E marte, 30.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Radovani: 70 vjetori i vrasjes së Don Nikollë Gazullit

E marte, 22.03.2016, 08:40 PM


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VI.

70 VJETORI I VRASJES PABESISHT TË DIJETARIT DON NIKOLLË GAZULLI

?“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

?Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 70 vjet po mbretnon tradhëtia!

?Kush ishte Ky Burrë që as nuk i tutej syni nga bishat antishqiptare?! – Shikoni foton!

Asht i Fisit shekullor të Gazullorëve. Asht lé me 1893 në Dajç të Zadrimës. Gjimnazin e ka perfundue në ata thëmele ku qeveria jugosllave porositë mikun e vet gjinokastrit, që sa maparë “me e shkatrrue me kulm e temel atë çerdhe”... Studimet e nalta i vazhdoi në Insbruck dhe Tirol per filozofi dhe teologji. Në 1917 shugurohet në Romë. Vjen në Atdhe dhe i kushtohet prirjes së vet në lamen e gjuhësisë, ku mbetë shkenctar i vertetë. Koha e prodhimtarisë asht shumë e shkurtë tue dijtë se edhe në 1927, u dënue kater vjetë burg nga Ahmet Zogu, pikrisht kur vari vllaun e Tij Don Gjon Gazullin, në 1927 në Shkoder.

Asht e vertetë se “Malësorët e Veriut në 2000 vjetë nuk e ndrruen Fenë Katolike”, po si e ruejtën dhe me sa gjak i lane Ata shkambijë e shpella, ku në dy gjunjë nder shtroje e mbuloje kashtet luteshin para Kryqit dhe betoheshin per “Besë, Burrni e Bujari”, ndaj mikut dhe shokut, ate e dijnë vetem Ata shkrepa, ku asht daltue historia e Atyne Viseve!

?Pabesia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Gjergj Kastriotit në vitin 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë, grekë dhe bolshevikë stalinistë.

?Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste në Dhjetor të 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë rezistencën...

?Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, të cilat morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të M. Shehut, dhe mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska...

?Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Lista e kriminelëve vrastarë asht ajo që ka dekorue kryeministri Rama.

?Po, per Klerikët Katolik kishte ndonjë “urdhër sekret” nga E.Hoxha? – Edhe ajo asht e ruejtun pranë arkivit të “Seksionit Katolik në Degen e Mbrendshme të Shkodres”...

?Shikoni arkivin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit)... Mbrenda të cilit vepronte Seksioni Katolik. Jugosllavët kishin Seksionin nr. 2, ku ishte prezent referenti per Klerin Katolik Shqiptat. Këta seksione sllavokomuniste kishin një qellim të perbashkët: Zbatimin e Gjenocidit kunder Klerit Katolik Shqiptar, shkatrrimin me kulm e thëmel të çerdhes Françeskane, dhe shfarosjen e inteligjencës katolike, të përgatitun nder universitetet Europjano Perëndimore. Eksperienca jugosllave dhe greke me Popullsinë Shqiptare nder shekuj, per zhdukjen e Saj graduale do të zbatohej nga të gjitha palët e interesueme me mjetet ma barbare, simbas porosive të referentëve...që aso kohe ishin shpernda nder të gjitha fshatrat e Malësisë, mbrenda brigadave të Ndjekjes.

?Rradhen e kishte Don Nikoll Gazulli, Prifti i Shkrelit, shkenctar dhe Klerik i njohun në rrethet intelektuale Europjane. Referenti jugosllav përgatiti terrenin per vrasjen e Don Nikollit, me anën e “malësorëve kapadai”, tue ua mbushë kokat boshe me biseda dhe shpifje kunder Priftit, i cili “edhe mund të vritet nga fshatarët e vet, kur Ai tradhëton Atdheun e Fenë.” Këte referenti e kishte lexue nder libra sekrete fetare Ortodokse. Per me u “sigurue” malësori shkon dhe takon At Konrrad Gjolaj në Kuvendin e Fretenve në Shkoder, dhe sigurohet se, ashtu asht kur “tradhëtia e Priftit vertetohet botnisht...”

?Me daten 23 Mars 1946, i papajtueshmi Don Nikoll Gazulli me pushtetin komunist në Shqipni, gjindet i vramë në Rrencë – Suka të Vrithit, dhe varroset në Sterkujë me urdhen të dy prej kriminelëve ma të urryem nga krahinat e Maleve të Veriut, Zoji Thëmeli kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodres, dhe toger Baba i Koplikut...

?Emni i vrasësit mbeti “sekret Rrëfimi” i pashkruem në librin e At Gjolaj “Çinarët”.

?Deri në vitin 1990 pak kush e ka njoh dijetarin Don Nikoll Gazulli, autor i veprave të mëdha “Fjalorthi Toponomastik”, “Fjalorthi i Ri”, “Fjalorthi i fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, punimeve të botueme në “Hylli i Dritës” me pseudonim “Gelasius”, dhe sa Veprave të tjera, të cilat nuk mund ta dijmë se sa nuk janë plaçkitë... ashtusi veprat e At Justin Rrotës, At Donat Kurtit, Don Aleksander Sirdanit etj.., në këta 70 vjetë!

***

?Sot né perkujtojmë 70 vjetorin e kësaj vrasje të pabesë të Don Nikoll Gazullit!

?Kultura Shqiptare pa Këta Kolosë, që vune thëmelet dhe kulmin e Asaj binaje që thirret Shqipni, vetem vyshket... Po, Gjaku i Tyne i shkuem rrëkajë per “Atdhé e Fé”, do ti vadisin per mos me vdekë kurrma!

?Jo heshtje! Shqiptarë...

Asnjeni prej Tyne Gegënishten e bukur të daltueme në shkam nuk e ka marrë me vete!

?Asht Gjuha e Atyne Maleve që nuk shuhen as, sheshohen, dhe as thërmohen kurrë! 

            Vazhdon Pjesa e VII...



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora