E merkure, 01.05.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Selmani: Libri që zgjon shqiptarizmin në çdo vatër

E shtune, 26.03.2016, 07:26 PM


Libri që zgjon shqiptarizmin në çdo vatër

(Parathënia e librit të Nehat Jahiut kushtuar Sadulla Zendeli Dajës,  “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”, ATUNIS,  Prishtinë, 2016

Nga Namik Selmani

Libri i Nehat Jahiut  “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë” nuk është as i pari dhe as i fundit që merr përsipër që të jetësojë  një njeri të mirë, një njeri patriot, një njeri poet, një studiues të madh që jeton njëherësh në dy vende në dy kultura, në dy gjuhë në dy dyer kombesh në atë shqiptar dhe në atë suedez. Kjo botë e madhe bashkë me thesarët e saj të panumërt me detet  e minaraet, me shpellat dhe  florinjtë që vihen në duar njerëzish, minaresh kishash, ka dhe një thesar shkronjor si është libri për ata që mbeten në kujtesën e një fisi të një kombi të një bote mbarë që secilin njeri të tillë e ka dhe pasuri të tijin.

Libri i Nehat Jahiut ka shumë dashuri, ka shumë respekt dhe është një respekt që nuk i përket tavolinës ku ka shumë fjalë të bukura ka shumë këshilla ka shumë qaramanë që nuk ,mbarohen kurrë. Është një njeri që prej vitesh i shërben  dy kulturave të botës, njëra më e lashtë se tjetra.

Nehat Jahiu merr përsipër një sfidë të bukur librore. Nuk është vetëm ai që bën libra të tilla  As i pari e as i fundit. Në Maqedoni në Kosovë në Shqipërinë administrative e në mbarë trojet e Evropës ka shumë  libra të tilla që edhe përkthehen në gjuhë të ndryshme që të bëhen të njohur në të gjithë botën.

Sadulla Zendeli Daja është një personazh që në vitet e fundit është shumë i njohur jo vetëm në Gostivar ku para një viti është shpalllur dhe QYTETAR NDERI  i Gostivarit, është i njohur  në Shqioqpëri në Kosovë. Një mik dhe një poet i shkronjës shqipe si Viron Kona këtë vit që ka botuar  për të një libër me kujtime që e ka titulluar “JU DUA MË SHUMË SE VETEN!“ Kuptohet që në ballinën të tij ka vënë portretin e Dajës. Një libër të tilla e botova dhe unë pas pak muajsh pasi e kishte botuar ai që e quajta “Dielli i Gostivarit”. Nuk  doja që ta quaja ‘legjendë” se Daja është një njeri tokësor, një njeri i thjeshtë që di se ku duhet të jetë në kohën e duhur. Kur mora në duar librin e Nehat Jahiut, para se të lexoja dorëshkrimin pyeta: “Ç’të re do të sjellë Nehat Jahiu për këtë personazh kaq i spikatur në letërsinë dokumentare në atë letrare e më tej?”

Madje kam shumë besim se në të ardhmen të tjera vepra do të rreshtohen në thesarin kombëtar për këtë njeri. Libra të tilla në pamje të parë duket se i bëjnë nder atij që i kushtohen, por në të vërtetë nderi i parë i takon atyre që i bëjnë këto vepra. Si duket Nehat Jahiu tashmë kaq i njohur në trojet e Iliridës e më gjërë e kishte kuptuar se kishte një peng të madh shkronjor këtë libër, këtë njeri

Edhe unë e kam njohur nga afër këtë njeri si Daja dhe, kur lexova dorëshkrimet e këtij libri e pashë se Nehati e ka bërë të me shumë dashuri me shumë profesionalizëm. Në të ka një ritëm rrëfimi që të ndjek pas vetes dhe nuk të lë as ta lësh asnjë faqe, pa lexuar. Në të ka shumë detaje që deri tani biografët e Dajës nuk i kanë njohur Në këtë libër ka shumë aftësi për të kuptuar botën  e një personazhi si Sadulla Zendeli. Daja nuk është shumë publik Ai nuk harxhon kohën e i përket atyre njerëzve që nuk vrapojnë që të shkojnë pas lavdisë, por lavdia i ka shkuar pas tij prej vitesh. Jo vetëm me atë që ka bërë me atë që thotë, por dhe me zilet shkollore të fëmijëve shqiptarë, me atë guxim që ai ka kudo ku shkon në shërbim të mbrojtjes së trojeve tona pa iu tutur as nga propoganda dashakeqe e fqinjëve tanë. E kjo lavdi për të e bën atë dhe më madhështor  para syve të lexuesve që një ditë të jetës së tyre nuk e kanë njohur nga afër atë. Në    këtë libër është dhe një pasqyrë e jetës dhe aktivitetit  të Dajës që mbetet i pazakontë se ai ka ende shumë ide ka shumë vepra për të botuar ka shumë ëndrra ka shumë përpjekje ka dhenjë respekt të veçantë njerëzor.

Para pak vitesh isha në SHBA dhe gjëja e parë që bëra që në ditën e dytë vendosa që të  vizitoja varrezat e qytetit të Bostonit. Doja të shihja nga afër varret e Faik Konicës dhe të Fan Nolit. Diku pranë varrit të Nolit ishte një varr për një grua që ende jetonte dhe kishte vendosur emrin në një varr të blerë që më parë. Nuk është e re do të thonë lexuesit. Por me Dajën ndodh ndryshe. Ai që tani ka një jetë të dytë në kujtesën e kombit edhe se tituj shpesh nuk merren dhe nuk ka kaq shumë njerëz të përkushtuar.

Kush është lexuesi i këtij libri? Të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër, të gjithë shqiptarë e evropianë të njohin këtë njeri të përkushtuar për atë që bën për të. Ta njohin evropianët se ata njerëz të mirë, ka një komb i lashtë dhe kaq i etur për kulturë, për dije, për përparim. E  në këyë libër ne duhet ta falenderojmë edhe më shumë Nehat Jahiun. Ai është edhe një kërkues i madh, i hollë në pendën e tij dhe jam i sigurtë se në të ardhmen, do na japë të tjera libra të mira që të nderojnë edhe kombin tonë. (Tiranë, 16 shkurt 2016)

PËRMBAJTJA E LIBRIT

Në vend të parathënies për librin

“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”

Dritaret, që të hap një libër për një mik

Sprovë njerëzore, për një libër

POEZI, NGA LIBRI “DITARI I DHIMBJES”

Edhe i vdekur, i gjallë do të jem!

Shpirti

Te zabeli i varrezave

Prehje në dheun tim

Vendi im

Dhimbje e hollë

Në vendlindje

Si u njoha me Sadulla Zendelin-Daja?

Tungjatjeta, Nehat!

Duke pritur lirinë

Nga ditari i Dajës

Takimi me Dajën

Tungjatjeta, Dajë!

Takimi i tretë me Sadulla Zendelin-Dajën

Monument, për kujtimin e  brezave

Kur ke atdheun, ke gjithçka

Sadulla Zendeli Daja “ Qytetar Nderi“ i Gostivarit

Një ëndërr për vendlindjen

Kujtesë vargërore, për mikun tim dhe të gjithë shqiptarëve

Dritë shqiptarie e mërgimtarëve tanë

Poemë për mikun tim, Sadulla Zendeli-Daja

Shënime për autorin, Nehat Jahiu

Shënime biografike, për Sadulla Zendelin-Daja

Shkrime dhe vepra të botuara, në vite



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora