gjithandej njerëz. Kaq shumë, sa mezi gjetën vend për të parkuar veturën. Vetëm në intervale minutash ngriteshin e zbrisnin aeroplanë të shoqërive e lidhjeve të ndryshme. Dinamizëm i pashoq. Ca bartnin valixhet, ca prisnin dikë, të tjerët përjetonin aktin më të mërzitshëm-ndarjen. Ndërsa sot familja Skipetari kishte nderin të shijojë aktin më të lumtur - takimin - aty para portelit “Ankunft”(mbërritja) po prisnin prindërit e tyre.

Dikur i shohin tek afroheshin. Ishin pakë të lodhur nga rruga e gjatë, po edhe nga një valixhe, që me zor e tërhiqnin! Me siguri që aty veç ndërresave e rrobave të tyre, kishte edhe dhurata për sejcilin e sidomos për fëmijët, nipat e mbesat. Se “fukaraja s’don të turpërohet, kurse i pasuri s’ka dëshirë të fiket...”.

Prezenca e policëve të uniformuar në aeroport, e trembën nënën Hire. Me siguri se ata, në sytë e sajë, i shëndrroheshin në policinë speciale të shkijeve, e cila prej dekadash ushtronte terror e vetëm terror mbi popullsinë e pambrojtur kosovare. Dukej se Nero e solli në vehte, e kapi për krahu dhe e drejtoi nga dalja, atje ku ishte i bindur se Elani, po se po, por edhe ndonjëri nga bijtë e tjerë po i prisnin.

Takimin pas disa vitesh me prindërit s’ka shkrimtar që ta përshkruaj. Ia ndjenin njëri-tjetrit zemrën në krahëror. E si më i vuajtur e më i ndjeshëm, Elani kishte mbetur në krahët e Neros, ndërsa nëna, pas pak, pati mbetur në krahët e Elanit!

Mandej, ashtu, të përqafuar, shkojnë drejt makinës. Vihen shpejt në rrugë, përgjatë autostradës A46, në drejtimin Düsseldorf-Wuppertal.

Elani edhe shihte rrugën, edhe fytyrën e nënës, e cila mrekullohej nga ç’i shihnin sytë, me ndërtimin dhe rregullin e këtijë shteti, i cili në shimicën e qyteteve u ngrit edhe nga hiri i luftës, me kontributin e vet, por edhe me djersën e emigrantëve të huaj. E që tani zbukurohej edhe me djersën e tijë. Se u bënë disa vite që ky punonte e vetëm punonte, aq sa tani Gjermania i dukej se `ishte shtëpia e vetë´.

Kishte arritur të kuptojë shumëçka nga ky shtet, që ka lindur gjeni e i ka ngritur në Qiell, aq sa për disa të huaj ka qenë edhe gremina e talentit të tyre! Kishte jo pakë raste, kur gjermanët i dukeshin si njerëz pa temperaturë, ku lulet nuk kishin erë e shumë njerëz ishin të pa nderë! Megjithatë ishte mësuar me këtë mënyrë jetese. Se t’u shpëtoje kthetrave të shfrytëzuesve të këtushëm, të duhej të posedoje intuitën e stilin e Elanit!

E syri i nënës e kuptonte, ndërsa zemra ia ndjente, se djali i saje, Elani, i ngjante lules së Diellit, që me saçin e mbushur e mbante kokën e ulur, kurse Pse dhe Jo... Eh, këta të dy donin që në sytë e prindërve të ekspozoheshin për ata që s’ishin, edhe pse e dinin se prindërit gjithmonë nga Elani anuar kishin. Se Nero e Hire e dinin fort mirë, se në ecjen e sejcilit në këtë vend, që iu bë strehë, në më shumë se 90 % ishte investim direkt i Elanit!

Ky moment, kaq i veçantë, i një familjeje të madhe si kjo Skipetari, për Elanin ishte sharp e sheqer i përzier bashkë. Tani e ndjente ngrohtësinë e vatrës e tani e digjte takti i zjarrit të sajë.

Ç‘rregullimi i organizuar që këta i bënin banesës së tijë, sa herë që vinin në ndonjë çast të vetëm, e bënte që të ndërmirrte një vendim: T’i vinte kyçin derës. Por ky qe veç mendim, se për të vepruar nuk vepronte. E si të vepronte, kur kishte pranuar dy vëllezërit që mbante me bukë e strehim e kishte investuar për ta?! Si mund t’ia kthente shpinën motrës Justitia, e cila, ndryshe nga vëllezërit, kishte një afeksion të veçantë për Elanin, sepse qe e vetmja që ia ç‘monte mikpritjen e kontributin që ky jepte për prindërit e vëllezërit! Elanit nga ky qëndrim dinjitoz i saje, i dukej se lidhjen e gjakut e kishte të plotë vetëm me të motrën.

 

 

(faqja numër 24-ër e romanit)

 

Hipokrizia e tyre nuk njihte kufi. E hiqnin vehten për ato që s’ishin. I bindnin shumë shpesh burrat, që të shkonin për vizitë e të buanin tek Justitia. Pra bëheshin gjithsejt tetë vetë. Ato këmbën mbi këmbë e Justitia duke punuar e lodhur brinjët, për t’i ardhur rreth gjithë atij kallaballëku me të ngrëna e të pira! Jo vetëm që nuk e ndihmonin, por edhe e acaronin me çfarë bënin në këto ditë. Sillnin garderobat me vehte e ekspozonin ashtu më kot fustanet të tyre, sikur të qenë shkuar jo në një vizitë rutinë, por në një dasëm. Po sido që visheshin këto kunata, të cilat para Justities një miniparadë mode bënin, kurrë për nga paraqitja nuk ia kalonin kësajë, e cila kishte marrë diçka nga zgjuarësia e Neros e bukuria e nënës Hire.

Në të vërtetë, bukurinë e pashoqe të nënës e kishte trashiguar Elani. Shtoji kësajë inteligjencën nga i ati e kulturën e fituar në shkollime, ishte ky mishërim i një njeriu tërheqës, që rrezatonte shëndritshmëri kudo që shkonte. Sigurisht që këto tipare ia ngrohnin zemrën prindërve, por, për çudi, nuk ishte kjo konsideratë tek vëllezërit e tek kunatat, edhe pse ky kishte bërë e bënte gjithçka për këta!

Të vinte keqë që kjo familje, kaq e lodhur nga pushtuesi serb, nuk gjente unitetin në dhe të huaj, në Gjermani! Mbase edhe kontraditat e mosmarrëveshjet n‘mes vëllezërve, ishin produkt i asajë politike përçarëse që kishte ndjekur serbi në trevat shqiptare, pasi kështu do ta kishte më të lehtë sundimin. Pos kësajë, këto kohët e fundit ishte shfaqur edhe një tjetër dukuri: Mburrja! Mburreshin e rrihnin gjoksin për këtë dhe atë, betoheshin e stërbetoheshin e asgjë nuk bënin, pa iu skuqur faqja nga rrenat me bisht.

Një virus i tillë i kishte hyrë në ndërgjegje edhe djalit Jo.

„Hajt ti, nënë Hire, a arrita të vijë unë këtu?! Tani do e shohësh se çfarë do të bëjë unë për ju atje në Gjakovë!”, rrihte gjoksin ky - e pra - esull ishte…

Pse, që vazhdimisht heshtte, kësajë radhe dilte nga natyra e tijë e zbrazej:

„Çfarë do të bëshë ti më tepër se ne? Ke plot gjashtë muaj, qëkur ke ardhë, e akoma po të mbanë Elani.”

Elanit, edhe pse ky pohim ishte i vërtetë si drita e Diellit, nuk i pati pëlqyer. Ky asnjëherë nuk ua përmendte bukën që u jepte vëllezërve, por s’ishte dakord me jetën e tyre parazitare.

Fjalët e Pse-së, si të mos ishin të vërteta, i dogjën shumë Jo-së.

„Cili Elan po më mbaka mua? Unë po e mbajë vehten time!”, tha i tensionuar të pavërtetën më të madhe, sikur të gjithë, sa ishin aty, të mos e dinin se djersën e kujtë po e shfrytëzonte Jo nën atë strehë.

Kështu fjala digjte e përcëllonte fjalën tjetër. Hidhej si zakonishtë, Si:

„Pse, më duhet të t’korigjoj ca. Jo, vetëm se flenë në banesën e Elanit. Edhe ky, edhe unë i kemi dalë zot vehtes. Ti ndofta nuk e di, por Jo disa herë ka pounuar me Rron Rexhën, shokun e Elanit. Edhe pse në të zezë, nuk ju ka dalë keqë!”

„Punët e zeza sjellin ditë të zeza!”, tha Nero, i cili deri në atë çast vetëm dëgjonte. „E unë nuk do të dëshiroja që djemtë e mi të jenë në të zezë, por në të bardhë, si Elani.”

Ra një heshtje si plumb. Gjithnjë kur Nero e Hire lavdëronin Elanin, ose binte heshtje, ose Dëshironi kollitej, ose njëres prej kunatave i binte diçka nga dora e i thehej përtokë.

Po ishte akoma herët për t’i kapur Nero këto detaje, që në dukje të rastësishme ngjanin. Prandaj edhe vazhdoi me sinqeritetin e tijë prindëror:

„Po ti, ore Jo! A s’të dërgoi Elani plotë 4000 Marka që ti të vije në Gjermani?! Ç’bëje ti atje, varavingo nepër Gjakovë, nuk dua të bëshë këtu. Atje do të bije domosdo në dorën e policisë serbe, ndaj edhe Elani sakrifikoi financiarisht për ty! E ti duhet jo vetëm të mendoshë për vehte, por edhe t’ia shpërbleshë atë, çfarë ky ka bërë e po bënë për ty, se këtu Elani ka statusin e të përndjekurit politik. E megjithatë punon nga mëngjesi e deri në darkë!“

 

(faqja numër 27-të e romanit)

 

„Ç’ka thua, bre!“, ndërhyri i befasuar Dëshironi. „Kjo është një ndër fyerjet më të mëdha, që më janë bërë! Po je im vëlla e s’mund të t’bëj më tepër, se të marr grua e fëmijë e të kthehem në shtëpinë time. Se kjo fjala e jote don të thotë: `Dil jashtë, o vëlla Dëshiron!´”. Nëna e babai u përpoqën ta qetësonin Dëshironin dhe ia arritën që ky të mos ikte. Megjithatë debati nuk u shua. Ky i ngjante një deti, që herë ngrehte tallazet sa një shtëpi, e herë fashitej e biente në gjumë, por që të gjithë e dijmë fort mirë se nën sipërfaqen e ujit ky lëvizë e do të ngritet përsëri. Qe edhe ky një moment i atillë, kur kacafytja me fjalë u zhvillua me tonet më të larta, sa Elani druhej se ndonjëri nga fqinjët do të lajmëronte policinë - për prishje të qetësisë publike - e mund të hante ndonjë gjobë të mirë! Po ku qetësohej Dëshironi?! Madje as nga lotët, që i rridhnin nënës Hire, jo!

„Tani po na delë edhe hero Elani!”

„Po ulu, o vëlla!“, u përpoq Elani të zbriste temperaturën e atijë.

„Unë po ulem, po ngritu ti e më sjellë dëshmitë se sa para i ke dërguar deri më tani në Kosovë! Ta marrim vesh të gjithë, se sa para i ke çuar familjes atje!”

„Unë kurrë nuk jamë mburrur para njeriu të gjallë, me atë se ç’kamë kontribuar për familjen, për nënën e babain, për vellëzërit e madje edhe për njerëz me të largët të fisit. E përse u dashtka të të paraqes fakturat e dërgesave?“

„Se ato flasin, se letra flet!”, theksoi me gjuhën e demagogut Dëshironi.

„Nuk ma kishte marrë kurrë mendja, se këto faktura shprehin dashurinë, ndaj edhe s’kam pasë arsye që t’i ruaja, por ato të vitit 1996 i kamë të tërat.”

Siç dukej, Dëshironit nuk ia mirrte mendja, që Elani të kishte ruajtur ndonjë fakturë, prandaj shikoi nga Pse, Jo e Si. Edhe këta u ndjenë ngushtë, se ato faktura do të flisnin shumë e do t’i nxirrnin bosh të katër vëllezërit.

Ndërkohë Elani kishte nxjerrë - nga një valixhe - një grumbull me faktura.

Në dhomë nuk ndjehej as fryma që mirrnin.

„Kjo fakturë prej 500 Markash,”, theksoi Elani, „është e datës 22 janar, kjo tjetra prej 1000 Markave është e fundmarsit. Një muaj më pasë 3000 Marka, e fundmajit është 4000 Marka. Kjo mbanë datën 9 maj 1996. Besoj se të kujtohet Jo: Janë Markat, që t’i nisa ty, për të ardhur në Gjermani.”

Jo kishte ulur kokën, deshti të thotë diçka, por u step. Elani kishte edhe faktura të tjera, që të “përkthyera” ishin mijëra Marka e dhjetra mijëra pikla djerse të ndershme!

Të gjithë kishin ulur kokat dhe heshtnin. Gojërat e tyre llafazane kishin mbetur pa tekst!

Këtë goditje Elani as që e kishte menduar se do ua jepte ndonjëherë. Vetë e kërkuan dhe vetë e pësuan. E dinte ky se tek sejcili prej vëllezërve e kunatave strukej cmira-zilia-inati. E shihnin se Elani kishte ecur shumë përpara tyre e sado të vraponin, këta, nuk do të mundnin t’a arrinin dot. E kishin inatë njeriun e gjirit të tyre familjar!

„Qartë, qartë! Ne, o vëllezër, vetëm po futemi në mëkat me Elanin. Se po të mos ishte ky, neve as era familje mund të mos na vinte më!...”

Dëshironi u shprehë kështu dhe shikoi me radhë nga Pse, Jo dhe Si. Sikur `përmes syve nënshkruanin´ një pakt të fshehtë - që do të vihej në veprim në një kohë më të përshtatshme - kundër Elanit.

Në këtë çast, kur deti i fjalëve u urtësua, Justitia i ftoi të uleshin në tryezë për të ngrënë... darkën! Se ashtu, pa u ndjerë, kishte ardhur mesnata, fëmijët në dhomë kishin fjetur të gjithë.

Teksa hanin, nuk folën, se në një darkë para disa kohësh, Dëshironi kishte thënë se njerëzit e kulturuar nuk flisnin kur hanin. Prandaj, në përpjekje për t’a paraqitur vehten sa më të kulturuar, hanin e nuk flisnin, edhe pse hanin shpejtë, shumë shpejtë, çka kjo dukuri sërish mungesë kulture shprehte.

(faqja numër 30-të e romanit)

 

E në këtë shetitje, mu në zemër të qytetit, ndërsa të tjerët po shikonin në një vitrinë, Rroni me Elanin mbetën pakë më mbrapa. Elani e kuptoi, qëkur erdhi Rroni, se ai kishte diçka për t’i thënë.

„Pak pasi ke ardhur të takoshë prindërit e mi, e kamë kuptuar se ke diçka për të më thënë. E supozoi një gjë t’atillë, nga stepja e jote në bisedë. Pa thuaje, he njeri, se çfarëdo të jetë, do ta pres si burrë!”

„Ke të drejtë, Elan!“, iu përgjegj Rroni. „Po është diçka, që ka lidhje me Dëshironin e nuk e di si do të më kuptoshë.”

„Me Dëshironin?”, pyeti i habitur Elani.

„Prandaj jamë stepur, se më është lutur, që ti mos ta mirrje veshë!”

„Çfarë thua, Rron?!”

„Është plotësisht e vërtetë. Unë po e thyej një fjalë të dhënë, se nuk ka kuptim që ta fshehë ty për hirë të Dëshironit! Se ty të kamë shok.”

Elani e kuptoi se ishte diçka serioze, që kishte të bënte me karakterin e dyshimtë të të vëllait.

„Pak pasi erdha tek ju, më shkëputi për një minutë dhe më kërkoi 300 Marka borxh.”

„Çfarë?!”, tha i tronditur Elani, por logjikisht se edhe i zverdhur në fytyrë.

„Por ti mos e bëjë aq tragjike, Elan, se për hirë tëndin unë me 300 Marka e fshijë by.... Ajo që më vrau ishte fakti se përse ky të fshihet ty, përderisa është në bukën tënde e përderisa ti e pret thuajse të shtunë për të shtunë familjarishtë?!”

Kjo bisedë, kokë më kokë, e dy shokëve, i “dogji” Dëshironit, si çdo njeriu që e ka mizën nën kësulë.

Po ndërsa ai po hetonte gjithçka nga distanca, Elani shkëputet nga Rroni, e lë atë në shoqërinë e prindërve dhe i turret Dëshironit:

„Dëshiron, vëlla, gjithçka ma e rrëfeu Rroni. Më vjenë turp nga vetja e ime, më shumë, se sa nga veprimi i yt. Ai vjenë të nderojë prindërit tanë dhe ti i lypë borxh! Sa herë pata mundësinë, të kamë ndihmuar dhe asnjëherë nuk ta kamë përmendur... Mirë se e bëre këtë veprim, po përse, përse i je lutur që të mos e mirrja unë vesh?“

Dëshironi, si njeri dinak që ishte, e kishte kuptuar, qëkur këta të dy, Elani e Rroni, po bisedonin kokë më kokë, se Rroni po e dekonspironte. Ndaj me pafytyrësinë e një mosmirënjohësi, iu turr mikut pa pikë turpi:

„Rron Rexha të kamë menduar ndryshe, por më dole tradhëtar! Tani, pas kësajë që bëre, nuk më ka mbetur gjë tjetër, veçse të pshurrë mbi paratë e tua!”

Nëna Hire e babai Nero, pas këtyre fjalëve, u bënë si shtatuja, kurse Elanit i dridhej trupi dhe e luste Tokën të hapeshe e ta gëlltiste të tërin. Po Dëshironi- Dëshiron! Ishte mësuar siç duket me skena të tilla, e hante marren me bukë dhe as s’e kishte ndërmend, qoftë për çfarë tha, të fuste dorën n’xhep e t’ia kthente të hollat Rron Rexhës!”

„Çfarë tha për ty Dëshironi, Rron Rexha, janë thënë për mua!”, shprehu urtinë e tijë Nero. „Unë nuk e dijë se si kanë rrjedhur ujërat, por ti sot më ke nderuar mua me Hiren dhe je mik në oxhakun tonë. Prandaj kush të fyen ty, më ka fyer mua! E ti, Dëshiron, duhet t’i kërkoshë të falur!“

Babait i patë ikur ndërkohë zemërimi dhe po bisedonte diçka me Dëshironin, që e kishte pranë. Ky ka qenë një nga rebelimet e pakta të babait kundër tijë, se në shumicen e rasteve babai qëndronte pasiv dhe gati të dukej se kishte rënë nën thundrën e këtyre faraonëve. Dëshironi, si për t’i dhënë të kuptojë babait se e kishte kuptuar gabimin e tijë, e shtrinte dialogun edhe drejt Rronit e Elanit, madje nisi të bëjë edhe humor! Kameleonë të tillë Rroni kishte parë mjaftë, por siç dukej edhe ai e kishte falur Dëshironin, edhepse tjetri as që bëri përpjekjen e dytë t’ia kthente paratë. Rroni e dinte se atyre u kishte thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë!

(faqja numër 38-të e romanit)

 

Poshto, babai i Nushes, kuptohej lehtë se kishte qenë njeri i cili ishte marrë gjithë jetën me punë të drejtpërdrejtë fizike: Duart i kishte pakë të plasaritura. Po Elani kishte frikë, se mos atijë iu kishte plasaritur edhe truri, pasi nisi të bëjë disa dialogje, që nuk kishin vend në ceremoni të atilla. Megjithatë dukej se punët e veta i dinte mirë.

Siç edhe doli nga biseda, ishin të vendosur në Prishtinë, diku që nga fundi i viteve të shtatëdhjeta, ose e thënë ndryshe; Nusha atë mot kishte qenë pesë vjeçe. Pra ishte rritur në qytet.

Biseda kalonte sa në një degë, aq në tjetrën.

„Besoj është hera e parë që vjen në Gjermani?”, pyeti Poshto.

„Jo, jo, për mua është hera e dytë, kurse gruaja e ime vjen për herë të parë.”

„Keni ardhë të qëndroni për krejt?”

„Jo, largo Zot!”, përgjigjet Nero. „Vetëm për tre muaj do të jemi këtu.”

„Kush ua bëri vizën?”, deshti të shuaj kuriozitetin Poshto.

„Natyrisht se Elani.”, përgjigjet Nero me krenarinë e babait, që kishte rritur një djalë të tillë, edhe pse kjo përgjigje, me kokën lartë, nuk i shkonte djalit tjetër, Pse.

Poshto, babai i Nushes, pyeste e pyeste dhe Nero jepte përgjigje njëra pas tjetrës, pasi ky nuk besonte se pas ndonjë pyetjeje diçka mund të fshihej.

„Ndofta të mërzita me këto pyetje, o bacë,”, tha dikurë Poshto, „por e gjykoj me vend të di sa më shumë për ju, familjen e fisin që keni, se dua të di kë do të bëjë mik!”

Elani seç ndjeu, pasi ende nuk kishin bërë asnjë kërkesë e babai i vajzës e bënte atë si akt të kryer.

Familjet u prezentuan me rrënjë e me degë, e ndërsa Nero përqëndrohej tek vatra e tijë, Poshto zgjërohej e zgjërohej, duke i mëshuar gjithnjë e më shumë lidhjes mashkullore, si të donte të krijonte ndonjë taborr e t’a niste në luftë!

„Baca Nero, jemi një familje patriote ne! Saqë disa nga të punësuarit në minierën e Trepçës, në Mitrovicë, që u ngujuan nën tokë, për të vdekur në grevë urie, kanë qenë nga rrethi im familjar...”

Elani dëgjonte dhe i bënte përshtypje se për këtë akt patriotik Poshto, babai i Nushes, nuk përmendte asnjë emër të familjarëve të tijë, veç ashtu, konstatime në përgjithësi.

Të dyja familjet ishin të mbushura me djem, Poshto pesë e Nero kishte gjashtë dhe, për koinçidencë, vetëm nga një vajzë hasreti. E meqë vajza e Neros tanimë ishte bërë nënë, tani biseda erdhi dhe u fokusua tek Nusha.

„Kanë ardhur ditë të vështira për femrat sot, baca Nero, sidomos për ne që kemi ardhur me to në emigracion, ku s’ka tjetër veç egoizëm e degjenerim. Por faleminderit prej saje se, deri më sot, ma ka zbardhur faqen! E kur dilnim në qytet, si unë, edhe djemtë, e mbanim kokën lartë!“

Nero njëherë nuk deshti të fliste si kundrapeshë e asajë që tha i zoti i shtëpisë, por s’kishte kuptim të heshtëte. Se nëqoftëse Poshto e kishte vajzën flori, djalin Nero e kishte xhevahir!

„Po unë, çfarë të të them, o Poshto për Elanin, se nuk është e udhës as për ty e as për mua të lavdërojmë fëmijët tanë! Le të flasin të tjerët për ta! Por, veç vlerave, për të cilat u paska folur shoku i tijë, Shehidi, unë s’mund të rri pa thënë se, Elani prej vitesh është bërë motorri i familjes sonë. Na mbanë si në shuplakë të dorës ne në Kosovë e besa ndihmonë edhe vëllezërit këtu në Gjermani, se puna i ka ecur më mirë se të tjerëve.“

Kur fliste Nero, të gjithë heshtnin në dhomë. Se gjuhën Shqipe ky e kishte të kulluar e nëse dikushë i afrohej në artikulime ai ishte Elani. Vëllau i Elanit, Pse, heshti për një hop, hyri në bisedë Koshta. Poshto, Koshta. Elanit po i ngatërroheshin këta dy emra, që ndryshonin nga një germë. Poshto Ballabani, Koshta Ballabani, Nusha Ballaban Pasha...Përse iu kujtua pashai renegat i Skënderbeut? Përse? Po ç’i kishte këto dreq fiksimesh?

(faqja numër 39-të e romanit)

 

Koshta nuk përqëndrohej dot. Njerëz të tillë, që i sundon Alkoholi, e padisin vehten me veprime të pakontrolluara. Deshti të tregonte diçka, ia harroi fillin, nisi diçka tjetër e nuk e mbaroi, shkurt korr e mos lidh!

Gruaja e Koshtës, Sparta, nisi të afrojë çaj, kafe e ëmbëlsira. Çuditërisht rrathët e syve ajo i kishte të murrmë, çka të linte të kuptohej se, ose ishte e sëmurë, ose vuante shumë në këtë familje!

Kur u përmend emri i nënës së Nushes, Jebaçka, Elani seç ndjeu në krahëror. I dukej si emër sllav dhe emrat sllavë nuk i shkaktonin ndjesi të mirë. Ajo qe më shumë një plakë, me flokë të rënë e me njollat e pleqërisë në fytyrë e në duar. Nga paraqitja e saje e lodhur, të ngjallte ndjenjën e mëshirës.

Në një shërbim hyri edhe Nusha. Tani Elani kishte mundësi ta sodiste edhe më mirë, se kur ishin vetëm në rrugë. Me lëvizjet e saja të ngadalta e të matura, me kokën e ulur, po i krijonte përshtypjen e një vajze të ndershme. Jashtëzakonishtë të ndershme e të urtë. Sikur, me këtë urti e këto lëvizje të matura, po i hynte në zemër Elanit, aq sa, në një moment syri i mbeti tek gishti i unazës. O zot, pëshpëriti me vehte, a ka se si kaq shpejt të më hyjë në zemër, a ka se si kjo të bëhet shoqja e ime e Jetës? Tani edhe shikimi i saje, disi i largët e ëndërrues, po i pëlqente. Sytë e zhytur në një kaltërsi të thellë, hera-herës i dukeshin se shprehnin një dashuri të humbur dikurë, apo gëzimin, se e kishte gjetur princin e kaltërt dhe ishte e gatshme ta lëshonte vehten në duart e tijë. E vështroi edhe njëherë me një sy më depërtues e iu duk një vajzë krejt e zakonshme, pa ndonjë hir të veçantë: Më tej, kur e vështroi për së dyti e duke e bashkuar vështrimin me garantimet e premtimet e saja - që ajo ia kishte dhënë në rrugë - i ngjante e njomë, e freskët dhe ca simpatike. Pra, rezultonte sikur ishte në rrugë të mbarë në kërkim jo të paraqitjes së jashtme, por asajë të brendshme, jo të një kokete, por të një shoqeje jete! E kur shikimet e tyre u kryqëzuan, Elani e ndjeu se kjo po digjej për të dhe vetëm duke e përjetuar vehten në krahët e këtijë djali simpatik, kishte mundësi që kjo edhe të kalonte në orgazëm...

Ndërkohë që ata ia analizonin çdo tipar Elanit, ky arriti të bënte një përshkrim të asajë banese e të asajë dhome; qe mobilim tipik i një familjeje shqiptare në emigracion, dyshemeja lironte një erë këmbësh e çorapësh të palara, që të kallte kafkën. Shtoji kësajë edhe aromen e një lloj parfymi, që me siguri kishte hedhur njëra nga femrat e shtëpisë, e që bashkëqyzonte një erë që ta çonte peshë stomakun. Po me kalimin e minutave miqtë erdhën duke u ambientuar, mbase edhe për atë se dhoma qe akull, sepse ose nuk punonin mirë nxemjet, ose sepse donin të kursenin energjinë dhe këto i vinin në punë me hope.

Kalim i paketave të cigareve, nga njëra dorë në tjetrën, një shirup karakteristik që shërbehej në lokalet që kishin pronarët turq, mandej njëra kafe pas tjetrës. Edhe këtu si gjithkund: Llafe, kafe e tym duhani. Edhe këtu kishin dëshirë ta prezentojnë vehten patriotë të denjë. Nga aneksi vinte një këngë shqiptare, në malltarin e murit përballë qëndronte e varur një emblemë e principatës Arianitase dhe diku pranë saje fotografia e Ibrahim Rugovës. Këta njerëz edhe kafenë e çajin e përzienin me patriotizëm. Sigurisht se këto relikte provinciale ia turbullonin mendjen vëllait Pse, por jo Elanit e as Neros.

Dikur babai e shikoi Elanin, si të donte të mirrte përfundimishtë pohimin e tijë e kur ky ia bënte me dorë `Ok´, Nero i bënte kërkesën babait të Nushes.

Poshto, si qe zakoni, nuk tha në çast as po e as jo. E falemnderoi për nderin që i bënin dhe sqaroi se familja e fisi i tyre do t’ia kthenin përgjegjjen pas një jave.

Ishte thuajse mesnatë kur i përcollën dhe kur në vazhdim morën rrugën për në Wuppertal. Nero figuronte i gëzuar, se, më së fundi, Elani po bashkohej me një vajzë të thjeshtë e simpatike dhe se do i jepte fund beqarisë.

Tashmë lajmi se Elani ka kërkuar dorën e një vajze kosovare i mblidhte anëtarët e familjes së tijë me cucë e me macë. Temë e bisedës tani ishte fejesa e tijë me Nushen.

(faqja numër 42 e romanit)

 

Aty nga mesi i dhjetorit, e mori Neron e Hiren dhe u nisen drejt Hannoverit, për një vizitë tek familja Ballabani. Këtë e bëri më shumë për Hiren, e cila kishte dëshirë ta njihte nusen e ardhëshme të djalit e familjen e saje.

Ata i pritën në një shtëpi jo aq moderne, dy katëshe. Banesa ku ishin takuar herën e parë, kishte qenë e Koshtës, i cili jetonte atje me gruan dhe fëmijët, kurse këtu banonte pjesa e mbetur e familjes.

Para derës së hyerjes këpucë të panumërta. Dyshemeja ngjante vende-vende e pistë. Një mjegull e lehtë davaritej gjithandej, në dhomën ku u prinë, ngaqë pritësit kishin konsumuar shumë duhan dhe askushë nuk ishte kujdesur të ajroste para se këta të hynin. Erë vjetërsirë e çorapësh të palara. Erë vaji të djegur, pasi aty pranë ishte vendi ku gatuhej. Elani nuk donte të besonte se, si higjena, ashtu të ishte edhe familja e Nushes. Vërtetë që ky s‘do të jetonte këtu, po gjithsesi kjo qe një pasqyrë e konstruktit familjar. Shikoi nga nëna e tijë. E dinte se kjo ishte etalon i një higjiene perfekte e se s’mund të gjindej një grua më e pastërt!

Nusha fluturonte. Syri i saje magnetik e thithte të tërin Elanin. Një kushërire, që i kishte kërkuar t’ia përshkruante Elanin, Nusha i kishte thënë: „E kujton Alein Delonin e ri? Si të ishte vëllai i atijë!”, i qe përgjegjur Nusha.

Gratë u ndanë në dhomën veç e burrat veç. Këtu Elani njohu vëllain e dytë të Nushes, Jedanin. Ishte beqar i stazhionuar dhe, edhe ai kishte mbi të 30-tat. Me profesion ishte piktor dhe një duhanpirës i rrallë, thuajse e kafshonte cigaren! Pas tijë vinte Vllaznimi, i cili ishte nja dy vjet më i madhë se Elani. Ai të krijonte përshtypjen e një kumarxhiu, apo një njeriu të dhënë pas lojërave të fatit. Kurse vëllai tjetër i Nushes, Bashkimi, ngjante më i ri se Elani, ishte simpatik e punëtor. Sa mësoi emrat Vllaznim e Bashkim, në çast ra poshtë teza e vëllait Pse, që këmbëngulte për patriotizimin e shfaqur nga familja Ballabani. Kur për Elanin ky `Vllaznim-Bashkimi´ i Jugosllavisë e padiste Poshto Ballabanin si komunist të përbetuar, kur dihej se të gjithë kosovarët, që thirreshin në `vllaznim-bashkimin´ ndërmjet sllavëve e shqiptarëve, uleshin në prehërin e titistëve.

Vëllai më i vogël çuhej Put - një djalë i gjatë e thatanik - që dukej natyrë dinake.

Familja Ballabani nuk e kapërcente nivelin e mesëm të shkollimit, madje ishin të paktët prej këtyre që këtë nivel e kishin të kryer, sa edhe vetë Nusha s’kishte absolvuar më shumë se tetë klasë shkollore.

Llafe, llokume, kafe, duhan. Mjedis karakteristik kosovar në emigracion. Sigurisht që Elani kësajë radhe nuk kishte ardhur për këta, por për Nushen. Kishte nevojë të rrinte me të, të depërtonte nëpër të fshehtat e shpirtit të saje, por edhe kjo në të tijin.

„Me lejen e të zotit të shtëpisë, unë do të kisha dëshirë të dilja për një shetitje me Nushen.“, iu drejtua Elani të zotit të shtëpisë, i cili si u përtyp pakë dha pohimin e tijë.

Nusha, si t‘a parandjente një propozim të atillë, ishte bërë gati: Ishte veshur e rregulluar dhe Elanit nuk iu desht as një minutë t‘a priste në BMW-në e tijë. Nuk ishte vështirë t‘a kuptonte këtë vajzë se po fluturonte nga gëzimi. E dinte se nga ky çast, për të dytë, do të fillonte një odise e re, se do të hapej një parajsë dashurie! Nusha, nëse do të dijë të e afrojë Elanin e t’i hyjë në shpirt, nëse do të dijë të komunikojë me një gjuhë të përbashkët me të, do të prekë edhe retë me dorë. Ndërsa në të kundërtën, do të jetojë me një ëndërr të djegur gjithë jetën!

Ndaluan para një lokali në Burgdorf. Kamarierja me tabakë në dorë e me fakturën mbi të, iu afrua Nushes me një lloj afiniteti që i bëri përshtypje Elanit:

„S’po më njeh?“, e pyeti ajo në Gjermanishte. Nusha nuk iu përgjegj, veçse tundi kokën, duke i lënë Elanit përshtypjen se nuk e kuptonte kamarieren se çfarë po i thonte. Por tek po dilnin, Elani e pyeti:

„E njohe ti atë?”

„Nuk e kuptoj Gjermanishten unë!“, iu përgjegj Nusha. „Çfarë kërkoi ajo?“

(faqja numër 47-të e romanit)

 

Kalohet ngërçi i parë në bisedë, pastaj përmes një humori të lehtë e bisedave gazmore, krijohet një dialog që rrjedhë, aq i pranishëm në raste të tilla. Kjo pasi Poshto, babai i Nushes, kishte caktuar edhe vendet e të gjithëve se ku do të uleshin në dhomë. Kështu që Elani u vu në një poltron, në mes të Shehidit e Predaçit, duke e ndarë këtë nga vëllezërit e tijë, Dëshironit dhe Pse-së, në mënyrë që t’u jepej me kuptue, këtyre e Justities, se tani e mbrapa Elani u takonte atyre! E dhëndrrit këto nuk kishin se si të mos i bënin përshtypje, pasi ky e kuptonte në çast se edhe ky veprim ishte një dukuri shqiptare, e ca naivëve, të cilët, duke tentuar të hajnë me lugën e huaj, ngelin edhe pa të vehten…

Bezdi Elanit i krijonte vëllai i Nushes, Jedan, i cili i ishte furur gati në turinj, me ato përpjekjet e atijë për t’u paraqitur sa më përkrahës, me një fjalë sa më pranë vlerave të Elanit, kur këtijë të fundit ai nuk i dukej as me shumë e as më pakë se një shitzofren arti!

Poshto dhe Koshta dirigjonin bisedat, ndërkohë që Dëshironi, edhepse nuk kishte një natyrë heshtëse, njëherë për njëherë e frenonte vehten.

Tej, në dhomën tjetër, Justitia kishte hapur valixhen me dhurata dhe tani e parë, ndërsa kjo i ekspozonte ato, dëgjoheshin pasthirrma gëzimi.

E gjithë kjo atmosferë e bënte Elanin që të harronte mërzitjen që i shkaktoi biseda me Shehidin.

Dikurë u fut në bisedë Dëshironi. E sundonte dhomën me ato që thonte, ndërsa Pse me paraqitjen fizike të tijë.

E në këtë atmosferë familjare, Elanit ia vriste syrin një veprim: Tani e parë, herë Shehidi e herë Predaçi, ia shkelnin këmbën njëri-tjetrit. Në fillim mendoi se kjo qe një shkelje këmbësh e gabuar, por kur ajo u përsërit disa herë, u ngulit thellë në vështrimin e Elanit, i cili, nga ai vështrim i ëmbël, u shëndrrua në vështrim fiksativ. Kuptohet pa e vërejtur as njëri e as tjetri prej atyre burrave që ndodheshin në dhomë.

Tani Elani duhej të ishte më i kujdesshëm, i bindur se në atë gjest diçka fshihej. Kështu që ishte më analitik ndaj atyre që thonte Predaçi, madje më shumë kur ai rrëkehej të lavdëronte. Po sa i çuditshëm që ishte: Edhe kur donte të lavdëronte tjetrin, së pari e krahasonte atë me vehten e tijë, duke e nxjerrë vehten të kulluar. Kjo farë ngrefosje Elanit i ngjante me `gjelin në majë të plehut´. E ky farë gjeli gjeti momentin t’i drejtohej Elanit:

„Dhëndërr, po të vërej kaherë që s’po flet asnjë fjalë! Po fol ndonjë send, bre burrë...!”

“Goditjen” e Predaçit Elani nuk e priste, megjithatë, `kur flet pakë, edhe fjala të mbahet në mend e të ka më peshë´:

„Të falemnderit! Po unë vetëm po dëgjoj, përderisa ju, në veçanti në këtë rreth, flisni dhe unë ngelem pa tekst... Duke kërkuar mirëkuptimin për çfarë do të themë, do kisha dëshirë të dija nëse Nusha është vajza e jote apo e Poshtos, pasi edhe dhëndërr po më çuan!... Sepse mixhë Predaç, për mua si guximi edhe frika janë lukse të cilat nuk mund t’i paguajë dot.”

Në dhomë ra një heshtje e thellë. Mbase ato fjalë u bënë një pengesë e pakapërcyeshme për Predaçin, megjithatë u kundërpërgjegj:

„Ti nuk e din, por unë jamë njeri shumë i afërt me familjen Ballabani...”

„Kur nuk flet, Predaç miku, nuk don të thotë se je memec. Unë zakonisht flasë kur kamë diçka për të thënë, se në përgjithësi nuk më interesojnë fare punët e të tjerëve. Kur jamë në një rreth burrash, me vëllezërit e mi më të mëdhenj, ua lë radhën atyre e preferoj të dëgjoj.“

Orë pas ore, përballë njëri-tjetrit, veç paraqitjes së jashtme, që rrëmbente këdo, po shtohej edhe mënçuria e tijë. Se kur thonte se nuk përzihej në ambiente që nuk i pëlqenin, mund të nënkuptohej tjetra; se ç’monte njerëzit e thjeshtë, seriozë e të ditur dhe ishte largë intrigantëve e llafazanëve që mbushnin kafenetë.

 

 

(faqja numër 49-të e romanit)

 

Në veturë, kur ishte vetëm për vetëm me të fejuarën e tijë, Nushen, Elanin e sulmuan shumë pyetje, duke filluar që nga rezistenca e Poshtos për të mos e lënë të bijën të dilte vetëm me të e deri tek interpretimi që i bëri burrërisë së vet, duke iu afruar kohës që jetonin. Ishte ai një kalim i pamotivuar - më shumë falls, se i vërtetë - diçka aktruese, por me një interpretim diletant, çka e ulte shkallën e besueshmërisë.

Po cila ishte Nusha? Ishte ajo që e kishte përpara, apo një tjetër? O Zot, në atë çast të mbushur me dilema, se si i vinte parasyshë maska që e mbante të varur në shtëpi. A kishte se si, që në fytyrën e saje, kjo vajzë të kishte vënë maskë? E kuptonte fare mirë, se kthim mbrapa nuk kishte: Përballë, me një palë sy që po e përbinin, kishte Nushen, sot të fejuaren e tijë e nesër shoqen e jetës. Po se si parasyshë i vinin fytyrat e gjithë atyre që gjetën në atë shtëpi, tiparet e të cilëve ç‘formoheshin e të gjithë mbanin maska, maska njerëzish të çoroditur e maska kafshësh, më shumë kafshësh të egra. Disa veprime të dyshimta të njerëzve të familjes së Nushes, disa mendime që binin ndesh me njëri-tjetrin, deri edhe tek shkelja e këmbës në mes të Shehidit e Predaçit, sikur i thonin se gjetën një njeri të mënçur por naiv, të cilit po ia hidhnin. Po për çfarë po ia hidhnin? Mos tek Nusha fshihej diçka që ky mbase nuk mund ta zbulonte kurrë? Mos kjo nuk ishte ajo që shitej?

Një zë i brendshëm e thirri e erdhi në vehte. Nusha i kishte marrë dorën dhe ia puthte me afsh, në vend që këtë veprim t‘a bënte ky i pari. Megjithatë nuk ia mori për të keqë, tek e fundit kjo mund t‘a kishte ëndërruar ç‘prej vitesh princin e saje, këtë e kishte gjetur dhe nuk kishte përse të mos e gëzonte e t’ia puthte edhe dorën.

Nushen e magjepste shkathtësia e tijë në drejtimin e automjetit, shkurt çdo veprim i tijë e magjepste, edhepse kjo përpiqej që këtë ekstazë ta fshihte. Por vjenë një çast, gjatë udhëtimit, që nuk mund të mbajë më asgjë përbrenda:

„Elan, mezi e prita këtë çast, që të jemi vetëm. Besoj më ke vërejtur që përshkohesha nga oda në aneks, vetëm të t‘vështroja, doja t‘a dëgjoja vetëm zërin tënd, por ti nuk flisje. E ashtu edhe heshtja të kishte bukuri. Elan, më ke trullosur krejt! Jamë e jotja në përjetësi!“

Kishte kohë Elani që nuk kishte dëgjuar zë të tillë femëror, që të shkrihej pas një mashkulli. Po, siç dukej, Nusha, ngaqë e kishte për herë të parë kontaktin me një djalë, kishte rënë kokë e këmbë brenda, qe superdashuruar pas të fejuarit. E ky, në atë moment afiniteti, e gjeti me vend, ta prente djathtas timonin, në një xhep të rrugës, ta ndalte makinën dhe, pa thënë asnjë fjalë, ta tërhiqte nga vehtja Nushen, e cila shkrihej e tëra. Tentativa e tijë e të puthurës e ndezi zjarr Nushen, e cila nuk pat as kohë të bënte ndonjë naze e të kundërshtonte. Për më tepër se kjo e kishte pritur këtë çast dhe nuk mund të duronte më. Madje edhe kjo nisi ta puthte e ta kafshonte, me një stil, që e eksitonte, si të ishte një profesioniste e jo si një fillestare! Të tilla ojna erotike Elani kishte ndjerë një herë kur kishte shkuar në një motel, nga një prostitutë moldave. Po tashmë ajo i përkiste të së kaluarës, të një të kaluare, që nuk do të kthehej kurrë në jetën e tijë dhe në atë kapërthyemje, Nushes i shkëputej një “ooohhh” e zgjatur, që veç mashkulli e di se ç’vlerë të hatashme ka…

„Vdiqa, vdiqa, oh, shpirt, shpirt, të dua... ohhhh!“

Elani nuk donte t’i tejkalonte kufinjtë dhe, siç dukej, edhe Nusha ishte e këtijë mendimi. Kështu që e ndezura në trupin e tyre erdhi e u shua, kur Elani doli nga xhepi i rrugës dhe vijuan pas makinave të tjera, drejt qendrës së qytetit. Pas pakë mbrritën në Burgdorf. Këtu edhe e parkuan veturën dhe vazhduan në këmbë. Ndërkohë, përballë tyre, në trotuar, po vinin tre çuna dhe një gocë. Ishte nje biondinë. Binte në sy me shtatin e saje të hedhur e flokët e lëshuar. Se me kë i ngjasoi ajo Elanit?!

„Të kalojmë nga ana tjetër e rrugës!“, propozoi Nusha.

„Po përse?“, pyeti Elani.

Nusha nuk pati kohë të jepte përgjigje, sepse njëri nga djemtë e përshëndeti:

„Tungjatëjeta Katja!“

(faqja numër 53 e romait)

 

„Eja, ulu, Elan! Ngaqë ka rënë borë e rruga është edhe me akull, mendja na shkoi për keq e menduam se mos u ka ndodhur gjë rrugës.“

Fjalët “mendja na shkoi për keq”, Elanit nuk kishte nevojë t’ia deshifronte kush. E njihte mirë mentalitetin e një shtrese kosovarësh dhe dinte të lexonte nëntekstin.

Në këtë hulli eci edhe Dëshironi kur pasoi:

„Si, more bacë, si të vonohesh kaq shumë?! Njerëzit këtu i pushtoi paniku për ju. Na bëtë me zemër!“

Nuk priste tjetër gjë nga Dëshironi, edhe pse vëlla! Kushedi sa herë ishte mësuar me metodat e tijë! Në vend që të gjente një arsye të justifikonte vonesën e të vëllait, ai vihej në anën tjetër të barrikadës. Në fund të fundit, edhe nëse i vëllai do të donte të provonte, siç kishte thënë Shehidi - se po i gjente një vajzë - ç’të keqe do të kishte nëse edhe Elani arrinte në kontakt seksual? Përse gjithë ai turbullim në radhët e familjes Ballabani?! Trembet ai që e ka mizën nën kësulë. Po atëherë, çfarë? E ndërsa bashkëbisedonte me vehten, e pau sërish Shehidin se si i shkelte këmbën Predaçit. O Zot, kjo shkelje këmbësh, gjoja si padashje, po e çmendte dhe po ia shtonte pikëpyetjet.

Pse, nuk fliste. Heshtja e tijë i bëhej mburojë Dëshironit. Dhe të dy bashkë po e gjykonin, sikur vëllai i tyre të ishte `kalama´ e me mustakun e pa djersitur.

Po ndërsa Dëshironi fliste e me diplomaci të ndyrë po e rëndonte me fjalë të vëllain, Elanit nuk iu durua e tha:

„Me falë, Dëshiron, se nuk po të kuptoj! Çfarë mëkati apo krimi bëra se u vonova pakë me të fejuarën time?!”

„Menduam se për një orë do të ktheheshit, Elan, kurse ju... Poshto kishte të drejtë të shqetësohej... u kalua çdo kufi...”

Elani i shikoi, por me një vështrim që fliste. Fytyrat e tyre kishin hedhur një pikëllim që Elanit i dukej krejt i pamotivuar e mbase edhe falls!

„Unë, lum vëllai, kamë një karakter, të cilin ti ma njeh mirë. Nuk jamë mësuar t’ia keqpërdorë kujtë besimin e aq më shumë mikut tim të ri, Poshto Ballabanit. Por nuk arrijë t’a kuptoj se, edhe nëse u vonuam, përse gjithë kjo brengosje!? Shetitëm thuajse të gjitha dyqanet më të shtrenjta të Hannoverit për të gjetur unazat. Tani unë kamë vënë këtë - tha Elani duke treguar unazën në gisht - dhe ora e ime mund të mos përputhet me orën e të tjerëve. Ashtu si ora e juaj, kur është puna me kunatat e mija, nuk përputhet me orën time. Besoj se isha i kuptueshëm. Kamë jetën time e atë dua ta jetoj si të dua vetë!”

„Na shqetësoi fakti se edhe celularin e kishe pasë të fikur!”

„Epo, tani jamë i fejuar dhe, kur t’jamë me të fejuarën, nuk kamë dëshirë të më shqetësojë askushë!”

Me çfarë tha, Elani, i vuri disa pika mbi `i´. Në dhomë mbizotëroi heshtja dhe binin në sy - nga kuzhina ku qëndronte Nusha - se tash e parë herë hynte njëri, herë tjetri pjesëtar i familjes Ballabani, nga edhe ndjeheshin pëshpërima të pakëndshme bisedore.

Më pas gjithçka u kthjellua. Poshto, babai i Nushes, hyri në dhomë me buzë në gaz. Siç dukej u ç’lirua nga ndonjë barrë që mbante mbi supe, apo se ndoshta dhëndrri, me këtë dalje të tijë të gjatë, nuk e paska zbuluar sekretin...

Pas Poshtos hyri edhe Jebaçka, nëna e Nushes. Medemek se i kishte pëlqyer shumë unaza në gishtin e së bijës! E Nusha e mbante kokën përdhe, duke ngjarë me vajzat fort të turpshme e të ndershme.

„E po tani gjithçka është e kthjellët, si drita e Diellit, o miq! Po kjo tek ne ndodhi se ishte hera e parë, që Nusha u kthye vonë në shtëpi! Na e kuptoni shqetësimin!”

Elani, sigurishtë që nga ajo situatë që u krijua, u ngrohë dhe besoi se gjithë çfarë tha Poshto qe e vërtetë dhe e sinqertë.

Nxitojnë të zotët e shtëpisë ta ndërrojnë krejtësisht atmosferën dhe e çerasin Elanin

(faqja numër 54-ër e romanit)

 

me cigare e pije dhe sekush kërkon ta afrojë këtë në bisedë.

Po Elani e kishte pak të vështirë të përtypte gjithçka e nuk ishte fëmijë të gënjehej me një karamele. Sa më shumë që niste t’a zgjaste bisedën Poshto, aq më pak ky po i besonte, madje qe i bindur se, edhe syzet optike ai i mbante pa fe nevoje, vetëm për t’a hequr vehten “intelektual”. Aq më shumë kur niste të tregonte ndonjë histori, përmes së cilës donte ta afishonte vehten edhe patriot. Por Elani kishte aq kulturë, sa të kuptonte, se Ballaban patriot nuk kishte! O Zot, përse paragjykonte kështu?! Çfarë e bënte të ishte dyshues në fjalët e veprimet e familjes Ballabani?

Po Poshto kërkonte sërish të ndezte intenzivitetin e harmoninë në bisedë ndërmjet dy palëve:

„I gëzofshi unazat Elan e Zoti të dhashtë bereqet!“

„Urime, vëlla, të trashëgoheni!“

Në tubën e urimeve bashkohet edhe zëri i ëmbël i Justities. Madje kësaje i takonte të vinte e ta përqafonte fort të vëllain në këtë çast sublim të jetës.

„U trashëgofshi, Elan, qofsh i lumtur me Nushen!” Elani i kishte hedhur tani dorën në qafë motrës.”

„Edhe ne, Poshto, Justitien e kemi motër të vetme, si ju bijen tuaj, Nushen. Se si është, shih e shkruaj. E ka rregulluar i madhi Zot me dorën e tijë! E këtë askushë nuk e ruajti sa qe vajzë në Gjakovë. Udhëtonte, e vetme, përditë për në Pejë, ku studionte në shkollën e lartë komerciale. Askushë nuk e tha një fjalë të keqe për të, çka na bëri të jemi krenarë për motrën që kemi! Ne e njohëm vetëm si motër. Si grua e njohu dhëndrri i jonë, se i vetmi njeri, që e noton një grua, është burri i saje. E ai mburret sot me te. Do të dëshiroja që gjithçka që është thënë nga Shehidi e ju, për Nushen, të më dalë e vërtetë e të mos na ngeli fjala peng e turpi në derë...”

Në dhomë, ndërsa Elani fliste, Nusha po e përbinte me bisht të syrit, kurse heshtja tregonte se fjala këtijë i kishte peshë.

„Në këto pak orë që kemi qëndruar bashkë, kamë arritur të kuptoj se ty të pëlqen ndjenja patriotike. Unë në jetë i ç’moi ata që nuk janë patriotë me fjalë, por me vepra. Sot patriotizmi shqiptar ka nevojë për emancipim e dituri. Pasuria më e madhe e një shqiptari është morali i këtijë dhe mendja e shëndoshë. Këto do të na duhen më shumë nesër. E në rrugën tonë, drejt çlirimit nga thundra serbe, s’duhet të jemi të vetëm.”

„S’po të kuptoj!”, tha Poshto.

„Duhet të kemi në krahë edhe nënat, motrat e bijat tona! Konzervatorizmi e intrrigat ia mbushin armën armikut kundër nesh!”

Dëshironi, sa dëgjoi këtë sentencë, e mori stafetën e nisi me ligjëratën e tijë, duke e çliruar Elanin nga disa interpretime që mund të zgjateshin tërkuzë. Tani ky kishte mundësi të hedhte një vështrim nga Nusha, e cila, e mbështetur në mur, me siguri që po mendonte se si do t’i përballonte ditët në vijim pa Elanin...

Aty rreth orës 23:00 të natës, familja Skipetari u largua dhe mori drejtimin drejt Wuppertalit.

Gjatë udhëtimit, Elani mësoi shumë nga përshtypjet e Dëshironit e Justities për Nushen dhe familjen Ballabani, pasi këta të dy vinin në këtë familje për të parën herë. Dëshironi theksoi mikëpritjen në bazë të traditave tona kombëtare, por nuk heshti dhe foli edhe për nivelin e ulët intelektual të tyre. Kurse Pse, i cili nuk shçuhej në mes të vëllezërve për zgjuarësi, kësajë radhe kishte hasur dhe fliste për shqetësimin e madhë që pushtoi Ballabanët pas vonesës së Elanit me Nushen.

“U shqetësuan aq shumë, sa që minutë pas minute nxirrnin kokën në dritare, dilnin përjashta, hynin, dilnin prapë e seç bisedonin lehtë me njëri-tjetrin, ndërsa ne gati na harruan fare, si miq që ishim!”

(faqja numër 55-së e romanit)

 

Kurse Justitia, si grua, kishte depërtuar më thellë. Tensionin e së ëmës së Nushes e kishte dalluar qartë, madje tha se herëpashere ajo kërkonte të më rrëfente diçka, por siç dukej, ngatërrohej në ndonjë përcaktim që mund t’i ishte bërë nga i shoqi, Poshto, ndërronte temën e s’pushone duke lavdëruar Nushen. „Kurse kunata e Nushes, Sparta“, tha Justitia, „më ngjante fort e vuajtur dhe e shtypur. Me shikime, teksa fliste Jebaçka, sikur donte të më thonte diçka, por me sa kuptova, nuk guxonte!“

„Ndërsa mua“, ndërhyri Elani, „më ka shqetësuar një veprim: Tani e parë Shehidi i shkelte këmbën Predaçit, ose Predaçi Shehidit. Kinse gabim! Aq sa m’u duk si një kod, përmes të cilit ata me njëri-tjetrin flisnin.”

„Seç kishte diçka dhelpërake kjo familje,”, tha Dëshironi, „e cila për nga natyra ishte e gatuar që ta gjente edhe qimen në vezë.”

Elanit ky konstatim, edhe pse në vetëdijen e tijë e kishte bërë qëmoti, nuk i erdhi fort për shtat, pasi ia dinte sensin e keq të vëllait - me të cilin e thoshte - e që do ta përdorte nesër në bisedat kilometrike deri në mëngjes.

U vendos një gjendje e heshtjes, po ndërhyrja e Justities erdhi në kohën e duhur:

„Ne, lum vëllai, na intereson mbi të gjitha vajza, Nusha! M’u duk e ndershme e punëtore. Sa ndejti me ne në dhomë, më rrinte gati, sillej e rregullonte diçka, `urdhëro´ e `si urdhëro´ u përgjigjej prindërve. Dhe ajo që është më kryesorja - më la të kuptoja - se ti i kishe hyrë në zemër! Unë e di se ajo me ty nuk krahasohet dot, por i kishte disa hire femërore, që të bëjnë për vehte, ngjante simpatike.“

„Por nuk do të ma prishësh qejfin e të më thuash se hundën e kishte ca tepër të madhe.“, vijoi Elani, pakë seriozisht e pakë si me humor.

„Është pakë e dobët, por besoj se, kur të vijë në derën tënde, ka për të gjetur një trajtim shumë e shumë më të mirë e do ta marrë vehten. E si t’i shtojë ca kile, do të duket edhe më e mirë.“, tha Justitia me shpirtin e një motre të pa hile.

„Nuk e di, Justitia, por në ato pakë orë që kamë qëndruar me të, se si më ka krijuar një përshtypje se kjo femër o ka vuajtur nga diçka që ne nuk e dijmë, o vuan për diçka, për të cilën është penduar thellë e që nuk ia falë vehtes! Aq sa, në ndonjë rast, edhe përhumbej. Siç duket, kujtimet nuk e lënë ate të qetë!“

„Sa i marrë bëhesh, Elan!“, tha e motra me dashamirësi. „Po si mund të jetë ajo krejt e qetë, kur veç një shikim i yti ate e turbullon.”

„Ky nuk të turbullon veç me vështrim Justitia.”, ndërhyri Pse pa fe takti, duke lënë të kuptohej, se Elani dinte të pllugonte thellë, se e kishte pllugun mjaftë të mprehur. Po sidoqoftë një bisedë e tillë në sy të motrës nuk ishte e hijshme, po Pse-së i falej, se aq tru kishte. Gjithsesi tha një të vërtetë dhe me sy Dëshironi e pyeti Elanin: „Hë, ja bëre?”.

„Pa hë, Elan,”, foli tani Dëshironi. „ty, si t’u duk?”

„Si t’ju themë? Mua te një femër, që dua ta kemë shoqe jete, më intereson njeriu! Më intereson inteligjenca, mendja dhe karakteri i saje e jo të e mbajë kokën përdhe, kinse kështu shprehet ndershmëria! Muashtu siç dhe e kishte paraqitur vëllai i saje, Jedan, në një pikturë të tijë që varej në mur.”

„Patëm kohë të bisedonim gjatë.”, vijoi Elani. „I tregova se kush jamë dhe se ç’farë kërkoj nga femra. Ajo më garantoi për të gjitha, siedhe familja e saje dhe Shehidi.”

Dëshironi u kollit, si të donte të pyeste se deri këtu kishte shkuar vonesa, pra te fjalët e cekura, apo ishte shtyer edhe më tej.

„Ia bëra të qartë, se nëse luan nga orbita mungesa e sinqeritetit - se tradhëtia për mua - atëhere është fundi i ç’do gjëje.”

„Përse t’i mendosh këto tani, vëlla?”, e pyeti Justitia.

 

 

Kapitulli i katërt                                                                          (faqja numër 58-të e romanit)

 

Mëngjes i një dite të zakonshme. Në banesën e Elanit kanë ardhur më shpesh këto kohët e fundit Dëshironi e Pse me familjet e tyre - me argumentin - të shfrytëzojnë edhe këto pak ditë qëndrimi të prindërve e të rrijnë në shoqërinë e tyre.

Sot u zgjuan më herët. Që në orën 07:00 Elani kishte dalë në qytet dhe i kishte blerë babait Nero gazetat “Rilindja” e “Bota sot”, meqenëse ato nuk shiteshin gjithandej, por vetëm tek një librari në qendër të Wuppertalit.

Kur u kthye, i gjeti në një bisedë. Nero, si pedagog e si njeri me influencë, po tregonte se si kishte arritur të pajtonte disa familje, që `ishin në gjak´.

Të gjithë e dëgjonin me vëmendje. Madje edhe Dëshironi, i cili hiqej në familje të e mbante vehten si koka e Zeusit. Gjithsesi, edhe i tillë mund të ishte bërë, se kishte plot kapacitete intelektuale, por këtë e kishte marrë në qafë shoqëria e papërshtatshme. Kishte gjelozi këdo që hedhte një hap përpara tijë dhe këmbëngulte se e dinte të vërtetën.

Si ia kishte këputur kokën Dëshironit. Edhe pse kishte 19 vite, ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja: I Sllavishtes, Anglishtes, Gjermanishtes dhe Suedishtes, bazat e të cilave i themeloi që në Gjakovë. Por ardhja në Gjermani - në vend që t’i jepte një shkëlqim të ri, këtijë si njeri për atë çfarë zotëronte në përgjithësi, madje të bëhej nxënësi më i mirë në gjimnazin e Wuppertalit - e tjetërsoi. Drogaxhinjtë e shkollës e rrebelët e rrugëve e bënë për vehte dhe ia ç’formuan pamjen e jetës që ky e priste. Kishte harruar të gjitha ato që kishte bërë e bënte për të Elani dhe në të gjitha rastet e hedhte vallen simbas ritmit të daulles që i biente Dëshironi.

Pse dhe Jo ndodheshin poashtu në të njëjtën lundër, ndërsa Justitia ishte tjetër brumë. Ishte brumi i Elanit.

Po Elani vetë? Herë ngjante me një enciklopedi lëvizëse, herë me një urë ylberi, nën të cilën kalonte gjithëçka dhe merrte shkëlqim nga spektri i tijë. E ngaqë ndryshonte kryekëput nga vëllezërit e tjerë, shpesh bëhej humor duke i thënë se; „këtë duhet ta kenë ndërruar në maternitet, se ky nuk është si ne!”

E ndërsa mëngjesi kishte gdhirë krejt i zakonshëm, kur pas tregimit të Neros, i cili nisi të mirrej me ç’fletimin e njerës gazetë e Dëshironi të tjetrës, kurse nëna Hire po qepte diçka e vëllezërit e tjerë shikonin në televizor, heshtjen e theu zilja e telefonit. Si, që ndodhej më pranë receptorit, u përgjegj dhe për pakë sekonda qetësia që mbretëronte u prishë. Për të gjithë ajo telefonatë qe e padëshirueshme, por jo e pa parashikueshme, se një ditë ajo do të viente nga Gjakova. Ngjitur me shtëpinë e familjes Skipetari, banonte plaka Fatime, e cila ndërroi jetë para tre vitesh. Një trashigimtar i saje, një farë Muhameti, donte që ta shiste e meqë me oborr Skipetarët ishin krejt ngjitur, të parëve ua ofroi ai këtyre shtëpinë. Nga 90.000 Marka, që ishte në fillim pazari, zbriti në 60.000 dhe kjo e ndarë në dy këste; i pari që do të paguhej në fillim të janarit dhe i dyti në mars. Të gjithë vëllezërit i kërkuan Neros e Hires të mos e lëshonin atë shtëpi që ta blente dikushë tjetër, se do bënin ç’mosin të kompletonin në afatin e caktuar shumën e caktuar. Edhe pse sot shumica e djemve në Gjermani, Nero e dinte se, një ditë do t’i tërhiqte vatra e Kosova dhe zgjërimi ishte i domosdoshëm. Kështu që dha fjalën, i bindur në premtimin e të bijve.

Tani pronari legjitim i shtëpisë priste këstin e parë prej 30.000 Markash.

Nero bashkëbisedoi me të dhe i tha se do e marrë vetë në telefon në mbrëmje.

I tha kështu dhe e zuri kokën me duar. Fytyra i kishte marrë një ngjyrë të zbehtë, që ishte ngjyra tipike e korisë së burrit. I druhej shumë premtimeve të Dëshironit e të Pse-së, teksa ngriti kokën e i shikoi të gjithë në fytyrë, si të donte t’ua provonte të gjithëve burrërinë.

Dëshironi u përtyp.

„Na zuri keq belaja, babë! E atë bela e ke në dorë. Shihja faqen e parë asaje gazete dhe do të kuptoshë se sa ngushtë jemi zënë. Kriza po na rrënon. Fjalën ta dhashë, por Markat nuk arrita t’i mbledhë dot, se ndryshe më ngeleshin fëmijët keqë!

(faqja numër 59-të e romanit)

 

Nero ishte i bindur se, po të mos ishte Elani, babai bashkë me gruan, djalin e vogël e nipin atje në Gjakovë, do të vuanin edhe për bukën e gojës! Kurse tani Elani edhe i sapofejuar e me shumë shpenzime të domosdoshme. Jo, ai nuk kishte përse ta rëndonte Elanin, kur peshën e pagesës duhej t’a ndanin të gjithë vëllezërit në mes tyre.

„E kemi rënduar shumë Elanin në këto vite, Dëshiron!”

Dëshironi nuk e priti këtë goditje nga i ati, ndaj edhe nuk i kontrolloi fjalët që tha:

„Po çfarë të bëjmë sipas teje, babë?! Kemi familje e fëmijë! Si thua, të thyejmë ndonjë bankë!?”

„Na vjen turp t’i mbajmë prapë sytë nga Elani.”, foli qetë e shkoqur nëna Hire, e cila rrallë përzihej në dialogje burrash.

Kjo Dëshironit i dogji edhe më shumë. Po si pehlivan që ishte, në momente të tilla, e kërkoi një shteg dhe iu duk se e gjeti për të dalë në rrugën që ai donte:

„Duhet të gjejmë një zgjidhje të përkohëshme, baba!”

„Por jo përmes krediteve bankare, se ato ta qethin kokën tullë!”

„Po si?!”, pyeti Nero.

Dëshironi pa nga Elani.

„Ajo dorë e Elanit në supin tënd babë, edhe ty, por edhe mua e të gjiithëve sa jemi këtu, na flet. Nëse ne nuk kemi të përgjigjemi sot me Marka për këstet e shtëpisë, kjo s’don të thotë se nuk do të kemi kurrë. E nëse ne s’kemi, Elani mund t’a zbardhë faqen pa i hyrë therrë në këmbë. Se bankën e kemi në shtëpi!”

Elani mbeti shtang. Vërtetë që kishte mijëra Marka në bankë, por papunësia e fundit dhe fejesa po vinin duke ia shterruar. Dy, tri punë shtesë që kreu, vërtetë ia kompensuan ca, por shuma për t’u paguar në Gjakovë ishte e madhe dhe tani vinin edhe relacionet e fejesës së tijë.

„Unë e themë para prindërve e juve se nuk i kamë aq para, as sa për këstin e parë, kurse ti më krahason mua me një bankë! Je në vehte, Dëshiron?”

Tjetri u kollit, si të donte të thoshte që e dinte se `ku i kishte sytë edhe morri´ e lëre më se sa para flinin nën atë çati.

„Ti ruan paratë e Rron Rexhës, Elan!”, tha dikurë ai, me atë entuziazëm sa ç’mund të ketë thënë Kristofor Kolombi kur zbuloi Amerikën.

Fjalët e tijë zgjuan një interesim tek të gjithë që ishin në dhomë, madje aty

erdhën edhe gratë, që qëndronin në kuzhinë.

Do të ishte turp që, pesë vëllezër në Gjermani, ç’prej vitesh, nuk paskan të mblidhkan 30.000 Marka sa për këstin e parë, për të blerë shtëpinë? Këtë s’ta beson askushë, Dëshiron!”

„As këtu e aq më pakë në Gjakovë, bijtë e mij!”

„Mandej”, vijoi Elani, “ato para janë të dhëna në besë. Kësajë i thonë; unë të thyej një besë për të mbajtur një besë tjetër që i kemi dhënë pronarit të shtëpisë! Unë po t’i kisha aq sa duhen, s’do të nguroja t’i hidhja në prehër të babait! I kamë patur vërtetë, por ju e dini fort mirë se sa kamë fituar e sa kamë shpenzuar!“

„Çfarë shpenzimesh paske bërë, o burrë!“, ia këputi kot Pse, që, siç dukej, edhe ai si Dëshironi, ishte thatë, apo bënin këta të dy sikur të ishin ashtu.

„Si çfarë shpenzimesh?!“, ndërhyri Justitia. „Pse, a pakë shpenzime ka pasë ky me të gjithë ne? Cili prej jushë muaj për muaj u ka çuar prindërve Marka si Elani? Cili prej neshë ka shpenzuar - me të ngrëna e të pira thuajse javë për javë - si Elani për neve!”

„E di çka, Justitia, mos u përzi në punët e burrave!“, tha Pse. Kështu i thonin vëllezërit shpesh, kur nuk ju pëlqente fjala e kthjellët e saje. Kështu i tha edhe Pse.

„Përzihem se më dhimbet Elani. Mjaftë më! Tani ky ka familjen e tijë!“

„Po ky punon!“, ndërhyri Dëshironi.

(faqja numër 60-të e romanit)

 

„Punonte.”, saktësoi kjo.

„Ky ka marrë premtimin për punë!”, shtoi Dëshironi. Justities nuk iu durua, mbase e kishte pritur një rast të tillë:

„Po ju, përse nuk punoni si ky?“

„Kush të punojë, moj motër?! Unë?! Të punoj në punë të rëndomta? Pak punoj unë si gazetar, pak punon Pse në klubin e shqiptarëve për LDK-në?!“

Babai Nero ndjehej ngushtë. Mbase rrallë në jetë i kishte qëlluar të ishte në atë greminë ç‘burrërimi. Megjithatë, çfarë tha Dëshironi, e irritoi edhe më tepër, pasi ishte i bindur se komentimi i këtijë ishte punë pa bereqet!

„Po çfarë rezultati e dobie keni nga ato punë, o bijtë e mi, kur fort mirë e dijë se udhëhiqeni nga analfabetët. A ju jep ajo punë bukë e cigare, qumësht për fëmijët e rroba për t’u veshur e mbathur?! Në këto ditë qëndrimi në Gjermani, unë e kamë parë se çfarë shpenzimesh ka bërë Elani. S’ka lënë vend pa na shetitur e lokal pa na çuar. Sa veta bëhemi ne këtu, Dëshiron? Gati 15 veta, sa s’kemi se nga të sillemi! E Elani na përballon me të tëra, siç përballon edhe vëllezërit Si e Jo, siç na përballon edhe ne atje në Kosovë, që të mos lakmojmë asgjë! E pra ky është i ri dhe ato të holla mund t’i shpenzonte për të gëzuar rininë e tijë.“

„Babë, ti nuk më kuptove, apo unë mbase nuk u shpreha qartë!“, vazhdoi Dëshironi me dredhitë e tija bisedore. „Unë nuk thashë të vënë dorë mbi Markat e Rron Rexhës, se nuk po ia hamjë, por po ia marrim 30.000 Markat e këstit të parë provizorisht, që të fitojmë kohë. Mua më kanë premtuar një vendpunim solid e me pagë të mirë...“

„Vërtetë?“, se si i shpëtoi kjo pyetje së shoqes, duke e nxjerrë zbuluar të vërtetën e asaje që tha burri, pasi dihej se Dëshironi s’linte gjë pa i thënë gruas së tijë.

Pyetja e saje nuk i shpëtoi syrit qortues të të shoqit.

„Besoj se, edhe Pse ka për të lëvizur e diçka do të bëhet.“

„Po marsi është pas shkurtit, vëlla!“, tha Elani, që siç dukej u detyrua të kapërdijë djallëzirat e Dëshironit dhe la të kuptohej se edhe mund të vinte dorë në të hollat e Rron Rexhës për të mbuluar këstin e parë të pagesës.

„Elani ka telashet e tija e s’duhet t’ia shtojmë edhe një me Rron Rexhën.“, tha Justitia.“

Kishte të drejtë të fliste. Se kjo, edhe pse e martuar e në derë të tjetërkujtë, jo rrallë i kishte kujtuar prindërit me Marka, që të mos hiqnin keqë në Gjakovë.

Në ballin e babait Nero kishin dalë bulëza djerse. Bulëza djerse kishin dalur edhe në ballin e Elanit. E ndjente vehten në mes të dy zjarreve. Nga njëra anë nuk donte që babai i tijë t‘a hante fjalën e dhënë për këstin e parë të shtëpisë, nga ana tjetër nuk donte të vënte dorë në Markat e Rron Rexhës, se i dukej se do të vënte dorën mbi një gjë të shenjtë, që do t‘a përvëlonte më vonë!

„Po merrja o burrë i dheut, se pas ca muajsh do ia kompenzojmë!“, rrahu gjoksin Dëshironi!

Elanin fjalët e Dëshironit e goditnin fort në ndërgjegje.

„Nuk kamë guxim, vëlla! Sepse Rroni nuk dërgon Marka as në shtëpinë e vetë, në Kosovë. E ku t’i marrë po t‘mi kërkoi!?“

„Po unë të thashë që parë, se ç’perspektivë më pret, edhe Pse shpreson, edhe Si e Jo duhet të kontribojnë, të gjejnë punë si edhe ne! Të betohem në sy të prindërve e të gjithë të tjerëve, se, brenda pakë muajsh, ne do ia kompenzojmë Rron Rexhës gjithçka t’i marrësh nga Markat e atijë!“

Jo, që deri në atë kohë heshtëte, siç edhe ishte mësuar, ndërhyri në bisedë:

„Merrja ato Marka Rron Rexhës, Elan, se, në emër të vëllezërve, ne do të përgjigjemi deri në një. Do të stabilizohem edhe unë e do të kontriboj!

(faqja numër 61 e romanit)

 

Babai Nero kishte mbetur si n’mes dy zjarresh. Të dytë e digjnin. Dhe s’kishe moshë për të përballuar taftin e flakëve të tyre.

„Mendojeni mirë premtimin që i jepni Elanit, bijtë e mi! Mos e mbështetni për mur e mos ia keqpërdorni mirësinë e gatishmërinë për të na e zbardhë faqen. Se si do të mendojnë në Gjakovë për mua e për ju, nëse nuk i rrijmë në fjalë Muhametit për blerjen e shtëpisë!?“

„Babë, ti na njeh fort mirë se, kur t‘thojmë diçka, e bëjmë. E unë, si më i madhi, i garantoi Elanit, edhe në emër të vëllezërve Pse, Jo e Si, se do të bëjmë të pamundurën t’i sigurojmë ato Marka e të mos e vëjmë në pozitë të vështirë para Rron Rexhës.“

Dikurë Elani u dorëzua. Do t’i mirrte Markat - nga ato të Rron Rexhës - edhe pse e parandjente se për të nuk kishte kthim mbrapa në Kosovë, pra, se ky atë shtëpi, nuk do ta trashigonte vetë! Po gjithsesi fjala e dhënë nga vëllezërit, para prindërve e para motrës, edhe pse ua njihte karakterin, ishte një lloj garancioni.

Dëshironi mori telefonin dhe ia bëri me dije pronarit të shtëpisë për këstin e parë, prej 30.000 Markash, që do t‘i nisej. Kulmi: Dëshironi edhe këtu kishte qejf ta mbante bajrakun, kur i takonte babait në radhë të parë ose, tek e fundit, Elanit, i cili futi dorën në kuletën e Rron Rexhës.

Se ishte Elani të nesërmen - ai - që në sportelin e agjensisë “Arbesa Tours”, numëroi plotë 31.500 Marka Gjermane, pasi 1500 Marka ishte përqindja, apo interesi i agjensionit për shërbimin, pra për dërgimin në dorë të marrësit!

Si për çudi, blerja e shtëpisë ngjitur, nga familja Skipetari, kaloi kufinjtë e imagjinatës. Fjala mori dhenë e arritën urimet edhe nga anët e anës. Deri edhe miqtë e Elanit - familja Ballabani uruan për krye e me emër - për blerjen e shtëpisë në Gjakovë dhe mburreshin për këtë investim të dhëndrrit të tyre, Elanit. Sigurisht që ata ishin të gëzuar se, ndërkohë që Elani fejohej e kishte shpenzimet e rastit, ky as s‘e kishte për gjë të blinte edhe një shtëpi prej dhjetra mijëra Markash! Pra, ky duhej të ishte “milioner”!

 

 

 

E premte, 24 janar 1997. Elani udhëton me veturen e tijë drejt Hannoverit. Edhe pse përrreth rrugës kishte dëborë, asfalti ishte krejt i lirë nga qarkullimi i shumtë. Pra drejtonte normalishtë. Po shkonte të mirrte Nushen e t’a sillte në Wuppertal, t’a njohtonte edhe me vëllezërit e tjerë, edhe me shtëpinë, edhe me qytetin ku ky jetonte. Por më përpara vendosi t’i bëjë një vizitë shokut të tijë, Shehidit Amxhikut.

E gjeti atë në shtëpi. E mirëpritën dhe insistuan që të qëndronte për drekë, por kur morën vesh se ishte për rrugë, u tërhoqën. Në një moment, kur mbeti vetëm me Shehidin, Elani i tha:

„Në dy ndejat e fundit, kur ishim së bashku, Shehid, të kamë dëgjuar të mburresh me të ardhurat që siguron. Më është bërë qejfi sa s’ka!”

„Në të vërtetë, deri para disa muajsh fitova me lopatë para, si ia thonë. Bashkë me një shok holandez morëm me qera një ambient në periferi të Hannoverit dhe e kthyem në klub. Ia panë hajrin kësajë pune mjaftë djemë e vajza kosovare, që i punësova.”

„Klub nate?”, pyeti Elani.

„Klub nate dhe dite! Në fillim nuk patëm frekuentim, por pas ardhjes së disa vajzave moldave e vajzave të pa emra, patëm qarkullim që na bëri të ngritnim çmimet!”

„Klub seksi?!”, ngulmoi Elani.

„Çuaje si të duash. Ne e kishim të afishuar si `Klub-Kafe´. Por pas banakut ishte një shkallë, që të ngjiste në katin e dytë e atje kishte dhoma edhe për seks.“

„Po përse e mbyllët, përderisa patët kaq shumë fitime?“

 

(faqja numër 67-të e romanit)

 

E kjo, ndërsa ky ia thithte e thithte gjinjtë, lëshonte `ah-et´ e vehta, që e eksitonin më tepër, madje, hera-herës, thonte edhe fraza pa kuptim.

„I kamë të vegjël, shumë të vegjël, kujdes, shpirt.”, thonte kjo, ndërsa dora e saje ia lëmonte Penisin.

„Këta janë gjinjtë e tu, janë të mijtë...”

„Jamë e dobët, Elan, ndofta shumë e dobët, mirëpo nga një recept për dobësim, që kamë përdorur, do të shtojë edhe disa kile, e atëhere do të rrishë ditë-natë mbi mua!”

„Shshsh...kjo që je, je e imja, mos u brengos!“

U dëgjuan trokitjet e fqinjëve, me të cilët ky kufizohej.

„O Zot, më mbyte, kriminel!“, ankohej kjo dhe e afronte më shumë nga vehtja.

„Ta heq?“, bëri provokimin e tijë karakteristik për femrat që i ankonin kësisoji.

„Oh, jo, jo... shpirt... po e ke shumë të madhë... shumë të madhë...“

„Shumë të madhë, shumë të madhë!”, i shungullonte Elanit në vesh konstatimi i saje, konstatim ky, që këtë e bënte të besonte në atë, në çfarë ky dyshonte - kur ia futi organin brenda - gjatë hapjes `së cipës´. Se kjo kishte parë edhe organe nga të tjerë meshkuj, përderisa arrinte të përcaktone se ky e kishte shumë, shumë të madhë, se Nusha pati dhimbje të forta, por edhe Elani e kuptoi se diçka u ç’thur, por jo cipa e virgjërisë. Madje, kur Penisi i tijë e kaloi këtë prak, organi i Nushes nuk ishte i një vajzeje të virgjër... Pra, ishte i përpunuar, cipa e vajzërisë e rirregulluar nga kirurgu, saqë organi i tijë hynte e dilte jo si ai që çanë borën i pari, por si ai që ecën nepër shtegun e borës, të hapur nga të tjerët.

Ia bëri adetin e burrit, kurse kjo merrte frymë shumë thellë dhe, përmes një orgazme që zgjati nga të dytë, menduan se: Kjo dëshmoi virgjërinë e saje e ky ndërhyrjen kirurgjikale të dikurshme! Ishin shtrirë të dy në shpinë.

Ky nuk tha asgjë, ndërsa kjo u ngrit në vithe, mandej edhe nga shtrati. Por sa u largua tre hapa, ktheu kokën kinse kot dhe i tha:

„Uaaa!“

Disa pikla gjaku kishin mbetur në çarçaf.

Uji po rrjedhte në kanalin e bisedës, që ajo vetë e hapi, por e cila tani edhe Elanit shumë po i interesonte.

„Dëgjo, Nushe! Ti e dinë se unë e kamë të kryer shërbimin ushtrarak. Në banjot masive të ushtrisë laheshim 50 veta përnjëherësh, të gjithë lakuriq. Por as që më kanë shkuar sytë tek organi i shokëve! Lahesha, fshihesha e vishesha, pa e patur mendjen e as syrin tek tjetri. Fort mirë e din se mua nuk më interesojnë punët e as paraqitjet e të tjerëve, aq më shumë intimitetet, të cilat mashkulli i ka për vehte e për partneren e vetë.”

„E sa centimetra do të jetë ky hamshori yt?”, pyeti sërish Nusha.

Elani nuk e zgjati. Ngase punonte përkohësishtë si bojaxhi-moler, mbante në një fijok të komedinës një metër, të cilën e nxorri dhe ja dha kësaje. Kjo ia mati organin.

„Plotë 24 centimetra!”, tha Nusha.

„Po ky brenda pi... tim fryhet e zgjatet edhe më!”, tha kjo dhe e përfshiu kokën e këpurthës në gojë, të cilën nisi t’a lëpinte me gjuhë.

Dikurë ky e tërhoqi Penisin, ia çoi këmbët kësaje e ia mbështeti mbi supe dhe penetroi si për shtatë palë qejfe!

„Hë, Nushe, sa është?”

„Po tani?”, pyeste ky tek pomponte.

„Më shumë, më shumë! E ndjejë, se është bërë më i madhë!”

„Pa më thuaj, Nushe, a ka Penis më të madh se t’imin?”

Kjo nuk i ktheu përgjigje. Bëri sikur i erdhi orgasma. Mbase e kishte kuptuar `llapsusin´, që e kishte bërë -. mbi madhësinë e organit të tijë - por e dinte, se `fjala që del prej

gojës e plumbi që del prej pushkës nuk kthehen më´.

Kapitulli i pestë                                                                            (faqja numër 76-të e romanit)

 

Jebaçka e Poshto, por dhe vëllezërit e Nushes u ndien ngushtë, pasi kishin ardhur me duar në xhepa. Elani kapi një vështrim të Poshtos, që shigjetoi të shoqen, pasi në këso rastesh gruaja ishte ajo që udhëhiqte veprimet e burrit për të bërë ndere tek miqët.

Elani tha diçka, sa për të kapërcyer situatën e krijuar, ndërkohë që kishte afruar Rron Rexhën pranë vehtes dhe e pyeste për udhëtimin e tijë të paplanifikuar për në Itali.

Dëshironi i ishte afruar sërish Shehidit, por Elani ishte i bindur se do t‘i afrohej edhe Rronit, pasi e kishte kuptuar se i vëllai ishte bërë si ariu që i afrohej mjaltës. Fjalët e Dëshironit ktheheshin në fuqi magjike, sa të shembte çdo lis, ku mund të kishte hoje mjalti - pra para - që ky me marifetet e tija patriotike iu ç‘vaste me shuma jo të vogla, gjoja për çështjen e madhe të Kosovës! Këto manovra të t’vëllait, e pështirosnin Elanin!

Në dhomë ishte krijuar një atmosferë si të ishte dasëm. E në mes të tyre, Dëshironi ia kishte arritur të dirigjonte një kor të tërë burrash e grashë, zërash të parë e të dytë, sa të krijohej përshtypja se miqtë ishin të tijtë e jo të Elanit!

Por edhe Pse-u kërkoi sërish të bënte humor, prandaj ketijë, çfarë i kishte barku ia nxjerrte bardhaku:

„Hajde ju gratë... Ju gratë e keni vendin... A e dini ku e keni vendin?... Ju e keni vendin në... Kuzhinë!“, kështu iu drejtua vëllait të tijë Elanit, nën prezencën e të gjithëve!

Poshto u qeshë, u qeshë edhe njëri nga vëllezërit, kurse Elani u skuq dhe e uli kokën! Nëna e Nushes dhe e fejuara e Elanit, duke vënë buzën në gaz, nga jashtënxjerrja për në kuzhinë, u ngritën dhe dolën, kurse Poshto me tallje trokiti gotën me Pse-un dhe tha:

„Ato e kanë vendin ku s’i çojnë!“, vulosi ignorancën dhe prapambetjen e tijë babai i Nushes.

Elani ishte i bindur se një ditë këtë ofendim do ia përmendnin, edhepse Poshto u bë kinse e mbështeti vëllaun e dhëndrrit.

Pse gjithnjë kështu ka qenë, gomar, por një gomar me huqe e me shpenzime për Elanin. Kjo, që bëri, ishte një e përtharë brenda hundës, në krahasim me të panumërtat e të së kaluarës. Po s‘kishte se ku ta çonte; `pështyj përpjetë, sërish të kthehet në fytyrë´.

Pasi drekuan me të gjitha të mirat, miqtë qëndruan edhe ca, pastaj u ngritën të ktheheshin në shtëpijat e tyre. Në ndarjen me babain Nero e me nënën Hire, sundonte një shprehje: „Mirë u pafshim në Kosovën e lirë!”. Pas tyre u ngrit e shkoi edhe Rron Rexha. Qëndroi vetëm Nusha.

Pse nuk kërkonte të falur. Elani ia mbante inatin vëllait Pse. Mbase as që e kishte kuptuar gafën që e kishte bërë. Po në sy të Nushes Elani nuk donte të bënte sherr me të, aq më shumë se sonte ishte nata e fundit që i kishte prindërit në banesë.

Elani dhe Justitia po bënin plane se si t’i sistemonin të gjithë këta njerëz në sipërfaqen e banesës së Elanit.

Këtë natë e plakën si mundën, të nesërmen e gdhinë të lodhur e të rraskapitur, me sy të mufatur nga pagjumësia. Zgjimi u bë pa rënë mirë drita, pasi Nero dhe Hire duhej që në orën 09:30 të ishin në aeroportin e Düsseldorfit.

Prindërit e përjetonin më thellë ndarjen. Elani e kuptonte se jeta ishte një stacion takimesh e ndarjesh. Të gjithë ishin të përlotur. Madje edhe Rron Rexha, i cili nuk ishte i trungut familjar e që, si shok i Elanit, kishte ardhur sërish të respektonte me përcjellje prindërit e tijë.

Elani e dinte se ndarja të shkatërron. Nuk e zbusnin këtë as fotot, të cilat i bënin aty-këtu. E në këto raste, Elani pyeste vehten: Vallë përse është kaq e pamëshirshme jeta, e cila të ndanë?! Se nuk të ndante vetëm ajo! Paraja ndante të varfërit nga të pasurit, të ndante situata e rrezikshme politike, siç e kishte ndarë këtë nga Kosova e tijë, e ndante plakun nga rinia dhe i linte dimrin e jetës!

 

(dhe pasazhe nga faqet numër 84-ër dhe 85-së të romanit)

 

Kjo po fluturonte si zakonisht në qiellin e shtatë dhe e mendonte vehten si femren më me fat në Botë, e cila kishte një burrë të tillë, që dinte edhe të pallonte si askushë tjetër, edhe të bënte lojëra erotike, që të turbullonin prej qimeve të flokëve e deri tek majet e gishtave të këmbëve! Kjo kishte etje për pallim, e ëndërronte vetëm pallimin.

Loja me trëndafilin e kuqë e tërboi fare, madje edhe më shumë se kur ky e palloi në stilin nga mbrapa! Se në Gjermani kishte në çdo stinë trëndafila, të cilët ishin të pa erë, muashtu sikurse edhe njerëzit e shumtë që ishin të panderë!...

Gjatë rrugës Nusha konsumonte cigare njëra pas tjetrës. Kur flakte cigaren nga dritarja e veturës, dorën e kalonte në organin e Elanit, përderisa ky duhej të ishte i kujdesshëm, pasi trafiku qe tejet i ngarkuar.

Ndalojnë tek shtëpia e vjehrrit. Për fat, ata nuk i gjetën në shtëpi, përveç nënës. Ajo, ndërsa Nusha po ndërrohej, i bëri Elanit një kafe. Kur Nusha doli nga dhoma e saje, iu duk këtijë si tjetër. Kishte veshur një fund fort të shkurtër, sa edhe brekët mund t’i dalloheshin, mjaftonte që kjo të përkulej apo të ulej në një poltron.

Elani nuk e kuptonte se përse Nusha ditë pas dite shfaqte diçka të re, përtej asajë që i kishin thënë; një vajzë e ndrojtur, e padalë dhe fort e ndershme! A mos kjo këtë e bënte për të provokuar Elanin, që t’i jepte `OK-ejn´ edhe për veshjen që ky përkrahë do t’a kishte!?

Elani i buzëqeshi, nuk i tha as `po´ e as `jo´, por u ngrit dhe, së bashku me të fejuaren, u nisen me automjet për tek Shehidi.

Nusha ishte ulur në një poltron dhe tani i shiheshin edhe brekët. I kishte të kuqe, me një dantellë të lehtë anësh. Kishte mundësi që, në parada televizive e sfilata mode, këto ishin të zakonshme e në Gjermani nuk i bënin kujtë përshtypje, por në familjet kosovare ishin të parakohëshme dhe flisnin për një majmunllëk bashkëkohor. Gjithsesi në ambientet familjare, edhe një prostitutë nuk do të vepronte kësisoji! E Elani - në sytë e familjes Amxhik - ishte i detyruar t’a hante marren me bukë! Në një moment, kur po bisedonte me gruan e Shehidit, e ktheu kokën papritmas dhe e pa Nushen se si po komunikonte me sy me Shehidin. Kjo skenë ia la një shije jo të mirë dhe ia ngriti një pikëpyetje tjetër. Iu duk sikur Nusha kishte larguar pak brekët dhe Shehidit po ia bënte një foto me Vaginën e saje... Apo mbase kësaje i kishte shkuar dora aty, për ta kruar? Sa do të donte të ishte kjo e fundit, apo diçka e rastit dhe të mos kishte asnjë lidhje me Shehidin. Apo ky vetë ishte shëndrruar në një gjeloz, sa që çdo veprim i Nushes i lindte njëmijë dyshime?!

I qerasën me të gjitha të mirat! Nusha preferoi një birrë! E piu, përderisa Elani nuk kishte kaluar as dy keksa! Mandej, gruaja e Shehidit, ia afroi kësaje edhe një birrë të dytë. Sigurishtë që birra, edhe pse me përqindje të pakët Alkoholi, ia turbulloi disi komunikimin, kjo nisi të qeshej edhe kur s’kishte gjë për të qeshur e të ngrihte zërin kur dialoguesin s’e kishte më tepër se një metër largë! Mandej nisi të lëpinte buzët e saja në një mënyrë eksituese, atëhere kur Elani po bisedonte e vështronte nga gruaja e Shehidit. A vepronte kështu për ta bërë gjeloz Elanin, për ta lidhur sa më fortë pas qerres së saje?!

 

…………………………………….

Gjermani - W., më 12.03.2016



(Vota: 45 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx