E merkure, 23.07.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Lulet e gurëve

E hene, 28.03.2016, 11:20 AM


Rrustem Geci

 

LULET E GURËVE - poezi promemoriale

 

Kosovë, bijë e luftërave  dhe e betejave

bijë e të gjitha  kohërave  nëpër  histori

ji n´çdo cep të atdheut  ku  thërritet liri

dhe je    çdo cep  ku mbrohet atdheu

 

Kosovë, kush është më i gëzuar se unë

në damar  kam  pika    gjaku  pellazg

pika gjaku    flasin e shkruajnë shqip

pika gjaku  që dashurojnë e përqafojnë

 

Kosovë, për ty  kudo  e  ndjej  krijimin

në kopësht, në  male, dhe  pranë  lumit

fjalët e muzës shtyhen të hyjnë në libër

poeti e di, në poezi s´ka çast të fundit

 

Ndodh që herë-herë të jem pak i dehur

përpara emocioneve, Kosovë-Shqipëri

atdhe, i  këndoj të bukurës së Roganës

i këndoj luftës së drejtë të popullit tim

 

Kosovë, del në shesh, e merrja këngës

e vërteta erdhi! E vërteta është brenda

nëpër  shtëpitë,  Shqipëri    Kosovës

nëpër  shtëpitë,  Kosovë të Shqipërisë!..

 

2

  Roganë, më  quajnë  bujk    popullit

në Prishtinë e  Tiranë  jam  vetëm  qytetar

  Dortmund  unë   jam  mërgimtari  juaj

pranë Drinit dhe detit jam i juaji lundërtar

 

Kosovë, ç´të bëj  me këto thërime poetike

përse djemtë  e  tu  prej  teje  sot frikohen

a do ketë një luftë fisnikësh  për  bashkim

kush ia dha  gjysmën e popullit, mërgimit

 

Vendi im, s´ka fjalë  më çlirimtare se liria

s´ka  fjalë       gjerë  s´e fjala    ajër

s´ka fjalë më të lartë  s´e fjala  jote  e  lirë

dhe s´ ka fjalë  më përtej s´e fjala në libër

 

Kosovë, atdheun  tim  unë  e  dua  shumë

Por Kosova qanë    ta  bëjmë    mirë

e pëlqej natyrën  me  esencë  të jaseminit

më pëlqen të  jem  i  dashuruar    atdhe

 

Në Roganë  e  kam    kaluar  fëmijërinë

Rogana kujtoj s´e pak më mban në mend

por, lulet e gurëve ku unë bashkëbisedoja

aty unë të desha  o  e dashura ime mizore!..

 

3

Kosovë, me gjakun e zgjedhur të luleve

dhe me  gjakun e  ma    thellës  këngë

muzën unë e nxora vet nga vetja  e ime

për  pak  dritë  jete,  dhe  për  pak  fjalë

 

Në atdheun tim  ku unë jam vetëm bujk

ardhja  e    vërtetës    tani  e  frikon

ajo  me vete sjell zemrimin e një epoke

prania e së vërtetës  duhet  të na gëzojë

 

Dielli n´ëndërr është krejt i pakuptimtë

shtëpitë e dëfrimit janë disa në Kosovë

e vërteta e Kosovës  s´pranon kufizime

është  e  pandalshme, shkon    përtej

 

Kosovë  e  poshtëruar   nga   pushtimet

njëqind vjet e vrarë, dhe prapë e ngritur

shpirt, pushtimi shumë  na ka varfëruar

jemi vonë në kohë, por e kemi një fitore

 

Sot u takova  me  kohët  e  armiqësuara

të gjitha i pashë    shesh të zemëruara

i lexova dënimet që vijnë nga e kaluara

atdhe, shqiptarinë se meriton gjithsecili!...

 

4

Kosovë, liria është  e  lirë  aq  sa  kemi  liri

liria  është  e  lirë  për  aq  sa  kemi drejtësi

liria  është  e  lirë, sa  bëjmë  dhe  krijojmë

liria është e lirë, dhe për aq sa jemi  qytetar

 

Poezi, shpërndaje flakën  e mendimeve tua

flakën që shprehë dhimbjen  dhe  vullnetin

e popullit, flakën që shprehë qëllimin  e 

gjithë neve, flakën e madhe  të shqiptarëve

 

Kosovë, për kët gjysmë pavarësi ende kam

gjak në duar, gjak    prindërve, të  motrës

dhe të  vëllait, gjak  trimash    pavarrosur

hirin e shtëpisë së djegur, dhe gjënë e gjallë

 

Ore, më quaj si të  duash, unë  s´heqi  dorë

nga revoltat e mia, as  nga  vullneti qytetar

vendi im, unë  s´dua ty ta quaj me emër të

huaj, “Kosovo”, as popullin tim,“Kosovar”

 

Kosovë, çështja çame po vjen, erdhi, është

midis  nesh, po  fillon! Me  çështjen  çame

po bashkohemi të gjithë!Çamëria Shqipëri

është përbashkimi  i    gjithë shqiptarëve!..



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx